EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falltaret do të gjobiten nëse gabojnë

Shko poshtë

Falltaret do të gjobiten nëse gabojnë Empty Falltaret do të gjobiten nëse gabojnë

Mesazh  Berti69 13.02.11 20:30

Falltaret do të gjobiten nëse nuk nxjerrin parashikime të sakta

Falltaret do të gjobiten nëse gabojnë Rumani-falltare

Në Rumani pritet të kalojë një projektligj i cili përcakton se falltaret e magjistaret do të gjobiten, ose dhe do të burgosen, nëse parashikimet e tyre nuk dalin të vërteta. Falltaret e magjistaret do të duhet gjithashtu të marrin leje për ushtrimin e profesionit dhe do të duhet t'iu dorëzojnë klientëve fatura.

Kryemagjistarja Bratara Buzea, e cila pohon se i ka marrë aftësitë e saj nga nëna, gjyshja dhe stërgjyshja e saj, në një reagim të saj kundër masave të qeverisë tha: "Ç'faj kemi ne nëse klienti jep të dhëna të gabuara për veten?"

Ndërkaq muajin e kaluar Rumania miratoi ligjin që i detyron falltaret, magjistaret dhe astrologet të paguajnë taksë të të ardhurave si të gjithë të vetëpunësuarit e tjerë. Shumë prej tyre e kundërshtuan ligjin duke mallkuar funksionarët e qeverisë e duke hedhur madërgonë në lumin Danub, por disa të tjera e mirëpritën si legalizim të profesionit.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi