EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stacioni Parajsa

Shko poshtë

Stacioni Parajsa Empty Stacioni Parajsa

Mesazh  Admin 18.05.08 1:01

Stacioni Parajsa

Çdo ditë e më shumë arrij t`a kuptoj se trajtohemi porsi kafsha për t`u shfrytëzuar.
Dele për t`u qethur, lopë për t`u mjelur, qè për të tërhequr barrën, gomer për t`u shaluar… tani shiheni vetë.Vështroj rreth e rrotull vetes e shoh se çdo aspekt i shoqërisë orientohet drejt po këtij qëllimi. Që nga urbanistika deri tek arkitektura, nga ligja tek feja…

Harrojmë të gjitha parametrat e vjetër e fshijmë çdo kujtim e mësim: sot çdo gjë është marketing, çdo gjë është e përcaktuar për kontrollin mendëror të qytetarëve. Morpheus thoshte: ”Ka fusha, fusha të shkatërruara, ku qeniet njerëzore nuk lindin, kultivohen. Për shumë kohë nuk kam dashur t`i besoj, më pas i kam parë ato fusha me syte e mi”.

Qëllimi është të na shfrytëzojnë me teknologjitë e sofstikuara që nuk u lënë vend gabimeve. Meqë fitimi në lojë nuk i lë vend gabimit e si pasojë do çonte në zgjimin e koshiencave kolektive e popullore e pra në një Revolucion Epokal, para të cilit revolucioni francez do të dukej si një piknik në fund të prillit. Le të marrim një shembull të thjeshtë, transporti hekurudhorë: të shkojmë në Roma Termini. në krye të çdo 24 binarëve qëndrorë është i instaluar një maksi ekran prej 50 '' (po kush i paguan këto lojra teknologjike kaq të kushtueshme?).

Të gjithë Maxi Ekranet TV (MSTV) janë të sinkronizuar mes njeri – tjetrit për të transmetuar njëkohësisht të njëjtën sekuencë reklamash, në një det ngjyrash e zërash hipnotizues. Matrikulla audio/video është perfekte, e saktë në detaj, e pamundur t`i shpëtojë vëmendjes sonë. Kush është frekuentues i rregullt i Metrosë është i mbushur plot me këto qindra transmetime që shfaqen në çdo ekran LCD të vagonave që japin apsurditete banale, në praktikë transmetojnë “asgjënë”!
Ti je mbi metro? Në fakt, ti je“në brëndësinë” e metrosë? E, s`ke ç`bën, duhet të thithësh të gjithë publicitetin e vetë metrosë!!! Sikur të kishin vënë një kurs të latinishtes tani do të bëhesha “ciceron i Ciceronit”.
Duke u rikthyer tek Termini, vërej se një murë i vogël bashkon strukturat që mbajnë dy MSTV në krye të binarëve e që përdorej shpesh për t`u ulur, spikatin shumë maja të mprehta prej çeliku inoksidabël.

Përdorimi i çelikut mbase zbulonte se bëhet fjalë për një normë higjene europiane e zbatuar për të evituar shpërndarjen e prapanicave të infektuara të udhëtarëve të shpërqëndruar (përveç abuzive, në fakt Policia Hekurudhore të largon menjëhere nëse guxon të ulesh mbi to!).
Këto nevoja më bëjnë të mendoj telat e thurur që gjënden mbi çati, mbi shtylla, mbi pemë e gjatë kornizës së pallateve në qytetet e mëdha e që kanë si qëllim largimin e pëllumbave (e të zogjve të tjerë) nga një vend pushimi (në lartësi) e për të evituar kështu antiestetikën e glacave (mbi tokë).

Nga njeriu-lëkundës e nga pëllumbi-udhëtues ka lindur kështu njeriu-pëllumb.
Kjo është gjallesë e re është për t`u qëruar për së mbari, pa pushim paqje. Nuk i duhet lënë atyre as strehim e as ndihmë. Nëse njeriu-pëllumb dëshiron të ulet i duhet të shkojë patjetër në një nga “kafenetë” e shumta të stacionit të trenit. Aty mund të ulet e të konsumojë diçka, çfarëdogjëje qoftë: një kafe, një sandwic, apo thjeshte një shishe ujë (“natyral ju lutem” “natyral nuk kemi, vetëm të gazuar” “i gazuari ma shpif fare” “është lehtësisht i gazuar, po t`a tundësh pak bëhet si natyrali” – bisedë që me siguri ka ndodhur realisht!).

E rëndësishme është të shpenzosh, kryesorja është të qërojnë mirë e mirë pëllumbin, të lehtësojnë.
Fundja është për të mirën e tij, nevojitet gjithmonë të udhëtoje i lehtë.
E kush nuk mund të shpenzojë e kush nuk ka mbajtësen e çeliktë çfarë bën? Qëndron i gozhduar para MSTV e fryhet me publicitet ose ulet përtokë!

Nuk ka rëndësi nëse nuk blen asgjë (për momentin), duhet stërvitur e larguar nga mendimi pozitiv, vija llogjike, nga rrezikshmëria “të reflektuarit në liri në krijimtari autonome”.
Në të njëjtën kohë në të cilën ndodh lavazhi i trurit ngarkohet Rrezistenca e brëndshme e konsumatorit. Spote me borxhe fajdesh të personalizueshme, në një orë (“Dreq! Treni im është një orë e njëzet minuta me vonesë, gati-gati marr një kredi ndërkohë!”) e që mund të pagohet në këste mjaft të favorshme (për kë?) këste mujore për 35 vitet e ardhshme...

Rrezistojmë e më në fund mbërrin treni e delja-njeri-pëllumb mund të hypë i sigurtë mbi vagon.
Akoma pak orë udhëtim e më në fund mund t`i pushojë prapanicën e tij të lodhur mbi divanin e rahatshëm e ta shijojë programin e fundit, edicionin e lajmeve.

A është e mundur t`a lënë njeriun-pëllumb vetëm (!) mbi tren? E nëse pengohet mbi një “ngjarje” të paskeduar, të paprogramuar? E nëse vendos të lexojë diçka interesante, instruktive? Mund të dialogonte me një tjetër qënije njerëzore, deri edhe të flinte, mbase të ëndërronte e përse jo të kthehej në shtëpi me ide të çuditshme. Mund të bënte dashuri me femrën e vet apo me burrin e vet, mund t`a mbante televizorin të shuar e të dilte, duke takuar persona të tjerë, Duke Jetuar Një Mbrëmje Reale... mund (herezi!!) RELAKSOHEJ!
Jo, ky udhëtim i lirë nuk ka të bëjë! E ja tek mbërrin shitësi lokal në stacionin e fundit: ajo çfarë na tremb, i lashtë por akoma i pakapërcyer “gazeta e ditës falas”!

Përfshirja është e shpejtë, e rrufeshme, shkatërruese. Nga të dyja anët nuk kursejne në përvetësim e në zjarrshmëri si dhe për t`i ofruar një kopje nga ana e operatorit (do isha kurioz të dija se çfarë kontrate pune kanë mundur të shqyejnë!) si nga ana e udhëtarit i ringjallur nga fakti se po merr diçka gratis!

“DREQ O PUNË E PARA DHE E VETMJA GJË GJATË DITËS QË NUK DUHET T`A PAGUAJ!”

Udhëtari kurajoz merr një kopje, pastaj pa e parë kush me shkathtësi e me lëvizje prej felini kalon pas karrocës shpërndarëse e merr me vete dinak e gjuetar një të dytë e një të tretë kopje!

Të gjitha gratis, harroj faktin se edhe Trojanët morrën gratis një goxha kalë prej druri...
Mbi vagon, në sektorin tim (një vagon mban 90/100 vende për t`u ulur dhe është i ndarë në tre pjesë) janë 26 (njëzet e gjashtë) vende për t`u ulur, të gjitha të zëna nga burra e gra të moshave të ndryshme. Dymbëdhjetë (12) lexojnë me përtacëri gazetën e shpërndarë gratis.

Ishin kopje për t`u shtypur, qe një goxha arritje për Sistemin, apo jo?
Indoktrina është kompletuar.
Për të varfrin njeri-pëllumb nuk pat rrugë shpëtimi (“çdo rezistencë është e panevojshme, do Përfshihesh”).

Tani udhëtari dremit një çikë, lexon pak por nuk kupton asgjë, ngatërrohet, merr nishan divanin, do te rimarrë sigurinë e MOS-mendimit televiziv. Për sigurine e tij, Bankieri Bullafiq Kryetar Suprem i të gjitha këtyre (e shumë të tjera) manovrave, e shikon me butësi e në mënyrë kostante ndërsa udhëtari ynë është në udhëtim.

e mendon: nesër do rinis.
Paratë: stacioni “Roma Termini” është bërë parajsa e marketingut e ofiçina punëtore e kontrollit mendor.
Për t`a përgjithësuar mund të themi pa frikë se që nga mëngjesi në darkë, në çdo moment të ditës e në çdo vend që frekuentojmë ka një kontroll konstant e invaziv për privacy tonë e jetën tonë.
Më shkruani eksperiencat tuaja mbi këtë temë. Udhëtim të Mbarë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi