EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harta misterioze

4 posters

Shko poshtë

Harta misterioze Empty Harta misterioze

Mesazh  Neo 22.05.08 0:16

Harta e "Krijuesit"


Harta misterioze Creatormap

Nje zbulim i shkenctareve Bashkire eshte kontradiktor me nocionet tradicionale te historise se njerezimit: pllaka guri 120 milion vjecare te mbuluara me harte ne relieve te krahines se Uraleve.

Kjo duket si e pamundur. Shkencetaret e Universitetit Shteteror te Bashkir kane gjetur prova te palekundshme per egzistencen e nje civilizimi shume te zhvilluar.

Behet fjale per nje pllake te gjetur ne vitin 1999, me nje pikture te rajonit te realizuar me nje teknologji te panjohur. Kjo eshte harte e vertete ne reliev.

Forca ushtarake te diteve te sotme kane harta te tilla. Harta permban punime te inxhenierise civile: sistem kanalesh me nje gjatesi 12,000 km.

Jo larg kanaleve, tregohen hapsira ne forme diamanti, destinacioni i te cilave eshte i panjohur. Harta permban gjithashtu mbishkrime mbi te. Ne fillim, shkencetaret menduan se ishte gjuhe e vjeter kineze.

Megjithate, doli se mbishkrimet ishin bere ne nje gjuhe me rrokje-hieroglife me origjine te panjohur. Shkencetaret jane munduar ta lexojne…

"Sa me shume mesoj aq me teper kutpoj se nuk di," - pohon doktori i shkencave fizike e matematike, profesor i Universitetit Shteteror te Bashkir, Alexandr Chuvyrov. Chuvyrov beri kete zbulim sensacional. Qe ne 1995, profesori dhe studenti i tij pas-universitar nga Kina Huan Hun vendosen te studiojne hipotezen e migrimit te mundshem te popullsise se vjeter kineze per ne territorin e Siberise dhe Uraleve.

Ne nje ekspedite ne Bashkiria, ata gjeten disa gdhendje ne gure te bera ne gjuhen e vjeter kineze. Keto zbulime konfirmuan pranine eemigranteve kineze. Mbishkrimet u lexuan. Permbanin kryesisht informacione mbi tregtimin e mallrave, regjistrimin e martesave dhe vdekjeve.

Megjithate, gjate kerkimeve, shenime te shek te 18te, ata reportuan rreth 200 pllaka guri te pazakonta te ndodhura jo larg fshatit Chandar, rajoni Nurimanov.

Chuvyrov dhe kolegu tij vendosen se pllakat mund te ishin te lidhura me emigrantet kineze. Shenimet arkivore gjithashtu reportuan ne shek 17te-18te, ekspedita te shkencetareve ruse qe kishin hetuar rajonin e Uraleve kishin studiuar 200 pllaka te bardha me shenime, ndersa ne fillim te shek te 20te, arkeologu A.Schmidt kishte pare gjithashtu disa pllaka te bardha ne Bashkiria.

Kjo beri qe shkencetaret te fillojne nga kerkimet. Ne 1998, pasi formoi nje ekip me studentat e tij, Chuvyrov nisi punen.

Me ane te nje helikopteri, ekspedita e pare ishte fluturimi rreth zones ku supozohej te ishin pllakat. Megjithate, me gjithe perpjekjet e bera, pllakat antike nuk u gjeten. Chuvyrov filloi te mendonte se ishte nje legjende e bukur.

Fati ishte i papritue. Gjate njerit prej udhetimeve te Chuvyrov per te fshati, ish-kryetari i keshillit lokal agrikuluturor, Vladimir Krainov, iu afrua dhe tha : "Po kerkon per disa pllaka guri? Kam nje te tille ne oborr."

"Ne fillim, nuk i mora fjalet e tij seriozisht, - tha Chuvyrov. - Megjithate, vendosa te shkoja te shikoja. Mbaj mend kete date: 21 Korrik, 1999. Aty ishte pllaka, nen pragun e deres. Ishte aq e rende, sa ne bashke nuk e nxirrnim dot qe aty. Keshtu qe shkova ne qytetin e Ufa, per te kerkuar ndihme."

Brenda nje jave, puna filloi ne Chandar. Pasi u germua, habia ishte me madhesine e saj: ishte 148 cm e larte, 106 cm e gjere dhe 16 cm e trashe. Peshonte te pakten 1 ton. Zbulimi u emrtua "Guri i Dashka-s" (per nder te mbeses se Alexandr Chuvyrov te lindur nje dite me pare) dhe u transportua ne universitet per hetime.

Pasi e pastruan pllaken, shkencetaret nuk mund ti besonin syve... "Ne pamje te pare, - thote Chuvyrov, - kuptova se nuk ishte nje cope guri dosido, por nje harte e vertete, dhe jo nje harte e thjeshte, por 3dimensionale."

"Si e identifikuam vendin? Ne fillim, nuk mund te imagjinonim te ishte kaq e vjeter. Per fat, relievi i Bashkirias se sotme nuk ka ndryshuar edhe aq shume...per miliona vjet.

Mund te identifikonim Rrasfnalten e Ufas, ndersa kanioni Ufa eshte pika kyce e provave tona, sepse ndermorem studime gjeologjike dhe gjetem ku duhet te jete sipas hartes antike. Zhvendosja e kanionit ndodhi per shkak te pllakave tektonike te spostuara nga lindja.

Grupi i specialisteve Ruse dhe Kineze ne fushen e Kartografise, Fizikes, Matematikes, Gjeologjise, Kimise, dhe Gjuhes se Vjeter Kineze arriti te gjente ne menyre te sakte se pllaka permban harten e rajonit Ural, me lumenjte Belya, Ufimka, Sutolka," - tha Alexandr Chuvyrov ndersa u tregonte gazetareve vijat mbi pllake. -Mund te shihni Kanionin Ufa - copetimi i kores se tokes, e shtrire nga qyteti Ufa deri ne qytetin Sterlitimak.

Ne kete kohe, lumi Urshak rrjedh nga kanioni i atehershem." Harta eshte bere ne shkallen 1 : 1.1 km.

Alexandr Chuvyrov, duke qene fizikant, ka vesin te besoje zbulimet e hetimeve te tij. Sot ka fakte te tille.

Struktura gjeologjike e pllakes: perbehet nga 3 nivele. baza eshte e trashe 14 cm, e bere prej dolomiti shume te forte. Niveli i dyte eshtendoshta me interesanti, "i bere" prej qelqi diopsid. Teknologjia e trajtimit te tij nuk e njohur nga shkenca moderne. Ndersa niveli i trete eshte i trashe 2 mm dhe i bere prej porcelan kaciumi duke mbrojtur harten nga impakte te jashte.

"Duhet shenuar, - tha profesori, - nuk eshte punuar me dore nga nje gurethyes antik. Eshte thjesht e pamundur. Mesa duket guri eshte punuar me makineri." Fotot ne rreze-X konfirmuan se siperfaqja e pllakes kishte origjine artificiale dhe ishte bere me vegla precizioni.

Ne fillim, shkencetaret menduan se harta mund te ishte bere nga kinezet e vjeter, per shkak te mbishkrimeve vertikale mbi pllake. Sic dihet, letersia "vertikale" ishte e perdorur ne Kinezcen e Vjeter qe ne shek 3te. Per te kontrolluar supozimin e tij, profesor Chuvyrov vizitoi biblioteken perandorake Kineze.

Brenda 40 minutave te lejuara nga qeveria qe mund te kalonte ne biblioteke; shikoi neper disa libra te ralle, megjithate asnje prej tyre nuk permbante karaktere te ngjashme me ata mbi pllake.

Pas takimit me koleget e tij nga universiteti i Hunan, ai hoqi dore nga versioni i "Rruges Kineze". Shkencetari doli ne perfundimin se porcelani qe vishte pllaken nuk ishte perdorur kurre ne Kine.

Megjithe perpjekjet per te deshifruar mbiskrimet ishin pa rezultat, u zbulua se mbishkrimet kishin strukture rrokje-hieroglifore. Chuvyrov, gjithsesi, pohon se ka arritur te deshifroje nje simbol: nenkupton gjeresine gjeografike te qytetit te sotem Ufa.

Sa me shume studiohej pllaka, aq me shume mistere zbuloheshin. Ne harte, dallohej nje sistem gjigand: prevec 2 lumenjve, jane 2 sisteme kanalesh 500-metra te gjere, 12 thellime, 300-500 metra te gjera, rreth 10 km te gjata dhe 3 km te thella secila. Thllimet ndoshta devijonin rrjedhen ne secilen prej aneve. Per ti krijuar ato, rreth 1 Katrilion(10^24) meter-kub toke jane zhvendosur.

Si fizikant, Alexandr Chuvyrov supozoi se tani njerzimi mund te ndertoje vetem nje pjese te vogel te asaj qe eshte paraqitur ne harte. Sipas hartes, fillimisht, Lumi Belaya kishite nje shtrat artificial.

Ishte e veshtire te percaktohej nje moshe per pllaken. Ne fillim, u moren analiza radio-karbonike, me pas nivelet u analizuan me kronometer uraniumi, megjithate analizat nxorren rezultate te ndryshme dhe mosha e pllakes nuk u percaktua.

Gjate egzaminimit te pllakes, 2 guaska u gjeten ne siperfaqen e saj. Mosha e njeres prej tyre - Navicopsina munitus e familjes Gyrodeidae - eshte rreth 500 milion vjecare, ndersa e dyta - Ecculiomphalus princeps e nenfamiljes Ecculiomphalinae - eshte rreth 120 million years.

"Harta ka mundesi te jete krijuar ne kohen kur fusha magnetike e Tokes ndodhej ne zonen e sotme te Tokes se Franc Jozefit, ndersa kjo ishte perafersisht 120 milion vjet me pare, - thote profesor Chuvyrov. - Harta qe kemi ne dore eshte pertej perceptimit te njerzimit dhe na duhet nje kohe e gjate per tu mesuar. Ne fillim menduam se guri ishte rreth 3000 vjecar. Ajo moshe e keq-llogaritur po rritej gjithnje e me teper.

Pastaj indetifikuam guackat mbi pllake. Por, kush mund te thote se guacka ishte e gjalle ne momentin e vendosjes mbi te? Krijuesi i hartes me siguri perdori nje te ngurtesuar."

Cili mund te jete destinacioni i hartes? Kjo eshte ndoshta gjeja me interesante. Materiale te zbulimit te Bashkirit ishin hetuar tashme ne Qendren e Kartografise Historike ne Wisconsin, USA. Amerikanet ishin te mahnitur.

Sipas tyre, nje harte e tille 3dimensionale mun dte kishte vetem nje qellim - lundrues(pilotues), dhe mund te zgjidhet vetem me vezhgim hapsinor. Mbi te gjitha, tani ne US, ka filluar puna per krijimin e nje harte te tille te Globit.

Amerikanet kane si qellim te mbarojne punen ne 2010. Puna shte se gjate perpunimit te nje harte te tille duhet te punohet me shume figura ne te njejten kohe. "Provo te "hartosh" nje mal! - thote Chuvyrov. - Teknologjia e kompilimit te hartave te tilla ka neoje per super-kompjutera dhe vezhgime hapsinore."

Pra, kush e krijoi kete harte?

Chuvyrov, ndersa flet per "kartografet e panjohur", shprehet: "Nuk me pelqejne llafet per UFO apo jashtetoksoret. Le ta quajme autorin e hartes thjesht - KRIJUESI."

Duket sikur kush jetonte dhe krijonte ne ate kohe kishte vetem mjete transporti fluturuese: nuk ka rruge te shenuara mbi harte. Ndoshta perdornin rruge detare(ujore).

Eshte edhe nje opinion, qe autoret e hartes nuk jetonin fare aty, por e pergatitene ate vend per ulje me ane te tharjes se zones. Ky duket te jete versioni me i mundshem, megjithese asgje nuk mund te thuhet si fakt. Pse mos supozojme se autoret i perkisnin nje civilizimi qe egzistonte me pare?

Hetime te mevonshme te hartes sjellin zbulime sensacionale. Tani, shkencetaret jane te sigurt se pllaka eshte pjese e nje harte te madhe te pergjithshme te Tokes. Sipas hipotezave, jane ne teresi 348 fragmente te tilla. Te tjerat mund te jene aty afer.

Ne rrethinat e Chandar, shkencetarer moren rreth 400 shembuj toke dhe gjeten se e gjithe harta kishte te ngjare te ishte e vendosur ne gryken e Malit Sokolinaya(Skifterit).

Megjithate, gjate epokes akullnajore eshte "grisur". Por nese shkencetaret perpiqen te mbledhin "mosaikun," harta duhet te kete permasa 340 x 340 m.

Kush e ka bërë këtë hartë?

Sa i vjetër është civilizimi në Tokë?

Sa civilizime të tilla ka patur historia e Tokës?

Sa të fshehta të tjera mban në gjirin e tij planeti ynë?
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harta misterioze Empty Re: Harta misterioze

Mesazh  Estilen 19.10.09 11:04

A eshte e mundur qe ne harten e mesiperme te zbuluar ne vitin 1999,ku mendohet te jete 120 milion vjecare,te jene skicuar lumenj qe ekzistojne dhe sot si Belya,Ufimka dhe Sutolka.....?

Gjate ketyre 120 milion vjeteve rrjedha e ketyre lumenjeve paska qene e pandryshueshme,kur dime qe levizjet tektonike kane bere qe te krijohen relieve e bazene te ndryshem,kemi pase levizje dhe xhvendosje kontinetesh..

Emigmat nuk kane fund,ashtu si nuk mund kene fund dhe hipotezat e hedhura 'on air'

avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harta misterioze Empty Harta misterioze e Piri Reis

Mesazh  ^Drácula^ 27.08.11 23:11

Harta misterioze Finaeus

Nje prej objekteve me interesante dhe enigmatike qe vjen nga e kaluara jone eshte harta e Piri Reis. Kjo harte u vizatua nga admirali turk me te njejtin emer ne vitin 1513 d.c. (pas krishtit). dhe eshte zbuluar vetem gjysma e saj ne vitin 1929, gjate punimeve te ristrukturimit te Pallatit Perandorak te Stambollit. E vizatuar ne lekure gazele, mund te shohim: bregun perendimor te Afrikes, bregun e Europes, bregun lindor te Amerikes Jugore, bregu lindor i Amerikes Veriore (pjeserisht) dhe Token e Mbretereshes Maud ne Antarktik.

Veçoria e kesaj harte, nuk eshte ne faktin qe paraqet Antarktiken perpara se ajo te zbulohej zyrtarisht ne vitin 1818, por qe e paraqet ate ne nje epoke subglaciale (pa akuj), ashtu siç dukej midis 15.000 dhe 4.000 viteve para krishtit (a.c).

Profili i kontinentit Antarktik pa akujt qe e mbulonin do te zbulohej vetem ne vitin 1949 gjate kursit te vitit Nderkombetar Gjeofizik, nepermjet metodes sizmike te reflektimit. Ashtu siç thote vete admirali Reis, ai nuk e vizatoi harten me doren e tij, pra teresisht nga zero, por pati mundesine ta rikopjonte nga burime me te vjetra; fale fames qe pati per meritat e tij, kishte ne fakt hyrje te privilegjuar ne Biblioteken e Kostandinopojes (sot Stambolli), nga ku mundi te dokumentoj me botime dhe me antike.

Kushdoqofte ai para 4.000 vitesh para Krishtit dhe gjithsesi perpara lindjes se nje qyteterimi te njohur, si arriti te kishte keto njohuri kaq te avancuara ne hartografi?

Se pari, harta prezantohet me nje longitude teper te sakte; eksperte qe kane analizuar kete harte kane vene re gabime me marzh me te vogel se 1 grade. Ju kujtoj, se longitude percaktohet nga distanca e gradeve ne lindje dhe atyre ne perendim kundrejt nje meridiani referues, qe ne hartografike aktuale jepet nga meridiani i Greenwich. Llogaritja e longitudes ndryshe nga perllogaritja e latitudes e cila llogaritej lehtesisht sipas ravijezimit me trupat qiellore, ka qene gjithmone nje problem jo i thjeshte per hartografet e kaluar. U ideuan shume metoda por asnjera nga keto ishte ne gjendje te zgjidhte problemin ne praktike.

Ajo qe ne te vertete duhej, ishte te llogaritej me saktesi koha qe kalonte nga pika e nisjes ne ate te mberritjes. Vetem pas vitit 1730, anglezi John Harrison, pas shume tentativash, arriti te ideonte nje kronometer relativisht te sakte (me nje gabim ose mbetje me te vogel se 3 sekonda ne dite) i cili beri te mundur ne vitet qe do vinin nje llogaritje te sakte te longitudes.

Se dyti, duhet te dime qe per te paraqitur nje sfere (psh Token) ne nje siperfaqe te sheshte/rrafshte, duhet te aplikojme disa adaptime qe quhen ndryshe projeksione. Gjate viteve jane krijuar lloje te ndryshme projeksionesh midis te cilave me e famshmja e perdorur ne altlante, eshte ajo e quajtur Merkator.

Me pak fjale, eshte vertetuar se harta Piri Reis ne paraqitjen e saj adopton pikerisht nje projeksion qe quhet projeksion azimutal i barazlarguar. Te gjitha keto lene te nenkuptohet se çfare njohurish matematike te thella duheshin per te perpiluar nje harte te tille.Duam te kujtojme faktin se rasti Piri Reis nuk eshte i vetem, por si ai egzistojne harta te tjera qe paraqesin vende qe per ate epoke nuk njiheshin akoma, dhe citojme ketu disa prej tyre: Oronzio Fineo, Mercator dhe Buache.

Admirali Reis, konsiderua rnga shume persona si pirat, ne realitet ishte nje person shume i kulturuar dhe mendjendritur. Duke perfituar nga pervoja e tij e gjate si lundertar, vendosi te hidhte ne leter te gjitha njohurite qe kishte marre gjate udhetimeve te tij te shumta.

Po flasim pikerisht per Kitabi Bahriy. Brenda tij mund te zbulojme perveç pasurise se madhe te informacioneve detare, edhe faktin se Kolombi nuk e zbuloi Ameriken, por thjesht e ri-zbuloi. Kronikat na tregojne se nje marinar i Kolombit i zene rob nga xhaxhai Qemal Reis dha nje ndihme te madhe gjate perpilimit te Hartes. Marinari i dhuroi Reisit, nje harte te perdorur nga vete Kolombi, ne te cilen dukeshin lehte brigjet e Botes se Re. E gjitha kjo kofirmohej nga nje leter qe Kristofor Kolombi i dergoi vellait te tij Bartolomeo.

Asnje hartograf i antikitetit, qe nga Eratostene (275?-194 a.c.) deri tek Klaudio Tolomeo (shek. II d.C.), nga Marino di Tiro (dhe ky i shek. II), tek Pomponio Mela (shek I), ka paraqitur, ne veprat e tyre qe kane arritur ne ditet e sotme, Ameriken dhe Antarktiden.

Ndersa nje vezhgim i shpejte ne harten me ngjyra te Piri Reis, realizuar mbi nje lekure gazele me permasa 85 x 60 cm, na lejon te konstatojme se ajo perfshin brigjet perendimore te Afrikes dhe te Europes, prej Kepit Palmas ne Brest, perfshire ishujt e Atlantikut Verior dhe disa te Atlantikut Jugor, Kuba dhe ishujt e Karaibeve, bregu atlantik i Amerikes se Jugut, nga Kepi Frio ne veri, deri ne Amazone, dhe ishulli Maracà, dy ishuj misterioze dhe te panjohur, njera prej te cilave quhej Antila, ndersa tjetra shtrihet ne nje zone ku, ne ditet tona, egzistojne vetem ishujt e vegjel shkembore te Saint-Pierre dhe Saint-Paul, nje pjese e zinxhirit te Andeve, bregu jugor i poshtem i Amerikes se Jugut, nga Bahia Blanca ne Kepin Horn, ishujt Shetland jugore, ishujt Falkland, nje pjese e kontinentit antarktik, midis se ciles Token e Mretereshes Maud.

Rio i Amazones eshte vizatuar dy here: heren e dyte admirali paraqet ne menyre korrekte ishullin Marajo, zbuluar vetem ne vitin 1543. Mungojne rreth 900 milje bregdet midis Kepit Frio dhe Bahia Blanca, por Ishujt Falkland (zbuluar ne vitin 1592) jane paraqitur ne menyre perfekte. Nuk duket ne harte ngushtica e Drake, qe ndan Kepin Horn nga kontinenti antarktik, por gjejme ishujt Shetland te hemisferes jugore.

Dhe nga Anraktida shihen qarte Gadishulli Palmer, Toka e Mbretereshes Maud dhe nje numer i konsiderueshem maja malesh sub glaciale (akullnajore) ne dukje nga brigjet, te identifikuar si te tille nga spedicioni antarktik norvegjezo-suedezo-britanik ne 1954. Eshte kurioz fakti qe admirali ka vizatuar vetem gjysmen e ishullit te Kubes, duke paraqitur pjesen perendimore ne formen e nje grumbulli ishujsh me te vegjel. Por profesori Hapgood ka zbuluar misterin: kjo pjese ka qene e fundosur, ne epoken antike. Serish ketu kemi nje tjeter element qe deshmon vjetersine shume-mijera vjeçare te disa fragmenteve te perdorura ne harten e admiralit turk.


^Drácula^
^Drácula^

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harta misterioze Empty Re: Harta misterioze

Mesazh  Neo 20.08.12 0:03

Karta Piri Reis

Harta misterioze 458px-Piri_reis_harita

Harta misterioze 435px-Piri_reis_world_map_01

Harta misterioze 600px-Piri_Reis_map_interpretation
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harta misterioze Empty Re: Harta misterioze

Mesazh  Equinox 15.12.12 21:22

HARTA E VENDEVE TË FSHEHTA

Skuadra Teknike e Zbulimit 8
Forcat Ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Westover Airforce Base
Massachusetts
6 Korrik 1960

Subjekti: Harta e Botes se Admiralit Piri Reis
Për: Profesor Charles H. Hapgood
Keene College,
Keene, New Hampshire.

I dashur Profesor Hapgood!

Kerkesa juaj per te analizuar disa te dhena te pazakonta ne Harten e Botes se Piri Reis te vitit 1513 eshte marre parasysh nga organizata jone.

Deklarata se pjesa e poshtme e hartes paraqet Brigjet e Princes Martha te Queen Maud Land ne Antarktike dhe Gadishullin Palmer, jane te arsyeshme. Ne mendojme se ky eshte shpjegimi me llogjik dhe mbase me i sakti i hartes. Detajet gjeografike te treguara ne pjesen e poshtme te hartes perputhen ne menyre te habitshme me rezultatet e profilit sizmik te kryera perreth majes se kupoles se akullit nga ekspedita Anglo-Suedeze e vitit 1949 ne Antarktike. Kjo tregon se vija bregdetare eshte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga shtresa e akullit. Shtresa e akullit ne kete zone tani eshte e trashe rreth 1 milje.
Nuk kemi asnje ide sesi eshte e mundur qe te dhenat e kesaj harte te perputhen ne njohurine gjeografike te vitit 1513.

Harold Z. Ohlmeyer

NenKolonel ne Komanden e USAF

Pavaresisht nga gjuha e qete, letra e Ohlmeyer eshte nje bombe e vertete. Nese Queen Maud Land ishte hedhur ne harte perpara se te mbulohej nga akulli, kartografia origjinale duhet ta kete realizuar kete gje jashtezakonisht shume kohe me pare.
Por saktesisht sa kohe me pare?

Shkenca konvencionale na meson se shtresa e akullit ne Antarktike ne shtrirjen dhe gjendjen aktuale eshte me miliona vjet e vjeter. Mbas nje studimi te kujdesshem ky nocion pesoi nje krisje serioze, aq serioze sa skemi nevoje te supozojme se harta e vizatuar nga Admirali Piri Reis paraqet Queen Maud Land sic ka qene me miliona vjet me pare.

Evidenca me e fundit sugjeron se Queen Maud Land dhe zonat e tjera ne afersi qe dallohen ne harte kane kaluar nje periudhe te gjate kohe pa akull gje qe mund te mos kete perfunduar deri 6 mije vjet me pare. Kjo evidence na heq barren e te shpjeguarit se kush (ose cfare) kishte teknologjine per te ndermarre nje rilevim te kujdesshem gjeografik te Antarktikes, te themi 2 milion vjet me pare, shume kohe perpara se te ekzistonte njeriu. Duke ndjekur te njejten llogjike meqe kartografia eshte nje kompleks dhe aktivitet i civilizuar na detyron te shpjegojme sesi ka mundesi qe edhe 6 mije vjet me pare te ishte krijuar nje harte e tille, shume kohe perpara se te zhvillohej civilizimi i pare i njohur nga historianet.

BURIME ANTIKE

Ne perpjekje per te shpjeguar kete fakt ja vlen qe te kujtojme veten tone mbi disa fakte gjeologjike dhe historike:
1. Harta e Piri Reis qe eshte nje dokument autentik dhe jo nje falsifikim eshte bere ne Konstandinopoje ne vitin 1513 te Eres Sone.

2. Ajo perqendrohet ne brigjet perendimore te Afrikes, brigjet lindore te Amerikes se Jugut dhe brigjet veriore te Antarktikes.

3. Eshte e pamundur qe Piri Reis ta kete marre kete informacion ne lidhje me rajonin e fundit nga eksploratore bashkekohes me te pasi Antarktika u zbulua ne vitin 1818, pra me shume se 300 vjet me pas nga koha kur ai vizatoi harten.

4. Brigjet e cliruara nga akulli te Queen Maud Land sic tregohen ne harte jane nje mister kolosal pasi evidencat gjeologjike konfirmojne faktin qe data me e fundit kur kjo toke mund te jete vezhguar dhe si rrjedhoje hedhur ne harte mund te jete vetem viti 4000 Para Eres Sone.

5. Eshte e pamundur te percaktohet datimi me i hershem per kryerjen e kesaj harte por mesa duket Queen Maud Land ka mbetur e paprekur nga akulli per te pakten 9000 vjet perpara se te perpihej komplet.

6. Nuk ka asnje civilizim te njohur nga historia qe mund te kete patur aftesine ose nevojen per te kryer rilevim (ose vezhgim) te brigjeve ne nje periudhe qe lidhet midis 13.000 p.e.s. dhe 4000 p.e.s.

Me fjale te tjera, enigma e vertete e hartes se 1513-es nuk eshte dhe aq perfshirja e nje kontinenti qe u zbulua vetem ne 1818-en por paraqitja e nje pjese te bregdetit te ketij kontinenti pa pranine e akullit i cili ka ne kete toke te pakten qe 6.000 vjet me pare dhe nuk eshte shkrire qe nga ajo kohe.

Si mund te shpjegohet kjo gje? Piri Reis me bujari na ka dhene disa pergjigje ne nje sere doreshkrimesh te kryera prej tij mbi vete harten. Ai na thote se nuk eshte pergjegjes per rilevimin origjinal dhe per kartografine. Ne te kunderten, ai pranon se rroli i tij ka qene thjesht ai i i vizatuesit dhe kopjuesit dhe se harta ishte si rrjedhoje e nje numri te madh hartash dhe burimesh te tjera informacioni. Disa prej tyre ishin vizatuar nga eksploratore bashkekohes ose pothuaj bashkekohes (perfshi ketu dhe Kristofor Kolombin) i cili nderkohe kishte mberritur ne Ameriken e Jugut dhe ne Karaibe ndersa dokumentat e tjera datonin shekullin e katert p.e.s. ose dhe me heret.

Harta misterioze 60381_10151066162681846_1240945282_n

Piri Reis nuk ka tentuar asnje shpjegim mbi identitetin e kartografit qe e kishte prodhuar harten e hershme. Sidoqofte ne vitin 1963 Profesor Hapgood paraqiti nje zgjidhje provokuese te problemit. Ai debatoi mbi faktin qe disa nga burimet e hershme te cilat ishin perdorur nga admirali turk, ne vecanti ato qe i perkisnin shekullit te katert p.e.s. ne vetvehte ishin bazuar ne burime akoma dhe me te hershme dhe si rrjedhoje ato vete ishin bazuar ne burime te cilat e kishin origjinen ne nje kohe edhe me te hershme. Hapgood argumenton se ka patur evidenca te pakundershtueshme qe toka eshte hedhur ne harte perpara vitit 4000 p.e.s. nga civilizime te panjohura dhe te pazbuluara ende te cilet kishin arritur nje nivel te larte dhe te avancuar teknologjik.

Duke ju referuar rivizatimit te Hapgood, nga Aleksandria kopjet e ketyre si dhe disa nga hartat origjinale ishin transferuar ne qendra te tjera te dijes ku njera prej tyre ishte Konstandinopoja. Si perfundim kur Konstandinopoja ra ne duar e Venedikasve gjate Kryqezates se Katert ne vitin 1204, hartat filluan te bien ne duart e lundertareve dhe aventuriereve Europiane:

Shumica e ketyre hartave ishin te Mesdheut dhe te Detit te Zi. Por edhe harta te zonave te tjera mbijetuan. Ketu perfshihen dhe hartat e Amerikes dhe hartat e oqeanit Arktik dhe atij Antarktik. Nga kjo behet e qarte qe udhetaret e lashte kane shkuar nga poli ne pol. Sado e pabesueshme te tingelloje, evidencat tregojne se disa njerez te lashte kane eksploruar Antarktiken kur brigjet e kesaj kane qene te pa mbuluara nga akulli. Po ashtu eshte e qarte se ata kane patur aparatura lundrimi per te percaktuar me saktesi gjatesite gjeografike, gje qe ka qene shume me teper superiore nga sa ishin te pajisur njerezit e koheve te lashta, atyre mesjetare dhe koheve moderne deri ne pjesen e dyte te shkekullit te tetembedhjete.

Kjo evidence per nje teknologji te humbur do mbeshtesi dhe do i japi besueshmeri dhe shume hipotezave te tjera te cilat kane ardhur ne ditet tona nga nje civilizim i humbur ne nje kohe te larget ne te kaluaren. Studiuesit i kane zhvleftesuar shume nga keto evidenca duke i konsideruar si mite por ja ku e kemi nje evidence te cilen ata se kundershtojne dot. Kjo evidence kerkon me force qe cdo evidence tjeter qe eshte anashkaluar duhet rianalizuar nga e para dhe me nje mendje te hapur.

Ndonese mbeshtetja e Albert Einstein dhe pohimi i mepasshem i John Wright, presidenti i American Geographical Society qe u shprehen se Hapgood ka paraqitur “nje hipoteze qe meriton me plot gojen te studiohet me vemendje”, asnje studim shkencor nuk eshte kryer mbi anomalite e ketyre hartave te vjetra. Por ndodhi e kunderta, ne vend qe te duartrokitej dhe te pershendetej per kontributin serioz ne debatin e vjetersise se civilizimit njerezor Hapgood deri sa vdiq, ju kthyhen krahet nga pjesa me e madhe e shokeve te tij te profesionit te cilet shprehen mendimet ne nje menyre te tille qe eshte konsideruar si “nje sarkazem e trashe dhe e papritur duke zgjedhur, gjera pa rendesi dhe faktore qe nuk ishin subjekt verifikimi, si baze per te denuar punen e tij, duke kerkuar ne kete menyre te shmangnin ceshtjet thelbesore”.

PIRI REIS DHE BURIMET E TIJ

Ne kohen e tij Piri Reis ka qene nje figure mjaft e njohur; identiteti i tij historik eshte mese i konfirmuar. Nje admiral i flotes Otomane Turke, ai ka qene shpesh i perfshire ne anen e fituesit ne beteja te shumta detare gjate mesit te shekullit te gjashtembedhjete.

Reis konsiderohej si nje ekspert i tokave te Mesdheut dhe ishte autor i librit te famshem mbi lundrimin Kitabi Bahriye i cili paraqiste pershkrime te detajuara te brigjeve, gjireve, rrymave, cektinave, vendeve te ankorimit, ngushticave dhe kanaleve te deteve Egje dhe Mesdhe. Por ndonese kishte nje karriere te shkelqyeshme ai ra viktime e atyre te cileve ju sherbente dhe ju pre koka ne vitin 1554 ose 1555 te eres sone.

Te dhenat e hartave te cilat Piri Reis perdori per te vizatuar harten e tij ne vitin 1513 ka shume mundesi qe te kene qene te ruajtura ne Bibloteken Perandorake te Konstandinopojes per te cilat admirali njihet ne histori qe ka patur privilegjin e aksesit dhe studimit. Ato burime (te cilat mund te jene trasheguar dhe kaluar brez pas brezi ose kopjuar nga qendra te diturise akoma dhe me te lashta) nuk ekzistojne me ose te pakten nuk jane gjetur me.

Por sidoqofte Harta e Piri Reis e vizatuar ne nje lekure gazele dhe e mbeshjtelle tub u rizbulua ne vitin 1929 ne nje raft te pluhrosur ne biblotekn e Pallatit Perandorak te Konstantinopojes.

E. Mikullovci
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Harta misterioze Empty Re: Harta misterioze

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi