EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çifutë sionistë kanë bashkëpunuar me nazistë

Shko poshtë

Çifutë sionistë kanë bashkëpunuar me nazistë Empty Çifutë sionistë kanë bashkëpunuar me nazistë

Mesazh  Neo 31.05.08 19:11

Çifutë sionistë kanë bashkëpunuar me nazistë

Historia mund të jetë mashtuese. Është e vërtetë që disa dokumeta sensacionale që nuk janë publikuar kurrë më parë, e të cilat janë në këtë libër, do t'i trondisin ata të cilët e kanë përkrah cionizmin dhe kanë mbështetur historinë e tij, si një lëvizje politike që ishte shpresë për çifutët.

Lenni Brenner, autori i shkëlqyer i "Cionizmi në Kohën e Diktatorëve" tregon disa fakte shqetësuese në përpjekjen e tij të fundit që sugjeron të kundërtën. Në fakt ai bën një çështje të padiskutueshme se rregjistrimet cioniste ishin të "pandershme". Ju mund ta konsideroni këtë volum të shkëlqyer si vijim i ekspozimit të parë mbi miopikën cioniste për kohën e kaluar.

Për fillestarët Brenner ka treguar sesi cionistët kishin një histori të gjatë të turpët bashkëpunimi me nazistët veçanërisht pasi diktatori Adof Hitler erdhi në fuqi në 1933.

Cionistët ishin gjithashtu në të njëjtin shtrat deri në një farë masë edhe me anëtarë të tjerë që më vonë u bënë të njohur si Akset e të keqes së Luftës së dytë botërore, që përfshinte Benito Musolinin e Italisë dhe Toxho Hidekin e Japonisë. Për shembull në mars 29, 1936, cionistët e lavdëronin Duçen dhe regjimin e tij në hapjen e një shkolle ushtarake, e themeluar nga qeveria fashiste në Civitavecchia.

Këtu është vendi ku një grup cionist i ri "Betar" stërviti detarët e tij për shtetin e ardhshëm revisionist. Folësit e injoruan faktin që me 3 tetor 1935 trupat italiane kishin pushtuar Abisininë.

Në anën tjetër "Kongresi i tretë i Komunitetit çifut të Lindjes" u mbajt në janar të vitit 1940 në Harbin, Mankuria, atëhere nën pushtimin e egër ushtarak të perandorisë japoneze. Në atë kohë gjithashtu Tokjo tashmë ishte vendosur përkrah Hitlerit dhe Italisë së Musolinit nën Paktin e Anti-Kominternit.

Gjithashtu mbani në mendje që "Përdhunimi i Nankingut" nga vrasësit japonez ka ndodhur në dhjetor 1937 dhe "Nata e kristaltë" në nëntor, 9, 1938. Megjithatë biseda cioniste mori rrugën e saj për të legjitimizuar pushtimin japonez duke e konsideruar atë si përgjegjës i "barazisë së qytetarëve" në atë vend të rrethuar.

Cionistët gjithashtu kishin plan tregëtie me qeverinë e Berlinit, sipas të cilit çifutët gjerman mund të rimerrnin pasurinë e tyre në mallra naziste, të eksportuara atëhere në Palestinën e pushtuar nga anglezët.

Dhe për t'i vënë kapakun, SS-Hptscharf. Adof Eichmann kishte vizituar Palestinën në tetor 1937, si mik i cionistëve. Ai gjithashtu u takua në Egjypt me Feivel Polkes, një operativ cionist të cilin Eichmann e ka përshkruar si një "funksionar udhëheqës i Hagan-s". Lidhja e fakteve këtu është se Polkes paguhej gjithashtu nga nazistët "si një informator".

Brenner nuk është shkrimtari i parë që ka shkruar për tabutë e subjektit sesi udhëheqja cioniste bashkëpunonte me nazistët; Rolf Hilber ka shkruar "Shkatërrimi i çifutëve europian"; Hannah Arendt "Eichmann në Jeruzalem"; Ben Hecht "Pabesia"; Edwin Black "Transferimi i marrëveshjes"; Francis R. Nicosia "Reich i tretë dhe çështja Palestineze"; Rudolf Vrba dhe Alan Bestic "Unë nuk mund të fal"; dhe Rafael Medoff "Heshtje e vdekur: çifutët amërikanë dhe Holokausti".

Pasi Holokausti filloi në 1942 Eichmann ka bërë marrëveshje të rregullta me Dr. Rudolf Kastner, një çifut hungarez të cilin ai e ka konsideruar "si një çifut fanatik". Kastner më vonë është vrarë në Izrael si një bashkëpuntor nazist. Për çështjen atëhere e cila ishte duke u rrotulluar mbi fatin e çifutëve hungarez të cilët ishin programuar për likuidim në kampet e vdekjes të nazistëve.

Eichmann ka thënë për Kastnerin, përfaqësuesin cionist: "Unë besoj që ai do të sakrifikonte një mijë ose një qind nga gjakun i tij, për të arritur qëllimet e tija politike. Ai nuk ishte i interesuar në çifutët e vjetër ose ata të cilët ishin asimiluar në shoqërinë hungareze. "Ju mund të keni të tjerët" ai thoshte "por më lëni mua të kem këtë grup këtu". Dhe për shkak se Kastneri na kishte bërë neve një servis të madh duke na ndihmuar të mbanim kampet e përqëndrimit në mënyrë paqësore. Unë do ta lë grupin e tij të arratiset".


Lexuesit gjithashtu do të habiten të mësojnë që pas ligjeve anti-çifute të Nurembergut u aktivizuan në shtator të 1935, kishte dy flamuj që ishin të lejuar për tu shfaqur në të gjithë Gjermaninë naziste. Njëri ishte i preferuari i Hitlerit, Suatiska. Tjetri ishte flamuri blu dhe i bardhë i cionizmit. Cionistët ishin të lejuar të publikonin gazetën e tyre. Arsyeja për sponsorizimin e kësaj nga ana e Reich III, sipas autorit ishte: Cionistët dhe nazistët kishin një interest të përbashkët të emigronin çifutët gjerman në Palestinë.

Në qershor 21 1933 Federata cioniste gjermane ishte duke dërguar një memorandum sekret nazistëve, në të cilin thuhej në pjesë: "Është opinioni ynë që një zgjidhje e çështjes çifute me të vërtetë do të kënaqte Shtetin kombëtar (Reichin Gjerman), kjo mund të sillet vetëm me bashkëpunimin e lëvizjes çifute që ka për qëllim një rizgjim të vlerave shoqërore, kulturore dhe shpirtërore çifute... me të vërtetë që një rizgjim i tillë kombëtarë duhet së pari të krijojë kushtet deçizive shoqërore dhe shpirtërore për të gjitha zgjidhjet...".

Për habi, Avram Stern lideri i të famshmëve "Stern Gang" në fundin e 1940 bëri një propozim të shkruar Hitlerit me të cilën milicia çifute në Palestinë, do të luftonte në anën gjermane në luftën kundër Anglisë si këmbim për ndihmën e zgjidhjes së çështjes çifute në Europë dhe mbështetjen e tyre në krijimin e një shteti historik çifut. Me këtë date trupat gjermane tashmë kishin marshuar në Pragë duke pushtuar Poloninë dhe kishin ndërtuar kampin e parë të përqëndrimit në Auschwiz.

Sterni kishte lavdëruar mënyrën sesi organizatat cioniste ishin "të lidhur nga afër me lëvizjet totalitare të Europës në ideologjinë dhe strukturën e tyre". Propozimi imoral i Sternit ishte gjetur në ambasadën gjermane në Turqi pas Luftës së Dytë Botërore.

Së fundi unë mendoj se Brenner ka të drejtë kur ai ka shkruar: "Ky libër prezanton 51 dokumente historike për të gjykuar cionizmin për përpjekjet e tij për të bashkëpunuar me Adolf Hitlerin. Fakti, dhe jo unë do t'ju bind ju për të vërtetën e kësaj çështjeje...ekspozimi i rolit cionist në epokën naziste është pjesë e një kërkimi në të kaluarën, e cila është e hulumtuar nga historianët".

Nga William Hughes
Përktheu Ardit Kraja
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi