EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga e jetës

4 posters

Shko poshtë

Rruga e jetës Empty Rruga e jetës

Mesazh  Neo 06.12.10 15:20

TË GJEJMË RRUGËN TONË NË JETË

Rruga e jetës Rruga_10

Shumë prej nesh janë të pakënaqur me punën dhe / ose stilin e jetës së tyre, por pak prej nesh mund të identifikojnë se ç’duan në të vërtetë.

Edhe më pak kanë guximin për të bërë ndryshimet e nevojshme për të gjetur lumturi dhe plotësim.

Ndonëse shumë prej nesh jetojnë me komforte të gëzuara vetëm nga mbretërit para disa shekujve, statistikat tregojnë që gjithmonë e më shumë njerëz përjetojnë zhgënjim dhe depresion. Ne mund të kemi para dhe siguri materiale, por na mungon kuptimi në jetën tonë profesionale dhe sociale.

Sa për mua, unë kam përjetuar një krizë të tillë në moshën 24 vjeçare pasi punova për dy vjet si inxhinier kimik në një fabrikë të madhe kimike. Kisha gjithçka për të cilën më kishte bindur shoqëria që më duhet për të qenë i lumtur, por isha plotësisht i palumtur. Vendosa për të gjetur një punë më kuptimplotë. Kjo nuk do të thotë që një punë e tillë nuk mund të jetë kuptimplotë për dikë tjetër. Punë të tilla kanë patjetër një vlerë të madhe për shoqërinë dhe janë interesante dhe plotësuese për shumë njerëz. Vetëm që nuk ishte ajo për të cilën unë personalisht kisha ardhur në këtë Tokë. Roli perfekt për njërin person mund të jetë i mërzitshëm dhe i pakuptimtë për një tjetër.

Secili prej nesh është mishëruar për të luajtur një rol të posaçëm në këtë teatër jete. Kur gjejmë rolin tonë të veçantë dhe e luajmë me gjithë zemrën, përjetojmë kënaqësi dhe lumturi. Kur nuk kuptojmë qëllimin tonë të jetës ose nuk kemi kurajon për ta jetuar, përjetojmë pakënaqësi dhe zbrazëti. Përderisa nuk lidhemi me qëllimin tonë të jetës, jeta jonë është shpesh mekanike dhe i mungon thelbi.

A ke shkuar ndonjëherë në një dhomë për të marrë diçka, por kur erdhe në atë dhomë, ke harruar se çfarë doje të merrje? Unë po. Edhe kam gjetur se, kur kthehem dhe filloj të shkoj në drejtimin nga erdha, më kujtohet se çfarë po kërkoja. Kjo i takon edhe jetës sonë këtu në Tokë. Jemi shpirtra të pavdekshëm që janë mishëruar përkohësisht për t’u zhvilluar, për të krijuar dhe për të shërbyer. Mirëpo, me të ardhur, harrojmë se pse kemi ardhur dhe harxhojmë jetën tonë duke u marrë me kënaqësi të përcipta dhe aktivitete materiale.

Më në fund, për të mirën tonë, nëpërmjet një sërë ngjarjesh, shpesh të pakënaqshme dhe sfiduese, detyrohemi të shikojmë brenda dhe të rikujtojmë qëllimin tonë të jetës.



SIMFONIA E TOKËS



Bashkërisht jemi si anëtarë të një orkestre të madhe universale. Secili ka pjesën e vet për t’u luajtur. Harmonia e pjesës universale që po luajmë (të quajtur jetë) ka dy kërkesa bazë nga çdo anëtar i orkestrës. Secili së pari duhet ta njohë pjesën e vet, dhe së dyti duhet të jetë në gjendje për ta luajtur.

Të gjitha kafshët dhe bimët në mënyrë të natyrshme dhe instinktive luajnë pjesët e tyre në këtë harmoni. Nuk kanë mundësi zgjedhjeje.

Ne nga ana tjetër, të bekuar me vullnet të lirë, mund të zgjedhim se a luajmë pjesën tonë apo jo. Edhe jemi përgjegjës për të zhvilluar vetitë e brendshme të nevojshme për ta marrë përsipër rolin tonë.

Momentalisht mund të themi që Orkestrës Simfonike të Tokës i mungon shumë harmonia. Shumë prej nesh luajnë një pjesë të diktuar nga egoja jonë në vend të asaj që është më e mira për të mirën e përgjithshme. Pak prej nesh kanë gjetur pjesën e tyre të vërtetë në këtë simfoni, dhe nga pakënaqësia konkurrojnë në vend që të bashkëpunojnë me të tjerët. Prandaj gjetja e rolit tonë në jetë nuk është vetëm e domosdoshme për lumturinë tonë, por edhe për harmoni sociale dhe botërore.



Në disa raste mund të na duhet të zgjedhim midis opsioneve vijuese:

a. Para apo kuptim

b. Komfort apo krijimtari

c. Siguri apo zhvillim

d. “Sukses” social apo përgjegjësi sociale

e. Lumturi e përciptë apo kënaqësi e vërtetë e brendshme

f. Të kënaqim pritjet e të tjerëve apo zërin tonë të brendshëm urtësie.

Duhet të zgjedhim urtësisht.

Robert Elias Najemy
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e jetës Empty Re: Rruga e jetës

Mesazh  yasmin 05.01.11 18:33

Kohet e fundit kam filluar ti bej vetes nje pyetje te madhe : "a me te vertete eshte kjo jeta jone, apo per nje arsye qe akoma nuk e dime,e cila ka nderhyre si shkak kryesor, ka bere qe ne ne fakt te mos jemi duke jetuar jeten tone"????

Po sikur me te vertete, ne te mos jemi duke jetuar jeten tone,atehere si gjindet rruga e jetes??!!! Si gjindet ajo rruge per te shkuar me te vertete tek "jeta jone" ,tek ajo qe na perket ne??

Vertete shpirti yne eshte i pavdekshem,por mos ndoshta ne trupin tim gjindet shpirti i dikujt tjeter dhe jo i imi???

Shpesh me ndodh te ndihem e huaj ne vendin tim,madje e tille ndihem shpesh edhe ne shoqeri....Mos valle e kam vendin diku tjeter ???

Per vete nuk jam e sigurte a jam duke jetuar jeten time,apo te dikujt tjeter....Po ju???? E keni gjetur rrugen e jetes, apo keni gjetur jeten qe me te vertete ju perket???
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e jetës Empty Re: Rruga e jetës

Mesazh  Equinox 05.01.11 19:14

Me kujtohet me pare njerzite nuk kishin te mirat materiale qe kemi sot por ishin me te lumtur dhe jeta e kishte nje kuptim kurse sot shoh njerez qe i kane te gjitha shtepi, makina, tv, iphone....por jane te pa kenaqur me jeten qe bejne.
Mendoj qe kjo vjen nga ajo qe njeriu eshte tjetersuar, eshte bere rob i parase (DUKE VRAPUAR PAS SAJ MENDON QE DO TA GJEJ LUMTURINE) dhe eshte varferuar shpirterisht.
Ata qe shpirterisht jane te ngritur besoj qe e gjejne kuptmin e jetes.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e jetës Empty Re: Rruga e jetës

Mesazh  gjilanasi 05.01.11 21:32

Jetën e kujt po e jeton?

Këte pyetja ja ke borxh vetvetes!
Mendo, zgjedhjet e tua deri me sot!
Te kujt kanë qene, në të vërtetë?
Pergjigjju vetvetes!
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rruga e jetës Empty Re: Rruga e jetës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi