EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIA ka bashkëpunuar me 1000 spiunë nazistë gjatë Luftës së Ftohtë

Shko poshtë

CIA ka bashkëpunuar me 1000 spiunë nazistë gjatë Luftës së Ftohtë Empty CIA ka bashkëpunuar me 1000 spiunë nazistë gjatë Luftës së Ftohtë

Mesazh  Jon 29.10.14 22:18

CIA ka bashkëpunuar me 1000 spiunë nazistë gjatë Luftës së Ftohtë 7d46c6e06b35f0967a7a8bbfbd471cb5_article

Në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, CIA dhe agjenci të tjera amerikane punësuan të paktën 1000 nazistë si spiunë dhe informues dhe deri në vitet ’90 tentonin t’i fshihnin këto lidhje.

Në kulimin e Luftës së Ftohtë në vitet ’50, forcat e sigurisë dhe agjencitë amerikane, si FBI dhe CIA rekrutuan të paktën 1000 nazistë nga të gjitha rangjet, duke përfshirë edhe ato më të lartat – si “burime” sekrete antisovjetike, informon ‘The New York Times’ duke iu referuar regjistrave të krimeve të luftës të deklasifikuar së fundmi.

Liderët e inteligjencës amerikane besonin se nazistët kishin një inteligjencë për t’u vlerësuar dhe kjo ishte më e vlefshme se ajo që një oficer e konsideroi “dështim moral”.

Për më tepër regjistrat zbulojnë se një ish zyrtar i Schutzstaffel (NS) u punësua nga inteligjenca amerikane edhe pasi ishte dënuar për “krime lufte”. Një tjetër fakt interesant që zbulojnë këto regjistra është që në vitin 1994 CIA i bëri presion prokurorëve që t’i jepnin fund një hetimi në lidhje me një ish spiun në periferi të Bostonit të implikuar në masakrën që nazistët bënë kundër dhjetëra mijëra hebrenjve në Lituani.

Provat e përfshirjes së qeverisë amerikane me spiunët nazistë filluan të njiheshin në vitet ’70, zbulon gazeta amerikane. Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman, por më pas, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.

Megjithatë mijëra arkiva të deklasifikuar dhe intervista me funksionarët e qeverisë aktuale dhe të tjera të mëparshme tregojnë se rekrutimi i nazistëve ishte shumë më i përhapur se sa mendohej më parë dhe se zyrtarët tentuan t’i fshinin ato lidhje për të paktën gjysmë shekulli që pas Luftës së dytë Botërore.

Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar me dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.

“Zyrtarët amerikanë kanë punësuar në mënyrë direkte, ose indirekte ish-nazistë, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre kanë pranuar se kishin marrë pjesë në krime gjatë luftës”, tha Goda, i cili shtoi se asnjë nga ish-nazistët, të cilët ishin spiun të CIA-s, tanimë nuk është gjallë.

/gazetadita/
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi