EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frika - Fobite

+8
M.racer
Luli
Berti69
Nikolaos
ebusead
kujtimi123
Fikrro
Kinich-Ahau
12 posters

Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Frika - Fobite

Mesazh  Vizitor 15.01.10 16:12

Persa i perket kohes fobive qe kemi jane te shumta shkaqet nga te cilat ne jemi te predispozuuar te kemi fobi . Disa nga keto raste po i permend me poshte si dhe menyren per te menaxuar ato dhe per te larguar fobite tona.

1. Ka te beje me femijerine tone , kjo ka te beje me disa frikera te imponuara nga vete prinderit tani si psh. kur thone Erdhi gogoli apo gjera te kesaj natyre ne nje fare menyre vete prinderit tane na ekspozojne ndaj nje fobie.

2. Jane traumat qe kalojme ne jete , e kam fjalen ketu per nje eksperience te hidhur ne jeten tone te perjetuar apo te suportuara tek vetja duke degjuar nje person te flase per fobite e tij kjo ndodh nese do mar nje shembull udhetimin me avion duke patur parasysh qe duke degjuar aksidente ajrore ne nje fare menyre ne mendojme se cfare mund te na ndodhte ne nese do udhetonim me avion.

Menyrat per te menxuar keto frikera apo per ti "sheruar"
Disa persona gjejne nje menyre shume te thjeshte per te shmangur fobite e tyre duku mos u ekspozuar ndaj tyre kjo eshte gjeja me e thjeshte qe mund te bejme por dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje sepse ne nje moment apo ne nje tjeter ne do te perballemi me to ! Atehere lind pyetja :Si mun d ti menaxhojme apo "sherojme" keto fobi ?!
Ateher nese do e benim vete nje gje te tille do benim kete , ne nje cope leter do shkruanim fobite tona dhe do i vleresonim me nje note nga 1 deri ne 10 .

Ateher ne do mereshim me ate fobi qe tek ne ka me shume efekte anesore (marje mendsh te vjella puls te larte etj) dhe nese do donim qe te menaxhojme kete mund te bejme nen mbikqyrjen e nje eksperti ap dhe vete nese vete fobia nuk ka shume pasaoja per vete personin .

Po flasim per fobine ndaj udhetimeve me avion gjeja e pare qe duhet te bejme ehste te mendojme se mbas dy javesh do te kemi nje udhetim me avion dhe te mendojm eparaprakisht se cfare do benim .

a) Vajtja ne aeroport b) ngarlmi i bagazheve c) hypja ne avion d:) nisja apo ngritja me avion .

Nese bejme kete gje do te vini re (po flas per nje fobi avionin ketu nuk mund te bejme nje gje te tilla pa patur nje fobi te tille kjo behet me njerezit qe kane fobi udhetimin me avion) qe ne nje fare menyre do ndjeni ato siptoma qe ndieni kur ju keni udhetuar me avion dhe nese nuk kemi udhetuar asnjhere do perjetoni situata te ngjashme me ato qe do perjetoni ne nje udhetim me avion.

Kjo gje duhet bere 3 here ne jave dhe kjo per nje periudhe 2 javore dhe do te shikoni qe do jeni ne gjendje te menzhoni frikerat tuaja dhe ti kontrolloni ato.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Fobitë më të çuditshme të botës

Mesazh  Kinich-Ahau 22.05.10 18:56

Fobitë më të çuditshme të botës

Kur flitet për fobitë, ta mendosh mirë, nuk ka vend për shaka: Kush ka frikë nga gjarpërinjtë, merimangat, të mbetet i mbyllur në ashensor, e di mirë sa terrorizuese është, qoftë edhe vetëm ta mendosh.
Por ama, ndërsa disa prej fobive mund të jenë pjesërisht të shpjegueshme, po të kesh parasysh ndjenjën e frikës që gjenerojnë, rezulton e vështirë të imagjinosh se si mund të jenë të rrezikshëm e efektivisht të frikshëm... kastravecët.
Sipas Tecno Cientista, këta bëjnë pjesë në fobitë më të çuditshme të botës. Cilat janë fobitë e tjera? Secila çudi më vete.

Fobia nga palaçot

Pas filmit, të frymëzuar nga një libër i Stephen King-ut, vështirë të mendosh se është e çuditshme apo groteske dhe jo e formuar një fobi e tillë. Megjithatë, palaçot duhet të ishin të këndshëm, argëtues ose të paktën zbutës. Për shumë njerëz duket e çuditshme se si palaçot që bëjnë fëmijët të qeshin, trembin disa të rritur, kur në të vërtetë, këto fytyra janë bërë enkas për qëllime argëtimi. Për studiuesit, kjo lloj frike është nga më interesantet për t u shpjeguar. Fytyra e palaços mund të jetë “përqeshësi” i tyre. Për disa është “deformim psiqik” i një imazhi normal. Njerëzit që kanë frikë nga palaçot, ndryshe nga persona që vuajnë nga disa lloje të tjera fobish, besohet se kanë një hipersensibilitet për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mund të provojnë më shpesh neuroza. Një palaço mund të jetë për ta, një person që maskohet, por pas maskës është diçka tjetër. Ja që edhe shtirja bën pjesë në skedarin e fobive njerëzore.

Globofobia apo fobia nga topat e vegjël

Po, po, pikërisht nga ata me ngjyra të ndezura që u blihen kudo fëmijëve nëpër panaire, kënde lojërash a plazhe! Më tepër se të brishtë e megjithatë, të tmerrshëm për kë vuan nga kjo lloj fobie. Objektet e rrumbullakëta u heqin humorin dhe zakonisht, në dekorimin e veshjeve e shtëpive të tyre ka vetëm forma gjeometrike me kënde, harqe, por kurrsesi topa. Studiuesit mendojnë se kjo lloj frike mund të lidhet me frikën nga Universi, ekzistencën mbi një planet të rruzullit dhe rrezikun e rrokullisjes bashkë me të, pamundësinë e qëndrimit menjëherë në një vend të diçkaje që rrokulliset. Për këtë arsye, nuk preferojnë të ndjekin asnjë lojë me top dhe as vallet në rreth.

Fobia nga pambuku

Ose, për të qenë më të saktë, nga shukat e pambukut! Ja, nga ato që përdoren për të pastruar fytyrën. Disa mendojnë se kjo mund të jetë bashkëshoqëruar me injeksionin e gjilpërës të bërë që në fëmijëri. Vetë injeksionet janë një fobi mjaft e përhapur, që nga fëmijët e deri tek burrat. Por të tjerë studiues e lidhin frikën nga pambuku me ndjesinë e peliçes së ndonjë kafshe të rrezikshme. Ndërkohë, shembuj të tjerë tregojnë se sasia e pambukut është e rëndësishme në zhvillimin e fobisë. Dëngjet e mëdha të pambukut i bëjnë disa persona që të mbushen me zor me frymë, pra për ta, sasia e pambukut do të thotë “marrje fryme”, kurse për të tjerë, është ngjyra e bardhë.

Fobia nga kastravecët

Tamam-tamam, është fjala për kastravecët turshi, që janë aq të gjelbër, krokantë dhe të shijshëm. Askush nuk i ka gjetur një shpjegim për të qenë kësaj fobie. Disa besojnë se është shija e kastravecave turshi shkaku, e të tjerë, se është zhbërja e ngjyrës së tij nga jeshile e errët i freskët, në ngjyrë “të kalbur”. Këta njerëz besojnë se po përtypin një “kalbësirë”. Një frikë të ngjashme paraqesin disa njerëz ndaj mishit- ushqim, pasi u duket se përpara kanë jo mishin e gjallë, por mishin-kufomë. Këtu hyn edhe frika nga veza e rrahur më shpesh, por edhe nga e skuqura. mos I thoni kurrë një fëmije se jeni duke ngrënë materiali nga i cili bëhet një zog, pasi ka shumë të ngjarë t i krijoni një fobi të pashqitshme për vezën.

Efebofobia: frika nga adoleshentët

“Po bëhen gjithmonë e më të terrorizues për më të moshuarit...”, thonë sociologët më pesimistë. Të jemi realistë: A nuk është pikërisht i tillë alternimi i zakonshëm midis gjeneratave? Në të vërtetë, frika nga adoleshentët është më tepër frika e largimit të madh nga një moshë energjike, që secili do të donte ta kishte por e ka humbur. Nga ana tjetër, në raste të veçanta, ndodhi të pakëndshme mund të kthehen në fobi të një individi të vetëm. Po kaq e vërtetë sa frika nga fobia, është friksa nga ritmi i jetës, që më të vjetrit nuk e përballin dot.

Fobia nga mobiljet antike

Nëse imagjinojmë se njësoj si tek “Harry Potter” një skrivani mund të tentojë të na sulmojë, atëherë do të ishte plotësisht e justifikueshme. Por fobitë, dihet, janë të një natyre irracionale... Kështu që, përse vallë poltronat e vjetër të preferuar të tetos që vdiq shumë plakë, nuk duhet t i kallë datën ndokujt? Frika nga sendet e vjetra i detyron disa njerëz që vazhdimisht të rinovojnë mjedisin dhe t i hedhin objekte të tilla. Këta persona kurrë nuk shkojnë në muze, pasi mund të pësojnë një atak paniku, po ashtu, nuk ndjehen mirë nga filmat që paraqesin objekte të tilla të vjetra.

Pteronofobia

Frika nga puplat. Eshtë shumë më tepër se frika e gudulisjes së thjeshtë që ato mund të shkaktojnë. Dhe nuk është fjala për ata që kanë alergji prej tyre. puplat shndërrohen në disa persona në objekte paniku, sikurse janë për disa të tjerë lëkurat e kafshëve apo e gjarprit, kthetrat e zogjve, foletë e tyre. Të tjerë njerëz madje kanë frikë nga mustaqet e misrit, aroma të caktuara lulesh, zhardhokët e disa bimëve. Madje, edhe nga shelgjet lotuese. Njihet rasti i një poeti i cili ndërroi shtëpinë, sepse nuk mund të duronte dot praninë e shelgjeve të porsambjellë pranë rrugës së tij.
Kinich-Ahau
Kinich-Ahau

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Llojet e frikes (fobite)

Mesazh  Fikrro 25.06.10 22:59


ARACHNOFOBIA -Frika nga araknidet (merimangat etj)
AGORAFOBIA - Frika nga vendet e hapura
ACROFOBIA - Frika nga lartësia
KLAUSTROFOBIA - Frika nga vendet e mbyllura
OFIDIFOBIA - Frika nga gjarpërinjtë
AILUROFOBIA/CINOFOBIA - Frika nga qentë dhe macet
ABLUTOFOBIA- Frika nga pastrimi dhe larja
ACHLUOFOBIA- Frika nga terri
AGLIOFOBIA- Frika nga dhimbjet
AILURFOBIA- Frika nga macja
ANUPTAFOBIA- Frika nga vetmia
BIBLIOFOBIA- Frika nga librat
CARNOFOBIA- Frika nga mishi
CATOFOTOFOBIA- Frika nga pasqyra
CHIONOFOBIA- Frika nga bora
CLINOFOBIA- Frika nga shtrati
DIKEFOBIA- Frika nga drejtësia
DIDASKALEINOFOBIA- Frika për të shkuar në shkollë
DYSTYCHIFOBIA- Frika nga aksidentet
ECOFOBIA- Frika nga shtëpia
ELEUTHEROFOBIA- Frika nga liria
EUOROTOPOBIA- Frika nga gjenitalet femërore
ERGOFOBIA- Frika nga puna
GAMOFOBIA- Frika nga martesa
GENOFOBIA- Frika nga seksi
GERASCOFOBIA- Frika nga pleqëria
GLOSSOFOBIA- Frika e mbajtjes fjalimit në publik
HELIOPOBIA -Frika nga dielli
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Frika

Mesazh  kujtimi123 22.03.11 22:54

Edhe une kur isha i vogel jam friksuar shume por kam qene tek nje hoxhe ne Gjilan edhe te nje plak ne Peje kam pasur shum sukses sepse kisha firke nga errsira dhe shihja ne endrra shume gjera, mu paraftyronin si eshtra me gjak e gjera te tjera por tani kam sukses edhe pse kam frike ngapak nga erresira, mos e merrni per te madhe sepse cdo kush kur eshte vetem ka frike nga erresira.
avatar
kujtimi123

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  ebusead 26.03.11 16:06

Interesante shum.Doja te dija se ku mund te gjej nje liber te tille?
avatar
ebusead

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Nikolaos 27.03.11 20:37

Planeti Mars ka dy satelitë që quhen Fobos dhe Deimos, qe ne shqip mund të përkthehen Frika dhe Tmerri (në greqishten e sotme fjala fovo/fovao = frikë/kam frikë). Marsi në greqisht quhet Ares dhe ishte zot i luftës, prandaj Fobos dhe Deimos i qëndrojnë pranë Aresit (marsit). Frika dhe tmerri janë gjithmonë të lidhur me luftën, gjakderdhjen.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 28.11.13 23:46

Fobitë më të zakoshme të njerëzve

Frika -  Fobite Fobite_thumb_medium400_250

Ekzistojnë 10 lloje fobish, të cilat janë shumë të zakonshme në të gjithë botën. Ja se nga karakterizohen ato… Fobia është përkufizuar si ndjenja e shqetësimit që provohet ndaj një objekti apo situate të caktuar e nga e cila duam të ikim apo të largohemi. Nëse kjo nuk ndodh, ajo shkakton një seri simptomash që në gjuhën mjekësore quhen kriza ankthi: rrahje të shpejta të zemrës, mungesë ajri, tmerr për atë që mund të na ndodhë në të ardhmen, duar të cilat dridhen, djersë të ftohta etj. Të gjitha këto reaksione vijnë nga një interpretim anormal i psikikës sonë ndaj diçkaje që ne e kemi shumë frikë, që një pamje (figurë) për shembull, mund të na dëmtojë aq shumë sa mund të na çmendë.

Kjo seri ankthesh mund të lidhet me një objekt të veçantë ose situatë (frike) ose më pak se kaq (në rastin e fundit bëhet fjalë për një çrregullim ankthi të përgjithësuar). Sipas një studimi të realizuar nga Hofman (Hofmann), Lehman (Lehman) dhe Barlou (Barloë) më 1997, ata që vuajnë nga një fobi specifike (një nga ato të cilat përmenden në vijim, ose të tjera) janë më të predispozuar që të vuajnë nga një e dytë, apo madje edhe nga një e tretë. Më poshtë do të përshkruajmë fobitë më të njohura apo ato më të zakonshmet.

Klaustrofobia

Është një nga fobitë më të njohura në të gjithë botën. Bëhet fjalë për frikën nga hapësirat e ngushta ose të mbyllura (si për shembull një ashensor apo një dollap) dhe për të gjitha vendet nga të cilat subjekti ndihet i rrethuar.

Agorafobia

Është e kundërta e klaustrofobisë: në këtë rast subjekti provon një siklet të fortë për të qëndruar në hapësira të hapura, në shumicën e rasteve për shkak të frikës se mos nuk marrin ndihmë ose ndërhyrje mjekësore në kohë, në rast të ndonjë aksidenti.

Brontofobia

Brenda seksionit të frikës së tepërt dhe të paarsyeshme ndaj hapësirave të hapura, gjejmë ata që vuajnë nga brontofobia, ose ata të cilët përjetojnë tmerr ndaj disa ngjarjeve të motit (të tilla si stuhitë apo bubullimat). Kjo fobi apo frikë, zakonisht shkaktohet nga një incident fatkeq në lidhje me këto fenomene. Gjithsesi, personat që vuajnë nga brontofobia kanë mundësi të mëdha shërimi.

Akrofobia

Është frika nga lartësitë dhe vendet e larta, edhe në momentin kur ekzistojnë masa sigurie (për shembull parmakë). Kjo frikë nuk është e njëjtë me aerofobinë (frikën nga fluturimet). Gjithashtu akrofobia ngatërrohet shpesh me vertigo. Kjo e fundit ka të bëjë me një gjendje të caktuar fizike, që shkakton marrje mendsh dhe çorientim kur shikon poshtë nga një lartësi e madhe. Ndërsa akrofobia, tek ata që vuajnë nga frika e lartësisë, zhvillon një krizë tipike ankthi. Këta persona kanë tendencë t’u shmangen situatave që mund t’i bëjnë të provojnë ndjenja të tilla (pra marrje mendsh, çorientim, etj).

Aerofobia

Kjo është frika e fluturimit. Ne të gjithë ndiejmë pak frikë, por ata që vuajnë nga kjo fobi, edhe në qoftë se vendosin vetëm këmbën në një avion, u shkaktohen një numër i madh simptomash që i çojnë në një krizë të vërtetë ankthi.

Kancerofobia

Njerëzit që vuajnë nga kjo lloj fobie, në çdo kohë, janë të fiksuar ndaj çdo simptome të trupit të tyre apo e thënë ndryshe i kushtojnë rëndësi shumë të madhe një shqetësimi shumë të vogël. Madje ata persona që vuajnë nga kjo fobi besojnë se çdo sinjal është shenjë e pranisë së një tumori. Numri i individëve, të cilët vuajnë nga kancerofobia është rritur në mënyrë të ndjeshme këto vitet e fundit, për shkak të zbulimeve të reja shkencore dhe përhapjes së informacioneve shëndetësore të ndryshme nga mjekët.

Emofobia

Është fobia e gjakut ose e plagëve. Nuk është e lehtë ta dallosh atë nga lipotimia ose zalisja që mund t’i ndodhë një personi në momentin që sheh gjak; mund të thuhet se emofobia, më pak e zakonshme nga se mund të besohet, shkon përtej pavetëdijes thjesht.

Emetofobia

Emetofobia është frika për të vjellë, edhe pse ajo shpesh lidhet me frikën për të ngrënë ushqime të caktuara. Prindërit në të shumtën e rasteve janë shkaku kryesor i zhvillimit të kësaj frike, megjithatë nuk mund ta përcaktojë këtë si një rast tipik të emetofobisë.

Latrofobia

Kjo është frika nga mjekët. Kjo frikë në fakt lidhet me atë se çka mjekët mund të thonë për shëndetin tonë. Është ndryshe nga kancerofobia sepse latrofobistët nuk duan të kenë fare lidhje me mjekët, ndërsa kancerofobikët e vizitojnë veten e tyre tek mjekët shumë shpesh, në mënyrë madje maniake.

Nozofobia

Ke frikë ndaj ndonjë sëmundjeje të veçantë ose nga ato ngjitëse? Atëherë ka mundësi që vuan nga nozofobia.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 07.02.14 14:07

Njerëz të famshëm dhe fobitë e çuditshme

Frika -  Fobite D4d20f19-bed4-4c7b-9a26-c5333a2a33cf---0-

Janë frikëra të paarsyetuara, të tepruara dhe shpeshherë të çmendura. Të bëjnë të humbasësh ndjenjat, vetëkontrollin, arsyen dhe nuk i komandon thuajse kurrë.

Fobitë janë ato çka me plot gojën mund t’i quash frikëra që të dëmtojnë përditshmërinë dhe ta bëjnë jetën më të komplikuar. Prej tyre nuk shpëton thuajse askush. I ri apo i moshuar, femër apo mashkull, i pasur apo i varfër, person i panjohur apo njerëz të njohur.

Por cilat janë fobitë e disa prej njerëzve më të famshëm të televizionit?

Prezantuesja legjendare Oprah Winfrey ka fobi nga çamçakëzi, fobi e krijuar që në fëmijëri, kur gjyshja e saj i ngjiste ato nëpër tavolina.

Aktorja e njohur e Hollivudit Nicole Kidman ka fobi fluturat, këngëtarja e famshmeRihanna peshqit.

Orlando Bloom derrat dhe Robert de Niro nga dentistët.

Madje, as udhëheqës shtetesh dhe njerëz që kanë drejtuar luftëra nuk i kanë mposhtur fobitë nga të cilat kanë vuajtur gjatë gjithë jetës së tyre.

Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, kishte fobi nga vdekja e parakohshme.

Richard Nixon frikësohej për vdekje nga spitalet, ndërsa për Napoleon Bonapartinthuhet se macet i shkaktonin fobi të llahtarshme.

Fobikë nga macet kanë qenë gjithashtu edhe Hitleri, Musolini dhe Jul Çezari.

Të mëdhenjtë e kinematografisë botërore si Woody Allen apo Alfred Hitchcock janë gjithashtu fobikë. Allen është multifobik duke nisur nga lartësitë, hapësirat e mbyllura dhe insektet e duke vijuar me fobitë nga ngjyrat e shndritshme, kafshët, ashensorët dhe kikirikët me gjalpë.

Ndërsa Hitchcock kishte fobi nga vezët pasi e konsideronte të tmerrshme strukturën e tyre.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Luli 20.08.14 14:29

Të gjithë ndoshta vuajnë nga një apo disa fobi të lehta, por ka njerëz që nuk arrijnë të kenë një jetë normale për shkak të një frike të pajustifikuar dhe të çuditshme. Fobitë nga më të ndryshmet mund ta përndjekin një person për gjithë jetën, madje në disa raste të çojnë drejt problemeve psikike, madje deri në çmenduri. Frika nga diçka apo dikush nuk është gjithnjë racionale, por kjo nuk do të thotë që nuk ndihet me po të njëjtin intensitet sa në një situatë që mund të konsiderohet me të vërtetë e frikshme për këdo. Këto janë disa nga fobitë më të pazakonta, të cilat përndjekin njerëzit në ditët e sotme moderne.

Agirofobia, frika ndaj kapërcimit të rrugës

Agirofobikët kanë një frikë të jashtëzakonshme për të kapërcyer nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Ata frikësohen gjithashtu kur ndodhen në autostrada apo rrugëkalime të ndryshme. Kjo frikë natyrisht nuk i lejon të jetojnë një jetë normale, veçanërisht në qytet. Emërtimi i kësaj sëmundjeje vjen nga fjala greke “gyrus” që do të thotë të kthehesh apo të ndryshosh drejtim, kjo pasi personat që vuajnë nga agirofobia janë veçanërisht të tmerruar nga ndryshimi i korsisë në trafik.

Kjo fobi mbulon një sërë kategorish, pasi personi mund të vuajë nga frika e rrugëve të gjera apo rrugët e ngushta periferike, por mund të përfshihen edhe njerëzit që kanë frikë të kalojnë jashtë vijave të bardha apo ata që nuk arrijnë të kapërcejnë dot rrugën në asnjë mënyrë. Agirofobia gjithashtu nuk ka asnjë lidhje me fobinë nga makinat.

Mageirokofobia, frika ndaj gatimit

Frika e çuditshme e të gatuarit quhet mageirokofobia, e cila buron nga fjala greke “mageirokos” që do të thotë një person veçanërisht i aftë për të gatuar. Ky çrregullim mund të jetë shumë frustrues dhe mund ta shtyjë personin drejt kequshqyerjes, veçanërisht nëse jeton vetëm. Personat që vuajnë nga mageirokos mund të ndihen ekstremisht të kërcënuar nga njerëzit që dinë të gatuajnë dhe ndoshta ky kërcënim është edhe rrënja e çrregullimit për shumë prej tyre.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty pershendetje

Mesazh  M.racer 20.08.14 18:29

si mund ta shpjegoj njeri fobin time lidhur me fluturat, ne pergjithsi me ato te zezat qe shfaqen naten ne forem trkendore?
M.racer
M.racer

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Luli 03.09.14 16:08

Nomofobia

Është një nga çrregullimet e epokës së re e cila na erdhi me teknologjinë e re. Sot do ju zbulojmë më saktësisht se çfarë është nomofobia.

Nomofobia më saktësisht nënkupton frikën që të ndodheni në vend publik pa celularin tuaj, dhe më së shpeshti paraqitet tek nxënësit e shkollave të mesme. Nëse nuk mund të largoheni nga shtëpia pa celularin tuaj, nuk shkoni pa të as në tualet apo në vrapim atëherë vuani nga nomofobia.

Shkenca ka trajtuar fenomenin në të cilin njerëzit nga mbarë bota manifestojnë simptome të stresit mendor, normë të rritjes së rrahjeve të zemrës, shuplaka të djersitura dhe të tjera, të cilat paraqiten kur ju mungon celulari apo janë në një vend ku nuk mund ta përdorin atë.

Frika -  Fobite Nomo

Edhe pse duket e pakuptimtë mirëpo ky problem mund të jetë mjaft i madh kur bëhet fjalë për fëmijët e moshës së adoleshencës, andaj mos e injoroni. Ndoshta problemi është në shprehjen sepse fobi zakonisht d.t.th “frikë irracionale”, ndërsa sulmi nga ankthi që paraqitet kur ndodheni diku pa celularin tuaj është një ndjenjë disi e kuptueshme. Nëse mendoni se edhe ju vuani nga nomofobia atëherë përcjellni shenjat e mëposhtme:
Kurrë nuk mund ta fikni celularin.

Mesazhet, thirrjet e humbura dhe emailat i kontrolloni në mënyrë posesive.
Rregullisht karikoni celularin që mos të mbeteni pa bateri.

Kurrë nuk shkoni në tualet pa celularin tuaj.

Në kërkimin e bërë në Britani mes 1000 të anketuarve, 66% kanë pranuar se ndjejnë frikë nëse në vendet publike ndodhen pa celular, ndërsa shumica e të anketuarve ishin të moshës 18-24 vjeçare; 77% kanë pranuar se pa celular mund të qëndrojnë disi vetëm disa minuta dhe në atë rast mosha e të anketuarve ka qenë pak më e vjetër 25-34 vjeçare.

Statistika tregon se mesatarisht njerëzit e kontrollojnë celularin 34 herë në ditë, ndërsa 75% e pronarëve të celularëve i përdorin ato edhe në banjo. Në vitin 2008 është konstatuar se 13 miliona njerëz anë e mbanë botës vuajnë nga nomofobia, që do të thotë se sot ai numër është tejet më i madh. Ekspertët tregojnë se nëse dëshironi të ndjeheni të sigurtë dhe mos të peërjetoni sulme të panikut duhet të mbani karikues me vete, ndërsa në qoftë së doni të liroheni nga kjo frikë totalisht atëherë duhet të ndërmerrni disa masa drastike.

Si për fillim fikni celularin për një orë gjatë kohës kur jeni në shtëpi, vendoseni diku dhe largohuni nga ai. Ditën e ardhshme përsëriteni të njejtën gjë mirëpo në dy orë dhe vazhdoni ashtu derisa të liroheni nga frika.
Një herë nëse liroheni nga ankthi do të ndjeni lehtësim dhe më pak stres, do të filloni të ndjeni kënaqësi në qetësinë që nuk do ua prish cingërima e celularit.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 09.10.14 19:38

Fobitë seksuale më të përhapura dhe më të çuditshme

Fobitë seksuale janë shumë të përhapura te të dyja gjinitë, që nga frika e të qenët i zhveshur deri te frika ndaj organeve seksuale.

Fobitë janë një fenomen shumë i përhapur mes njerëzve, të cilët i kanë zhvilluar ato për arsye nga më të ndryshmet. Përveç fobive të zakonshme si frika nga lartësitë, nga mjediset e mbyllura, nga insektet, ekzistojnë disa fobi edhe më të çuditshme që i përkasin jetës seksuale të cilitdo.

Medomalakufobia – Frika e humbjes së ereksionit
Shumica e meshkujve e kanë pjesë të shqetësimit të tyre humbjen e ereksionit. Përveç nervozizmit rreth kësaj çështje, medomalakufobia u përket më shumë atyre që e kanë të zhvilluar në një shkallë më të lartë dhe diagnostikohen me sëmundje ankthi. Kjo fobi mund të shkaktojë atë ndaj së cilës trembet, ndaj meshkujt që vuajnë prej saj duhet të tregohen tepër të kujdesshëm.

Xhimnofobia – Frika nga të qenët zhveshur
Ata që e kanë xhimnofobinë pjesë të jetës së tyre, vuajnë nga frika e të qenët zhveshur përpara të tjerëve, edhe në situata kur kjo është e pranueshme. Frika konsiston në ndjesinë e inferioritetit kur personat janë lakuriq dhe në frikën e të qenët të pambrojtur kur janë të zhveshur.

Eurotofobia – Frika nga organet seksuale, veçanërisht femërore
Eurotofobia është frika e vazhdueshme dhe jo normale nga organi seksual, sidomos nga ai femëror. Disa njerëz vuajnë nga kjo fobi gjatë gjithë kohës ose mund të shkaktohet në çast nga stimuli pamor. Fobia është shumë e përhapur dhe e lidhur me përvoja të shkuara keq në të kaluarën. Eurotofobia mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, ankth, druajtje dhe errësim të shikimit.

Filemafobia – Frika nga puthjet
Nëse puthjet mund të rregullojnë shumë gjëra, për filemafobët asgjë nuk mund të rregullohet, sepse ata kanë frikë prej puthjeve. Kjo është një fobi shumë e veçantë dhe mund të shkaktohet për dy arsye. Së pari mund të vijë prej një përvoje traumatike ose prej frikës së erës së keqe të gojës ose transmetimit të mikrobeve.

Erotofobia – Frika nga bisedat për seksin
Kjo fobi nuk ka të bëjë me frikën e të bërit seks, por është frika e të folurit rreth tij. Njerëzit që vuajnë nga kjo fobi nuk duan që të diskutojnë, mendojnë apo lexojnë për seksin. Erotofobët kanë më pak gjasa të marrin pjesë në programet e edukimit seksual dhe janë më të predispozuar të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Për më tepër këta njerëz nuk përfitojnë shumë kënaqësi nga seksi sepse nuk marrin informacione për shumëllojshmërinë që ai ofron.

Malaksofobia – Frika nga lojërat e dashurisë
Gjithçka që ka të bëjë me takimet, flirtimet dhe puthjet e lidhjes në çift. Malaksofobët në një shpjegim të përgjithshëm kanë frikë nga intimiteti.

Klaustrofobia seksuale – Frika nga seksi në ambiente të mbyllura
Ashtu sikurse sugjeron edhe emri, klaustrofobia seksuale është frika e të bërit seks në ambiente të mbyllura. Për një vajzë 24-vjeçare nga Britania, Daniele Vinceli, kjo fobi përkthehet në marrëdhënie që zgjasin shumë pak.

Partenofobia – Frika nga virgjëreshat
Partenofobia është frika nga virgjëreshat ose vajzat e reja, gjë që mund ta bëjë gjimnazin një periudhë edhe më të vështirë. Këta njerëz mund të përjetojnë panik ose ankth të vazhdueshëm thjesht nga mendimi i të qenët afër një të virgjre. Nuk bëhet fjalë për frikën e një kontakti seksual me to, por thjesht frikë nga komunikimi i rregullt në jetën e përditshme.
Ndër fobi të tjera të njohura janë Tokofobia, frika e të qenët shtatzënë dhe të lindurit një fëmijë dhe Heterofobia, frika nga seksi i kundërt. Një nga fobitë më interesante është pa dyshim Filofobia që i përket frikës nga të qenët i dashuruar. Po ashtu ekziston edhe Anuptafobia, frika nga të qenët beqar.

Kurimi i fobive
Fobitë janë frikëra të mëdha që shoqërojnë një person gjatë jetës së tij, ndaj kurimi prej tyre është tepër i domosdoshëm për jetesën normale të dikujt. Ndër mënyrat më të përhapura të kurimit të fobive janë terapitë.
Dhënia e shembullit. Kjo taktikë konsiston në dhënien e një modeli perfekt që bën të kundërtën e veprimeve që do të bënte personi që vuan nga fobia.
Trajtimi i ekspozimit. Një ndër taktikat më të njohura është edhe trajtimi i fobive nëpërmjet ekspozimit ndaj tyre. Për shembull, nëse një person vuan nga frika nga puthjet, atij i kërkohet të puthë vazhdimisht dikë derisa të shërohet nga kjo fobi.
Humbja e ndjeshmërisë. Përdor metodat e çlodhjes, përcaktimin e hierarkisë së frikës dhe së fundi qetësimin ndaj frikës më të vogël deri tek ajo më e madhja.

Ja pse frikësohen meshkujt
Studime të ndryshme kane zbuluar frikërat e meshkujve dhe çfarë u sillet nëpër mendje kur në pyetje janë lidhjet dhe marrëdhëniet. Frika nga obligimet, dështimi seksual apo dhe shprehja e dashurisë janë disa nga frikërat e tyre. Ndiqni më poshtë se çfarë i frikëson meshkujt;

Shprehja e dashurisë është e komplikuar
Ndërsa disa meshkuj shprehin dashurinë shumë herët dhe kjo sepse mendojnë se do të ketë më shumë seks, të tjerë nuk munden ta thonë. Në vend të fjalëve, dashurinë e tregojnë me vepra.

Frika nga obligimet
Meshkujt, në krahasim me femrat, nuk analizojnë gjërat dhe nuk kuptojnë momentin kur lidhja ka avancuar përpara. Disa prej tyre nuk ndihen mirë në një lidhje serioze

Frika nga dështimi seksual
Meshkujt mendojnë shumë rreth seksit, por po aq shumë edhe kanë frikë se do të dështojnë. Nëse ndonjëherë kanë hasur në probleme në shtrat, zhgënjimet mund të grumbullohen dhe të sjellin dështimin. Disa do ta shmangnin seksin më me dëshirë, sesa të bisedojnë me partneren.

Kanë frikë nga ndjenjat e tyre
Pa marrë parasysh se sa shumë mundohen, meshkujt e kanë të vështirë të përballen me ndjenjat e tyre, por edhe më të vështirë t’i ndajnë me partneret e tyre. Meshkujt janë mësuar që vetë t’i zgjedhin problemet e tyre. Lajmi i mirë është se ata kanë ndjenja, por rrallëherë i shprehin ato.

Depresioni
Depresioni godet njëlloj të dyja gjinitë, madje edhe meshkujt “macho”. Një studim ka zbuluar se tek meshkujt është problem i madh të hapen dhe bisedojnë rreth problemeve. Në vend të kësaj, ata mbajnë gjithçka në veten e tyre e shpeshherë gjejnë ngushëllim tek alkooli. Depresioni është një nga fshehtësitë më të rrezikshme të meshkujve që mund ta fshehin nga femrat dhe rrethi.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 28.10.14 9:42


Fobite e njerëzve dhe klasifikimi i tyre

Rreth 15 për qind të njerëzve, sipas disa sondazheve, vuajnë nga një fobi të paktën një herë në jetë. Yahoo!, ka publikuar një listë të fobive më të kërkuara nga përdoruesit në këtë motorr kërkimi gjatë muajve të fundit.
Ja cilat janë fobitë për të cilat kërkohet më shumë informacion dhe për pasojë, fobitë nga të cilat njerëzit vuajnë më shumë:

Agorafobia – frika nga hapësirat publike. Ata që vuajnë nga kjo fobi ndihen keq kur gjenden në vende të hapura sepse i druhen faktit se nuk do të mund të kontrollojnë situatën. Sigurisht që kjo kategori njerëzish preferon të qëndrojë në shtëpi Agorafobikët nuk kanë frikë vetëm nga hapësirat publike, por edhe në vende si dyqane, apo mjetet e trasportit publik.

Tripofobia – frika nga vrimat. Ky term është shpikur gjatë viteve të fundit dhe ka të bëjë me frikën nga objekteve me vrima të vogla dhe të ngushta, siç janë kosheret e bletëve.

Ksenofobia – frika nga ata që janë ndryshe. Njerëzit janë ndryshe nga njëri-tjetri nga feja, kombësia, ngjyra etj dhe kjo është shpesh shkak për diskriminim. Një fobi shumë e përhapur dhe mbi të cilën shumë lëvizje politike mbështeten për të bërë për vete elektoratin.

Araknofobia – frika nga merimangat, që nis që tek neveria deri tek paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk ka frikë vetëm nga merimangat e gjalla, por reagon edhe kur sheh foto të tyre.

Coulrofobia – frika nga kllounët, shumë e përhapur tek fëmijët dhe më pak tek adoleshentët dhe të rriturit.

Akrofobia – frika nga lartësitë

Emetofobia – frika nga e vjellura, që nuk mund ta përmbajë.

Klaustrofobia – frika nga vendet e mbyllura dhe të ngushta.

Hidrofobia – frika nga uji. Kujdes pasi ka dhe fobi të tjera të ngjashme, por më specifike si, frika për t’u futur në ujë (akuafobia) dhe thalasofobia, frika nga deti.

Niktofobia – frika nga errësira, që mund të shkaktojë edhe panik. Në klasifikimin e Yahoo! renditet e fundit megjithatë është një ndër më të përhapurat.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Berti69 16.04.15 0:26

Llojet e frikës nga vdekja


Frika nga vdekja është dukuri normale dhe kohë pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarësisht asaj se çfarë lloji është ajo frikë dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetën normale, me të jetohet më lehtë apo më vështirë. Të gjithë i frikësohemi vdekjes deri diku. Por meqenëse hulumtimet tregojnë që shumë më vështirë është të jetohet qetë dhe në paqe nëse kemi fobi nga vdekja, është e rëndësishme që gjatë jetës të përballeni me këtë frikë dhe ta mposhtni.

Frika nga vdekja është dukuri normale dhe kohë pas kohe na kaplon secilin prej nesh. Por, pavarësisht asaj se çfarë lloji është ajo frikë dhe sa ju “paralizon” dhe pengon jetën normale, me të jetohet më lehtë apo më vështirë. Të gjithë i frikësohemi vdekjes deri diku. Por meqenëse hulumtimet tregojnë që shumë më vështirë është të jetohet qetë dhe në paqe nëse kemi fobi nga vdekja, është e rëndësishme që gjatë jetës të përballeni me këtë frikë dhe ta mposhtni.

Disa hulumtime më serioze tregojnë që femrat në përgjithësi tregojnë frikë më të madhe nga vdekja se sa meshkujt, ndoshta pse femrat e pranojnë dhe flasin më lehtë për këtë temë se sa meshkujt. Hulumtimi interesant nga Tajvani i publikuar në “Journal of Pain and Symptom Management”, ka treguar që frika nga vdekja, në fakt nuk zvogëlohet me vite. Por, i njëjti hulumtim ka zbuluar që “frika nga vdekja reduktohet pasi që pacienti pranohet në departamentin për mjekësi lehtësuese dhe hospitalizim.

Ky program është jashtëzakonisht i dobishëm për të sëmurët e pashërueshëm dhe familjet e tyre në shtëpinë e tyre ose institucione. Ekspertët konsiderojnë që njohuritë dhe mbështetja që marrin pacientët e zvogëlon konsiderueshëm ankthin. A e dini që personat jashtëzakonisht religjiozë kalojnë më lehtazi nëpër rrugë, më të shkujdesur se shumica e të tjerëve? Kjo me siguri është pasojë e frikës shumë të vogël ose pse nuk kanë frikë fare nga vdekja, ka treguar një hulumtim.
Shpresa në ringjallje u jep forcë të madhe atyre që e kanë, por nuk duhet të shkohet në ekstrem. Qëndrimin e vet duhet ta balancojnë duke treguar respekt më të madh ndaj jetës, siç ka bërë për shembull Jezusi kur ka refuzuar të kërcejë nga muri i madh për ta sprovuar Zotin (kjo do të ishte logjike sepse shumica e njerëzve religjiozë, duke përfshirë të gjithë të krishterët dhe myslimanët, por edhe pjesëtarët e shumë religjioneve tjera, e përjetojnë Jezusin si mësues fetar).

Frika nga dhimbjet dhe vuajtjet

Shumë i frikësohen vdekjes së dhimbshme, por kjo fobi është më e shpeshtë tek të sëmurët nga kanceri dhe sëmundjet tjera. Është krejtësisht normale frika nga dhimbja dhe vuajtja e cila ndonjëherë i paraprin vdekjes, prandaj është e zgjuar që me kohë të merrni masat e balancuara të parandalimit të cilat do të reduktojnë mundësinë që të përjetojmë vdekje të dhimbshme dhe të parandalojmë zhvillimin e disa sëmundjeve të këqija.

Frika nga e panjohura

Vdekja është gjendje skajshmërisht e panjohur. Është në natyrën tonë nevoja për të kuptuar dhe dhënë ndonjë kuptim botës rreth nesh, por askush nuk mund të thotë që e kupton vdekjen në tërësi.

Frika nga mosekzistenca

Shumë frikësohen që vdekja do të çojë deri te ndalja e ekzistencës së tyre. Edhe në Bibël shkruan: “Mos harro njeri që je pluhur dhe që në pluhur do të shndërrohesh”. Prandaj kjo frikë nuk është e pranishme vetëm tek ateistët dhe agnostikët por edhe te personat religjiozë. Megjithatë, shumë frikësohen që besimi i tyre në jetën e përtejmë nuk është i vërtetë.

Frika nga mundimet e përhershme

Për çudi, kjo frikë nuk i mundon vetëm ata që besojnë. Shumë frikësohen që pas vdekjes do të dënohen për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë gjatë jetës. Frika nga ferri dhe vendet e ngjashme sot është më e dobët se në të kaluarën për shkak të kuptuarit më të mirë të librave të shenjtë ose humbjes së plotë të religjionit që është dobësuar, por nuk është zhdukur në tërësi.

Frika nga humbja e kontrollit

Është në natyrën njerëzore që dëshiron të kontrollojë situatën. Por vdekja del nga kuadri i kontrollit tonë. Prandaj disa do të tentojnë që kontrollin ta vendosin me sjellje ekstreme – me kujdesin e jashtëzakonshëm për shëndetin dhe sjelljen e kujdesshme. Pyetni të afërmit tuaj mos e keni tepruar me brengën për shëndetin.

Frika nga ajo se çfarë do të ndodhë me personat e dashur

Ky është më së shpeshti rasti te prindërit e rinj dhe të ndarë – frikësohen se çka do të ndodhë me fëmijët e tyre nëse ata nuk janë më. Është e kuptueshme që ndoshta i frikësoheni edhe frikës nga vdekja e personit të dashur. Nëse frikësoheni që vdekja juaj do të jetë goditje e rëndë për të dashurit tuaj, edhe kjo është po ashtu natyrale. Megjithatë, duhet të pranohet që nuk mund të kontrollojmë gjithçka. Mjafton që të bëni disa hapa të arsyeshëm, siç është përpilimi i testamentit, gjetja e personit, i cili është i gatshëm të kujdeset për fëmijët tuaj nëse vdisni, pagimi i sigurimit jetësor dhe shpenzimet e varrimit.

Frika e pashëndetshme nga vdekja

Frika nga vdekja mund të jetë fobi e vërtetë nëse pengon jetën e përditshme. Mund të jetë gjithmonë në mendimet tuaja dhe të ndikojë në vendimet që i merrni. Nëse jo ndodh edhe me ju, jeni të sëmurë nga tanatofobia ose nekrofobia. Tanatofobia është frika nga gjërat e lidhura me vdekjen ose vdekshmërinë, si kufomat ose varrezat, ndërsa nënlloj i saj është nekrofobia, frika nga kufomat.

Frika e shëndetshme nga vdekja

A është e mundshme që frika nga vdekja të jetë e shëndetshme? Sigurisht. Në shumë raste është ajo që na mban në jetë dhe parandalon marrjen e vendimeve të pamenduara gjatë vozitjes ose situatave tjera të rrezikshme. Përveç kësaj, frika e shëndetshme nga vdekja na përkujton që jetojmë relativisht shkurt dhe që jetën duhet ta kalojmë në formë më kuptimplotë, të rrethuar me ata që i duam dhe duke u marrë me aktivitetet që na bëjnë me të vërtetë të lumtur. Frika e shëndetshme nga vdekja A është e mundshme që frika nga vdekja të jetë e shëndetshme? Sigurisht.
Në shumë raste është ajo që na mban në jetë dhe parandalon marrjen e vendimeve të pamenduara gjatë vozitjes ose situatave tjera të rrezikshme. Përveç kësaj, frika e shëndetshme nga vdekja na përkujton që jetojmë relativisht shkurt dhe që jetën duhet ta kalojmë në formë më kuptimplotë, të rrethuar me ata që i duam dhe duke u marrë me aktivitetet që na bëjnë me të vërtetë të lumtur.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Dua Nje shpjegim

Mesazh  John wick 16.04.15 8:37

Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????
John wick
John wick

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  syri i art 16.04.15 9:20

kalideris shkruajti:Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????
Se pari ske nevoj te kesh frig fare,se nuk asgje per tu frigu kjo,ti ke aftesi qe si kupton,ke degju zera nga tjeera dimensione,per kete sduhet frigu,por duhet te jesh i knaqur,ajo dhimbbje te esht shkaktuar nga energjia e madhe ,prandaj edhe ke degju ato zera,hiqe ate breng apo frig,vetem ajo qe brengosesh pse apo ÇKA te ka ndodh osht problem,jo ato qe te kan ndodh..thjesht lejo te ndodh çdo gje vetvetiu dhe mos u frigo por kupto,mund te jen masazhe te vlefshme per ty,dhe askush smund ti shpjegoj veq ti vet...nese ke degju per veshet eterik kur je i qet ato degjojn keso gjera,kjo esht nje aftesi e mir,qe duhet qen i lumtur jo i friguar...hiqe frigen e kot sepse asnje arsye as ma e vogla nuk egziston qe te frigohesh nga kjo...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  John wick 16.04.15 9:37

Shume faleminderit tani me lehtesove pak se vetem Atje e kisha mendjen te falenderoj per pergjigjen
John wick
John wick

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Hagel 16.04.15 21:16

kalideris shkruajti:Ju lutem me jepni Nje shpjegim Sepse me ka kapluar Nje frike qe nuk di si ta shpjegoj ishte Ora 03:20 e mengjesit kur me del gjumi nga Nje dhimbje e tmerrshme e kokes dhe ne ate cast degjova disa peshperima ne dhome nuk e shpjegoj dot se cfare ishin Por ne ate moment ngriva I Teri nga frika ishin zemra shume te paster Por nuk e kuptoja se cfare thonin edhe pse dhimbja e kokes vazhdonte kisha frike tu ngrija nga krevati qe te pija Nje qetesues ju lutem ma shpjegoni cfare do te thote Kjo????

Nje mbrojtje efikase ndaj sulmeve te nates eshte KRIPA E TRASHE qe duhet te vendoset ne kater qoshet e dhomes se gjumit, po ashtu efikas eshte edhe guri qe quhet SYRI I TIGRIT qe duhet te vendoset afer krevatit.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Equinox 12.10.15 23:01

Fuqia e frikës


Frika është emocioni më i pakontrollueshëm, e megjithatë ka qenë forca shtytëse e qytetërimeve dhe e progresit.


Por nga çfarë kishin frikë të lashtët? Dhe si i dëbonin fantazmat e tyre?

Eshtë një ndjenjë në dukje irracionale. E megjithatë, ajo vë në lëvizje historinë. Atë të djeshmen, kur njeriut i pllakosnin furtuna dhe sëmundje, ashtu si atë të sotmen, një epokë që sipas shumëkujt është e obsesionuar nga nevoja për siguri dhe e dominuar nga “kultura e frikës”. E njëjta frikë që ka influencuar zgjedhjet individuale të njerëzve të zakonshëm dhe vendimet thelbësorë të sovranëve dhe qeverive. Po si ka ndryshuar nëpër mijëvjeçarë dhe si ka ndikuar në çështjet njerëzore? Një shpjegim e jep Lars Svendsen, filozof norvegjez që në librin e tij “Filozofia e frikës” prek pikërisht këto tema.


Cila është lidhja mes frikës dhe historisë?

Frika është në themel të shumë prej asaj që ne e përcaktojmë si njerëzore: shtëpi dhe qytete të lindur për qëllime mbrojtës, ushtri të tëra, ligje dhe besime fetarë. Sipas Giambattista Vico (1668-1744) të gjithë qytetërimet kanë lindur prej frikës. Për të, në origjinë të gjithçkaje ishte frika prej rrufesë. Një terror atavik që bashkonte të gjithë popujt primitivë dhe qytetërimet arkaikë dhe që sipas Vicos ishte në bazë të lindjes së ndjenjës së kolektivitetit. Për anglezin Thomas Hobbes (1588-1679) ka qenë në fakt mosbesimi mes individëve që bëri të domosdoshme hierarkitë sociale dhe rregullat e bashkëjetesës, thënë ndryshe, një Shtet.


E megjithatë frika ka një rrënjë biologjike dhe potencialisht pozitive…

Origjina e frikës është sigurisht biologjike. E kanë demonstruar shkencëtarët. Në natyrë frika mbron nga rreziqet (kafshë të egra, fenomene atmosferikë) dhe në rastin e qenies njerëzore mund të reduktojë risqet për të cilët fillesë jemi ne vetë, me një sjellje të nxituar. Fuqitë simbolike tipike të species njerëzore, megjithatë i kanë amplifikuar efektet e frikës, duke shumëfishuar vetë frikërat me kalimin e shekujve. Dhe së fundi ka një lidhje të vërtetuar mes frikës dhe agresivitetit, që në çështjet njerëzore shpesh herë është transformuar në luftë.


Në bazë të të gjithë frikërave është ajo nga vdekja?


Në realitet, jo gjithmonë frika nga vdekja ka qenë dominuese. Pas vitit 1789, me Revolucionin Francez njerëzit nuk frikësoheshin aq shumë për humbjen e jetës, se sa heqjes dorë nga vlerat tradicionale dhe mirëqenia që këto sillnin për disa shtresa shoqërore: kishin frikë, ashtu si shumë prej nesh sot, nga moderniteti dhe nga e ardhmja.


Për këtë arsye ka nga ata që thonë se frika është në themel të lindjes së besimeve fetarë?


Nuk mund të jetë rastësi që është ndjenja e parë që përmendet në Bibël: kur Adami zbulon se është lakuriq pasi ka ngrënë nga pema e dijes, frika vjen përpara turpit. Historiani francez, Jean Delumeau ka shpjeguar se si në kulturën mesjetare europiane dhe deri në vitet gjashtëqind, frika nga një ndëshkim hyjnor ka patur edhe një lloj funksioni për kontrollin social. Dhe për të lashtët respektimi i pakteve me perënditë, të sanksioniar dhe rinovuar me anë të flijimeve dhe riteve shërbente pikërisht për të siguruar mbrojtjen përballë fenomeneve natyrorë të pashpjegueshëm si eklipset, tërmetet apo zitë e bukës.


Pra, a ekzistojnë frikërat periodike?


Çdo epokë ka patur frikërat e saj, por ka elementë që përsëriten. Aristoteli thoshte: “frika është pritshmëria për të keqen. Të gjithë kemi frikë nga të këqiat si uria, varfërisa, sëmundja, mungesa e miqve, vdekja”. Sigurisht, sot nuk janë prapë të shumtë ata që ndihen të kërcënuar nga mallkimi i përjetshëm, por janë të shumtë dhe në rritje ata që kanë frikë nga sëmundje si kanceri apo SIDA, ekuivalentë modernë të murtajës apo sifilizit. Të përsëritura janë edhe frikërat apokaliptike. Nëse në mesjetë kishte lëvizje në masë që paralajmëronin fundin e botës, statistikat e viteve tetëdhjetë demonstrojnë se lufta bërthamore perceptohej si një mundësi reale.


Të gjithë këto frikëra janë manipuluar shpesh prej pushtetit…


Ato kolektive, të paktën që kur ekziston politika, janë përdorur gjithmonë. Shpesh herë për të çimentuar identitete kombëtarë dhe kanalizuar energjitë drejt një armiku të përbashkët. Por edhe për të vendosur autoritetin nëpërmjet terrorit. Për Makiavelin, një princ duhej që të duhej, por ishte më e rëndësishme që t’ia kishin frikën. Dhe për Hobbes shteti duhej të themelohej mbi frikën e vdekjes dhe ndëshkimit. Terrori mund të përdoret për të ruajtur rendin shoqëror, si ka ndodhur në regjimet totalitarë. Dhe frika ka shërbyer për të motivuar sulmin si një akt mbrojtjeje: është ky shpjegimi që historiografi grek Tucididi jepte për agresionin e Spartës në vitin 431, kundër athinasve që tashmë ishin duke u bërë shumë të fuqishëm: ishte një sulm që ndezi luftën 30-vjeçare të Peloponezit.

bota.al
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frika -  Fobite Empty Re: Frika - Fobite

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi