EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kultura okulte dhe ndërgjegja bashkëkohore

Shko poshtë

Kultura okulte dhe ndërgjegja bashkëkohore Empty Kultura okulte dhe ndërgjegja bashkëkohore

Mesazh  Neo 09.07.08 11:04

Kultura okulte dhe ndërgjegja bashkëkohore

Kthesa nga monizmi ideologjik drejt pluralizmit demokratik pasqyrohet në mënyra të shuamanëshme në ndërgjegjen dhe psikologjinë e shoqërisë sonë, të cilat po zhvendosen në kahe të reja.

Për të mos përsëritur dogma e këndvështrime të vjetëruara të strukturës së ndërgjegjes psikologjike shoqërore e individuale, ne zgjodhëm për diskutim një fushë dukurish shpirtërore e intelktuale, që spikasin në sfond të zhvendosjes bashkëkohore të tyre dhe që kanë karakter problemor.

E kemi fjalën për dukuri të kulturës okulte, që ndryshe mund të quhen dukuri ezoterike (nga greqishtja “ezoterikos”, që do të thotë “e fshehtë”, “e brendshme”).

Në këtë fushë përfshihen dukuri të mirënjohura të vjetra si: bestytni, paragjykime e supersticione të lashta, praktika magjike, kulte e rituale sakrale, religjioze, nuska e amulete, mallkime e lutje, të shtënët fall, përfytyrime mitike, astrologjia, alkimia, hiromantia, besimi në syrin e keq”, në forca të zeza etj.

Të tilla dukuri quhen “ezoterike”, sepse përgjithësisht nënkuptojnë ekzistencën e veprimin e forcave misterioze, që nuk i pranon mentaliteti shkencor dhe që parapërcaktojnë fatin e njeriut ose të bashkësive shoqërore.

Të tilla dukuri konsiderohen si bartëse të një fryme të fshehtë, me të cilën lidhen ngjarje, veprime, pasoja (herë pozitive e herë negative) të çuditshme, të habitshme, të pashpjegueshme. Ata që i ushtrojnë praktikat ezoterike njihen si mjeshtra të një komunikimi të jashtzakonshëm me forca misterioze.

Në të kaluarën, por edhe sot ngaqë dijet e fshehta u kundërqëndronin, si rregull, ortodoksisë ideologjike zyrtare dhe mentaliteteve shkencore e intelektuale, bartësit e këtyre “mjeshtërive” ezoterike bashkoheshin në shoqata të fshehta ilegale, si ato të pasuesve të Pitagorës, masonerisë etj.

Edhe bektashinjtë tek ne lidhjen midis tyre e mbështetin në “Të fshehtën e Madhe”, e cila, nga sa e kemi hulumtuar, mbetet misterioze edhe për vetë pjesëtarët e këtij komuniteti fetar.

Të tilla dukuri e praktika ezoterike kanë ekzistuar dhjetra e dhjetra shekuj me radhë; valët e ndikimit të tyre herë janë ngritur e herë janë ulur, por përbëjnë një prirje që ka bashkëjetuar gati në gjithë epokat e ekzistencës të njerëzimit.

Ato janë shpjeguar tradicionalisht si pasoja të pashmangshme të injorancës, të obskurantizmit. Ky shpjegim i cekët e i njëanshëm u jepej dukurive ezoterike (besimeve e supersticioneve ) edhe në kohën e luftës së ashpër që iu bë besimeve fetare në vitet ‘60 tek ne; megjithë trysninë e shumanëshme dhe me masat represive që u përdorën, pas monizmit, rezultoi se dukuritë ezoterike nuk ishin zhdukur.

Por edhe në kushtet e sotme të pluralizmit e të sigurimit të lirisë të besimeve fetare, vihet re një gjallërim i dukshëm i kulturës okulte edhe me dukuri të reja ezoterike, si me thënë, bashkëkohore ose “moderne”, siç janë telepatia, dukuri të subkoshiencës, parapsikologjia, reinkarnimi, shpjegimi i ëndërrave, rite e kulte të zeza; ezoterike janë përhapja e fallit, llotaritë, telebingot deri edhe firmat piramidale etj.

S’ ka gazetë, që të mos u ofrojë lexuesve, krahas lajmeve të ditës, edhe horoskopin; masmediat vazhdimisht përhapin lajme për Ufo, pjata fluturuese ekstrateresterë e komunikime jashtëplanetare.

Të tilla njoftime bashkohen në një rrymë me informacione për hulumtime të reja shkencore mbi kozmosin dhe mbi të fshehtat e tij.

Madje edhe në sfera të politikës ose ekonomisë janë të pranishme dukurit ezoterike, që identifikohen me ngjarje të papritura, që qëndrojnë përtej shpjegimeve e mentaliteteve shkencore.

Kush e besonte rënien e murit të Berlinit ose të komunizmit, disfatat e superfuqive në Vietnam, Afganistan, Irak? Një ngjarje e papritur ishte rrëzimi i perandorisë, monarkisë mijavjeçare të Iranit dhe realizimi i revolucionit të Komejnit?

Fenomene të tillë nuk u nështrohen shpjegimeve të vjetra tradicionale.
Sigurisht, padituria, mashtrimi e favorizojnë gjallërimin e dukurive ezoterike të kohës së sotme. Gjithsesi ato kërkojnë një shpjegim më të thellë, më tolerant e bashkëkohor, sidomos kur konstatojmë se ato janë të pranishme edhe te intelektualë, te njerëz të arsimuar.

Njeriu priret të zbulojë shumë nga ato fenomene që i janë dukur më përpara të pashpjegueshëm,, misteriozë, por në këtë rrughë ai i kapërcen kufijtë e ekzistencës, realitetit.

Cili i ka ditur në kohën e fillimit të hulumtimeve të para kibernetike se ku do të çonin ose ku mund të çojnë më tej ato?

Njeriu për shekuj me radhë e pat ulur kokën mbi Tokën-Mëmë se aty gjente të vetmen bazë për ekzistencën e tij, kurse tani fluturimet kozmike (me njeri ose pa të) i çojnë mendimin e njohjen njerëzorwe drejt hapësirash të pafundme, përtej planetare.

Studimet gjenetike në fillimet e tyre dukeshin si hulumtime abstrakte, por ato shpunë në inxhinierinë gjenetike, e cila e ka venë njeriun para problemesh të rëndësishme ekzistenciale të frikshme, të pashpjegueshme e tronditëse morale, juridike, filozofike e shkencore dhe shumë prej tyre nuk është në gjendje t’i sqarojë as shkenca.

Në këtë kuadër njeriu i drejtohet njohjes ezoterike, e cila nuk bën të vlerësohet thjesht si rrugë mashtrimi sharlatanësh, por edhe si kërkim e meditim për dije të reja.

Ç’ i jep njeriut bashkëkohor njohja ezoterike?

Së pari, ajo vlen të tolerohet si zhvendosje e njeriut drejt botës së tij të brendshme, drejt vetvetes, drejt subjektivitetit, që është realitet njerëzor.

Se ç‘rëndësi ka kjo prirje, do të rikujtonja shprehjen e famëshm “Njih vetveten!” të Sokratit, që është një nga meritat më të shquara të filozofisë antike.

Njeriu e ndien se ndodhet brenda natyrës, kozmosit dhe realitetit objektiv shoqëror, por shumë gjëra të këtij raporti mbeten ende të panjohura.

Prandaj, ai e kupton se në shumë drejtime bota e jashtme, domosdoshmëria natyrore e sociale janë mospërfillëse, ndrydhëse, të vrazhda ndaj vetëdijes së individit, aspiratave, kërkesave shpirtërore individuale të tij; dhe në një situatë të tillë përpiqet t’i shpëtojë kësaj trysnie të jashtme, duke u zhytur në vetvete, duke u interesuar e pranuar dukuri ezoterike.

Njeriu mbyllet në “qelinë e nëndheshme” (po të përdorim termin e Dostojevskit) që të ruajë veten të barabartë me vetveten, për shpëtimin e vlerave të brendshme shpirtërore.

Bota e jashtme e kërcënon njeriun me tërmete, suname, shtërgata, përmbytje të tmerrshme, e bën të palumtur, atëhere njeriut i duket se e bën veten zot sendesh të ndryshme që e lumturojnë (me byzylukë, vathë, gjerdanë, amulete, nuska, kuklla) që u beson se do t’i sjellin fat të mirë dhe kështu e qetësojnë e i krijojnë një ndienjë kënaqësie, ekulibri , harmonie në raport me forcat e jashtme tjetërsuese.

Pra, njohja e praktika të caktuara ezoterike edhe në qytetërimin e sotëm modern mund të shërbejnë si rrugë që forcon identitetin e subjektivitetit të individit.

Së dyti, Njohja ezoterike është edhe lëvizje e zhvendosje e ndërgjegjes së individit drejt lirisë, një shkalle virtuale ose reale të lirisë së brendshme.

Regjimet autoritare diktatoriale u mohojnë individëve shumë të drejta e liri dhe këta ndihen ndaj forcë shtypëse shtetërore të pafuqishëm, por ruajnë fuqinë e lirisë së brendshme. Ka individë që nuk besojnë në Zotin e feve, por mbajnë në qafë një kryq ose hajmali dhe për ta është shprehje lirie shpirtërore, pavarësie, mosnënshtrimi.

Së treti, njohja ezoterike zhvillohet në trajtën e kërkimeve hipotetike, propabalitetit, lojës së rastësive, determinizmit informativ, që i gjallërojnë pasionet për falle, lojra bixhozi, telesport, telebingo etj..

Në situata të tilla, dihet se propabiliteti i fitores së një bilete llotaria është shumë i vogël, por mjafton ta dijë njeriu se qoftë një biletë mund të fitojë, atëhere gabimisht zotëruesi një bilete e identifikon veten në mënyrë imagjinare me të lumturin fitimtar, kurse realisht shumica e pjesëmarrësve në këto lojra janë humbës, domethënë fatkeqë.

Toleranca – tolerancë, por nuk bën të harrohen edhe rreziqet që përmban forca tërheqëse e dukurive ezoterike. Horoskopi një ditë i paralajmëron fat të mirë, por mund të sjellë mëndjelehtësinë e subjektit, që humbet syçelësinë, tregohet i pakujdeshëm dhe mund të pësojë aksident fatal.

Midis viktimave të aksidenteve ka shumë asish që kanë qenë të paralajmëruar nga horoskopi për ditë të lumtura, të cilët përfundojnë në fatkeqësi edhe po të kishin me vete, amulete, kuklla, kryqe e gjithfarë objekte të tjerë ezoterikë. Kjo do të thotë se njerëzit s’bën t’ia lejojnë vetes të bëhen nga besimet ezoterike lolo iluzionesh , madje edhe të dëmshme.

Sigurisht, këshilla konkluzive ime nuk është aspak këshillë për t’i ndaluar me dhunë praktikat ezoterike, por për ta ndihmuar cilindo besimtar të praktikave ezoterike të jetë i kujdeshëm, të mos pranojë vetëm ndonjë përfitim iluzor prej tyre, por t’i njohë edhe rreziqet që mund t’i sjellin njeriut ato, që nga përvojat e njohjes ezoterike të mos braktisë përvojat shkencore.

Po t’i ndalonje me dhunë administrative praktikat okulte, do t’ishte një lloj si të ndaloje edhe matematikën ose gjeometrinë, sepse njerëzit që fitojnë dije shkencore nuk e kanë të sigurtë të bëhen të lumtur në jetë prej tyre, as fatkeqë. Ka njerëz që vdesin të lumturuar se janë nisur për në Parajsë. Iluzion, sigurisht.

Po a s’kish për të qenë vrazhdësi nga ana e ndonjë ateisti që do të përpiqej t’i zhdukte në orët e fundit të jetës këtë besim, që të mos bëhej pre iluzionesh të pavërteta?! Mos vallë ateisti që s’beson në Parajsën, vdes më i lumtur? Veçse ka edhe ateistë, që vuajnë duke besuar në ca utopi jo më pak iluzore.

Toleranca është e domosdoshme ndaj individit, që çmon lirinë personale dhe që priret të bëjë zgjedhje me vullnet të lirë, veçse nuk është pa rëndësi të aftësohet për të dalluar mirë zgjedhjet që e çojnë drejt lumtërisë dhe atoqë e çojnë drejt fatkeqësish.

Edhe liria është e ndryshme: ka liri që e afron individin tek vlerat autentike shpirtërore, ka edhe liri që ia vjedh lirinë individit, duke e bërë viktimë paragjykimesh e supersticionesh.

Me gjithë këtë, toleranca është kusht i domosdoshëm për të siguruar lirinë e individit dhe të zgjedhjeve të moralshme të tij.

Nga prof. Alfred Uçi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi