EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferri dhe Parajsa

+2
Fikrro
Admin
6 posters

Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin 11.05.08 16:27

Ferri

Ferri apo skëterra sipas shumë besimeve fetare, është vendi në të cilin pas vdekjes ndëshkohen përjetësisht shpirtrat e njerzve që kanë bërë një jetë të shthurur dhe mëkatare.

Në krishterim dhe islam ferri është i zjarrtë. Në besime të tjera ferri, nganjëherë është një vend i ftohtë dhe i errët (nga e cila rrjedh edhe fjala "skëterrë" në shqip).

Në kundërshtim me ferrin, shpirtërat që kanë bërë një jetë të drejtë, në përputhje me dëshirën e Perëndisë, shpërblehen të banojnë në parajsë.

Sot ferri nënkuptohet në mënyrë figurative, si një gjëndje humbjeje apo mospranie të hyjnores sesa si vend ndëshkues i amshuar.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 24.11.11 22:48, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin 11.05.08 16:29

Ferri
Në krishterim

Në krishterim ferri përfytyrohet si një vend i nëndheshëm, i errët, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqërit, që mundojnë me dhimbje të papërshkrueshme, pikëllim dhe vuajtje të amshueshme shpirtërat e papenduar të mëkatarëve të dënuar. Të dënuarit në ferr munden të shikojnë shenjtorët, të lumnuarit dhe të të penduarit që pushojnë në lumturinë e parajsës apo në pritjen e shenjtë tË purgatorit, por nuk munden të gjejnë qetësi dhe lehtësim, pa asnjë shpresë. Jezusi në veçanti, e ka përshkruar shumë qartë konceptin e "ferrit" në krahasime dhe diskutime të ndryshme, të cilat gjenden në ungjijtë e Mateut dhe Markut:

«"Tani po ju them se do të vijnë shumë nga lindja dhe pernëdimi dhe do të rrijnë në një sofër me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin në mbretërinë e qiejve, ndërsa bijtë e mbretërisë (tokësore) do të dëbohen në errësirë, ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»(Mt, 8,11-12)

* «"Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e Tij, të cilët do të mbledhin nga Mbretëria e Tij të gjitha skandalet e të gjithë vepruesit e padrejtësisë, dhe do t´i hedhin në furrën përcëlluese ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»
(Mt, 13,41-42)

dhe sipas Markut,

«"Nëse syri yt mëkaton, shkule jashtë: është më mirë për ty të hysh në jetë i çalë, sesa të hidhesh me të dy sytë në Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»(Mk, 9,47-48 ).

Ka edhe përmendje të tjera për Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte një luginë ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e përdor atë si metaforë për të shpjeguar dhimbjen e tmerrshme të ferrit, atë të zjarrit. Ai përsërirt shpesh edhe formulën "ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh", gjë që jep një përfytyrim të frikshëm të vuajtjes dhe pikëllimit të ferrit.

Në teologji dhe filozofinë skolastike, ferri është thjesht largësia nga Perëndia, mosprania e dritës së Tij hyjnore, dhe pikërisht këtu qëndron në të vërtetë ndëshkimi skëterror, përtej përfytyrimit poetik.

Në fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dëshirë kah Perëndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vërteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "në amshim" e këtij qëllimi të epërm të dëshirës njerzore, e dënon shpirtin në vuajtjen e tij të amshuar.

Afria, qënia në Perëndinë, nga Perëndia dhe për Perëndinë, është për shpirtin, në rrafshin qëllimor, realizimi i qënies sonë zanafillore, dhe, mbi atë dëshiror, lumturia jonë; në të vërtetë , këta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perëndia, duke u bërë "plani" i vetëm kulmor.

Nuk është Perëndia ai që e dënon shpirtin, pra, por është shpirti që dënohet gjatë jetës, duke mos pranuar "Rrugën e shpëtimit" të ndërtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Në përmasën tejnatyrore të amshimit, përtej kohës nuk është i mundshëm asnjë ndryshim - lëvizje, dhe prandaj Perëndia nuk mund të shpëtojë shpirtrat e dënuar, për të cilët megjithkëtë vuan, si Ati i të gjithë njerzimit.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Admin 11.05.08 16:32

Ferri
Në islam

Ndër besimtarët musliman ferri njihet si xhehenem (arabisht:|جهنم) dhe nënkupton vendin ku ndëshkohën njerëzit pa besimtarë dhe mëkatarë.

Ferri nga muslimanët merret ashtu siç përshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtë i muslimanëve, kështu që në Kur'an ka përshkrime të ferrit si dhe krahasime të vetive të tijë të këqia me vetitë e mira të parajsës (xhenetit).

Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janë një tërësi por janë të ndarë në nivele (jetësore) varësisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra në kuadër të tëresis si ferr ka ferre të ndryhsme nga ai më i lehti (Që kur zjerri ndezet nën këmb truri vlon në kokë) e gjer tek ata më të vështirët.

Ferri nuk është vendbanim i përjetshëm për të gjithë, por ka nga njerëzit të cilët do të kalojnë një pjesë të pasvdekjes së tyre në ferr dhe pastaj do të kalojnë në parajsë, do të thote pas shpagimit për mëkatet e bëra në jetën e tyre.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Ferri Biblik!

Mesazh  Fikrro 13.02.11 14:44

Ferri Biblik

Ferri dhe Parajsa Lastjudg

Në ç’moment të zhvillimit të tij intelektual, njeriu antik flijoi zjarrin, simbolin e përparimit të tij madhor teknologjik të asokohshëm, në altarin e fesë – me qëllim që Zoti i tij, tashmë Unik, ta përdorë si dekor universal të ferrit të tij ndëshkimtar ? Atë zjarr, të cilin ai e kish përvehtësuar me aq vështirësi dhe sakrifica – frut i revoltës titaneske të tokësorit Prometé ndaj tiranisë qiellore së Zeusit !

Përgjigja duhet kërkuar në tekstet e shenjta, Bibla mes të tjerësh, që gjithmonë kanë nxitur debate të gjalla mes teologëve dhe filozofëve – lidhur me vendin dhe rolin që i është rezervuar në të, ndëshkimit qiellor dhe në mënyrë të veçantë ferrit. Bibla (shënimi 1) përmban katër shprehje të përvetshme, të cilat sipas rastit janë interpretuar ferr, sinonim i zjarrit të përjetshëm. Dhjata e Vjetër – hebraisht në origjinal, përmban fjalën « sheol », të përsëritur 65 herë dhe të përkthyer në 31 raste « ferr » dhe herët e tjera « vendbanim i të vdekurve », « gropë » ose thjesht « varr ». Dhjata e Re përmban tre të tjera – në gërqisht kësaj rradhe, të përkthyera gjithashtu ferr, gropë ose varr : « hades » (i shfaqur 10 herë), « tartaro » (1 herë e vetme) dhe « gehenne » (12 herë).

Cili pra është përfytyrimi i ferrit për hebrenjtë parabiblikë, autorë të Torah-ut, të Neviim-it dhe të Ketuvim-it, të përmbledhura brenda atij korpusi që njihet nga të krishterët me emrin Dhjata e Vjetër– dhe më tej, përfytyrimi i Apostujve ungjillorë – shkrues të Dhjatës së Re, hebrenj tashmë të krishtëruar ?

Sikundër dhe në të tjerë popuj, besimi në jetën e përtejme është element esencial i fesë hebraike primitive dhe para së gjithash, një e tillë jetë i përgjigjet një gjendjeje të egzistencës të reduktuar, një vendi të quajtur sheol. Por ndërkohë që vendndodhja e tij është e papërcaktuar, gjendja e shpirtrave në këtë sheol mbetet fort e errët. Ndoshta pasi edhe arsyeja e hebrenjve të asaj epoke ishte e pafuqishme – ende e pandriçuar nga rrëfimi hyjnor - ose më mirë të themi, pozitivizmi dhe prakticiteti i racës ishin fort pak të afta për të spekulluar mbi « të përtejmen » individuale.

Sigurisht që hebrenjtë reflektonin dhe shqetesoheshin për atë botë, por në rradhë të parë ata mendonin për këtë tjetrën, për mjetet dhe metodat e nevojshme për të arritur lumturinë individuale dhe pasurimin e përbashkët. Sidoqoftë, përmes rënieve, ngritjeve, ndëshkimeve apo sukseseve, kronika e ndërtesës teokratike të Izraelit – ashtu sikundër e përshkruan Dhjata e Vjetër deri në periudhën e mbretit David dhe më tej – në të gjitha aspektet e saj morale, sociale apo politike shpreh përgjegjësinë morale të elitave, fajësitë dhe gabimet e tyre – përuljen, të denja për ndëshkimin por edhe për faljen e Krijuesit Jahve.

Veçse kjo përgjegjësi morale e hebrenjve përpara Krijuesit shfaqet në terma aspak hyjnore : Ligji i Torah-ut (Levitiku 11-24 ; Deuteronomi 15-45) përmend një varg ndëshkimesh për të gjithë ata që shkelin preceptet e shenjta por këto ndëshkime janë thjesht tokësore. Sa për jetën e ardhshme, ajo mbetet e trishtë dhe e zymtë ; vetëm disa shpirtra sipërore mund të shpresonin në një perspektivë shpëtimi mesianik – zaten po ato ndërgjegje të ndriçuara që parashikonin ndëshkimet morale në sheolin e përtejmë.

Fillesat e një ndjeshmërie individuale dhe kolektive ndaj ndëshkimeve që rezervon jeta e përtejme shfaqen pas Kronikave, me Librat e vjetra morale si Jobi dhe Ekleziasti, të përmbledhura në gjirin e Ketuvim-it gjatë periudhës helenistike të vonët. Ndryshe, është shqetësimi mbi raportet e përmbysura mes pasurisë dhe virtyteve të kësaj bote që ngrenë çështjen e ndëshkimeve në botën e përtejme.

Por sidoqoftë, duhet të vinin Profetët e mëdhenj, saktësisht Isaia, Ezekieli, Danieli, Zaharia dhe Malakia që më në fund, Krijuesi të shpaloste perspektivën e jetës së përtejme si edhe ndëshkimet e sheolit për për të dënuarit, mëkatarët – lë ligjtë Babilonas, Asirianë dhe Egjiptianë – gjykimin e fundit !

Por edhe nëse zjarri spastrues mbetet një armë e preferuar e Krijuesit, ai nuk bën pjesë në takëmet e sheolit hebraik. Dhjata e Vjetër e paraqet këtë të fundit si një « vend të fshehur », i adaptuar për gjendjen e njeriut që vdes dhe pas vdekjes, një e përtejme e padeshifrueshme ku vdekatari i thjeshtë përfundon i heshtur dhe i pandërgjegjshëm. Le ta quajmë pra këtë sheol - pse jo - ferr të hebrenjve.

Sidoqoftë, një sheol-ferr që nuk korrespondon aspak me imazhin e sotëm të ferrit, një sheol ku zjarri mungon mizorisht. Duhet të dilte në skenë libri i Enokut - Henoc jetëshkurtri, patriarku i shtatë pas Adamit, ai që « eci me Zotin përgjatë treqind vjetësh, dhe që më tej shkoi, pasi Zoti e mori » – sikundër thotë edhe Dhjata e Vjetër (Gjeneza 5 :23, 24) për të patur edhe një nga të rrallat vizione kozmologjike të sheolit.

Ky libër paraqet sheolin si të ndarë në disa zona - : në të parën, të drejtët dhe shenjtorët presin gëzueshëm ditën e Gjykimit (Ungjilli sipas Llukës e quan këtë vend « Gjiri i Abrahamit ») ; në zonën që vijon, të ndershmit jo fort të përmendur presin me durim shpërblimin e merituar ; në tjetrën, të ligjtë ndëshkohen dhe presin gjykimin e fundit dhe në të fundit, të ligjtë që nuk meritojnë ringjalljen vuajnë ndëshkimin e tyre të përjetshëm.

Por ajo çka tërheq vëmendjen në këtë tekst, autorësia e të cilit mbetet e errët – fillimisht e shkruar nga hebrenjtë, më tej e rishkruar nga helenët e Aleksandrisë dhe e rikopjuar nga duar etiopiane - është pikërisht imazhi i zjarrit si mjet ndëshkimi hyjnor ndaj mëkatarëve (90 :13 ; 99 :5) si edhe ferri i përflakur, i rezervuar ndaj të gjithë atyre që kanë përbuzur të Përzgjedhurin e Zotit, Birin e tij (62 :14).

Përfundimisht, eskatologjia skëterrore hebraike – ajo doktrinë teologjike që merret me objektivat fundore të njeriut dhe me shëndrrimin përfundimtar të botës - paraqitet shumë më sipërore se sa simotrat e saj pagane. Vërtet që edhe në të, ndërhyrja e Zotit mbetet vendimtare dhe fort e dukshme – për të mos thënë shpëtimtare - por sidoqoftë, asaj i mungojnë mitet e Helenëve, panteizmi i Persëve, animizmi i Babilonasve, metempsikoza e Indianëve, sikundër dhe faraonizmat përrallore egjiptiane.

Tek hebrenjtë, njeriu është krijuar nga Zoti për Zotin dhe ky Zot – Providencë transhendent dhe krijues, i drejtë por xheloz - sa i dashur dhe i kujdesshëm po aq i dhunshëm dhe hakmarrës – ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të komunikuar me krijesën e tij, të krijuar sipas imazhit të vet – mesazhin mesianik. Nëpërmjet Fjalës së tij dhe duke vringëlluar ndëshkimin e gjykimit të fundit, ai vigjëlon parreshtur mbi çdo krijim të duarve të tij në këtë botë dhe në atë tjetrën.

Gjatë shekullit që paraprin Krishtin–Jesus, mendimi hebraik lidhur me jetën e përtejme fillon të precizohet dhe shfaq idenë e dy gjendjeve të ndryshme të shpirtrave në rrugëtimin e tyre : një gjendje për të Drejtët dhe një tjetër për të pafetë, adeptët e blasfemës. Këto dy koncepte qëndrojnë në origjinë të dy fjalëve-shprehje të reja, që karakterizojnë dy ekstremet kozmogonike.

Qielli ose parajsa, e rezervuar për të parët dhe ferri-gehene, vend vuajtjesh dhe mundimesh, ku përfundojnë të dytët, të gjithë ata që refuzojnë drejtësinë dhe dashurinë e Zotit. Që të dyja gjendjet janë të pandashme nga ideja e një drejtësie hyjnore pas vdekjes – sikundër dhe të zgjedhjes së lirë njerëzore, përcaktuese e statusit përfundimtar.

Në paraqitjen e saj të ferrit, Dhjata e Re lejon të kqyren tre faza : nëpërmjet ungjillit, Krishti shfaq plotësisht substancën e teologjisë së ferrit-gehene – një vend i llahtarshëm ku mbizotërojnë përbuzja si dhe mallkimi i Zotit (dam), zjarri, ndëshkimi i përjetëshëm i çdo mëkati vrastar ; në kuadrin e teologjisë së tij të shtjelluar në Epitrat, shën Pavli (Paul) zhvillon në mënyrë sintetike eskatologjinë skëterrore ; së fundi, në Apokalipsin e tij, nëpërmjet vizioneve ngërthyese, shën Jani (Jean) përvijon realitetin e plotë – dhe pjesërisht material – të vendit dhe të vuajtjeve në atë greminë të zjarrtë ku do të gjenden në shekuj të shekujve të gjithë adeptët e Qytetit të të Keqes. Risija në këtë rast qëndron pikërisht në përdorimin e fjalës « gehene » - ferr në letërsinë apokaliptike, paralelisht me përdorimin e fjalës hades e cila mbetet sinonim tashmë i helenizuar i sheolit të dikurshëm.

Kështu, në Ungjillin e tij (9:42-48), Marku vendos në gojën e Krishtit fjalët e mëposhtme (të më falin besimtarët për « egzotizmin » e përkthimit):
. « .. dhe në se dora tënde bëhet për ty sebep i të qorollepsurit, prije, ja vlen më mirë të jesh dorac por në jetë se sa me të dyja duart dhe të shkosh në gehene, në atë zjarr që nuk shuhet kurrë.

Dhe në se këmba tënde bëhet sebep i qorollepsjes, këpute ; më mirë këmbac dhe në jetë se sa me të dy këmbët dhe të përfundosh në gehene. Dhe në se syri tënd bëhet sebep i qorollepsjes, kërreje ; më mirë qorr por në mbretërinë e Zotit se me dy sy dhe në gehene, ku krimbi i tyre nuk ngordh kurrë - in gehennam ignis inextinguibilis - dhe ku zjarri nuk shuhet kurrë - ignis non extinguitur. ».

Në Apokalipsin e tij (20 :12-14), shën Jani shprehet :
« … dhe të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre, sipas atyre që ishin shkruar në këto libra.. Dhe të vdekurit dhe qëndrimi i të vdekurve u hodhën në pellgun e zjarrit. Eshtë kjo vdekja e dytë, pellgu i zjarrit. Sejcili që nuk ishte shkruar në librin e jetës u hodh në pellgun e zjarrit »
Ibidem (21 :8) :

« … për frikacakët, jo-besimtarët, të llahtarshmit, vrasësit, të paturpshmit, magjistaret, idolatrët dhe të gjithë gënjeshtarët, fati e tyre do të jetë në gehene, në pellgun e djegshëm të zjarrit dhe të squfurit, që është edhe vdekja e tyre e dytë ».

Lexuesit e sprovuar të Ungjillit vërejnë se fjala gehene është një shtrembërim dhe greqizim i shprehjes hebraike « hinom », emërtimi i një farë lugine me të njejtin emër në jug të Jeruzalemit, e përdorur si depo plehrash që prej lashtësisë, ku squfuri përdorej për të ushqyer zjarrin « e përjetshëm » dhe ku – sipas rastit – përfundonin kërmat e kafshëve dhe trupat e kriminelëve të gjykuar dhe të egzekutuar, por që s’kishin gjetur varr. Kështu, imazhi i Apostujve lidhur me ferrin qiellor dhe zjarrin e përjetshëm të tij ushqehet dhe frymëzohet, sikundër dhe pritet, nga realiteti tokësor i epokës.

Nga momenti që egzistenca e ferrit dhe e zjarrit të përjetshëm s’mund të vihet më në dyshim, pasi tashmë elementë përbërës të Librave të Shenjtë dhe si rrjedhim të vetë dogmës, Etërve të parë të Kishës ju desh të shpalosnin thesare të mendimit filozofik-kishtar lidhur me një varg problemesh të natyrës « praktike », si për shembull : cila është natyra e zjarrit në të cilin duhet të digjen të ndëshkuarit ?

Pa hyrë në meandret e këtij mendimi, le të përmendim se ai mobilizoi mendjet më të ndritura të epokës dhe shkaktoi jo pak viktima mes më të pabindurve, mes të cilëve Origjenin (185-254) - teolog i shquar i gjuhës greke dhe adept i Platonit, ithtar i shpëtimit të përjetshëm dhe themelues i herezisë të origjenizmit.

I ndjekur nga Klementi i Aleksandrisë (160-220), ky Origjen spjegon se zjarri i përmendur në Shkrimet e Shenjta është metafizik dhe inteligjent ; ai shpreh pendesën e shpirtit mëkatar nga kujtimi i mëkatit të kryer dhe ushtrohet jo mbi mishrat por mbi vetë shpirtin – ai nuk konsumon por depërton përmes shpirtit, dhimbjeve të të cilit për shkak të mëkateve të kryera i duhet shtuar pamja e mirësisë që ju shpaloset të zgjedhurve nga Zoti dhe që ju mungon të ndëshkuarve.

Më eklektik, shën Gregori i Nyse-s (335-395), një nga etërit më të shquar të Kishës së Lindjes, vjen si përfaqsues i gjithë atyre që besonin se ky zjarr është metaforik. Në Fjalimin Katekizmik, ai shprehet :
. « Jeta e dhimbshme e mëkatarëve (në atë të përtejmen) s’mund të krahasohet me asgjë që shkakton vuajtje në këtë tonën. Edhe sikur t’i vemë të njejtat emra që njohim këtu ndëshkimeve të përtejme, ndryshimi mbetet i pamasë.

Me fjalën zjarr ju jeni mësuar të konceptoni një gjë krejtësisht të ndryshme nga zjarri i këtushëm, pasi ai atje zotëron një veti që ky këtu nuk e ka : i pari nuk shuhet kurrë ndërkohë që përvoja ka zbuluar jo pak mënyra për të shuar tjetrin – dhe diferenca është e pamatë mes një zjarri që shuhet dhe zjarrit të pashueshëm…

Shkrimet na mësojnë se të mallkuarit do të ndëshkohen me vuajtje të drejta, që janë zjarri, terri, krimbi, që të gjitha vuajtje të përbëra nga elementë materialë. Shpirti, meqënëse është thjesht shpirtëror, nuk mund të preket asnjëherë nga zjarri. Si ka mundësi që terri mund ta torturojë shpirtin, pikërisht atë që nuk zotëron organe pamore ? Çfarë vuajtje mund t’i shkaktojë atij krimbi, i cili mund të prekë trupin, por askurrë shpirtin ? »

Propagandist praktik, shën Jan Kristozomi (Gojëarti) (349-407), Doktor i Kishës dhe Patriark i Konstandinopojës, në homelinë e tij mbi shën Matinë (Mathieu) shprehet :
Atje (në gehene) askush për t’ju mbrojtur, askush për t’ju shpëtuar ; ju nuk mund të shquani fytyrën e qetë dhe të ëmbël të Shpëtuesit… të paktën, mbi tokë kemi mundësinë t’i përulemi Perandorit, t’i lutemi dhe të fitojmë në këtë mënyrë lirinë e ndonjë të dënuari.

Por në ferr, kj o është e pamundur ; atje asnjë falje ; atje gjendemi mes vuajtjeve dhe dhimbjeve të papërshkueshme. Nga momenti që jemi të dënuar në zjarr, humbim natyrisht Mbretërinë dhe kjo gjë përbën edhe fatkeqsinë më të madhe.

E di se shumëkush trembet vetëm duke dëgjuar emrin gehene, por unë deklaroj se humbja e kësaj lavdie sipërore është edhe më e tmerrshme se sa vuajtjet e gehenes... një humbje e asaj la vdie që do të na bënte përjetësisht të lumtur ; çfarë torture kjo e të qenit një objekt përbuzjeje nga Krishti, të mund të ndjesh nga goja e tij : nuk ju njoh më ; të akuzohesh prej tij se nuk ke dashur t’i japësh për të ngrënë kur Ai ishte nevojtar. Më mirë të goditesh nga mijra rrufe se sa të shohësh këtë fytyrë kaq të butë të shmangë vështrimin nga fytyra tënde, këta sy kaq të qetë të të kqyrin me indinjatë.

Për herë të parë kështu, Ati i kishës ortodokse përmend shkoqur atë çka teologjia e mëvonshme do ta cilësojë si vuajtja e dam-it. Një zhvillim cilësor i natyrës morale dhe njëkohësisht, shprehje e kompleksitetit të sensit të vetë krishtërimit që do të përbëjë edhe esencën teologjike të kësaj Kishe të konsideruar si universale : besimin solemn mbi personin e Krijuesit të saj hyjnor. Veçse në kuadrin e kësaj feje të re, ky Krijues nuk mjaftohet me atributet e tij të vjetra hebraike : as me mesazhin profetik abrahamik as edhe me aksionin shpëtimtar moisian.

Tashmë Fjala jashtëkohore dhe jashtëtrupërore zbret në tokë – njeri mes njerëzve ; ajo mishërohet në gjirin e një gruaje, Marisë, dhe pjella e saj Krishti – njëkohësisht Zot dhe njeri – është bartës universal i mesazhit dhe e aksionit.

Qëndrimi ndaj Krishtit përbën edhe gurin themeltar të kësaj feje – objekt kundërshtish heretike dhe pohimesh dogmatike të një varg Koncilesh të shenjta (njëzet të tilla), nga ai i Nikesë (në vitin 335) deri tek ai i Vatikanit (1869-1870). Ai pasqyron vështirësinë konceptuale të të pranuarit njëkohësisht të unitetit të substancës së personit Krisht nëpërmjet dualitetit të natyrave të tij – hyjnore dhe njerëzore – si edhe të dy vullneteve të tij natyrore aspak të kundërta – hyjnor dhe njerëzor.

Mjafton t’i referohemi përmbajtjes dogmatike të përcaktuar që prej Koncilit të parë dhe të pandryshuar prej shekujsh :
« Biri i Zotit, i vetmi i ngjizur prej Atit, çka do të thotë nga substanca e Atit, Zot i Zotit ; i ngjizur dhe aspak i krijuar, bashkësubstancial me Atin nga i cili të gjitha sendet janë bërë në Qiell dhe mbi tokë ; i cili, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, ka zbritur dhe është mishëruar, u bë njeri, vuajti, u ringjall ditën e tretë, u ngjit në qiej nga ku edhe do të rivijë për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit »
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fikrro 16.02.11 20:28


Metafizikë e ferrit (1)


Ferri dhe Parajsa Enfer_s

« Sot prifti na foli për ferrin dhe vuajtjet e mëkatarëve…»

E hoqa për një çast vëmendjen nga rryma kompakte e njerëzve në metro. Kqyra disi pjerrtas profilin e tim biri që përpiqej me sa mundej të shtrinte çapin, me gjithë peshën e çantës në kurriz dhe zbulova një shkëndijë djallëzie në vështrimin e tij të kaltër :
«… por nga momenti që askush nuk është kthyer prej andej, si mund të jetë aq i sigurt ai në përshkrimin e tij ? »
« Ndoshta këtë siguri ai e gjen në Bibël, pasi aty-këtu ky libër flet për ferrin » - ju përgjigja pa pikë sigurie.
« Pse, ai që e ka shkruar Biblën, ka qënë vallë në ferr ? » - kësaj rradhe sinqeriteti ndihej dukshëm në zërin e fëmijës.
« Ai ose ata që e kanë shkruar, kanë qenë frymëzuar nga fjala e Zotit që mes të tjerash, ka krijuar edhe ferrin ».
« Përse atëhere Zoti që është Mirësi krijoi ferrin dhe çon njerëzit në të ? ata njerëz që i krijoi po ai vetë sipas imazhit të tij ? »
Në vend të tij do të kisha pyetur : kur e krijoi Zoti këtë ferr, përpara apo pas krijimit të Adamit dhe Evës ? por u turrëm për të kapur atë farë treni nëntokësor dhe duhet thënë patëm fat pasi dera metalike u mbyll rrafsh me shpinat tona.

Nëse ferri sipas biblës ishte bërë për Satanin dhe engjëjt e tij të nxirosur, Egësirën, profetin e rremë dhe të gjithë ata që nuk përmendeshin në Libër, ky ferri tjetër ku gjendeshim ishte bërë për « djajtë » e vegjël, të thjeshtë dhe pa pretendime. Për turmën shumëngjyrëshe dhe shumëgjuhëshe, të lodhur dhe kutërbuese, e cila për hir të një mrekullie tokësore mbetej e padukshme në rrugët e gjera dhe të qeta të mbitokës, në magazinat e mëdha të ndritshme dhe erëmira të qendrës së qytetit. Ndoshta, pasi ata janë ngjizur me të njejtën lëndë transparente të ëngjëjve.

Në qetësinë e shtëpisë, kujtimi i një të tillë bisede më shtyu drejt vargut të kundërshtive jo fort të përditshme : parajsë - Ferr, Zot – Satan, engjëj – djaj.. dhe më tej, dritë – errësirë, krijim – shkatërrim, mirësi – ligësi…. Sikundër një e fryrë e shkujdesur që shpurrit hirin e ftohtë të vatrës, mendimi heterodoks zbuloi gacën e ndezur dhe djegëse të fshehur mes shtresës së trashë të të vërtetave të vjetra.

Megjithëse dikur, formimi ynë ateist trushpëlarës mbështetej mbi dialektikën e kundërshtisë, në krye të të kundërtave qëndronte materja si dhunë dhe fjala si ideologji dhe aspak ideja si dije apo morali si arbitër. Me një fjalë, simbolika jonë tokësore e mbijetesës, e materializuar në fillim me shpatën dhe më tej me kazmën dhe pushkën, këto hekura të nëntokës - atribute të trupit, qe në antitezë të plotë me amëshimin e shpirtit, të mishëruar në kryqin dhe librin, këto derivate të pemës së përjetshme.
Një arsye më shumë për t’ju rikthyer leximit, reflektimit, shkrimit ; në ndekje të atij filli të spërdredhur të urtësisë apo të marrisë njerëzore… shkurt, metafizikës.

I përballur që në ag të egzistencës së tij paleolitike me antinominë jetë-vdekje, njeriu e zgjidhi arbitrarisht dilemën duke « shpikur » varrin. Më tej, ai filloi ta mobilojë këtë varr me sende të përditshme (ushqime, armë, vegla deri edhe shoqërues frymorë) me idenë tashmë të formuar se « jeta e përtejme » do të ishte e ngjashme me atë tokësore, një përzgjatje e jetës reale. Një kohë më pas, ai u detyrua të pranojë se gjurma e vetme e kësaj simbolike mortore në kujtimin e të gjallëve paraqitej si një zhytje e pafund drejt harresës, drejt hiçit.

Tashmë në epokën neolitike, duke u projektuar në një logjikë mistike parafetare që sugjeronte qenien e një varg forcash hyjnore që rregullonin egzistencën njerëzore, e vetmja zgjidhje « racionale » që paraqitej para njeriut ishte pikërisht ndarja fatlume e trupit nga shpirti.

Një zgjidhje që bashkonte dëshirën e lumtur - rishfaqjen e shumëpritur të qenies së dashur, tashmë të përcjellë me ceremoni drejt banesës së fundit, dhe realitetin e trishtë – përmbajtjen e krimbur, të pluhurosur dhe minerale të varrit, konstat i përvojave të plaçkitjes së varreve dhe i kuriozitetit të sëmurë. Trupi, kjo mbështjellje materiale, e përkohshme - pra e vdekshme dhe e shkatërrueshme e qenies, mbyll rrugëtimin e tij tokësor në varr, ndërkohë që shpirti tashmë i çliruar nis një rrugëtim të ri, drejt horizontesh të reja – imagjinare dhe të imagjinuara.

Megjithatë, edhe kjo zgjidhje e shpirtit fluturak paraqet disa vështirësi konceptuale, të vëna në pah nga pyetje krejt të natyrshme : cila është trajektorja e rrugëtimit të njeriut-shpirt ? ç’vend i rezervohet atij në jetën e përtejme ? Përgjigja mbetet komplekse dhe dhe thelbin e saj duhet ta kërkojmë mes elementëve të kulturës shpirtërore të qytetërimeve ose grup-qytetërimeve dhe nuk është e rastit që gjykimet të reflektojnë një botëpërfytyrim herë-herë linear, karakteristik i botës mesdhetare (Egjipt, Babilonë, Greqi apo Romë), herë-herë ciklik, tipik për Lindjen e Largët (Indi, Kinë apo Japoni).


Ferri mitik.

Djep kulturash dhe mitesh, Mesdheu, realitetin e tij të mesëm tokësor jo fort gazmor, që në lashtësi e ka plotësuar me dy ekstremet e boshtit kozmogonik : një « territor » përrallor i larë në dritë – pikërisht aty ku jetojnë forcat e larta dhe të plotfuqishme që qeverisin vetë jetën, Perënditë - parajsa ; si dhe një « territor » tjetër i errët dhe i frikshëm – aty ku kanë përfunduar perënditë e mallkuara, rrebele dhe të pamëshirshme - ferri. Më se e natyrshme që i pari të gjendet në pafundësitë e qiellit dhe i dyti në shpellat e thellësisë së tokës !

Cili është kriteri që përcakton ngjitjen në qiell apo zbritjen në greminë ? gjykimi i bëmave dhe i akteve të ish-të-gjallit nga zotërit fuqiplotë që arrijnë të ndajnë tufën në fatlumë dhe të dënuar – pesha e fajeve, e matur me kandarin shpirtpeshues. Aspekti më domethënës i imagjinatës mitike post-mortore është ndërthurja e saj me elementët e strukturës teogonike, karakteristikë thuaj e përbashkët e qytetërimeve të lashta të pellgut mesdhetar dhe të Lindjes së Afërme.

Kështu, « bota e përtejme » e egjyptianëve është një imazh, i ngjashëm me vetë Egjiptin, refleks i pafundësisë të perëndive dhe e zoolatrisë të tij aq karakteristike. Ajo vjen si një rajon i pafund, i ndarë me mure dhe me porta, i rrethuar me këneta të përbaltura dhe i ndarë me lumenj dhe kanale – herë herë të zjarrtë. Shqetësimi më ndrydhës i egjiptianëve ishte pikërisht njohja e itinerarit që duhej zgjedhur si edhe përgjigjet e sakta që duheshin shqiptuar gjatë « provimit » përfundimtar.

Ja përse sarkofaget e tyre përmbanin harta të vërteta si edhe tekste komplekse për të lehtësuar sadopak barrën e të vdekurve përpara turmës së gjykatësve fundorë (dyzet e dy të tillë), mes të cilëve shkëlqenin perënditë Osiris, Thot, Horus dhe Anubis. Ata që e meritonin shkonin me gëzim në mbretërinë e Osirisit, të tjerët që nuk ja dilnin mbanë këtij provimi ishin të dënuar me etje dhe uri të përjetshme në varret e pluhurosura, të detyruar të hanin mutin e tyre, të shqyer nga gjarpërinjtë e stërmëdhenj Apop dhe Sati.

Elementët e ferrit asiro-babilonas shfaqen në epopenë sumere të Gilgameshit (mijëvjeçari i IIItë p.e.s) dhe « Zbritja e Ishtarit në ferr », heroit mbretëror të të cilës për t’i gjetur hyrjen ju desh të shkonte deri në kufirin e fundëm perëndimor, aty ku dielli shkon për të fjetur. Ky ferr paraqitet si imazh i përmbysur i vetë Babilonës : një qytet i tërë i nëndheshëm – Arallu – i mbrojtur nga shtatë mure dhe shtatë porta, i rrethuar nga ujrat e lumenjve. Sumerët dhe babilonasit e quanin « toka pa kthim » ose « shtëpia që kur hyn, askush nuk del ».

Jeta e përtejme bazohet në ambivalencën mes gjumit dhe vdekjes, një egzistencë e zymtë, e lagësht dhe e mykur ; e materializuar në aftësinë e të vdekurve për t’u « zgjuar » dhe për të torturuar të gjallët. Ky ferr babilonas i nënshtrohet një logjike të pamëshirshme : të ndëshkuarit e vjetër formojnë rradhët e demonëve të pangopur, të ngarkuar me persekutimin e të porsaardhurve, të cilët nuk kanë merituar parajsën : vajzat e reja ende të virgjëra, nënat e vdekuar gjatë lindjes, të aksidentuarit apo të mbyturit, të vdekurit pa trashëgimtarë, të vdekurit e pavarr…

Tek Hurritët aziatikë, e vetmja mënyrë për siguruar lidhjen mes botës të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve dhe për të përmirësuar kushtet e « jetesës » të këtyre të fundit ishte kulti ndaj të vjetërve : gjakderdhja - flijimi i kafshëve apo i robërve për të marë me të mirë perënditë e ferrit. (BONNEFOY Y.(dir.) - Dictionnaire des mythologies, Paris, 1981).

Helenët e vjetër, me sa duket, e trashëguan përfytyrimin asiro-babilonas të ferrit nga Hititët e Azisë së Vogël dhe e integruan në kozmogoninë e tyre karakteristike në formë boshti që lejon komunikimin mes niveleve të ndryshme të hapësirës së shenjtë tripërmasore (Parajsë, Tokë, Ferr). Një vizion artistik të kësaj hapësire na vjen prej Hesiodit (Teogonia).

Sidoqoftë, ata kanë meritën e krijimit të një Panteoni të tërë perëndish si edhe të njehsimit për herë të parë të konceptit të ekstremeve (parajsë – ferr) në një strukturë hyjnore të kthyer kokëposhtë : një farë Olimpi të nëndheshëm, i drejtuar nga perëndi të mallkuara. Kështu, pas vdekjes dhe ndarjes nga trupi, të gjithë shpirtrat – psike përfundojnë në mbretërinë e Hadesit, ku presin të gjykohen, përpara se të njohin stacionin e tyre të fundit. Është Hades pra, nga gjinia hyjnore e vetë Zeusit, që mbretëron i plotfuqishëm, në një rajon që fillimisht sipas Homerit (Iliada) gjendet në perëndimin ekstrem – përtej lumit Oqean.

Të tjerë helenë ja gjejnë vendin – gjithmonë nëntokë, herë-herë në stepat perëndimore (?!), herë-herë diku në fundin e botës së qytetëruar helene – në kepin Tenare, në jug të Peloponezit ose në Thesprotinë ilirike dhe të ilirizuar (Eric FOUACHE et al. - L'entrée des enfers de Thesprôtie : du mythe à la recherche d'une rationalité géomorphologique et historique, Université de Paris IV, Université de Lyon II, France).

Pasi kalojnë portën e hyrjes, të ruajtur me xhelozi nga qeni trekokësh Cerber, të vdekurit pësojnë një seleksion fillestar : ata që s’janë varrosur sipas riteve duhet të presin një qind vjet në Ereb. Të tjerët përfundojnë menjëherë përpara një kolegji gjykatësish hyjnorë të përmortshëm Minos, Eaku dhe Radamanti të cilët gjykojnë në funksion të cilësive, të trimërive dhe të difekteve të sejcilit dhe orientojnë turmat sipas meritës.

Më të lumturit përfundojnë në fushat Elizeane – një farë « parajse » e nëndheshme, ku të zgjedhurit gëzojnë një jetë të plotë dhe të këndshme, përpara rimishërimit të ardhshëm dhe ngritjes së tyre në hapësirën përtejhënore.

Ata me më pak fat shkojnë në fushën e Asfodelit ku fantazmat e të vdekurve bëjnë një jetë të trishtë dhe të zymtë, duke mos arritur të fitojnë asnjë përmbajtje mishërore. Përfundimisht të pafatët përfundojnë njëherë e përgjithmonë në Tartar, i administruar nga Titanët, zona më e thellë dhe më e llahtarshme e ferrit, e parashikuar për kriminelët të ndëshkuar me vuajtje dhe tortura fizike dhe psikologjike.

Me sa duket, kjo zonë është e pajetë dhe monotone me liqene të ngrirë, me pellgje squfuri dhe zifti të shkrirë, e rrethuar me lumenj të turbullt dhe me këneta që qelbura, thjesht për të penguar arratisjen e të dënuarve. Hadesi komunikon me sipërfaqen me anë të lumit Akeront (i vuajtjeve) – që rridhte diku në Çamërinë e sotme, një prej pesë lumenjve që rrethojnë banesën e fundit të perëndisë Hades : Stiksi (lumi i urrejtjes), Lete (lumi i harresës), Kociti (lumi i psherëtimave) dhe Flegjeton (lumi i zjarrtë).

Etruskët italikë gjithashtu besonin në ndëshkimin post-vdekatar. Kujdesi jo i zakonshëm në përkushtimin ndaj të vdekurve reflekton konceptin e tyre të ferrit, i përfytyruar nën shembullin e Babilonasve si një vend torturash dhe dëshpërimi për manes (shpirtrat), fati i të cilëve mund të përmirësohej vetëm nëpërmjet flijimeve dhe gjakderdhjes.

Pasardhësit romakë i adoptuan këto rite, bashkë me përfytyrimin etrusk të ferrit – Orcus ose Infernus – të cilëve ju shartuan mitet greke lidhur me Hades-in, zotin e atij vendi, që me atë rast ripagëzohet Pluton. Sipas tyre, hyrja në infernus gjendej diku në shpellat e liqenit Averne.

Në prag të lindjes së feve të mëdha monoteiste (judaismi, krishtërimi dhe islami), njeriu mitik mesdhetar ende heziton qoftë në raportet e ndërsjellta mes trupit dhe shpirtit, qoftë në karakterin e përkohshëm ose të përjetshëm të gjykimit dhe ndëshkimit hyjnor. I parritur, ndoshta i papjekur – ende i zhveshur nga ajo përmbajtje e mëvonshme morale që identifikon ferrin si vatra e të Keqes dhe parajsën si apoteozën e të Mirës - por gjithsesi epik, ai sidoqoftë guxon dhe sfidon vetë Perënditë që i imagjinon sipas shëmbëlltyrës së tij - heroikë.

Nën shembullin e Odisesë, të Tezeut, të Periandrit, të Orfeut bile edhe të Herkulit, ai zbret pa qeder në ferr për të konsultuar të vdekurit, për të siguruar një provë të çmuar, për të çliruar një të ndëshkuar… deri edhe në kërkim të qënies së dashur, pasi sikundër vëren me të drejtë edhe Kadareja « … ferri ju ishte bërë familjar, diçka si qilari i shtëpisë së tyre ». (Ismail KADARE - Eschyle ou l'éternel perdant, Paris, 1988)
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fikrro 19.02.11 20:14

Metafizikë e ferrit (2) - Ferri metempsikik

Ferri dhe Parajsa Chute-enfer2

Vështirësia e parë dhe më e madhe për të depërtuar përfytyrimin lindor të jetës në përgjithësi dhe në veçanti të asaj « përtej vdekjes » është e natyrës semantike, pasi fjalëshoqërimet dhe kuptimi i tyre nuk janë të njejtat me të cilat jemi mësuar në gjuhët dhe kulturat tradicionale perëndimore.

Kështu, budisti për shembull, është i bindur se për çdo qenie të gjallë ka shumë jetë dhe shumë vdekje, se ajo qenie shëtit shumë parajsa dhe shumë ferre – sikundër përball shumë perëndi - një vizion konceptual, gjithsesi në shumës !

Së dyti, për një perëndimor të krishterë, mysliman apo çifut egziston një hendek ontologjik – një dallim cilësor - mes Zotit dhe qenies njerëzore, sikundër mes njeriut dhe kafshës. Nuk është aspak rasti i lindorit budist, taoist, shintoist apo hinduist, i cili mes këtyre kategorive vëren thjesht një dallim sasijor : qeniet e gjalla « qarkullojnë » në mënyrë të zhdërvjellët mes morisë së formave të ndryshme të egzistencës hyjnore, njerëzore apo kafshore… pse jo, edhe bimore.

Të gjitha këto jetë integrohen në një rrymë rrethqarkore, një një rrjedhë që nuk njeh as fillim as fund – samsara - në gjuhën sanskrite, një qerthull që ngërthen edhe vetë Zotët.

Së treti, lindori ka zgjidhur në një mënyrë origjinale çështjen e fatit, nëpërmjet mbajtjes të një ekuilibri delikat mes fatalitetit dhe shlirimit. Fataliteti mer formën e ligjit të pamëshirshëm të karma-s : meqënëse fati i një qënieje të gjallë dhe të ndërgjegjshme është i paracaktuar nga shuma e aksioneve të tij të shkuara dhe e jetëve të tij të mëparshme, askush s’mund të bëjë gjë për të ndjerin që gjendet i vetëm përballë pasojave karmike të jetëve të tij të panumërta.

Rrugëdalja e vetme mbetet kërkimi dhe arritja e Nirvana-s : dalja jashtë vetvehtes, shrrënjosja e çdo pasioni dhe çlirimi nga iluzionet e kësaj bote, ngritja mbi konceptet e të mirës dhe të keqes, arritja e gjendjes absolute – ndërprerja e ciklit të samsara-s. Me të tjera fjalë, kulturat lindore mundohen të minimizojnë rolin e vdekjes, të kësaj hallke të parëndësishme në atë zinxhirin e pallogaritshëm të jetëve dhe të vdekjeve, pasi qëllimi kryesor i qenies është pikërisht dalja nga qerthulli i kushtëzimeve.

Në mbetet diçka për të bërë, është pikërisht kryerja e akteve të mira që do të ndikojnë rimishërimin– metempsikozën – në forma të lumtura dhe largimin nga fatet e dhimbshme : e vetmja drojë nga vdekja është pikërisht pamundësia e kryerjes së këtyre akteve – një rrezik i parashikuar në rrugën e gjatë të rilindjes.

Sipas hinduizmit, në këtë univers që i nënështrohet gjithashtu cikleve të shfaqjes dhe të zhdukjes, shpirti i përjetshëm – atman – përshkon veçse një udhëtim të përkohshëm « përtej », mes dy jetësh. Sipas natyrës së tij të rradhës, ai përfundon ose në parajsat ose në ferret – gjithashtu të përkohshme – numri i të cilave është 8.400.000 (as më pak as më shumë !), ku ai asgjëson nje pjesë të karma-s së tij.

Në këto vende « pa diell », ai i nënështrohet vuajtjeve të panumërta : pjekjes, përcëllimit, shqyerjes, bluajtjes.. përpara se ai të rikthehet mbi tokë : në trupin e një njeriu, për ata që me të vërtetë e meritojnë, të një kafshe për mosmirënjohësit ose të një bime për kriminelët. Një vajtje-ardhje e këtij shpirti që mund të kryhet dy million herë në formë vegjetale, gjashtë million në formën kafshore dhe vetëm dy qind mijë herë në formën njerëzore !

Po t’i besojmë specialistëve, hinduizmi primitiv nuk e ka njohur konceptin e ferrit. Mjaft të lexojmë tekstet indiane Rig-Veda ose Atharva-Veda. I huazuar nga babilonasit, ai hodhi shtat pas shekullit të X p.e.s dhe mori formën e tij përfundimtare pas vdekjes së Budës, duke u pasuruar me Yama-n, mbretin e ferrit dhe me qerthujt karakteristikë, herë-herë të zjarrtë herë-herë të akullt – sipas kategorive të mëkateve.

Për taoistët kinezë, vdekja nuk është një akt i domosdoshëm për të shkuar në parajsë – në parajsat. Mjaft që i gjallë njeriu të zhvillojë një trup të ri gjithmonë më të lehtë, më të përsosur, me anë të një rregjimi special asketik dhe të një jete të virtutshme.

Pas vdekjes, trupi i vjetër i atij që ka mundur të grumbullojë të tilla urtësi dhe dije shpërbëhet në varr dhe trupi i ri tashmë i pavdekshëm i ze vendin ; vdekatarët e tjerë duhet të kënaqen me vdekjen klasike ndërkohë që shpirti i tyre mban rradhën e gjatë për t’u gjykuar nga dhjetë gjykata hyjnore, të përbëra nga dhjetë gjyqtarë sejcila, detyra e të cilëve është t’i gjejnë vendin e merituar sejcilit.

Pjesa dërrmuese e njerëzve – as të mirë, as të këqinj – i rikthehet ciklit të njohjes dhe të riedukimit. Më zullumqarët – kriminelët dhe të tjerë vetëvrasës – duhet të kënaqen me ferret, gjithmonë po aq të llahtarshëm : labirinte gjigande të nëndheshme, i përbërë nga nivele të shumtë dhe nga dhoma të panumërta ku shpirtrat duhet të vuajnë me qëllim që mëkatet e dikurshme të mund të shlyhen.

Legjendat më të besueshme kineze arrijnë të dallojnë 18 nivele ose nën-nivele të ferrit Di Ju, të tjera shquajnë deri në 134 të tillë… çarje më dysh ose më katërsh, prerje e kokës, shkulje e gjuhës, kërrerje e syve, rrjepje e lëkurës, zhytje në puse të fëlliqura, shqyerje, coptim, zjarr, akull, kafshë të egra të pangopura ; sidoqoftë vuajtje që për fat të mirë nuk zgjasin shumë. Dy vjet e katër muaj – koha e domosdoshme para rimishërimit të pashmangshëm.

Budistët – ata të Tibetit – mund të vetëquhen me shans pasi ata zotërojnë Librin e të Vdekurve Bardo Thodol, një farë doracaku i hollësishëm i përtej jetës dhe i mënyrave për të arritur Nirvana-n, parajsën absolute të budistëve. Për të pafatët e zakonshëm, shpirti i tyre endet në bardo – një hapësirë mes vdekjes dhe rilindjes së ardhshme, në kërkim të ndriçimit hyjnor. Në se nuk arrijnë dot brenda 49 ditëve të para, ato duhet të rimishërohen domosdoshmërisht një një formë të re njerëzore.

Sidoqoftë, i ndjeri duhet të braktisë njeri pas tjetrit « trupat e ndryshëm » që e përbëjnë : fillimisht trupin fizik, një apo dy javë më pas trupin eterik dhe së fundi trupin astral – me sa mendohet, procesi më i vështirë pasi është pikërisht ky trup astral që përmbledh pasionet, lakmitë – pra, ndjenjat e ulta. Dhe pikërisht në këtë proces ndërhyn ferri, si një farë « stazhi » i përkohshëm gjatë të cilit shpirtit duhet të filtrohet, të pastrohet.

Ai që ka krijuar ferrin budist duhet të ketë patur dhuntinë e simetrisë : 16 ferre të mëdha – 8 të përvëluar dhe 8 të akullt. Pranë portës së sejcilit gjenden 16 ferre të tjerë të vegjël, pra 256 të tillë periferikë – ose më mirë 272 gjithsej.

Dhe natyrisht, një i tillë bollëk, i çel rrugën imagjinatës më të shfrenuar lidhur me mundimet dhe torturat e rezervuara për ata të gjorët që përfundojnë aty : rërë përcëlluese, flakë përvëluese, kazane në vlim, furra pjekjeje, banja gjaku të shkumbëzuara, sëpata lëkundëse që çajnë më dysh, shpata të varura që presin në rondele… pa llogaritur erërat e acarta, akullin përcëllues, breshërin shpues, shtizat e plevitosura, blloqet e gurta që bluajnë, shkëmbenjtë që shtypin, elefantët e metaltë që petëzojnë…

Pa fjalë, njeriu lindor, eklektik në shpirt dhe në jetë, nuk ka mundur të çlirohet plotësisht nga baza e vjetër panteiste, mbi të cilën fetë e tij kanë lindur dhe kanë hedhur shtat. Në shkallën e tij sipërore, ai ka mundur të imagjinojë një Zot të plotfuqishëm dhe të gjithëgjendur, por sidoqoftë të pashpirt, të vdekur – pa individualitet, pa ndërgjegje të qenies së tij.

Një Zot fatalist që parreshtur ngjiz dhe ringjiz botën, domosdoshmërisht brenda vetvehtes. Një Zot që nuk do askënd, pasi për të nuk egziston as e mira as edhe e keqja – pasi edhe ai vetë nuk mund të jetë as i mirë as i keq. Një Zot që s’është mishëruar kurrë pasi qëndron mbi jetën dhe vdekjen. Përballë një të tillë Krijuesi, të gjitha virtutet aktive të qenies mbeten shkallë të ulta, funksioni i të cilave është përsosmëria e mëtejshme ; një përsosmëri që arrin kulmin me asgjësimin e aktivitetit njerëzor.

Fundi suprem i njeriut është pikërisht humbja e ndjenjës së vetvehtes, heqja dorë nga liria e tij, ngritja mbi ndjenjat më të pastra, mbi dilemën morale të të mirës dhe të keqes, arritja e një stadi ku zhduket vetë diferenca mes qenies dhe jo-qenies – ku sipas budizmit mbretëron hiçi.

Duke u ngritur sferë pas sfere, deri në nivelin më të lartë të kqyrjes – ndoshta i përkëdhelur nga ideja e tejkalimit të vetë Zotit, besimi i lindorit përfundimisht kumbiset përmes qiejve në një greminë të pafund.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  ramush 24.11.11 22:44

Pershkrimi i Parajses
Pikepamje islamike


Dhe nëse pyet për tokën dhe dheun e tij, atëherë është prej miskut dhe safranit.

Dhe nëse pyet për kulmin e tij, atëherë është Froni i më të Mëshirshmit.

Dhe nëse pyet për gurët e tij, atëherë ata janë margaritarët dhe xhevahiret.

Dhe nëse pyet për ndërtesat e tij, atëherë ato janë të ndërtuar me tjegulla të arit dhe argjendit.

Dhe nëse pyet për pemët e tij, atëherë nuk përmban asnjë pemë e cila trungun e saj mos ta ketë të bërë prej arit dhe argjendit.

Dhe nëse pyet për frutat e tij, atëherë ato janë më të buta se sa tëlyeni dhe më të ëmbla se sa mjalti.

Dhe nëse pyet për gjethet e tij, atëherë ato janë më të buta se rrobat më të buta.

Dhe nëse pyet për lumenjtë e tij, atëherë ata janë lumenj prej qumështit shija e të cilit nuk ndryshon, dhe mish të çdo zogu që ata e dëshirojnë.

Dhe nëse pyet për pijen e tyre, atëherë është Tasnim, xhenxhefil, dhe Kafur.

Dhe nëse pyet për gotat e pijes së tyre, atëherë ato janë shumë të pastra dhe të bëra prej arit dhe argjendit.

Dhe nëse pyet për hijen e tij, atëherë një kalorës i shpejt do të kalëron nën hijen e një peme të tij për 100 vjet dhe nuk do ta kalon atë.

Dhe nëse pyet për gjerësinë e tij, atëherë njerëzit e shkallës më të ultë në mbretërinë e tyre do të kenë mure dhe pallate, dhe kopshte prej një distance që duhet të udhëtohet për 1000 vjet.

Dhe nëse pyet për tendat dhe vendbanimet e tij, atëherë një tendë është si një xhevahir i fshehur e cila është e gjatë 60 kutii (90 km) e gjatë.

Dhe nëse pyet për rrokaqiejt e tij, atëherë ato janë dhoma mbi dhoma në një ndërtesë e cila ka lumenj që shkojnë nën ata.

Dhe nëse pyet se sa lartë arrin në qiell, atëherë shiko një yll të shndritshëm dhe që është i dukshëm, gjithashtu edhe ata që janë shumë larg në qiell që shikimet as që kanë mundësi që ti arrijnë.

Dhe nëse pyet për rrobat e banorëve të tij, atëherë ato janë prej arit dhe argjendit.

Dhe nëse pyet për shtretërit e tij, atëherë mbulesat e tyre janë prej argjendit më të mirë dhe janë të vendosur në shkallët më të larta të tyre.

Dhe nëse pyet për fytyrat e banorëve të tij dhe bukurin e tyre, atëherë ata kanë një pamje si të hënës.

Dhe nëse pyet për moshën e tyre, atëherë janë të rinj 33 vjeçar me figurë te Ademit, babait të njerëzimit.

Dhe nëse pyet se çka do të dëgjojnë, atëherë është këndimi i grave të tyre,dhe prej Hyrijave dhe më e mirë se kjo zërat e Engjëjve dhe të Pejgamberëve, dhe më të mirë se kjo është Fjala e Zotit të Botëve.

Dhe nëse pyet për shërbëtorët e tij, atëherë janë djelmosha të ri të një rinie të përhershme të cilët ju ngjajnë xhevahirëve të pagrimcuar.

Dhe nëse pyet për nuset dhe gratë e tyre, atëherë janë të reja dhe lëngu i rinis lundron nëpër gjymtyrët e tyre, dielli vrapon me bukurin e fytyrës së saj nëse ajo e tregon atë, drita shndrit ndërmjet dhëmbëve të saj kur ajo buzëqeshë; nëse e takon dashurin e saj, atëherë thuaj çka të duash në lidhje me takimin e dy dritave, ai e sheh fytyrën e saj të rrumbullakuar përmes faqeve të saja sikurse ta shikon një pasqyrë të lustruar dhe ai e sheh shkëlqimin prapa muskujve dhe eshtrave të saj; po të paraqitej ajo në botë, ajo do ta mbushte çka ka ndërmjet qiellit dhe tokës me një erë të bukur, dhe gojët e krijesave do ta lavdëronin atë, dhe do ti dhuronin madhështi të madhe dhe çdo gjë ndërmjet lindjes dhe perëndimit do të zbukurohej për të dhe çdo sy do të largohet prej çdo gjëje përveç prej saj dhe dritës së diellit do të ia kalon njëlloj sikurse që drita e diellit ia tejkalon dritës së yjeve, dhe çdonjëri në fytyrë të tokës do të besoj në të Gjallin e Përhershëm, Ai i Cili e furnizon dhe e Mbron çdo gjë që ekziston.

Dhe mbulesa në kokën e saj është më e mirë se bota dhe e gjithë ajo që është në të, dhe ajo nuk shton në moshë përveç se në bukuri; e lirë prej ndonjë kërthizë, prej lindjeve dhe hajzeve, dhe e pastër prej mukozës, pështymës, dhe gjërave tjera të papastra, rinia e saj kurrë nuk zbehet, rrobat e saj kurrë nuk vjetrohen, s'mund të krijohet asnjë rrobë e cila është e barabartë me bukurin e saj dhe ai i cili është me të asnjëherë s'mund të ndiej monotoni, vëmendja e saj është e përqendruar në burrin e saj, pra ajo nuk e dëshiron askënd përveç tij, njashtu sikurse që vëmendja e tij është e përqendruar ndaj saj pra ajo është gjëja më e jashtëzakonshme e dëshirës së tij, dhe ai është me të në siguri dhe rehati më të lartë, pasi që atë askush nuk e ka prekur më par qoftë prej njerëzve apo xhinëve.

Dhe nëse pyet për Ditën e Shtimit- Jevmul Mezid (në shpërblim) dhe vizitës të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit, dhe shikimi i Fytyrës së Tij - i lirë prej çdo ngjashmërie sikurse që e sheh diellin në mes të ditës dhe hënën e plot në natën pa re, atëherë dëgjo për ditën që thirrësi do të thërras: O populli i Xhenetit! Zot i Juaj - i Bekuar dhe i Lartë - kërkon që ta vizitoni Atë, pra ejani ta vizitoni Atë! Pra ata do të thonë: Ne dëgjojmë dhe bindemi!

Derisa përfundimisht ata arrijnë në një luginë të gjerë ku të gjithë do të takohen aty - dhe askush nuk do ta refuzon kërkesën e thirrësit - Zoti- i Bekuar dhe i Lartë - do të urdhëroj që të sjellët Froni i Tij atje. Pastaj shtyllat e dritës do të paraqiten, gjithashtu edhe shtylla të margaritarëve, gurë të çmuar, ari dhe argjend.

Më i ulëti prej tyre në shkallë do të ulet në shtresë prej miski, dhe nuk do të sheh se çka u është dhënë atyre të cilët janë të ulur më lartë se ata nëpër karrige. Kur ata të rehatohen aty ku janë ulur dhe janë të sigurt në vendet e tyre dhe një thirrës do të thërras: O Banor të Xhenetit! Ju keni një takim me Zotin në të cilin Ai ka dëshirë që të ju shpërblejë! Pra ata do të thonë: Dhe çka është ai shpërblim? Ai vetëm se na ka shndritur fytyrat tona, na i ka rëndu peshojat tona, na ka futur në Xhenet dhe na ka larguar prej Zjarrit?

Dhe ata duke qenë ashtu, rastësisht një dritë shndrit e cila e përfshin tërë Xhenetin. Pra, ata i ngritin kokat e tyre, dhe çka të vërejnë: Obliguesi - i Lartë është Ai dhe të Shenjtë janë Emrat e Tij - iu ka ardhur atyre prej së larti dhe i nderon ata dhe ju thotë: O banor të Xhenetit! Paqja qoftë mbi ju! Kësaj përshëndetjeje nuk do ti përgjigjen me diç më të mirë se: „O Zot! Ti je Paqe dhe prej Teje është Paqja! i Bekuar je Ti, O pronar i Lartmadhërisë dhe i Krenarisë"!

Pra Zoti - i Bekuari dhe i Lartësuari - do të ju qesh atyre dhe do të ju thotë: O Banorët e Xhenetit! Ku janë ata që e kanë pas zakon të më binden Mua pa më parë Mua ndonjëherë? Kjo është Dita e Shtimit! (Jevmul Mezid)

Pra, ata të gjithë do të përgjigjen me të njëjtën përgjigje: Ne jemi të kënaqur, pra bëhu i kënaqur me ne! Pra, Ai do të ju thotë: O Banorët e Xhenetit! Po të mos isha i kënaqur me ju, nuk kisha për tu bërë juve banor të Xhenetit Tim
ramush
ramush

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Fakiri 24.11.11 23:29

Një herë kalifi i bagdadit,Halifi Harun er-Rashidi e kishte pyetur një mistik(hirësin e tij Behluli Danën)që i kishte dalur para fronit te Halifes i pluhurosur e i lodhur jashtë mase, dukej se kishte ardhur nga një rrugë tepër e gjatë.
- Çfarë është kjo gjendje, Behlul nga po vjen kështu?
- O halife po vij nga xhehenemi.(ferri)
- Çfarë pune kishe në xhehenem?(ferri)
- Më duhej pak zjarr, prandaj shkova për ta marr nga atje.
- Në rregull, a solle të paktën?
- Jo i nderuar nuk e solla dot. Fola me rojet e xhehenemit(ferrit) dhe ata më thanë:
“Këtu nuk është si kujtojnë të gjithë, këtu nuk ka zjarr ashtu si kujtoni ju, çdo kush e sjellin vetë zjarrin e vet nga bota që vijnë” me një fjalë bëhu pozitive që të jesh një lule me armo të mirë parajse(xhenetit) po u në qoftëse bëhesh negativ do të jesh vetë zjarri i ferrit(xhenemit)...........
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Albaniaa 19.07.13 16:44

e, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.





Prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë: në ferr apo parajsë! Kjo është një realitet, që fare pak e kuptojnë pjesa më e madhe e vdekatarëve të rëndomtë të kësaj bote në dinamikën e tyre të mundimshme, të quajtur jetë. Për këtë fat jetësorë jemi fare pak të vetëdijshëm pjesa më e madhe jona. Prandaj, besojmë se s’është aspak e tepërt, që, edhe në një pasus të vogël si ky, ta përsërisim edhe një herë se krejtësisht prej nesh varet se ku dëshirojmë të jetojmë, në ferr apo në parajsë. Dhe ky s’është trill filozofik, as manipulim me elemente mistike. Ky është fakt jetësor. Na nevojitet vetëm pak vullnet i mirë, pak koncentrim, disa çaste meditimi mbi këtë temë dhe do të bindemi për këtë.

Në këtë plan, që në fillim, mund të shtrohet pyetja: Ka apo nuk ka parajsë dhe ferr? Përgjigja më e shkurtër, më e saktë e më e qartë do të ishte: Po, padyshim po. Paragjykimet naive të njerëzve të cekët, të krijuara nga pamundësia e tyre për ta kuptuar esencialisht jetën në thellësinë e saj se -s’ka ferr as parajsë, në këtë rast janë plotësisht irelevante. E kundërta e mendimit të tyre - është e vërtet: Ferri dhe parajsa janë. Ato ekzistojnë. Këto janë dy realitete, dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk janë as abstrakte as të largëta - kushdiku e që shkohet në to kushdikur, kur të vdiset... Ato janë pran nesh, respektivisht në ne. Dhe ne, tërë jetën tonë e tejbartim nëpërmjet këtyre dy realiteteve e nëpër këto dy kualitete të shpirtit, të cilat nuk dimë t’i definojmë, por të cilat emocionalisht i përjetojmë si gëzim apo hidhërim, si kënaqësi apo vuajtje, si lumturi apo dhembje... Pra, ferri dhe parajsa ndodhen aktualisht në ne. Ato konkretisht ndodhen në mendimet tona, në mendjen tonë.



Dy shembuj nga jeta e përditshme për konkretizimin e kësaj:

Rast I: Disa ditë më parë ishim duke ndenjur me një të afërm timin
Takimi ynë tek ai ishte për qejf dhe të gjithë premisat teorike çonin kah konstatimi se i afërmi im, aso çastesh, do të duhej të ishte i lumtur.. Ndeja ishte për qejf. Rituali i pirjes së çajit ishte në zhvillim e sipër. Askënd nuk kishim të sëmurë. Të gjithë ishim në gjendje të mrekullueshme shëndetësore. Por, mendimet negative që kishin kapluar të afërmin tim, nuk ia mundësonin të ishte i qetë. “Ai është ashtu”, “ai tjetri kështu”, “ai tha kështu”, “ai bëri kështu”... Dhe: asnjë grim kënaqësie, asnjë grim lumturie. Në vend se të përjetonim pirjen e çajit, në vend se të shijonim lumturinë e çastit të dhënë, një shqetësim sistematik përcillte mendimet negative që vërshonin njëra pas tjetrës. Pra, një pakënaqësi, një palumturi në vijim. Mendoja: E kush do ta krijonte ferrin shpirtëror për të afërmin tim. Kush do të shqetësohej, kush do të vuante shpirtërisht, kush do të ishte në ferrin e jetës për të, po të mos ishte ai vetë dhe mendimet e tija? I tërë ferri, i tërë shqetësimi pasues i ferrit ndodhej në këtë kualitet negativ të mendimit të tij, dhe pse të gjitha kushtet materiale ishin për të qenë i lumtur. Asgjë nga ajo që na rrethonte në botën e jashtme nuk mund të merrej si arsye e vërtetë që i afërmi im të mos ishte i lumtur, po të mos ishin mendimet negative që vërshonin...

RastII: Shkonim me të afërmin tim në vizitë disa miqve dhe kushërinjve. I afërmi im askund nuk priste se ka për të kaluar mirë. Prandaj, edhe pse në të gjitha vendet ku bënim vizitat pritja ishte në superlativ, ai nuk kënaqej dot. E keqja ndodhet në mendimet tona, sikurse e mira. Në ne është ferri dhe parajsa. Rëndom: ç’pret njeriu në jetë, atë gjen. Kush pret se ka për të kaluar mirë kudoqoftë, mirë do të kalojë. Kush mendon mirë, mirë ka për të gjetur!
Sa e sa njerëz mund të takosh në jetë, që, kur shohin dikë në rrugë, kthejnë rrugën (pa arsye), vetëm që të mos takohen me dikë, i cili asgjë s’u ka bërë, por ja, që ata s’e ndjejnë veten mirë nëse takojnë filanin a fistekun. Njeriu i caktuar mund të jetë vetëm shkasi, shkaku është thellë brenda tyre. Shkaku i vërtet ndodhet në mendjen e njeriut, që ka tremë nga njerëzit, respektivisht në mendimet e tij të kompleksuara.

Pse njeriu mund të ketë tremë nga njeriu, pa i bërë asgjë, pa qenë kurrë të grindur, të rrahur? - Përgjigja është shumë e thjesht: Sepse njeriu i tillë nuk i do njerëzit. Kur nuk i do njerëzit mjaft, njeriu ka frikë nga ta. Thjesht: ti u frikësohesh njerëzve, ani pse po qe se dikush do të ta thoshte këtë, to do të ndjeheshe keq ndoshta dhe nuk do ta pranoje. Paragjykimet tuaja mbi njerëzit të bëjnë të kesh frikë nga ta. Është fatkeqësia më e madhe, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që ti s’mund t’i durosh, s’mund t’i takosh, s’ndjehesh mirë në pranin e tyre. Kjo ndodhet në përpjesëtim të drejtë matematikor: sa më e vogël dashuria (ndaj njerëzve) aq më e madhe frika nga ta. Sa më e madhe frika, aq më e fryrë urrejtja ndaj tyre. Sa më e fryrë urrejtja, aq më i thellë ferri, ferri ynë personal, ferri ynë jetësor i krijuar nga ne - në mendimet tona, në unin tonë, nga paragjykimet tona. E tërë kjo - pasojë nga mungesa e dashurisë së vërtet njerëzore, pasojë nga edukata jonë e keqe familjare e shoqërore.

Vetëm dashuria mund të krijoj parajsën njerëzore, tash dhe këtu. Dashuria e vërtet, dashuria e pastër vëllazërore. Ja, pra, që ferrin dhe parajsën duhet ndërtuar. Ato ne edhe i ndërtojmë, por kemi nevojë të mësohemi të njohim veten, respektivisht mendimet tona, prirjen tonë. Duhet të mësohemi ta kultivojmë prirjen pozitive që do të krijonte parajsën tonë personale e jo ferrin tonë. Dhe të vetëkontrollohemi, të vetëpërmirësohemi. Megjithatë, kurrë nuk është vonë.
Vetëm dashuria e vërtet e njeriut ndaj njeriut, njeriun mund ta bëjë të lumtur. Vetëm njeriu i lumtur mund ta shijoj parajsën. Dhe atë - jo vetëm të kësaj bote. Thjeshtë: dashuria jonë që është kënaqësia, lumturia dhe gëzimi ynë - është parajsa jonë; sakaq: urrejtja jonë, që është vuajtja, mjerimi dhe shkatërrimi ynë - është ferri.

Së këndejmi, formula më e lehtë e shpëtimit, formula magjike, do të ishte: DUAJ! DUAJ ME DASHURI TË PASTËR NJERËZORE! Ofroj dashuri të pastër të afërmit, vëllait, mikut, shokut, njeriut në përgjithësi dhe më s’do të kesh frikë nga ai. Do të shohësh se njerëzit, megjithatë janë më të mirë se sa ke menduar ti. Do të shohësh se më nuk ka arsye të kesh frikë nga ta, të kesh tremë, të lëshosh rrugën pa arsye, të ruhesh nga askush. Vetëm duaj njerëzit dhe më s’do t’ua kesh frikën. Të gjithë do të duken më të afërm, më të mirë, më të dashur. Tani absolutisht s’do të ndjesh nevojë të urresh askënd. Urrejtja jonë - (e përsërisim me vetëdije) është ferri ynë; dashuria jonë - Parisi ynë. Prandaj është fare gjë e lehtë të krijosh parajsën, që vlen në këtë dhe në jetën tjetër. VETËM DUAJ! DHE S’DO TË URRESH MË. Urrejtja s’është gjë tjetër, pos mungesë e dashurisë. Mungesa e dashurisë s’është gjë tjetër, pos mungesë e lumturisë. Mungesa e lumturisë -paraqet aktualisht mungesën e parajsës dhe praninë e ferrit në unin tonë.

Po kush, vallë, mund të ofrojë dashuri të pastër? - mund të shtrohet pyetja në këtë kontekst. Vetëm ai që është i pastër. Ai që ka pastruar unin e tij. E njeriu asnjëherë nuk është i pastruar, derisa nuk është i ndriçuar. Pastrimi është një proces. Proces që vazhdon gjithnjë, deri në arritjen e ndriçimit shpirtëror total. Ti nuk mund të duash me dashuri të pastër derisa në çdo çast në kokën tënde fluturojnë mendime negative. Vetëm kur e kultivon në shpirtin tënd mendimin konstruktiv: Tjetrin e kam vëlla, vetëm atëherë: kur do t’ia lëshosh sytë atij - do t’i kesh plot dashuri, do t’i dërgosh rreze dashurie, rreze pozitive. Ti në atë rast je parajsa për nënën, për shokun, vëllain, mikun, për sytë e tyre, për shpirtin e tyre, pasi së pari e krijove parajsën në shpirtin tënd. Sa herë që i shikon, do t’u dërgosh dashuri. Dashuria dhe urrejtja jonë burojnë përmes tërë qenies sonë, por përmes syve më së shumti. Ata janë pasqyrë e shpirtit. Pra, shlyej nga mendja jote një nga një mendimet e këqija, negative, të ulëta, e egoiste, atëherë çdo gjë do e përjetosh ndryshe... prania e tjetrit për ty ka për të qenë kënaqësi, sikurse prania jote për të.

Ti mund të thuash: po, unë ashtu veproj, por... të tjerët! Krejt kjo të duket ashtu vetëm pse ti nuk je ndriçuar akoma. Ndriçohu! Sill edhe më shumë dashuri, dashuri të pastër! Sill dritë! Ndriçohu ti, secili bartë përgjegjësin për vete. Ne ndonjëherë vërtet dëshirojmë ta ndryshojmë tërë botën, por vetën jo; kur më së bukuri dhe më së lehti do të ishte ta ndryshonim vetveten, respektivisht të takoheshim me natyrën tonë. Të pajisemi, pra me dritë, që drita jonë e dashurisë të djeg errësirën e botës që na rrethon, t’i ngulfasë retë e zeza të egoizmit tonë.




avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  gjilanasi 12.05.14 9:54

Ferri i Buxatit

Ferri dhe Parajsa 1176816267-dino-buzzati

("Viaggio agli inferni del secolo"), kushtuar pikërisht trajtave të hamendësuara e kurrë të para të ferrit, që vetëm nëpërmjet Dantes na vijnë me aq detaje dhe aq konkrete. Pa diskutim produkt fantazie, por që gjithçka në funksion të moralit dhe thelbit të ekzistencës.

Por ndryshe nga Dante, Buxati do ofronte një lloj tjetër ferri në përshkrim, atë që ushqen iluzionin se para se të ndodhet diku në një dimension të padukshëm, ky ferr është mes nesh, në përditshmërinë tonë. Kohezionin e veprës së Buxatit do ta konfirmonte suksesi në teatralizimin e saj një muaj më parë në akademinë teatrore italiane, ku protagonistë do të ishin Alessandra Bedino, Andrea Chimenti dhe Massimo Fantoni.

Në shqip, kryevepra e Buxatit nuk ka pasur atë jehonën të paktën që ka emri i tij. Botimi i "Udhëtim në ferret e shekullit", me përmasën e një libërthi dhe me një "droje" nga cilësia modeste e letrës dhe e kopertinës, nuk ka atë fuqi imponuese në raport me goditjen vizuale që të ofrojnë botimet e sotme, megjithëse daton në vitin 1999 e nxjerrë në treg nga një shtëpi botuese pak ose aspak e dëgjuar. Emri i përkthyesit gjithashtu nuk të ngjall ndonjë kureshtje dhe nuk të kujton ndonjë përkthim të bujshëm. Të vetmet "investime" të fuqishme dhe tunduese për hapin e parë dhe delikat të futjes së kokës nën kopertinë janë: autori dhe fjala "ferr".

Ç`ndodh? Gazetari Buxati (i njohur si ish-korrespondent i "Corriere della Sera"-s për shumë vite), urdhërohet nga shefi i tij në gazetë që të hulumtojë mbi një përmasë ferri që ishte pikasur prej një punëtori metroje në nëntokën e Milanos. Edhe si personazh vetëquhet ai reali Buxati. Ky gazetar, siç e quan veten jo aq trim dhe paksa mjeran, arrin të depërtojë në atë përmasë që për eprorin e tij ishte vetë ferri dhe të mundej ta vëzhgonte me kujdes atë zbulim të frikshëm.

Por gazetari Buxati befasohet jo nga tmerri dhe llahtaria e vuajtjeve njerëzore (duke i`u referuar Dantes), por nga normaliteti i jetës njerëzore, pikërisht aty në ferr.

Befasia e gazetarit Buxati ishte pikërisht përmasa e njohur e asaj jetë aty në nëntokën e Milanos, ku nëpërmjet një zonjushe prepotente dhe shërbëtoreve të saj të hajthme, që ndryshe i quan djallushe, vërtitet në ca korridore dhe labirinte me shfaqje të asaj jete nëpër monitorë, ku nuk ishte veçse ferri vetë. Po ata ishin njerëz si ne, banonin si ne, festonin po si ne dhe i ngisnin makinat po si ne në mbi/tokë.

Gazetari Buxati futet në dilemën shekullore: se mos ferri është këtu mbi tokë! Njeh jetën e atjeshme, mbërthyer po në ato shqetësime dhe kaos si në realitet. Shpesh herë i pohon vetes se ai qytet/ferr ishte Milano, po ku ndahej kufiri mes tyre?! Këtë vështirë ta perceptonte. Dalëngadalë bëhet pjesë e atij realiteti, por gjithmonë me një habi e dilemë që s‘i ndahet; ishte në ferr a në jetë, po aty në Milano?! Dalëngadalë qartësohet për botën ku ndodhej, pasi bëhet dhe vetë pjesë e saj. Arrin të blejë një makinë aty në ferr.

Dhe shkruan: "Kur ngas ‘Bull 370‘ ndjej kënaqësi bishe, një tërësi jetë shtazarake, një etje të jashtëzakonshme për veprime të shfrenuara, dëshira të imponohem, të bëj të më tremben e të më respektojnë. Shija e fyerjes, e epiteteve vulgare dhe si të tilla poshtëruese, pikërisht gjërat që njëherë e një kohë urreja më shumë". Gazetari Buxati arrin t‘i ndërfutet atij misteri që e brente për dimensionin ku ndodhej, duke ndjerë atë norkamonijete në brendësi të tij.

Sapo bëri akt-këmbim si qytetar konsumator, bleu një makinë. "Pastaj, shkruan ai, në mbrëmje, kur në vetminë e pafund të shtëpisë sime ripërshkoj me mendje gjithçka kam bërë ditën, unë frikësohem. Pra, ferri ka depërtuar tek unë, në gjakun tim, unë kënaqem me të keqen dhe turpërimin e tjetërkujt, unë kënaqem të vë poshtë të afërmin, t‘i dërrmoj, unë shpesh do doja t‘i fshikulloja, t‘i rrihja, t‘i poshtëroja, t‘i vrisja".

Pasi është bërë tashmë banor ferri me trajtat e jetës reale, gazetari Buxati ndjek po aty në ferr një mbledhje të këshillit të qytetit, ku urdhërohen punime në disa kopshte të paqme (edhe këto në ferr), ku në njërin prej tyre një vajzë luan me lepurin e saj pas një gëmushe. Tri vendime prej ferri shndërrojnë kopshtet në platforma të frikshme betoni, ferri vetë. Pasi bindet se po përjetonte të njëjtin dimension jete, që i ishte ofruar si ferr, gazetari Buxati zgjidh dilemën e fëmijëve në këtë katrahurë: "Tani do të më kërkohet të korrigjojmë, pasi në ferr nuk mund të ketë fëmijë.

E përkundrazi ka dhe jo pak. Pa dhimbjen dhe dëshpërimin e fëmijëve, që sipas gjasës është më e keqja e të gjitha gjërave, si mund të ishte një ferr "comme - il - faut?" Në fund, gazetari Buxati gjithçka e konsideron të përfshirë në qerthullin e një fati misterioz. Zbulimet e tij okulte qëndrojnë brenda realitetit, aty ku dhe fshihet misteri më i madh që ndryshe e quajmë jetë. Tek "Ushtari i mirë Shvejk", hasim një lloj të ngjashëm përçapje okulte, por që ka të bëjë me transferimin e shpirtrave. Shvejku rreket t`u shpjegojë shokëve të tij se shpirti i një oficeri të vrarë në një betejë mund të kishte kaluar te kali i tij. Mirëpo dhe ngordhja e kalit nga një predhë kishte bërë që shpirti të transferohej te fiziku i ndonjë telefonuesi të kompanisë. Në këtë moment, reagon i irrituar telefonuesi Hodounski, që habitet se përse pikërisht ai duhet të bëhet nishan i talljeve të tilla të çmendura!



Marre nga : Gazeta Shqip
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferri dhe Parajsa Empty Re: Ferri dhe Parajsa

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi