EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi”

Shko poshtë

Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi” Empty Arma ruse që njeriun e shndërron në “zombi”

Mesazh  Tanki 02.04.12 20:40



Pistoleta futuristike, e cila sulmon sistemin qendror nervor të njeriut, është zhvilluar nga shkencëtarët rusë vite me radhë dhe së fundi presidenti rus Vladimir Putin e ka miratuar prodhimin e saj. Arma më e re do të fillojë të përdoret më së largu deri në vitin 2020, ndërsa ajo i shndërron njerëzit në "zombi".

Arma moderne shfrytëzon valët elektromagnetike, sikurse ato që hasen në furrat me mikrovalë. Detajet e armës supersonike ruse nuk janë zbuluar ende, por hulumtimet e deritashme tregojnë se valët në frekuencë të ulët mund të ndikojnë në qelizat e trurit, ndryshojnë gjendjen psikologjike dhe hapin mundësinë që sugjestionet dhe komandat t’i bartin drejtpërdrejt në mendjen e dikujt.

Doza të caktuara të mikrovalëve mund të dëmtojnë funksionimin e organeve të brendshme, kontrollojnë sjelljen e dikujt duke detyruar viktimën në vetëvrasjes. Putini e ka përshkruar këtë armë si një instrument të ri për arritjen e objektivave politike dhe strategjike.

"Ky sistem i teknologjisë së lartë mund të krahasohet me armët bërthamore, por do të jetë më i pranishëm në ideologjinë politike dhe ushtarake", tha Putin.

Rusët dhe amerikanët që nga vitet ’50 të shekullit të kaluar zhvillojnë fshehurazi armët elektromagnetike. Kohët e fundit SHBA-të kanë lajmëruar se kanë filluar ndërtimin e armës që transmeton temperaturë të padurueshme drejtë armikut, nga e cila ata do të detyrohen të ikin. Ky lloj i armëve do të përdoret kryesisht në rastet e trazirave.

Një tjetër armë e fuqishme amerikane, që mbështetet në idetë e shkencëtarit Nikola Tesla, është topi elektromagnetik me fuqi të madhe, me rreze veprimi deri në 160 kilometra, që hedh municionin me shpejtësinë më të madhe se zëri. Armët e tilla janë destinuar për marinën luftarake amerikane, ndërsa qitja bëhet me ndihmën e fushës magnetike dhe rrymës elektrike.
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi