EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prapaskenat e hegjomonizmit grek

5 posters

Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 13.05.10 12:38

''C'do tubim qe organizohet per Autonomine e Vorioepirit,udhehiqet nga prifterinje greke qe mbajne 'grada'te larta si Metropolite.Sic duket keta Metropolite greke i kane zgjidhur punet shpirterore me Perendine dhe tashtme kerkojne te nxisin luftra midis popujve te Ballkanit''

Në prag të diskutimit në BE për heqjen e vizave për Shqipërinë në fillim të muajt qershorit grekët e Greqisë do të mbështesin fuqishëm minoritarët grek për të destabilizuar Shqipërinë në emër të Autonomisë së Vorioepirit.

Këto protesta do të udhëhiqen nga Kisha greke me në krye Mitropolitin e Dropullit, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Protestat do të organizohen me rastin e përkujtimit të nënshkrimit të Protokollit të Korfuzit të 17 Maj 1914.

Ky protokoll erdhi si pasojë e shpalljes nga grekët e Athinës më 14 shkurt 1914 Autonomin e Vorioepirit. Qeveria autonome e vetëshpallur dhe e njohur vetëm nga Athina në atë vit udhëhiqej nga grekë të Greqisë dhe jo grek të cilët jetonin në Shqipërisë.

Sipas trashëgimtarëve të propagandës antishqiptare të udhëhequr për shumë vite nga i ndjeri Mitropolit Sebastianos, tubimi do të mbahet me fillim në Delvinë më 16 Maj 2010. Fjalimin qendrorë të kësaj proteste do ta mbajë Mitropoliti i Dropulli, Pogonisë dhe Konicës Andreas.

Në këtë fjalë prifti i Republikës Greke i cili në mënyrë të dhunshme do të shkeli tokën e Republikës së Shqipërisë do të shfaqi trishtimin e tij nga politikanët grekë të cilët nuk po bëjnë asgjë për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit dhe frenimin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.

Programi i cili është botuar në faqen e internetit të organizatës ekstremiste greke www.sfeva.gr dhe të faqes së rinisë ekstremiste Vorioepiriote www.neb.gr, të pranishmëve në tubim do ti bëhet thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndalin propagandën për zgjidhjen e çështjes çame.

Mbajtja e këtij tubimi ka për qëllim edhe përkujtimin për të gjithë ushtarët grek të rënë në tokën shqiptare për ta çliruar dhe bashkuar me Greqinë pjesën e jugut të Shqipërisë që grekët e njohin si Vorioepir.

Ky bashkim sipas organizatorëve është një borxh i madh që ua kanë grekët e sotëm të rënëve për realizimin e kësaj ëndrre. Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një lutje hyjnore në kishën e Delvinës ku Mitropoliti Andreas do të bëj mallkimet e radhës ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe bekimin e grekëve dhe Greqisë.

Pra, sipas programit të shpallur që para një muaj grekët dhe priftërinjtë e tyre ende vazhdojnë avazin e propagandës së luftës siç kanë bërë vite më parë prifti Kozmas, Mitropoliti Foti, i vrarë nga shqiptarët më 1906, Mitropoliti Sebastianos etj.

Në të vërtetë nuk është hera e parë që grekët e Athinës vijnë në Shqipërisë dhe përkujtojnë shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit dhe nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit. Ata për çdo vit shkelin tokën shqiptare duke provokuar dhe shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në maj të vitit 2006 u mbajt një tubim i ngjashëm që është paraparë të mbahet të dielën më 16 qershor të këtij viti. Këto tubime janë përkrahur fuqishëm nga organizata e rinisë Voriepiriote dhe nga disa politikanë të Greqisë dhe Shqipërisë me origjinë greke.

Shteti grek edhe pse është nga prag të falimentimi ai financon dhe nxit organizata të ndryshme për destabilizimin e Shqipërisë në momente të caktuara kur Evropa jep nota pozitive për zhvillimet politike dhe ekonomike.

Më 24 shkurt të këtij viti në Athinë u mblodhën në qendër të kryeqytetit grekë dhe minoritar duke parakaluar me pankarta dhe flamuj të Autonomisë së Vorioepirit duke hedhur edhe parrulla antishqiptare.

Ky parakalim u bë nxitës që vetëm disa ditë më pas më 25 mars 2010 në paradën qendrore shtetërore me rastin festimit të pavarësisë së Greqisë një tog ushtarake të këndojë këngë urrejtje kundër kombit shqiptar.

Këto incidente zyrtare të Athinës nuk janë të rastësishme, ato burojnë nga brendia e shpirtit të urrejtjes kulturore greke kundër shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë. Ndjenjat e urrejtjes së grekëve janë probleme psikologjike të shoqërisë politike dhe fetare të tyre që drejtojnë këtë shtet, anëtarë i NATO-s dhe i BE-s.

Ato vijnë në çaste të caktuara për të dalë në sipërfaqe dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të fqinjit jugor me Shqipërisë.

Ngjarje e provokimit të radhës që pritet të ndodhi në Delvinë e Sarandë më 16 Maj 2010, paraqet provokimin më të drejtpërdrejt, nga ana e elementeve greke, të integritetit dhe sovranitetit territorial të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë nga Tirana zyrtare dërgohen sinjale pozitive në Athinë si hapja e shkollës shtetërore në gjuhën greke në Himarë, lejimi i dy varrezave të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1940-1941, etj. (Varreza që në të ardhmen mund të përdoren si mjet për të kërkuar Autonominë e Vorioepirit sepse grekët thonë: “Atje ku është një varr grek ajo tok i përket Greqisë”).

Më 23 janar 2008 Mitropoliti Andreas i shkroi një letër Ministres së Jashtme së atëhershme të Greqisë znj.Dora Bakojanit ku i kërkonte që ti bënte presion Shqipërisë për pranimin e Autonomisë së Vorioeprit, pranimin e mbi 250 mijë minoritarëve grek që jetojnë në Shqipëri, mbylljen e çështjes çame, kërkesë SH.B.A, Britanisë dhe Rusisë për njohjen e Autonomisë së Vorioepirit.

Ndër të tjera Mitropoliti Andreas i kërkon që të jetë më këmbëngulëse për kërkimin e tokave të Pirros dhe të mos mjaftohet vetëm me gurët e varrit që do vendosen.

Zhvillimet që po ndodhin në Kosovë duhet të shfrytëzohen për në Vorioepir...Pra, shihet qartë se vizita e këtij njeriu nën petkat e Mitropolitit janë qëllimdashëse në dëm të Shqipërisë, por edhe në dëm të vetë politikave paqësore të Ballkanit.

Edhe pse për shumë vite politikanë përparimtar grek dhe shqiptar po punojnë për paqe dhe harmonin midis popujve në Ballkan ka njerëz të sëmurë të cilët punojnë për nxitjen e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Lejimi i mbajtjes së këtij tubimi në Delvinë dhe Sarandë nga ana e organeve shtetërore do të jetë një gabim dhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Te shohim fundin e kesaj aventure,per te dyja palet.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  ylli haska 31.05.10 10:50

Eshte e natyrshme te rjedhin ngjarje te kesaj natyre ne Shqiperi perderisa ne udhehiqemi nga disa politikane te koruptuar qe mendojne veten per tu pasuruar ata dhe familjet e tyre ne breza.
Diplomacia greke ka ekzisuar ne shekuj si kali i trojes... skemi cfare te bejm ndaj tyre?????????? e vetmja gje duhet te shpresojm qe nje lider pro shqiptar te na i dhuroj zoti.
Se keta na i shiten Shqiperin pa na i mar greket me dokumenta zyrtare........ ne jemi ILIR & PELLAZG tradita jone ndryshon shume nga ajo e grekeve se ne token tone e mbrojme me Gjak.
ylli haska
ylli haska

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  ushtaridardan 03.06.10 23:24

Eshte fakt se Greqia kurre ska pushuar se menduari se si nje dite do te valoj flamuri i saj ne Shqiperine e jugut.
Fatkeqsisht eshte edhe e perkedhulura e Evropes, si pretendim qe kane se ajo eshte berthama e demokracise, gje qe mund tua them troq se greket antike nuk kane asnje lidhje me greket e sotem, shfletojini faqet e historise!
Por ne si popull jemi te denuar te vuajme, sepse nuk jemi te afte te solidarizohemi dhe te mendojme se per atdheun duhet bere qmos duke i lene anash veprimet personale, interesat individuale.
Por nuk kemi faj ne se e kemi te trasheguar gjenetikisht qysh nga te paret.
Duhet te jemi vigjilent sepse edhe kete pak toke qe e kemi mund ta humbim ngapak, te mos flejme, se armiqte e Shqiperise nuk pushojne dot te bejne plane per ndarje.
Ne duke pasur parasysh, se trojet tona gjeografikisht qendrojne si nje hamburger i gatshem te gelltitet nga fqinjet sllav e grek!
Respekt USHTARIDARDAN
ushtaridardan
ushtaridardan

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 15.10.10 22:41


Prapaskenat e fronezimit te Anastas Janullatosit si kryepeshkop i Shqiperise


Prapaskenat e hegjomonizmit grek Anastas2

Historikisht dihen tendencat dhe veprimet e kordinuara te qarqeve reaksionare greke per Vorio-Epirin dhe kohet e fundit vecanerisht per Himaren.Keto dite ka pasur nje replike te forte midis z.Kristo Frasherit dhe te vetquajturit kryepeshkop Janullatosit.Ja cfare shkruan Z.Kristo Frasheri....

Kush ishte Anastas Janullatosi?

Kur më 3 qershor 1991 u ngarkua me detyrën e ekzarkut nga Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës, A. Janullatosi, me titullin peshkop i Andrusës, në atë kohë ndodhej në Afrikën Lindore, i ngarkuar me detyrën e “Kryepeshkopit aktiv” për mëkëmbjen e Kishës Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe Tanzanisë, me qendër në Nairobi. Caktimin e tij si ekzark në Shqipëri e miratoi edhe presidenti Ramiz Alia.

Lajmi i ardhjes së tij në Shqipëri u prit me interes nga qarqet ortodokse shqiptare, mbasi shpresohej se ai edhe pse qe grek, meqenëse vepronte jo në Greqi, por në Afrikë, do të ndihmonte rimëkëmbjen e KOASh-it. Dërgimi i një ekzarku ishte i drejtë, mbasi ai sapo të rimëkëmbte kishën e shkërmoqur ortodokse shqiptare dhe fill pasi të zgjidhej një kryepeshkop i rregullt kanonik duhej të largohej nga Shqipëria. Qarqet ortodokse shqiptare menduan se ekzarku Anastas Janullatos me kulturën kishtare që kishte përvetësuar do ta kryesonte ashtu siç e kërkonin interesat e KOASh-it detyrën e vet.

Janullatosi e vendosi me të shpejtë shtabin e vet në Korfuz. Me prapaskenat që u zhvilluan si me telekomandë prej tij, ekzarku thirri në Tiranë një “konfererencë” kombëtare me pjesëmarrjen e pesëmbëdhjetë klerikëve dhe tridhjetë laikëve të zgjedhur prej tij. Janullatosi emëroi një këshill të përgjithshëm të përbërë prej nëntë vetësh, të cilët morën përsipër jashtë rregullave kanonike detyrën e Sinodit të Shenjtë të KOASh-it.

Me detyrën e sekretarit të përgjithshëm të këshillit u caktua nga Janullatosi Aleko Dhima, një grekoman i vendosur për t’i shërbyer Kishës Ortodokse Greke. Ndërkohë, në shtypin grek filloi të flitej për A. Janullatosin jo si ekzark, por si kryepeshkop, madje jo si kryepeshkop i KOASh-it, por si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Greke të Shqipërisë. Për më tepër, këtë aspiratë dinake e zbuloi edhe vetë A. Janullatosi.

Në përpjekjet e veta ai pati si ndihmës të fuqishëm dhespotin e Konicës, Sebastianos, i cili kishte zhvilluar një aktivitet të ashpër si një nga krerët e komitetit “vorio-epirot” me qendër në Janinë. Në një letër drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, metropoliti Sebastianos shkruante se “edhe gurët thonë se Vorio-Epiri është Greqi dhe se mjedisi gjeografik i shqiptarëve ka qenë gjithmonë mbi dhe përtej lumit Shkumbin”. Në atë kohë emri i Sebastianos lakohej pothuajse çdo ditë në Shqipëri për urrejtjen e tij antishqiptare. Cilësohej si një djall i veshur me petkat e dhespotit.

Me ndihmën e Sebastianosit, militantët e tij të parë Janullatosi i rekrutoi në Himarë. Së bashku me të, ai në emër të kryepeshkopatës së Kishës Greke, nënshkroi me Aleko Dhimën, i vetëquajtur sekretar i përgjithshëm i KOASh, një marrëveshje orgurzezë.

Ja teksti:


“Të dashur bashkatdhetarë! Në qendrën e vëmendjes sonë ju keni qenë e do të jeni vazhdimisht. Mendojmë për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pikërisht për këtë kemi krijuar edhe një organziatë të veçantë, të cilës i kemi vënë emrin “Himara e lirë vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri në mbarim të muajit shtator 1992, kemi programuar këto aktivitete:
1. Vizita të përbashkëta në Korfuz, Janinë, Artë, Pargë, Paramithi, Filat, Himarë, Dhërmi, Palasë, Qeparo, Kudhës, Vuno, Sarandë, Konispol, Dropull.

2. Organizimi i një mbledhjeje të madhe në sheshin “Spiles” të Himarës ose në Potam, ku do të marrin pjesë edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm i Kishës Ortodokse Shqiptare. Aty do të dorëzohen edhe katër priftërinj. Do të bëhet një meshë e madhe në Katedralen e Himarës dhe një në atë të Dhërmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do të meshojnë dhespotët Sebastianos e Janullatos. Aty do të flasë edhe prifti dhërminjas Klearkos Savas, i dorëzuar në Athinë.

3. Do të nënshkruhet një marrëveshje midis Kishës Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke për t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit në përgjithësi dhe ato të krahinës së Himarës në veçanti me të gjitha sendet e nevojshme. Për palën greke do të firmoset nga hirësitë Sebastianos e Janullatos dhe për palën shqiptare Aleko Dhima, sekretar i përgjithshëm.

4. Meshat në Himarë, Dhërmi, Palasë, Vuno, Qeparo, Kudhës do të mbahen në greqisht, sipas marrëveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do të përcaktohëen administrata e Krahinës Autonome Vorio-Epirote Minoritare të Himarës, ku do të marrin pjesë njerëzit më të devotshëm nga familjet më të shquara si Bollanot, Milot, Neranxët, Joshët, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhët, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.).

Do të bëhen mesha përshpirtjesh për eposin grek 1940-1941 në Livadhet e Shengjergjit dhe në Skutara, pastaj në Jonomarinë e Shentheodhor, në Stavridh, në Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarëve e oficerëve grekë: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, për të cilët do të ngrihet edhe një përmendore.

5. Do të zhvillohen veprimtari kultDefense Project Destinyurore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temën: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do të flasin historianë, poetë, muzikantë, artistë etj. Po ashtu, do të shpërndahen libra të botuara në gjuhën greke në të cilat flitet për Vorio-Epirin, Minoritetin, për traditat dhe epopetë. Do të flitet për ndihmën e madhe që i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe për përpjekjet që bën ajo greke për të mos u shkëputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertë ka qenë dhe do të jetë e lidhur me atë greke kundër myslimanëve e katolicizmit.

6. Do të shpërndahen libra shkollore greke për shkollën greke që do të fillojë në krahinën e Himarës dhe do të caktohet grupi i parë i mësuesve grekë vullnetarë që do të vijnë atje. Me këtë punë do të merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit të të cilave do të caktohen pjesëtarë me detyra me rëndësi në qeverisjen e Himarës. Gorot e Bollanot kanë dhënë prova të mëdha për besnikërinë ndaj atdheut të tyre – Greqisë.

7. Në Himarë do të instalohet një radiostacion vorio-epirot minoritar që në bashkëpunim me “Omonian” do të japë programe të pasura (duke kaluar shumë shpejt dhe në televizive) të kulturës, muzikës e filozofisë greke për të rrënjosur thellë patriotizmin.

8. Do të përpilohet një komunikatë e parbashkët me anën e të cilës do të përcaktohet afati tranzit i krahinës autonome të Himarës deri në bashkimin me atdheun, Greqinë-mëmë.
9. Do të vendoset një linjë e rregullt detare Korfuz-Himarë, si dhe një tjetër me autobusë Janinë-Himarë. Autobusët do të jenë grekë dhe udhëtimi i himarjotëve vatje-ardhje do të jetë gratis.
Sekretarja Eftalias Papadhimitris, kryetari Rafailidhius Andrikas, Sekretari i Përgjithshëm Antonios Sollaros”.


Sikurse shihet, në pragun e fronëzimit të tij si kryepeshkop i KOASh-it, A. Janullatosi ka vënë nënshkrimin në një dokument ku pa asnjë mbështetje juridike dhe politike, deklarohet haptazi se Himara është krahinë minoritare greke; se jo vetëm fshatrat Himarë, Dhërmi, Palasë, të cilat dihen se kishin banorë greqishtfolës, por edhe fshatra të tjera të krahinës, si Vunoi, Kudhësi, Qeparoi, madje dhe Saranda e Konispoli, ku banorët e të cilave nuk e njihnin greqishten, konsideroheshin si vendbanime greqishtfolëse; se qenia e këtyre vendbanimeve në shtetin shqiptar ishte tranzitore (e përkohshme) dhe se së shpejti do të caktohej afati se kur ato do të bashkoheshin me atdheun mëmë, Greqinë.

Shënojmë me këtë rast se Janullatosi përveç shkeljeve arrogante që bënte mbi të drejtat kombëtare, urdhëroi që shërbesat në kishat e fshatrave të Himarës të zhvilloheshin jo shqip, siç thuhej në Aktet Juridike të Lidhjes së Kombeve, por në greqisht, madje edhe në ato fshatra ku nuk e njihnin fare greqishten. Meqenëse në bazë të akteve ndërkombëtare, krahina e Himarës nuk mund të cilësohej si krahinë minoritare etnike greke, mbasi nuk kishte vazhdimësi territoriale me Greqinë – për të kapërcyer këtë minus, Janullatosi dhe Sebastianosi përfshinë si vendbanime minoritare përveç Sarandës edhe Konispolin me banorë krejtësisht myslimanë. Komenti për përmbajtjen e marrëveshjes është i panevojshëm pasi qëllimi i aneksimit të “Vorio-Epirit”, përfshirë dhe Himarën, del qartë.

Pasi pranoi propozimin grek, kryepeshkopi Bartolomeu i parashtroi Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, kërkesën për ta pranuar Anastas Janullatosin si ekzark dhe në të njëjtën kohë kërkesën për të pranuar në krye të katër dioqezave shqiptare (Durrësit, Korçës, Beratit, Gjirokastrës) katër peshkopë grekë, njëri nga të cilët do të ishte vetë Janullatosi. Katër peshkopët i duheshin KOASh-it sepse me ta formohej sinodi kishtar.

Si rrjedhim, me formimin e sinodit Greqia e merrte kështu ipso facto drejtimin e kishës shqiptare. Ramiz Alia pranoi vetëm emërimin e Janullatosit si ekzark, kurse propozimin e katër prelatëve si peshkopë të katër dioqezave shqiptare e refuzoi.

A. Janullatosi pas emërimit të tij si ekzark përgatiti terrenin për t’u emëruar si kryepeshkop i KOASh-it. Përgatitjet e tij vazhduan për një vit. Në përpjekjet e tij ai pati ndihmën e Bartolomeut, patriarkut ekumenik të Kostandinopojës, prapa të cilit nënkuptohet se vepronte qeveria greke, e gatshme për të përballuar fondet e nevojshme financiare.

Kur në pranverën e vitit 1992 President i Republikës u shpall Prof. Dr. Sali Berisha, ekzarku A. Janullatos filloi përpjekjet për të siguruar miratimin e palës shqiptare për t’u emëruar kryepeshkop i KOASh-it. Meqenëse në Shqipëri ende nuk ekzistonin mundësitë e krijimit të një sinodi, problemin e mori në dorë vetë patriarku. Në mënyrë krejt arbitrare, pra të parregullt, Sinodi Ekumenik i Patriarkanës së Stambollit emëroi A. Janullatosin jo më ekzark, por kryepeshkop i KOASh-it. Me këtë rast ai nisi në Shqipëri një delegacion patriarkal në të cilin bënin pjesë ndër të tjerët, metropolitët Perjis Evangjellos dhe Meliton i Filadelfias.

Por, kërkesa e tyre për të krijuar Sinodin shqiptar kishtar me peshkopë grekë nuk gjeti gatishmërinë e Presidentit Sali Berisha. Megjithatë, presidenti dha pëlqimin vetëm për zgjedhjen e Janullatosit si kryepeshkop, ndonëse shfaqi rezervë se ai nuk kishte të drejtë t’i impononte krerët e saj. Presidenti ka për detyrë vetëm të japë pëlqimin për zgjedhjen e peshkopit nga sinodi. Por, A. Janullatosi këtë mbështetje të presidentit e trumbetoi si një vendim të shtetit shqiptar për emërimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.

Por, me emërimin e Janullatosit si kryepeshkop i Shqipërisë, edhe Patriarkati shkelte tri dispozitat e shenjta që ai vetë kishte caktuar:
a) Shkeli vendimin e tij me të cilin kishte ngarkuar Janullatosin si ekzark për rimëkëmbjen e KOASh-it dhe të sinodit të saj, pa marrë pëlqimin e qeverisë shqiptare.
b) Në kundërshtim me kanonet e saj shekullore Patriarkati Ekumenik i Kostandinopojës duke emëruar A. Janullatosin si kryepeshkop mori vetë përsipër në mënyrë abuzive detyrën e sinodit të shenjtë të KOASh-it.
c) Në kundërshtim me “Tomin” e vitit 1937 dekretoi emërimin për kryepeshkop të Shqipërisë, A. Janullatosin, një prelat që nuk ishte shqiptar as për nga kombësia, as për nga shtetësia.

Me këtë rast duhet vënë në dukje se delegacioni i Kostandinopojës e argumentoi emërimin e metropolitit grek si kryepeshkop i Shqipërisë jo në statutin themeltar të kishës të miratuar nga Patriarkana me “Tomin” e saj më 1937, por me kushtetutën e miratuar gjatë regjimit komunist më 1950, i cili parashtronte si kusht vetëm shtetësinë shqiptare, në një kohë kur A. Janullatosi nuk kishte as nënshtetësinë shqiptare.

Kisha ortodokse shqiptare e Amerikës me seli në Boston nën kryesinë e At A. Liolinit, kur mori vesh përgatitjet për shpalljen e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it, lëshoi më 30 korrik 1992 këtë deklaratë:

“Ne protestojmë vendimin e Patriarkut ekumenik në Stamboll që një prift me kombësi greke të bëhet kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuteve të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në të kaluarën të gjithë klerikët permanent prej kryepeshkopit dhe deri te famullitarët, kanë qenë shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipëri janë pritur me mirënjohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Kishën Ortodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Kishës Ortodokse Shqiptare të jetë me kombësi shqiptare.

Letra kredenciale e peshkopit Anastas Janullatos më 3 qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri si një i dërguar i veçantë ekleziastik do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rimëkëmbej Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ne mendojmë se për të qenë Kisha Ortodokse Shqiptare vetëqeverisëse dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët dhe sidomos kryepeshkopi të jenë me kombësi dhe nënshtetësi shqiptarë” (Botuar në Gazeta “RD”, Tiranë 25 gusht 1992).

Ceremonia e fronëzimit

Në gjithë këto parregullsi që shkelnin haptas sovranitetin e KOASh-it, Hirësia e tij vendosi të shpinte deri në fund detyrën me të cilën ishte ngarkuar nga kisha greke – të kryente celebrimin kanunor kishtar si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ky akt i guximshëm ndodhi më 2 gusht 1992. Atë ditë u zhvillua në kishën katedrale të Tiranës ceremonia solemne për fronëzimin e Janullatosit si kryepeshkop i KOASh-it.

Brenda në katedrale ndodheshin mitropolitët e ardhur nga Patriarkati i Kostandinopojës, disa mitropolitë grekë të ftuar nga Jnaullatosi, disa priftërinj shqiptarë, disa dhjetëra priftërinj minoritarë dhe disa qindra besnikë të krishterë ortodoksë. Sipas kanoneve kishtare, një prift apo një peshkop apo një kryepeshkop i kishës ortodokse quhet i fronëzuar kur në solemnitetin e Asamblesë Kishtare të gjithë besnikët që ndodhen në atë çast në kishë i përgjigjen pyetjes nëse kandidati i propozuar miratohet e termin tradicional bizantin “aksios” (pëlqehet).

Nëse një pjesë e besnikëve të pranishëm në kishë përgjigjet “anaksios” (jo i pëlqyer, pra i pamerituar, i padenjë), ai quhet i pamiratuar. Më 2 gusht në katedralen e Hyjlindëses së Tiranës kur besnikët u pyetën nëse e miratonin ose jo A. Janullatosin si kryepeshkop i Shqipërisë, krahas shumicës që thirri “aksios”, një pjesë e tyre u përgjigj me thirrjen “anaksios” (pra, i papëlqyer).

Veç kësaj, në atë solemnitet kishtar shfaqja më tronditëse ishte buçitja në katedrale e këngës rilindëse “Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë”, në kuptimin se kryepeshkopi grek shkelte parimin thememlor të Rilindjes Kombëtare dhe se ai duhej të largohej nga kisha shqiptare. Megjithatë, Janullatosi nuk u dorëzua. Për ta realizuar me çdo kusht detyrën e ngarkuar ai u largua menjëherë nga katedralja dhe së bashku me pasuesit e vet shkoi në hotel “Tirana International”, ku celebroi fronëzimin e tij si kryepeshkop i Shqipërisë.

Duke kujtuar këtë ngjarje të turpshme për cilindo, që ndodhi më 2 gusht 1992 (‘Gazeta Shqiptare”, 14-15 shtator 2010), Hirësia e tij, A. Janullatos thotë se Krsito Frashëri në këtë pikë gënjen. Sigurisht që kjo është një fyerje e rëndë për një njeri dhe, ca më tepër, për një të moshuar, i cili ka bindje të plotë se deri sot nuk ka gënjyer asnjëherë. Si rrjedhim, kjo akuzë ka nevojë për t’iu përgjigjur pyetjes: kush gënjen në këtë rast, Kr. Frashëri apo A. Janullatosi?

Para së gjithash, që ditën e nesërme, më 3 gusht 1992, Agjencia Telegrafike Shqiptare njoftoi botërisht se më 2 gusht 1992 në ceremoninë kishtare A. Janullatosi nuk u pranua si kryepeshkop i Shqipërisë. Në emër të A. Janullatosit, KOASh-i u përgjigj se më 2 gusht ceremonia e fronëzimit u zhvillua në përputhje me kanonet kishtare në një ambient entuziasmi të madh, por shtonte se “këtë atmosferë u përpoq ta prishë një grup i vogël njerëzish, ku bënin pjesë edhe disa myslimanë, përfshirë këtu edhe një deputet të këtij besimi”. (Besoi se te gjithe keni pare nje vidio,sonte ne TV news 24,te 2 gushtit 1992,kur shumica e te pranishmeve kundershtonin fronezimin e Janullatosit si kryepeshkop)

Na kujtohen me këtë rast doktatorët fashistë dhe komunistë, të cilët kur dëgjonin zëra mosaprovimi për ta, i stigmatizonin këto zëra si vegla të armiqve të kombit dhe të atdheut. Nga ky pohim i përmendur i kishës gjithkush mund të nxjerrë konkluzionin se përveç kundërshtarëve myslimanë, midis protestuesve kishte dhe nje grup besnikësh të krishterë.

Në kanonet kishtare nuk thuhet se kryepeshkopi duhet të zgjidhet me shumicë votash, sepse kisha nuk pranon asnjëherë numërim votash. Kisha kërkon që krerët e saj të pëlqehen unanimisht nga besnikët e pranishëm në çastin e fronëzimit. Si rrjedhim, mjafton prania e një grupi sado të vogël kundërshtarësh që thërrasin “anaksios” për ta bërë të pavlefshëm zgjedhjen e prelatit, në rastin tonë të A. Janullatosit.

Nga Kristo Frasheri

Prapaskenat e hegjomonizmit grek 1211535793-kristo-frasheri
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Zattoo 17.10.10 1:30

Mitropoliti i Beratit nuk komenton deklaratën për Kosovën

Qytetarët e Beratit kanë dënuar ashpër deklaratën e Mitropolitit Ignat të bërë pak ditë më parë në Pejë, për gjendjen e krijuar në Kosovë për shkëputjen e saj nga Serbia. Deklarata e tij u zbardh fillimisht në mediat serbe e më pas u pasqyrua edhe në ato shqiptare.

Duke e konsideruar si një deklaratë absurde, qytetarët i referohen historisë duke thënë se Kosova është një territor tërësisht shqiptar dhe i banuar nga shqiptarët në shekuj dhe se një deklaratë e tillë është e pavend për një përfaqësues fetar si Ignati.

Pavarësisht përpjekjeve për të shkëputur një konfirmim ose jo të asaj që Mitropoliti ka thënë në ceremoninë e fronëzimit të Peshkopit Irinej si patriark i Kishës Ortodokse të Serbisë ai ka kundërshtuar të komunikojë me median, raporton BalkanWeb.

“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj”, ka qenë përshëndetja e Mitropolitit të Beratit Ignati në ceremoninë e organizuar në Pejë, duke e quajtur Kosovën si Jeruzalemin e Serbisë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 18.10.10 9:19



Rregjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare...!!!???


Prapaskenat e hegjomonizmit grek Shqiperia_harta

Ministri i Shtetit Genc Pollo ka lajmëruar ne muajin janar te 2010 per ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë.

Tashmë, me këtë vendim, Shqipëria do të rregjistrojë popullsinë e saj mbi baza etnike dhe fetare. Në përmbërje të komisionit në fjalë do të jenë 12 ministria.

Ministri Pollo ka theksuar se ky regjistrim do të përfundojë më 2011, pra pas më shumë se një viti. Me këtë vendim, në Shqipëri do të regjistrohet për herë të parë popullsia mbi baza fetare dhe entike, për të cilat është abuzuar jo pak gjatë dekadave të fundit, si për minoritetin ashtu për përkatësinë fetare.

“Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare.

Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga

Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”,ka folur gjith ''kompetence'' Pollo.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetar është kundërshtuar nga politikanë dhe akademikë, , pasi i druhen faktit se shumë shqiptarë mund të braktisin kombësinë, pasi marrin pension nga qeveria greke.

Ky rregjistrim u kundershtua dje,17/10/2010 dhe nga Partia e Cameve,e cila keto dite ka lobuar ne SHBA per njohjen e te drejtave te prones came ne territorin grek.

Greqia pretendon se në jug të Shqipërisë jetojnë rreth 150 mijë minoritarë grekë, ndërkohë që autoritetet shqiptare thonë se ky numër është rreth 30 mijë persona.

Nuk e dime se kujt do ti vleje ky rregjistrim,qe nuk eshte kerkuar nga asnje instance e institucioneve Europiane,pervec qarqeve reaksionare greke,dhe vencarisht Anastas Janullatosit,si kryemisionari i rreaksionit te zi grek,qe vepron lirshem ne territorin shqiptar.

Financimi dhe mbeshtetja e ketij rregjistrimi(sidomos mbi baza fetare) nga Qeveria shqiptare,na fut ne nje labirinth pa rrugdalje dhe besoi se ''tymi' dhe rezultatet e tij do arrijne me pare ne Athine se ne Tirane.


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 19.10.10 10:50


''Vorio Epiri'' dhe pretendimi grek...



Prapaskenat e hegjomonizmit grek Hartaecamerisebk9


Pak histori
Historia shumë shekullore e Shqipërisë tregon se populli shqiptar ka qenë dhe mbetet një popull paqedashës, human, mikpritës dhe i besës. Ai nuk ka patur kurrë lakmi për pasuritë dhe trojet e të tjerëve, por ka jetuar e ka punuar në trojet e veta të trashëguara nga parardhësit e vet, ilirët.

Natyra i ka falur këtij vendi pasuri natyrore të bollshme për të jetuar. Të tjerët kanë pasur lakmi për pasuritë e vendit tonë, pozitën e tij strategjike, si nyje e rëndësishme lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Pra, të huajt i kanë rënë në qafë popullit dhe vendit tonë, e kanë sulmuar, pushtuar, skllavëruar, grabitur, masakruar dhe shkatërruar vlera të mëdha dhe të pallogaritshme ekonomike dhe social-kulturore, fakte këto që i dëshmon jo vetëm historia, veprat e autorëve të ndryshëm, vendas dhe të huaj, por edhe rrënojat e qytetërimit të lashtë, në qytete dhe në fshatra.

Kështu duke filluar nga viti 276 pas Krishtit, në vendin tonë shkeli këmba e helenëve, romakëve, bizantëve, hunëve, gotëve, bullgarëve, sllavëve, normandëve etj. Këta veç shkatërrimeve, plaçkitjeve, përndjekjeve dhe dëbimeve massive nga trojet e veta, u përpoqën ta zhduknin edhe si komb.

Por populli shqiptar me luftra dhe sakrifica të pashembullta, mbron gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar dhe mbijetoi.Një përpjekje të madhe bënë që nga shekulli XX-të, dhe qarqet shoviniste greke me në krye Fanarin me anë të propagandës, gjuhës shkollës dhe kishës greke dhe deri me aggresion ushtarak në vitet 1912-1916, për të përfshirë në hartën e Greqisë gjithë krahinat e Shqipërisë Jugore, me pretendimin se “banorët e këtyre trevave ishin grekër”.

Duke u njohur me këto përpjekje dhe me aktet e tjera ç’njerëzore, të presioneve, masakrave, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe shkatërrimeve, nëpërmjet veprave historike të shkruara, të dëshmive okulare,mbi bazat e gjithë këtyre burimeve, po përmbledh ato që lexuesit e ketij forumi ti njohin këto të vërteta historike, që të mos bien pre e planeve dhe përpjekjeve djallëzore të qarqeve reaksionare, të cilitdo shteti qoftë, për të ruajtur identitetin kombëtar, tërësinë teritoriale, gjuhën, kulturën dhe gjithë vyrtytet e mira morale, të cilat i kanë çmuar edhe të huaj.

Ja ç’ka kanë shkruajtur të huajt për Shqipërinë, këtë “vend shqiponjash”. Sipas 26 dëshmisë së korrik 1880-të, të Lordit Goschen, burrë shteti anglez: “Midis Adriatikut dhe Pindit, vargut të maleve të Ballkanit dhe Alpeve Dinarike, në vijën që ndan lindjen me perëndimin, ku historia ka parë me sytë e saj, ndeshjen e kaq e kaq popujve dyndës dhe kaq qytetërimeve të reja, qëndron Shqipëria si një kështjellë.

Mbrojtur nga dyndjet e jashtme nga tre anë, nga malet e saj përreth, dhe nga ana tjetër nga deti, Shqipëria më parë banohesh nga një rracë, origjina e së cilës ngjitet gjer tek koha e Pellazgëve.

Megjithse kishin pasur takim me qytetërimin e grekëve, mbajtën gjithnjë karakterin e tyre dhe ruajtën kryelartësinë e origjinës së tyre para Helenike. Shqiptarët qysh në kohët e vjetra, treguan se janë një racë e fortë, që luftrat dhe pushtimet e huaja nuk mundën t’i asimilojnë.

Sa herë u sulmuan për ti rrëmbyer lirinë, shqiptarët luftuan trimërisht, si në kohët shumë të vjetra, kur morën pas Lekën e Madh dhe Pirron. Edhe sot ata paraqesin një fakt interesant dhe të vecantë, të një kombësie që ka mbetur e pastër dhe e paprekur gjatë shekujve, me gjithë pushtimet që kanë pësuar nga romakët, bizantët, normandët, bullgarët, serbët, italianët dhe turqit.

Megjithë këto pushtime dhe përpjekje asimiluese, tek shqiptarët mbetën të paprekura nderi, familja dhe atdheu. Ndjenja e nderit është rrënjosur në ndërgjegjen e tyre që në moshën më të njomë. Shqiptari preferon më mirë të vdesë se sa të rrojë i turpëruar.

Një virtyt i lartë i shqiptarit është besa, fjala e dhënë.” Kurse Lordi Fitzmaurice, më 22 korrik 1880, i shkroi ministrisë së Jashtme sa vijon:-“Vendi që përshkruhet nën emrin gjeografik Shqipëri, përfshihet në të dy vilajetet, i Shkodrës dhe i Janinës, por shtrihet në drejtim të Lindjes, përtej vijës së ujit të maleve që ndajnë lumenjtë që derdhen në Adriatik, nga ato që derdhen në detin Egje, dhe përfshin pjesë të Vilajeteve të Manastirit dhe të Prishtinës ose Kosovës.

Përhapja e popullsisë shqiptare në drejtim të verilindjes drejt Prishtinës dhe Vranjës, dallohet në mënyrë të veçantë, dhe vihet në dukje plotësisht edhe në kartat gjeografike, si ajo e Kieperit, që përgjithësisht merret si përkrahëse jashtë mase i elementit sllav, dhe të kartës së botuar nga Z. Stafford në interes të kërkesave të grekëve.

Çdo kartë që kam parë në këto rrethe (pjesa më e madhe e Kosopoljes, por edhe e Metohisë, dhe në fakt i tërë vendi, deri në vijën e Bistricës e të Drinit, dhe rrethi i Lumës me Pejën e Prizrenin), i shënon këto vende si shqiptare dhe jo si vende sllave, duke përjashtuar gjithnjë Kosovopoljën.

S’ka dyshim se këto rrethe në fund të shekullit 17 bënin pjesë në mbretërinë e vjetër të serbisë dhe banoheshin edhe prej serbësh, megjithse Z.M. Hanh prirej nga mendimi se banorët origjinalë kanë qenë shqiptarët, të cilët u përzunë që andej nga serbët, në një kohë të mëparshme të historisë”.

Vorio Epiri

Sipas burimeve historike, banorët e lashtë të vendit tonë kanë qenë ilirët, pasardhës të Pellazgëve. Ata përbënin një nga popullsitë më të madha të Europës dhe shtriheshin në një teritor të gjerë që kufizohej: Në veri me lumin Danub dhe në jug shkonte deri në kufijtë e Greqisë antike, në Gjirin e Ambrahisë.

Në Perëndim kufiri i tyre natyror ishte deti Adriatik dhe Jon, kurse në lindje Morava e Vardari. Sipas të dhënave të autorëve të vjetër, fiset kryesore ilire ishin shpërndarë në vende të ndryshme dhe mbanin emra të ndryshëm.

Në teritorin e vendit tonë kanë pasur banuar: Penesët, Dokleatët, Enkelejtët, Desaretët, Taulantët, Abrejtë, Parthinët, Antitanët, Amantët etj.

Fiset ilire të Epirit kanë pasur banuar në jug të Vjosës dhe përtej maleve të Kudhësit e të Llogarasë. Midis tyre më të përmendurit kanë qenë Kaonët, që zinin krahinat bregdetare të detit Jon në veri, Thesprotët që banonin në Çamërinë e sotme dhe Mollosët në jug të Vjosës së sipërme e në fushën e Janinës.

Por, si qëndronte e vërteta mbi termin “Vorio Epir”?

Disa dijetarë, duke nisur nga disa elementë të shkëputur kulturorë, që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e përdorur në monumentet epigrafike, kanë shprehur mendimin se banorët e këtyre zonave janë grekër.

Këtë pastaj e kanë shfrytëzuar qarqet shoviniste greke për qëllimet e tyre ekspansioniste. Por mendimi i mësipërm bie në kundërshtim me dëshmitë e historianëve, të gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme arkeologjike dhe gjuhësore.

Emri “Epir” dhe “Eperios” do të thotë “stere” ose “tokë kontinentale”, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve të Greqisë të detit Jon, duke u nisur nga pozitat e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë tyre, dmth krahinat e banuara nga fiset ilire.

Më vonë ky term u përhap edhe për krahinat e brendëshme, të banuara po nga ilirët, dhe që u përmblodh pastaj në njësitë e ndryshme politike (principatat) që u krijuan në Epir. Vetë Turqidhidhi, një historian i lashtë grek, i quan banorët e Epirit “Barbarë” shprehje kjo me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke.

Ndërsa një bashkëkohës i Tuqidhidhit, shënon si kufij veriorë Aharnaninë, pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Veç këtyre një faktor i rëndësishëm që hedh poshtë pretendimet e shovinistëve grekë mbi “Vorio-Epirin” janë studimet dhe zbulimet arkeologjike.

Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Edhe zbulimet në tumulat (varret) e fushës së Dropullit, kanë treguar origjinën ilire të banorëve të kësaj krahine.

Gjuha dhe kultura greke në Epir janë përhapur shumë më vonë, kur filloi ngritja e kolonive greke në brigjet e Ilirisë në gjysmën e shekullit të 8-të para erës së Krishtit dhe u zgjerua më shumë në kohën e mëpastajme, sidomos në kohën helenistike, kur gjuha dhe kultura greke u përhapën dhe në krahina të tjera të botës së vjetër, ku më shumë e ku më pak.

Me përhapjen e gjuhës dhe kulturës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, kurse përbërja etnike nuk ndryshoi. Pra të gjitha këto hedhin poshtë, si krejt të pabaza, pretendimet e qarqeve shoviniste të Greqisë mbi përkatësinë e Epirit të Veriut.

Megjithë këtë qarqet shoviniste të Greqisë kanë vazhduar avazin dhe pretendimet e tyre deri në përpjekje për t’i shkëputur me forcën e armëve krahinat e Shqipërisë Jugore. Politikanët shovenë grekë ëndërronin të ngjallnin Perandorinë Bizantine.

Mbi këtë bazë formuan idenë e “Greqisë së Madhe” (Megali Idhea). Kështu që pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, shovinistët grekë, duke patur edhe përkrahjen e Rusisë, u bënë gjithmonë e më të shfrenuar për zgjerimin e teritoreve, sidomos në drejtim të trojeve shqiptare.

Më 1912, me teorinë e tyre të Vorio Epirit shpalosën pretendimet e veta mbi krahinat e Shqipërisë Jugore, nën preteksin se banorët e tyre ishin grekër.

Oreksi i grekëve erdhi duke u rritur deri në përmasat absurde për copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë me Serbinë, duke synuar që kufiri i tyre verior të shkonte deri në lumin Shkumbin, kurse Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut ta mernin Serbët.

Këto pretendime i mbështetën edhe fuqitë e mëdha europiane, të cilat me traktatin e Shën Stefanit e copëtuan Shqipërinë nga Jugu në Veri, duke i shkëputur në Jug Vilajetin e Janinës dhe në Veri Vilajetin e Kosovës, të banuara me shumicën dërrmuese nga shqiptarë.

E vërteta historike rreth kësaj ndarje nuk është vetëm se popullsia e këtyre krahinave nuk është greke, por edhe mbi gjysma e banorëve të vilajetit të Janinës më 1878 ishin shqiptarë.

Konkretisht nga 600 000 vetë që kishte atëherë Janina, 310 000 ishin shqiptarë, kurse 10 vjet më vonë, më 1888 numri i banorëve shqiptarë arriti në 480 000 (sipas studimit mbi Shqipërinë e Jugut që ruhet në Institutin e Historisë).

vijon
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 20.10.10 9:53


Ushtritë greke, terror mbi krahinat shqiptare



Duke parë dobësimin e vazhdueshëm ë Perandorisë Osmane, mbretëritë ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, më 12 maj të vitit 1912, krijuan një aleancë, që u quajt “Aleanca Ballkanike” për luftë kundër forcave turke në Ballkan.

Kryengritja e përgjithshme shqiptare që shpërtheu nga Veriu në Jug në vitet 1909-1912 dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, i nxitën qeveritë ballkanike për të filluar veprimet luftarake kundër forcave turke, në territoret e tyre dhe pastaj të realizohen endrat e vjetra per copëtimin e Shqipërisë.

Më parë në luftë kundër ushtrive turke hyri Serbia dhe Mali i Zi, Bullgaria dhe më 17 tetor edhe Greqia. Me veprimet e tyre luftarake synohej të çlirohej Selaniku, Manastiri, Janina dhe Çamëria dhe pastaj të marshonin drejt trojeve shqiptare.

Por pa pritur realizimin e këtyre objektivave, më 28 tetor 1912, anijet greke hynë në gjirin e Vlorës dhe filluan bombardimin e skelës.
Më 21 nëntor, ushtritë greke filluan pushtimin e krahinave përreth Vlorës.

Mirëpo kundër këtij agresioni u ngrit peshë popullsia vendase. Për ndërtimin e veprimeve luftarake mbrojtëse u krijua një komision nën kryesinë e Eqerem Syrjait me qendër në Vranisht. Luftime të ashpra midis forcave shqiptare dhe agresorët grekë u zhvilluan në Kuç, Tërbaç dhe Dukat.

Më 16 dhjetor 1912 grekët bombarduan Vlorën dhe këputën kabllin telegrafik Vlorë-Otranto-Bari, për ti prerë qeverisë së Vlorës mundësinë e komunikimit me Fuqitë e Mëdha.

Ndërkohë trupat tokësore greke kishin hyrë në Himarë dhe Delvinë, forcat Serbe pasi zunë Manastirin, bashkë me ushtritë greke zunë Prespën, Follorinën dhe depërtuan në Devoll, në zonën Bilisht Poloskë dhe më pas zunë malin Moravë.

Më 20 tetor ushtritë Greke hynë në Korçë. Fshatrat e Devollit të banuara me shumicë nga myslimanë, iu nënshtruan plaçkitjeve, djegieve dhe masakrave.

Nuk u kursyen as banorët ortodoksë, që kundërshtonin planet aneksioniste të grekëve. Ata nuk munguan të hakmerreshin edhe ndaj librave shqip të biblotekës së qytetit të Korçës, duke djegur publikisht mijra prej tyre.

Për të nënshtruar popullsinë, grekët organizuan në Korçë policinë me në krye oficerin Angjelidhis. Dhe pas disa ditësh krijuan dhe pushtetin e prefekturës, gjykatës, policinë financiare. Ata ndoqën, burgosën dhe dënuan një numër patriotësh që ishin shprehur kundër pushtimit grek, filluan të mblidhnin edhe taksa nga popullsia e qytetit.

Grekët e shtrinë pushtimin dhe në Voskopojë, Vakëf e deri në veri të Panaritit. (Petro Hazizi “Historia Kronologjike e Qarkut të Korçës…” Boston f.14-16). Në krahun tjetër, grekët synonin të merrnin sa më shpejt Janinën, pastaj të përmbysnin Qeverinë e Vlorës dhe të pushtonin qytetin.

Në 4 mars 1913 Janina ra në duart e grekëve. Pastaj ata filluan marshimin drejt Konicës, Leskovikut, Përmetit, Kolonjës, Këlcyrës, Tepelenës, Gjirokastrës e Delvinës.

Rrezik për Vlorën u bënë jo vetëm ushtritë greke, por edhe ato turke, të cilat ishin përqëndruar në Berat, Lushnje dhe Fier, ishin në një gjendje të rraskapitur dhe pa furnizime kërkonin të hynin në Vlorë.

Kështu që për qeverinë e Vlorës u krijua nëj situatë tejet e vështirë. Në mbrojtje të qeverisë së Vlorës u çuan peshë gjithë patriotët e vërtetë. Në dispozicion të saj u vu edhe Komisioni i Mbrojtjes i Tërbaçit me forcat e veta.

Në mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Korça, Gjirokastra dhe Shkodra me krahinat t’i mbeteshin Shqipërisë dhe u lajmëruan qeveritë pushtuese për ti tërhequr ushtritë e tyre nga trojet shqiptare.

Ky ishte një hap i madh përpara, që hidhnin fuqitë e mëdha në dobi të Shqipërisë, në krahasim me vendimet e mëparshme që i njihnin Shqipërisë autonominë, nën sovranitetin e Turqisë, megjithse i shkëputën Kosovën në favor të serbisë dhe Çamërinë në favor të Greqisë

Jemi ne nje kohe kur pak a shume eshte Kosova mori pavarsine dhe Greqia qe me metoda te terthorta po mundohet te greqizoj jugun. Mbase fuqite e medha kesaj rradhe do bejne nje tjeter pazar.

(Koment.....Pazari qe pergatitet eshte rregjistrimi i popullsise me urdher te qeverise se PD-se ose PSse(se kushdo nga keta qe te jete ne pushtet pak rendesi ka se kukulla dhe vasale te te huajve jane) ku do vendoset me vetdeklarim opsioni i etnise dhe fese, dicka kategorikisht e ndaluar ne Evrope, por qe per fqinjet tane te perkedhelur behet si cdo here perjashtim.

Kam frike se kesaj rradhe do jete jugu i Shqiperise qe do vuaj pasoja te tmerrshme.)

Për vendet e ndërmjetme kufitare, Fuqitë e Mëdha vendosën të dërgonin një komision ndërkombëtar. Ndërkohë grekët dërguan me shumicë në këto krahina mësues dhe mësuese, si dhe ushtarakë të veshur civilë për tu mësuar nxënësve të shkollave dhe qytetërëve e fshatarëve gjuhën greke, për ta mashtruar komisionin ndërkombëtar, të Kufijve.

Ata detyruan gjithashtu qytetarë dhe fshatarë, që nuk dinin të flisnin greqishten të rrinin brenda nëpër shtëpi dhe të mos dilnin jashtë kur të vinte komisioni. I detyruan të lyenin shtëpitë me ngjyrën e flamurit grek.

Kundër këtyre vepimeve, popullsia vendase protestoi me forcë. Kështu në një letër që leskoviqarët i dërguan Komisionit Ndërkombëtar, thuhej: “Qeveria greke po mundohet, si gjithnjë, të “vërtetojë” në mënyrë ç’njerëzore dhe brutale, se popullsia e këtij vendi, është thjesht greke.

Për këtë ka mbledhur njerëz me pagesë dhe i dërgon fshat më fshat, i ka pajisur edhe me armë, për të shtrënguar popullsinë që të deklarohet si popullsi greke.

Ka sjellë mësues nga Athina për t’u mësuar fëmijëve tanë, që natyrisht nuk dinë greqisht, këngë greke dhe, për ti dalë përpara Komisionit Ndërkombëtar si vëndës.

Kanë formuar “batalione të shenjta”, greke të armatosura dhe i ka ngarkuar të vrasin cilindo që flet shqip. Të gjithë qytetarët që dinë një gjuhë të huaj i ndalojnë të dalin përpara Komisionit Ndërkombëtar të Kufijëve.

Detyruan mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut të qëndiste flamurin grek që ta ngrinin nëpër shkolla. Dhe kur mësuesja refuzoi ta bënte këtë grekët e zhdukën pa nam e nishan. “(Sipas gazetës “Dielli” Nr.225 datë 8.7.1913. Boston Mass).

Po kështu një fhstara nga Leskoviku, në një letër që i dërgonte djalit në kurbet, ndër të tjera I shkruante: “Të hollat që më dërgove s’janë mjaft, sepse na u shtua edhe një njeri në shtëpi. Yqmeti i kaurit (nënkuptonte grekun), na solli me pahir një grua skulo…

Po jo vetëm në shtëpinë time, por edhe në të tjera nga një.. Me këtë duan ti zënë sytë Komisionit të Kufijve..” (Gazeta “Dielli” Nr. 259, datë 4 nëntor 1913, Boston Mass). Jo vetëm kaq. Qarqet qeveritare greke kaluan edhe më tej, në kërcënimin dhe arrestimin e kundërshtarëve që nuk pranonin të pohonin se “Duam të bashkohemi me Greqinë”.

Ky fakt pohohet edhe nga një letër dërguar gazetës “Dielli” nga Leskoviku ku shkruhej se: “Grekët kanë arrestuar patriotët dhe i kanë shpurë të lidhur në burgun e Janinës. Për ti detyruar që të pohojnë se “Duan bashkim me Greqinë”. (Dielli Nr. 226, datë 11.7.1913).

Edhe një shqiptar nga Poda, në një letër që i ka dërguar gazetës “Dielli” dhe botuar në Nr. 265, datë 25 nëntor 1913 thotë: “Guberna greke më lidhi dhe më shpuri në Janinë, në burg, një muaj. Tani më sollën prapë në fshat.

Por më kanë vënë 20 ushtarë për të na ruajtur se mos flasim shqip. Kanë mbushur rrugët automobilistike që lidhin krahinat si dhe qytetet me parrulla të mëdha ku shkruhet në gjuhën greke dhe frënge: “Bashkim me Greqinë ose vdekje”.

Kundër kësaj propaganda dhe këtyre veprimeve të pa shembullta u ngritën peshë gjithë banorat e krahinave jugore, gjithë patriotët për të sqaruar dhe bindur masat që të mos binin në kurthin e planeve djallëzore të shovinistëve grekë.

Kjo bëri efektin e vet. Masat nuk u mashtruan dhe nuk u mposhtën as përpara presioneve dhe as përpara arrestimeve. Vlen të përmendet veprimi taktik shumë i hollë i patriotit Hasan Qinami, nga Kolonja, që bëri krahas punës skjarruese gjatë 32 ditëve që qëndroi komisioni në Leskovik.

Padyshim anëtarët e komisionit gjatë këtyre ditëve kishin dëgjuar të flitej edhe greqisht, por nuk dinin prapaskenat e kurdisura nga grekët.
Kur komisioni do të fillonte nga puna, agjentët shovinistë grekë u kishin nxjerrë përpara njerëzit e prurë nga Greqia dhe ata që i kishin mësuar të flisnin greqisht. Por bashkë me ta kishte edhe fëmijë që nuk dinin greqisht.

Atëherë Hasan Qinami nxorri një grusht sheqerka e ua hodhi përtokë. Gjithë fëmijët rendën kush e kush të merte më shumë duke u shtyrë e duke u sharë shqip.

Atëherë Hasani ndërhyri e u tha anëtarëve të komisionit: Ja kjo është gjuha e tyre e vërtetë, shqipja të cilën e kanë mësuar që kur kanë thithur gjirin e nënave, dhe jo ato fjalë që dëgjuat nga grekët dhe ndonjë grekoman. Komisioni nuk e pati të vështirë të bindej për përkatësinë shqiptare të popullsisë vendase.

Në veprimtarinë e tyre anti-shqiptare grekët krijuan edhe qeveri lokale në Gjirokastër pas një mbledhje grekomanësh që zgjati dy javë, u zgjodh një qeveri autonome me Kristaq Zografon në krye, një grekoman i tërbuar nga Qesorati.

Pas disa ditësh një guvernë e tillë locale u ngrit edhe në Përmet nën kryesinë e Veqil Dhespotit, Spirodhonit, Dhame Parthenin sekretar, Qako Gërxhe anëtar, Mihallaq Kripe polic dhe Ili Apostoli sekretar i policisë.

Këta, qeveria greke do ti përdorte si maskë për të mbuluar ndërhyrjen e armatosur që do të shpërthente më pas, gjoja me kërkesën e autoriteteve vendore. Në Përmet hynë disa grekomanë për të përgatitur një memorandum dhe t’ua dërgonin fuqive Europiane, ku ti luteshin që të “Mos i ndanin nga “nëna Greqi”.

Por partia e Përmetit nuk u nënshtrua dhe memorandumi nuk u nënshkrua. (Sipas Gazetës Dielli Nr.274 datë 23 shtator 1913). Atëherë grekët i rrahën, u hodhën hekurat dhe i dërguan në burgjet e tmerrshme të Janinës.

Ata arrestuan edhe Riza Xhungën sepse shërbente si ndërlidhës i çetave patriotike dhe shpërndante libra e gazeta shqip. Xhunga u dërgua në burgun e Janinës ku e dënuan me varje sepse nuk pranoi të hiqte dorë nga ndjenjat dhe veprimtaria atdhetare. (Gazeta “Zgjimi”, vjeshtë e dytë 1913, Korçë).

Në një lajmë të ardhur nga Përmeti dhe të botuar në gazetën Dielli Nr 26 datë 25 nëntor 1913 thuhej se edhe “Përmeti është mbushur me janinotka gërqishtare për të mësuar gërqisht njerëzve. Ata që nuk dinë të flasin greqisht nuk i lënë të dalin jashtë.

Priftërinjtë çdo të dielë me kryq në dorë bekojnë njerëzit nëpër kisha që të mos flisnin në shqip kur të vinte Komisioni Kombëtar i Kufijve.”

vijon...
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 20.10.10 10:25

Strategjia helene e greqizimit të Shqipërisë

(Vijon)

…Politikanët shovenë grekë ëndërronin të ngjallnin Perandorinë Bizantine. Mbi këtë bazë formuan idenë e “Greqisë së Madhe” (Megali Idhea). Kështu që pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, shovinistët grekë, duke patur edhe përkrahjen e Rusisë, u bënë gjithmonë e më të shfrenuar për zgjerimin e teritoreve, sidomos në drejtim të trojeve shqiptare…

…Oreksi i grekëve erdhi duke u rritur deri në përmasat absurde për copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë me Serbinë, duke synuar që kufiri i tyre verior të shkonte deri në lumin Shkumbin, kurse Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut ta mernin Serbët.

Këto pretendime i mbështetën edhe fuqitë e mëdha europiane, të cilat me traktatin e Shën Stefanit e copëtuan Shqipërinë nga Jugu në Veri, duke i shkëputur në Jug Vilajetin e Janinës dhe në Veri Vilajetin e Kosovës, të banuara me shumicën dërrmuese nga shqiptarë.

Qarqet shoviniste Greke, që në kohën e sundimit turk, nëpërmjet Patriarkanës së Stambollit dhe më vonë të fanarit grek të Athinës, janë përpjekur për të shtrirë influencën e tyre në krahinat e Shqipërisë jugore, duke përhapur në forma të ndryshme, gjuhën dhe kulturën greke, në kisha dhe në shkolla, me anë të agjenturave dhe të pasonjësve të tyre. Le tu referohemi fakteve.

Patrioti Mihal Grameno në librin e tij “Kryengritja Shqiptare” në pjesën “Varri i Pagëzimit” tregon për një ngjarje tragjike të vitit 1751, kur për disa çaste vdiqën nga familja e Laskë Veqilharxhit 4 vetë nga presioni psikologjik i grekomanëve.

Familja e Laskë Veqilharxhit nuk iu nënshtrua asnjëherë urdhrave të mitropolisë, që ishte në shërbim të shovinistëve grekë. Ajo luftonte pa u përkulur për përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkolla e kisha, ndërsa mitropolia nga ana e saj bënte ç’mos për ta nënshtruar dhe për ta detyruar që të hiqte dorë nga gjuha dhe kultura shqipe, nga lufta kundër influencës greke.

Rastin për tu hakmarrë e gjetën kur familjes i lindi një djalë. Njerëzit e “Shenjtë” vendosën të mos pagëzonin fëmijën gjersa Laska të betohej për të hequr dorë nga gjuha shqipe.

Prifti i urryer Kozma, i tha dhespotit Qirill: “Unë do të gjej shkak të mos e pagëzoj fëmijën gjersa të mos betohen, ai dhe familja e tij, se do të heqin dorë nga shqipja, kjo është gjuhë e mallkuar, dhe të pranojnë dhe të flasin gjuhën e Perëndisë, greqishten”. Dhe kështu u veprua.

Kur ndrikulla shkoi në kishë për të pagëzuar fëmijën i kërkuan që të thoshte përmendësh në gjuhën greqishte formulën e pagëzimit dhe të betohej se do të hiqte dorë nga gjuha shqipe.

Por ajo ju përgjigj: “Ne me gjuhën shqipe kemi lindur, me të kemi thithur qumështin e nënës dhe me të do të vdesim”. Priftërinjtë për hakmarje nuk e pagëzuan fëmijën por e sorollatën orë të tëra, gjersa nga urija dhe të ftohtët fëmija vdiq.

Kurse familja që e priste në shtëpi me gaz të bënte gostinë e rastit, për pagëzimin dhe vënien e emrit, mësoi gjëmën që kishte ndodhur dhe, nga dëshpërimi nëna e fëmijës dha shpirt në çast, i ati u çmend dhe mori arratinë dhe prindrit e tyre vdiqën nga dëshpërimi.

Në shekullin e 17 kur pushtuesit turq kishin ndërmarë fushatën e islamizmit me hir e me pahir, edhe patriarkana e Stambollit kundërveproi për të mbrojtur të krishterët dhe si mjet përdori arsimin fetar, si gjuhë predikimi dhe gjuhë publike greqishten, për ta shfrytëzuar pastaj këtë për qëllimet e veta shoviniste ndaj trojeve shqiptare. (* Ja ku del dhe pislliku i Otomaneve haptas qe me apo pa dashje i kane ndihmuar Greket ne planet e tyre. Sidoqofte shikoni dramen familjare siper, qe as ne perrallat me te lashta mitologjike, as ne masakrat me te renda te epokave te inkuizicionit nuk eshte pare nje drame e tille, nje dhune e tille, dhe nje inat i tille ndaj nje popullsie]

Gjysma e parë e shekullit të 19-të u karakterizua nga një sërë lëvizjesh kryengritjesh të popujve të robëruar kundër sundimit osman.

Perandoria po tregohej gjithnje dhe më e paaftë për të përballuar këto lëvizje dhe, për të mbajtur në këmbësundimin perandorak mbi popujt dhe kombet e nënshtruara manovroi me anë të regjimit feudalo-ushtarak dhe me reformat e shpallura.

Fitorja e revolucionit grek më 1820 dhe disfata që pësoi Perandoria në luftën ruso-turke të vitit 1829, treguan se Perandoria osmane kish hyrë në rrugën e shthurjes së plotë.

Për të siguruar mbështetjen e Greqisë në sundimin mbi Shqipërinë, Porta e Lartë i dha privilegje të shumta kishës greke për të hapur faltore ortodokse me orientim grek dhe për të përhapur gjuhën greke në krahinat e Shqipërisë jugore.

Me këto privilegje i dha shanse Mbretërisë Greke që të justifikonte pretendimet e saj më të volitshme, përpara Europës, ndaj trojeve shqiptare, duke përzer besimin me kombësinë me parrullën: “Të krishterët janë grekër”, “Muslimanët janë turq”.

Me këtë synohej ti vihej kryq kombësisë shqiptare. Kjo do të ngrinte krye sidomos pas shpalljes së pavarësisë kombëtare më 1912 me të ashtuquajturën “Kryengritja Vorio Epiriote”.

Edhe një shembull tjetër: Në vitin 1899 kthehet nga Amerika Atë Stath Melani në Përmet dhe celebroj një meshë në gjuhën shqipe. Ky ishte një veprim i papreçedent që gëzoi shqiptarët e vërtetë ortodoksë dhe indinjoi grekomanët.

Melani u thirr menjëherë nga zëvendës dhespot Spiridhoni, një fillogrek i tërbuar dhe u këshillua “të hiqte dorë nga gjuha shqipe, nga kjo gjuhë e mallkuar e të meshonte me gjuhën e Perëndisë, në gjuhën greke”.

Por Atë Stathi, hazër xhevap, ju përgjigj: “Hirësi shqiptarët merren vesh me zotin më mirë me shqipen se me greqishten. Pastaj zoti i di të gjitha gjuhët, pse të mos dijë edhe shqipen?! Për gjuhën shqipe u vra Papa Kristo Ngovani dhe Petro Nini Luarasi i cili predikonte:

Edhe Krishti në na thëntë
Unë jam grek, eni pas meje
Do ti them pa mblidh mendë
se shqiptari s’vjen pas teje!

Për gjuhën shqipe janë përndjekur edhe një sërë figurash të tjera klerikale dhe laike, për gjuhën shqipe njerëzit e patriakanës në vitin 1909 dogjën në një gropë gëlqereje, pranë Çervenakës përhapësin e gjuhës shqipe Gjoke shqiptarin nga Pleshishti i Mokrës etj…

Kriza lindore e viteve ’60-70 e ndërlikoi shumë çështjen shqiptare, mundësinë e coptimit të trojeve shqiptare e shndërroi nga një rrezik potencial në një rrezik real.

Qarqet shoviniste të tri fuqive monarkike të Ballkanit: Greqia dhe Mali i Zi, zhvillonin një veprimtari të dendur diplomatike e propagandistike për të siguruar mbështetjen e Fuqive të Mëdha ndaj pretendimeve të tyre mbi trojet shqiptare.

Në fillim të verës 1876 Serbia dhe Mali i Zi i shpallën luftë Perandorisë Osmane, duke shpresuar edhe përkrahjen e Rusisë. Luftë i shpalli dhe kapiteni i Mirditës Preng Bib Doda.

Por Rusia nuk hyri menjëherë në luftë siç pritej. Gjithsesi situate u acarua shumë. Kjo i imponoi fuqitë e Mëdha të mblidheshin në një konferencë ndërkombëtare buzë Bosforit më 24 dhjetor 1876.

Por ditën që u çel konferenca, Sulltan Abdyl Hamidi shpalli Kushtetutën dhe premtoi reforma. Por kjo manovër nuk pati rezultate, dhe me këmbënguljen e Rusisë ajo vazhdoi punimet në Londër.

Ndërkaq, qeveria ruse që kishte edhe përkrahjen e Gjermanisë, vazhdoi përgatitjet për luftë kundër Turqisë. Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse. Për këtë midis tyre dhe Gjermanisë më 18 mars 1877 u nënshtrua në Budapest një marrëveshje, sipas të cilës Austro-Hungaria fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjen dhe Hezegovinën.

Marrëveshja e Budapestit, sado që pranonte idenë e një shteti autokton shqiptar, cënonte rëndë territoret shqiptare. Ajo i hapi rrugën Serbisë për të aneksuar krahinat e Kosovës e Malit të Zi, për aneksimin e viseve të Shqipërisë Veriore dhe Greqisë, territoret e Shqipërisë Jugore nën emrin “Vorio Epir”.

Kurse krahinat lindore do të përfshiheshin brenda kufijve të shtetit sllav që do të krijohej me emrin “Rumeli”.

Po aq negative ishin edhe vendimet e Konferencës së Londrës në mars 1877, e cila nuk e mori fare në shqyrtim çështjen shqiptare. Patriotët shqiptarë me në krye Abdyl Frashërin bënë shumë përpjekje për një aleancë me Greqinë në luftë kundër sundimit osman por pa rezultat, sepse pala greke kishte synimet e veta aneksioniste.

Ndërkaq ushtritë ruse pushtuan Sofjen më 4 janar 1878, më 18 Endrenë dhe më 28 arritën në Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Edhe ushtritë serbe marshuan drejt Vilajetit të Kosovës, kurse Malazezët pushtuan Tivarin e Ulqinin dhe dualën në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe në Bunë.

Kjo i shqetësoi Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglinë e cila dërgoi flotën e saj në detin Marmara dhe nxiti Portën e Lartë të kërkonte armëpushimin, i cili u nënshkrua më 31 janar 1878.

Në këtë situate Komiteti Shqiptar i Stambollit, hoqi dorë si nga kryengritja e armatosur anti-osmane edhe nga kërkesa për pavarësi.
\
Ai kërkoi bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm. Qeverisë turke kjo i interesonte për të mënjanuar shqiptarët nga kryengritjet por nuk i interesonte qeverisë greke prandaj ajo kishte krijuar një komitet Epiriot në Korfuz dhe me anë të tij zbarkoi në Lëkurës, në juglindje të qytetit të Sarandës, rreth 500 të ashtuquajtur vullnetarë Epiriot, që të kërkonin bashkimin me Greqinë.

Ata pushtuan edhe Sarandën dhe u drejtuan në fshatrat e tjera, me shpresë që të ngrinin popullsinë e këtyre zonave për të kërkuar bashkimin me Greqinë.

Por shqiptarët e këtyre zonave u ngritën në këmbë, rrokën armët dhe më 28 shkurt 1878 shpartalluan ushtritë greke, dhe ato që mbetën rreth 100 vetë me komandantin e tyre, u tërhoqën në Korfuz. Kjo nxorri edhe një herë në dritë vendosmërinë e qarqeve shoviniste greke ndaj pretendimeve mbi trojet shqiptare.

Edhe Traktati i Shën Stefanit, gjysmën e trojeve shqiptare ua jepte shteteve slave kurse pjesa tjetër do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Kjo i zemëroi edhe më shumë shqiptarët dhe vuri në lëvizje patriotët për krijimin e një Fronti të Bashkuar mbarëkombëtar. Ky front u krijua me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878. Por kjo lidhje u shtyp me forcën e armëve nga Perandoria Osmane.

Nga Dr Apostol Kotani
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Jon 24.10.10 14:19

Fronëzimi i Kryepeshkopit të Shqipërisë, i grekut Anastas Janullatos është kundërshtuar qartë nga ortodoksët shqiptarë.


Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Jon 24.10.10 14:27

At-Nikolla Marku: Regjistrimi etniko- fetar, zgjon "Vorio Epirin"

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Nje ''pushtim'' i bute i trojeve shqiptare

Mesazh  Estilen 28.10.10 9:45


Nje ''pushtim'' i bute i trojeve shqiptare

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Moz-screenshot-13Prapaskenat e hegjomonizmit grek Ccb25d34d74c1a8677a07d5dfa1de438

Betonohen varret e vendasve për memorialin e ushtarit grek

Ne kuadrin e ''pushtimit'' te bute te Shqiperise se Jugut,qarqet greke vazhdojne skandalet me varrezat dhe tjetërsimin e tyre “për llogari” të ushtarëve grekë të rënë në luftë ka përfshirë zonën e Korçës.

Një varrezë është betonuar pjesërisht në një rresht parcele për të ngritur një memorial për ushtarët grekë, që pretendohet se janë varrosur aty gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rasti ka ndodhur në një nga fshatrat e njohur të zonës së Korçës dhe pikërisht në Boboshticë, ku pretendohet se ekzistojnë disa varre që u përkasin të rënëve në luftën italo-greke. Varrezat e vjetra të Boboshticës, që ndodhen në territorin e kishës së fshatit, janë betonuar për të ngritur një piedestal për ushtarët grekë.

Në varrezat e vjetra mbi 200-vjeçare të fshatit është bërë betonimi i një segmenti deri në afërsi të një kryqi të vendosur 15 vjet më parë për të përkujtuar një nga ushtarët grekë që është vrarë gjatë luftës dhe eshtrat e të cilit kanë qenë të vendosura në një nga parcelat e varrezës, aty ku kanë qenë edhe eshtrat e banorëve të tjerë të zonës.

Edhe pse eshtrat e ushtarit grek nuk ndodhen më në territorin e varrezave të vjetra të fshatit Boboshticë, por janë zhvendosur prej vitesh në varrezat e reja, vendi ku ai ka qenë i groposur është shfrytëzuar për të bërë homazhe në datat që përkujtojnë luftën italo-greke.

Reagimet e para kanë ardhur nga ana e banorëve të fshatit, të cilët kanë në këtë varrezë eshtrat e gjyshërve dhe të stërgjyshërve të tyre. Kryqet e vjetruara, të cilat dallohen qartë, qëndrojnë në të dyja anët e platformës prej betoni, ndërsa nën segmentin e betonuar, banorët thonë se ndodhen edhe varre të tjera.

Banorët kanë ngritur gishtin e akuzës ndaj organizatës së minoritetit grek “Omonia”. Ata deklarojnë se prej një muaji përfaqësues të “Omonias” kanë qenë në këtë vend kodrinor për të kryer punime, edhe pse një pjesë e fshatit ka pasur rezerva për të bërë një memorial dhe për të ndërtuar mbi parcelat ku janë varret e vjetra.

Sipas tyre, betonimi është bërë për të kryer homazhe. Një memorial në formë kryqi ka qenë pikënisja e ndërtimit me beton të rrugës që kalon tashmë përmes varrezave me disa shkallë që nisin nga oborri, i cili është territor i manastirit të Shën Mërisë.

Të pozicionuara në kodrën e fshatit, këto varreza të vjetra në vitin 1996 pësuan tjetërsimin e parë. Në vendin ku ishin të vendosura eshtrat e ushtarit grek, u ngrit një kryq në formë memoriali për të kujtuar ushtarin e rënë, por në këtë memorial janë shkruar me germa greke dhe shqiptare fjalët “në nderim të ushtarëve grekë të rënë në luftë”.

Vite më parë, kur u vendos kryqi, askush nuk u shqetësua për këtë fakt. Ishte një banor i fshatit, i cili në atë kohë punonte në degën e “Omonias”, që kishte bërë këtë kryq në vendin ku ishte edhe kisha e Shën Mërisë, por për faktin se dihej se aty ishin eshtrat e ushtarit, banorët nuk e panë me habi këtë veprim dhe dhuratë që vinte nga një prej banorëve si shenjë nderimi për ushtarin.

Ajo që ka shqetësuar banorët, ka qenë betonimi i një pjese të varrezave për të mbërritur te kryqi dhe ndërtimi përreth i një platforme të gjerë betoni, për zhvillimin e homazheve në përkujtim të ushtarëve grekë.


Fshatarët thonë se në këtë varrezë nuk ka ushtarë të tjerë grekë dhe po abuzohet me faktin se aty kanë qenë dikur eshtrat e një ushtari të vetëm. Siç tregojnë banorët Boboshticës, punimet kanë filluar qysh një muaj më parë dhe kanë përfunduar tashmë, edhe pse një pjesë e fshatarëve nuk e kanë dhënë pëlqimin.

Banorët e vjetër të fshatit kanë kërkuar prishjen e rrugës prej betoni që zë një pjesë të varreve të vjetra. Ata akuzojnë për dëmtim të varreve të të parëve nga hedhja e betonit dhe thonë se poshtë platformës ka ende eshtra.

Nga ana tjetër, Komuna e Drenovës, që ka nën administrim fshatin Boboshticë, nuk ka dijeni për ndërtimin e memorialit dhe rrugën që të çon në të, edhe pse si për çdo ndërtim, duhej të merrej leja e posaçme nga KRT-ja lokale.

Kryetari i Komunës Drenovë, Flamur Sala, tha dje se komuna nuk është njoftuar zyrtarisht nga asnjë institucion, organizatë apo subjekt privat për një ndërtim të tillë.

“Ndërtimi i rrugicës prej betoni në varrezat e Boboshticës është bërë pa leje”, tha ai, ndërsa u angazhua se shumë shpejt do të ngrihet një grup pune për verifikimin e shkeljes dhe do të merren masat ligjore.

Fli i qete o shqiptare,se kemi nje qeveri qe po na con drejt Europes me gjith territorin e saj ujor e tokesor.Te shiturit tek serbi dhe greku nje dite do pergjigjen per keto te zeza qe po pregatisin vendit,por vetem atehere kur popullit tone ti dali ''gjumi i letargjise demokratike''
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Zattoo 30.10.10 19:15

Konsulli grek: Korçarët, popull helen..

"Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë". Kjo është deklarata e bërë dje nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek.

Në fjalën e tij, konsulli, e ka cilësuar çlirimin e qytetit juglindor të Shqipërisë nga fashizmi si të kryer në vitin 1940 në të njëjtin vit, të cilin Greqia e mban si vitin e çlirimit nga fashistët italianë. Deklarimet u bënë gjatë një takimi në qytetin e Korçës ku përkujtohet 70- vjetori i krijimit të organizatës greke OMONIA dhe çlirimi i Greqisë nga fashizmi.

Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin pjesëmarrës edhe pushtetarë dhe drejtues të administratës lokale, si prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, kreu i Këshillit të Qarkut, kryetari i bashkisë së Korçës, si dhe funksionarë të tjerë të administratës lokale. Këta të fundit ishin të pranishëm në sallë me ftesë të organizatës lokale OMONIA, e cila kishte organizuar edhe një takim dhe kokteil me rastin e 70- vjetorit të krijimit të saj.

Një deklaratë e tillë duket se është në përmasat e një incidenti diplomatik, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga funksionarët lokalë dhe prefekti i qarkut si i dërguari i qeverisë shqiptare në Korçë. Madje ky i fundit ndodhej në podiumin e takimit, në momentin e deklarimit të konsullit grek. Thuajse asnjë nga pushtetarët e pranishëm nuk foli gjatë deklaratës së guximshme të konsullit grek, ndërsa shumë persona me shtetësi shqiptare që ndodheshin në sallë braktisën takimin.

Të pranishëm në takim pohuan se konsulli grek Teodoris Ikonomus tha mes të tjerash: Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA. Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesëmarrësit. Më tej përfaqësuesi i shtetit grek në qytetin e Korçës, vijoi fjalimin e tij: Dua të uroj veç festës së krijimit të OMONIAS dhe çlirimit të Greqisë edhe çlirimin e Korçës në vitin 1940 nga pushtuesit fashistë.

Në këtë mënyrë konsulli grek Ikonomus, ka tentuar ta quajë çlirimin e qytetit të Korçës në të njëjtën kohë me Greqinë. Deklarimet e mësipërme, Ikonomus i dha ende pa përshëndetur as funksionarët e pushtetit lokal si përfaqësues të shtetit shqiptar, si dhe as përfaqësuesin e qeverisë në këtë qark.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 31.10.10 18:34


Gjithmone e keqja na ka ardhur nga te shiturit tek armiku jone
Prapaskenat e hegjomonizmit grek 0

Prefekti i Korçës, Andrea Mano ishte një nga zyrtarët shtetërorë të pranishëm në mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korçën: Greqi. i kontaktuar dje nga disa gazetare te mediave shqiptare, Mano pohoi se bëhej fjalë për një takim për 70-vjetorin e çlirimit të Greqisë nga fashizmi.

Ai pranoi që ka qenë në takim, i ulur në podium, por tha se nuk e ka dëgjuar këtë pjesë pasi është folur greqisht. "Unë dëgjova përfaqësuesin e OMONIA-s por nuk dëgjova fjalën e konsullit grek.

Ai foli greqisht dhe unë nuk e dëgjova",- deklaroi Mano. i pyetur nga "Shekulli" për prezencën apo jo të një përkthyesi në sallë, Mano tha se ndodhej një vajzë por që ai nuk e ka dëgjuar. "Ishte një vajzë që përkthente por mu duk sikur nuk përkthente mirë.

Shikoni cfare karagjozi ky prefekti. Perpiqet te justifikohet pa pike turpi, nga njera ane thote qe nuk e ka degjuar se eshte folur greqisht (pra le te kuptohet qe sdi greqisht), nga ana tjeter thote qe ishte nje perkthyese ne salle, ''po sikur nuk perkthente mire''...

Pra perderisa ky, ishte ne gjendje te dallonte qe perkthyesja nuk perkthene mire, e di mire greqishten.......ky ''hajn''i rafinuar i te vertetes shekullore te Korces shqiptare.

C'te besh kur kY sahan lepires bekohet me postin e Prefektit nga Sali Berisha...!!!!! dhe ky i fundit ben rolin e nje ''hutaqi'',qe per armik te vetem te betuar per te,qendron opozita shqiptare dhe jo grekerit e Trojes.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 10.11.10 11:33

Banorët ankohen se ndihen të braktisur nga shteti, pas dhunimit të varrezave

Banorët e Boboshticës kërcënojnë se nëse prokuroria nuk merr masa për personat që ndërtuan memorialin e ushtarit grek mbi varrezat e fshatit, do të ndërhyjnë vetë për prishjen e tij.

Kryetari i Shoqatës së Boboshtarëve të vjetër, Sotir Dhamo, ka deklaruar se banorët janë në pritje të vendimit të prokurorisë dhe mbylljes përfundimtare të hetimeve për këtë rast, por nëse nga organi i akuzës nuk merret një masë ndaj personave përgjegjës për prishjen e memorialit sipas përfaqësuesit të banorëve, do të jenë këta të fundit që do të ndërmarrin prishjen e ndërtimit të bërë mbi varrezë.

Sipas Dhamos, për sa kohë që Boboshtica harrohet nga shteti do të ketë reagime nga ana e banorëve deri në prishjen e memorialit të ndërtuar për ushtarët grekë mbi eshtrat e të parëve të tyre.

Ai e ka konsideruar një masakër dhunimin e varrezave, ndërkohë që sipas tij, banorët shprehen jo vetëm të indinjuar për cenimin që u është bërë, por nga ana tjetër edhe të braktisur për faktin se nuk kanë një mbrojtje për të dënuar me forcë atë që ka ndodhur me varrezat e tyre.

“Sot në fshat nuk ka qetësi. Boboshtica është e trazuar. Njerëzit janë cenuar në dinjitetin e tyre me një akt makabër të dhunimit të varrezave të vjetra shekullore. Ajo ka shërbyer si varrezë që në fillimet e manastirit dhe janë varrosur njerëz të njohur të Boboshticës.

Aty banorët kanë të afërmit e tyre dhe nuk mund të heshtin, por kanë të drejtë të indinjohen. Për sa kohë që kjo çështje është në duart e drejtësisë ne do të presim vendimin e organeve hetimore dhe të prokurorisë dhe çfarë do të vendoset prej tyre, por në rast se vendimi nuk është i drejtë dhe qëndron në anën e kundërt të interesave të boboshtarëve duke e cenuar sërish dinjitetin e tyre, ne do të vijojmë me qëndrimet tona”, ka thënë në deklaratën e tij kreu i shoqatës që përfaqëson banorët e fshatit.

Ndërkohë, ai ka shtuar se banorët do të ngrenë një memorial të ri. “Meqë shenjat e varreve janë prishur dhe eshtrat janë përzierë, ne do të ngremë një memorial tjetër me emrat e fiseve që janë varrosur, aty pasi një varr mund të ketë shërbyer për disa persona të një familjeje siç kanë qenë ritet e kohës. Ajo varrezë është e mbingarkuar me njerëz të vdekur, por nuk ka vend që aty të qëndrojë një memorial për ushtarët grekë mbi eshtra të boboshtarëve. Kryqi u pranua si simbol i ortodoksisë, por jo të kalohet në një akt kaq makabër siç është betonimi i eshtrave dhe dhunimi i tyre.

Ai memorial duhet të prishet dhe nëse kjo nuk bëhet nga organizata “Omonia” ose me një vendim të drejtësisë do të bëhet nga vetë banorët”, deklaroi Sotir Dhamo. Sipas Shoqatës së Boboshtarëve të vjetër, akti i djegies së kurorave është i dënueshëm, por ky akt ka ndodhur si pasojë e situatës të tensionuar që u krijua.

“Djegia e kurorave është një akt i dënueshëm. Banorët e dënojnë këtë akt, por të pyetur edhe nga hetuesit, ata kanë pranuar të tregojnë se aty jo vetëm dolën eshtra, por mbi to u kryen sërish punime duke i betonuar. Kjo është më se e vërtetë dhe këtë e dëshmojë shumë banorë. Akti i djegies së kurorave pas vendosjes së tyre nga “Omonia” dhe konsullata greke erdhi si një reagim pas një ceremonie që u zhvillua në prani të shumë pak boboshtarëve.

Nga ana tjetër, edhe prefekti me deklaratat e tij bëri që Boboshtica të ndihet e braktisur nga shteti. Ajo u dhunua dyfish nga shteti grek dhe nga shteti i vet që nuk e mbron. Kremtimi mbi beton ishte i nxituar dhe kjo bëri që Boboshtica të vihet kundër jo vetëm disa kurorave, por edhe të dyja shteteve, atij që e dhunon dhe atij që nuk e mbron, duke sjellë edhe atë rebelim me djegien e kurorave, akt të cilin ne gjithsesi e dënojmë”, është shprehur Sotir Dhamo.

Shqip
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 21.02.11 22:57



Cameria,pse kane frike greket.?





Prapaskenat e hegjomonizmit grek SPECIALE-CAMERIA21
Nje analize e koment nga Top-channel.

Historia e marrëdhënieve shqiptaro-greke është e tejmbushur me momente delikate, përplasje diplomatike e deri ushtarake.

E gjendur përballë një pozicioni historikisht tolerant nga ana e Tiranës zyrtare, politika greke dhe grupime të mbështetura prej saj kanë ushtruar presion të vazhdueshëm për realizimin e ëndrrave me Vorio Epirin.

Ndërkohë, Shqipëria është drojtur deri më sot të hedhë në tryezë problemin e vetëm real mes dy vendeve: Çamërinë.

Udhëtimi ynë shkel përmes të njëjtave gjurmë të lëna në 1944 nga mijëra e mijëra çame të masakruar e të përzënë me dhunë nga tokat e tyre, gjurmë të cilat nuk janë shuar plotësisht edhe sot, 67 vjet më pas.

Igumenicë, Filat e kështu me rradhë, ndër qytetet e zhurmshme është e vështirë të dallosh shenja të një periudhe të cilën vendasit e rinj janë kujdesur mirë që ta fshehin. Edhe ndonjë shqiptar i mbetur druhet të flasë e fshihet menjëherë sa sheh praninë e kamerës.

Pas rreth dy orësh mbërrijmë në Margëlliç, fshatin me rreth 1200 banorë, ngritur diku mes kodrave të buta e të gjelbëruara të Thesprotisë. Mjaftojnë vetëm pak metra të përshkuara në rrugicat e tij për të dalluar menjëherë ndoshta simbolin më të fortë e kuptimplotë të një historie tjetër, të një historie të shkuar të cilën në këtë tokë nuk kanë mundur ta çrrënjosin.

Minarja, e mbetur jetime pa xhaminë e saj në një fshat ku nuk ka qoftë edhe një musliman, është sot e rrethuar nga kishat ortodokse të cilat bëjnë hije në këtë vend që dikur ka folur ndryshe.

Në pjesën e sipërme të fshatit dallohen gërmadhat e dhjetra e dhjetra shtëpive që flasin më mirë se gjithçka për atë që ka ndodhur këtu me çamët 67 vjet më parë.

Pronarët e rinj shumicën e tyre i kanë kthyer në haure për bagëtinë, ndërsa rrënoja të tjera shtëpish mezi ngrenë krye nga toka.

Prania jonë në Margëlliç nuk mirëpritet, liria për të xhiruar zgjat vetëm pak minuta pasi menjëherë kamera e Top Channel bllokohet nga banorë të irrituar, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit. Nën presion, kamera e fshehtë mbetet e vetmja zgjidhje.

Kryeplaku, i mbështetur nga punonjës të postës policore të fshatit, na detyron ta ndjekim në zyrën e tij. Telefonatat e shumta na bëjnë të kuptojmë se vizita jonë ka shkaktuar shqetësim edhe përtej Margëlliçit.

“Duhet të kishit bërë një letër tek bashkia dhe një tek policia. Nëqoftëse nuk do të kishit kamera në dorë nuk do të ndodhte asgjë, as me policine, as me asnjë”, thotë kryeplaku.

Drejtuesit e fshatit, pas direktivave të marra nga autoritetet në Igumenicë, na thonë se në Margëlliç jetojnë vetëm 6 familje shqiptare e me këtë rast, jo pa qëllim na ofrojnë intervistë me njërin prej tyre. Sigurisht, emigranti nga Karbunara e Lushnjes është i detyruar të pohojë atë që i kërkohet.

« Familjet shqiptare kanë ardhur këtu në vitin 2001, atëherë i solla dhe unë se më parë kam qenë vetëm. Të gjitha familjet shqiptare kanë ardhur pas viteve 90 », thotë një emigrant para kamerës.

Përmes emigrantit, tentohet të propagandohet dhe manipulohet një tjetër histori, që lidh shqiptarët me Margëlliçin vetëm pas viteve 90.

Pas intervistës lejohemi të filmojmë sërish. Por, edhe këtë herë gjithçka zgjat vetëm pak minuta, pasi grupi i Top Channel vihet nën vëzhgimin e rreptë e të paktën tre makinave të policisë greke.

Ndjekja vazhdon edhe pse makina e Top Channel del nga fshati Margëlliç. 2 nga autoveturat greke mbajnë distancë, ndërsa njëra prej tyre, me ngjyre blu, qëndron gjatë gjithë kohës më afër.

Shpesh herë gjatë rrugës automjetet e mbushura me civilë ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën, por pa hequr dorë nga ndjekja e makinës së Top Channel.

Në kufi afrohet vetëm njëra prej tyre nga ku dalin dy persona të veshur civil, të cilët, siç duket edhe nga pamjet, i kërkojnë policisë kufitare të vonojë procedurat e lejim-kalimit të grupit të Top Channel për në Shqipëri.

Pas rreth 40 minutash largohemi drejt Shqipërisë duke lënë pas jo vetëm imazhet e një krimi masiv që kërkon drejtësi, por mbi të gjitha të një fqinji që nën ethet e nacionalizmit I trembet edhe një kamere televizive duke ekspozuar kështu anën më të shëmtuar.

Kjo ndodh në një kohë kur dërgatat greke të politikanëve, emigrantëve greko-amerikanë, nacionalistëve të të gjitha markave, jashtë apo nën kontrollin e Athinës zyrtare, gazetarë, diplomatë e deputetë, vijnë në Shqipëri e shtrojnë bash mu në mes të shqiptarëve e u mbajnë fjalime për tu kujtuar se tani së fundmi janë bërë grekë.

Këta njerëz lejohen t’i bëjnë këto, jo vetëm për shkak të përulësisë së politikës sonë, por mbi të gjitha sepse Shqipëria nuk ka çfarë t’i fshehë Greqisë, përveçse t’i kërkojë me zë të lartë të drejtat e çamëve.

Pikërisht këtu buron frika e grekëve, të cilët na ndjekin pas tërë panik sepse e dinë që ne jemi në vendin e krimit, i cili për fat të keq ende nuk është hetuar.

Ndërsa altoparlantët grekë të politikës e kishës janë angazhuar në thirrje që banorët e Korçës dhe zonave të tjera të jugut të deklarohen grekë, këtu në fshatrat e Çamërisë të gjithë i tremben një dokumentari që nuk synon të mbjellë nacionalizëm dhe urrejtje, por thjesht të risjellë në kujtesë krimet dhe genocidin grek.

Shtëpitë e rrënuara, minarja e mbetur e vetmuar që prej dëbimit të popullsisë vendase dhe mijëra dëshmi të njerëzve që janë ende gjallë janë fakte më të forta se pensionet e Athinës për fukarenjtë të cilëve u kërkohet të shesin edhe identitetin për ca para më shumë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Estilen 22.02.11 16:13


Kunder rregjistrimit etnike.


Prapaskenat e hegjomonizmit grek Shoqatat-etnike

81 shoqata, me nismën e shoqatës “Labëria” kanë reaguar ashpër gjatë një tubimi duke u shprehur kundër regjistrimit të popullsisë, mbi baza etnike.

Ata i kanë bërë thirrje me anë të një peticioni qeverisë shqiptare për ta ndaluar këtë regjistrim si edhe e kanë akuzuar atë se po i bindet çdo kërkesë të qeverisë greke.

Në tubim Sabri Godo u shpreh me tone ironike ndaj përkrahësve të këtij regjistrimi, ndërsa historian Pëllumb Xhufi përdori tone akuzuese.

“Shkenca thotë që u dashkan 6 mijë vjet të ndërrohet kodi gjenetik i njeriut, ndërsa me formularin e qeverisë e ndron kombësinë në 2 minuta e gjysmë”, është shprehur Godo.

“Interesat tona varen nga një pensionist, Nikollaq Gaxojanis që është mik i gjithë pushtetarëve shqiptarë. Që është mik i Saliut, Ilirit dhe Fatosit. Kjo është për të vënë duart në kokë”, deklaroi Xhufi.

Ndërsa nënkryetari i KLD-së, Spahiu u shpreh se, çertifikata është e pamjaftueshme për të ndryshuar kombësinë dhe ftoi krerët e partive të minoritetit grek në debat publik.

“E ftoj në debat Dulen apo Karamelon që mendojnë se do të munden të keqinterpretojnë ligjet e Shqipërisë”, deklaroi Spahiu.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prapaskenat e hegjomonizmit grek Empty Re: Prapaskenat e hegjomonizmit grek

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi