EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundja e epilepsise

2 posters

Shko poshtë

Semundja e epilepsise  Empty Semundja e epilepsise

Mesazh  laureta 25.06.10 20:01

PERSONA ME HIJE APO XHINDE, SEMUNDJE TOKE...

--------------------------------------------------------------------------------

A keni degjuar per persona burra dhe gra, ne Shqiperi, qe vuanin nga nje semundje qe quhej semundje toke (Epilepsi), te ashtuquajturat hije, apo xhinde...

Cfare jane ne te vertete keto? Si i shpjegonin dikur dhe si shpjegohen sot?

Cilet jane keta persona qe preken nga keto gjera dhe pse?

Cfare fshihet pas tyre dhe cfare jane ne te vertete keto gjera?

Shume prej ketyre personave, fitojne disa veti si te parashikojne te ardhmen, te yshtin, dhe shume prej tyre mund te ushtrojne dhe magji?

Ne te shumtet e rasteve qe kam degjuar, dhe kam njohur, tregojne se keta persona torturohen nga keto hije apo xhinde, semuren shpeshhere prej tyre, dhe detyrohen te bejne gjera qe ata kerkojne duke i kercenuar.

Sot per sot mjekesia nuk mund te jape nje pergjigje perfundimtare mbi shkaqet e epilepsise. Mendohet qe disa substanca (drogerat e forta) kane nje efekt epileptik, mendohet qe mund te jete nje semundje neuro-psiqike etj.

Megjithate nje gje qe dihet me siguri eshte qe kriza epileptike paraprihet nga nje hiperaktivitet neurologjik. EEG e ve ne dukje fare qarte aktivitetin e trurit gjate krizes dhe disa ore pasi ajo pushon.

Ne lidhje me aftesite qe mund te fitojne pas krizes, nuk mund te te jap nje pergjigje pasi nuk mund te bej pergjithesime por 3 raste te cilat une i kam ndjekur gjate kohes qe kane qene spital (1 edhe pas daljes nga spitali) nuk kane pasur ndonje intensifikim te fuqive paranormale.

Jane vetem te tmerruar nga ajo qe ju ka ndodhur megjithese nuk mbajne mend asgje, dhe jetojne me friken se ku do ti zere kriza tjeter
laureta
laureta

Asgje nuk eshte me madheshtore se mendja asgje nuk eshte me e pasur se mendja por asgje nuk eshte me idiote se mendja ajo mund te ndertoje madheshtoren por ajo mund te shkatrroje vet veten!!?

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e epilepsise  Empty Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Fikrro 25.06.10 21:07

Kur thua semundje te epilespise mendon per ato ngerqe qe njerezit kane apo jo si p.sh humbje vetedije, kafshim gjuhe, shtrengime etj ,nese mendon per ato atehere eshte hera e pare qe degjoj se epilepsia ka te beje me xhindet apo hijet.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e epilepsise  Empty Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Vizitor 26.06.10 11:35

Epilepsia

Epilepsia (nga greqishtja e vjetër ἐπίληψις, epílēpsis - shpërthim, sulm; nga latinishtja epilepsia si dhe nga greqishtja e sotme ἐπίληπτος, epílēptos - sulmoj, kap) është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye e cila mund të parashikohet.

Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paroksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereotipike. Kjo sëmundje ka për të sëmurin ndikim të madh në jetën e tij të përditshme, dhe kjo gjë duhet të merret parasysh gjatë mjekimit të saj.

Po ashtu edhe të kafshët mund të paraqitet një sëmundje, që ka një pamje të ngjashme me epilepsinë tek njeriu.

Tabela e përmbajtjeve

1 Pak histori
2 Diagnoza
3 Format e epilepsisë
4 Terapia
5 Personalitete të njohura që vuanin nga e epilepsia

Pak histori

Epilepsia është më e vjetër se njerëzimi (pasi që secili tru me kompleksitet të mjaftuar, d.m.th jo vetëm ai i njeriut por edhe truri i llojeve të majmunit - kanë ekzistuar para njeriut - mund të shkaktoj shkarkime nervore me pasoja epileptike) dhe u takon sëmundjeve më të shpeshta kronike.

Jo rrallë gjatë historisë personat me epilepsi u stigmatizuan nga shoqëria. P.sh. gjatë kohës së nacional-socializmit në Gjermaninë e Luftës së Dytë Botërore, personat me epilepsi konsideroheshin si “persona me jetë pa vlerë”! Personat me kete lloj semundje jane te pushtuar nga streset e perditshme qe vijne si rezultat i perceptimit te kufizuar.

Diagnoza

Anamneza e pacientit si dhe EEG (Elektroencefalogrami), si dhe sipas nevojës metoda radiologjike (CT) dhe laboratorike (pasqyra e gjakut). mua me ndodh shum rrall po nuk e di a asht epilepsi apo jo me ka ndodh para tri viteve edhe tani ju lutem me tregoni qka mund te jet.

Format e epilepsisë

Në mënyrë shumë të thjeshtëzuar epilepsia mund ndahet në këto dy forma:

Epilepsia fokale (e pjesërishme)
Epilepsia e gjeneralizuar (e përgjithshme)

Terapia

Medikamente kundër ngërçit (përpëlitjes, spazmës) – Antikonvulsiva/Antiepileptika:
Gjatë sulmit epileptik akut si dhe gjatë sulmit të rëndë (Status epilepticus): Benzodiazepine (Lorazepam, Diazepam, Clonazepam, Midazolam dhe Nitrazepam)
Për të parandaluar sulmet (si monoterapi): Valproat, Carbamazepin, Oxcarbazepin.
Po ashtu për të parandaluar sulmet, mirëpo si medikamente të dorës së dyte, pasi që kanë shume ndikime të padëshiruara: Phenytoin, Phenobarbital dhe Primidon.

Pasi që monoterapia (terapia me vetëm një medikament) te një numër i pacientëve nuk ka rezultate të kënaqshme, mund të merret parasysh edhe terapia duke kombinuar dy medikamente të ndryshme. Në këtë rast mund të përdoren: Gabapentin, Tiagabin, Vigabatrin, Mesuximid, Ethosuximid, Lamotrigin, Felbamat dhe Topiramat
Kirurgjia e epilepsisë
Stimulimi i Nervus Vagus

Personalitete të njohura që vuanin nga e epilepsia
Leka i Madh, Julius Caesar, Napoleoni, Gustave Flaubert, Dostojewski, Agatha Christie, Molière, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Vincent van Gogh, Georg Friedrich Händel, Paganini, Alfred Nobel, Papa Pius IX etj.

e shkeputur nga wikipedia
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e epilepsise  Empty Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Vizitor 26.06.10 11:39

Epilepsia

Epilepsi eshte termi qe identifikon nje person qe ka kriza te shpeshta, zakonisht me epilepsi diagnostifikohen pacientet qe kane patur me shume se 1 krize.

Ne disa raste te identifikuara. burimi i krizave epileptike eshte demtimi i trurit ne forma te ndryshme, megjithate per shume veta, shkaqet e saj jane te panjohura.

Krizat dhe Epilepsia

Krizat ndodhin kur tufe impulsesh elektrike nga truri tejkalojne limitet e tyre. Ato perhapen ne zonat fqinje dhe krijojne nje stuhi te pakontrollueshme impulsesh elektrike. Keto impluse transmetohen tek muskujt dhe krijojne dridhje apo kontraktime te pakontrollueshme.

Shkaqet e epilepsise

30% e rasteve me epilepsi jane tek femijet. Zakonisht femijet dhe te moshuarit jane me te prekur. Ne nje pjese te vogel te rasteve me epilepsi mund te spekulohet per shkakun e saj si psh:

•nivele te ulta oksigjeni gjate lindjes
•demtime ne koke, gjate lindjes, apo gjate jetes
•tumore ne koke
•kushte gjenetike qe shkaktojne demtim te trurit, si psh skleroza
•infeksione si psh meningjiti
•tromboze ose ndonje lloj demtimi tjeter te trurit
•nivel i larte i disa substancave ne trup si psh i Natriumit apo sheqerit ne gjak
70% e rasteve me epilepsi mbeten mister dhe nuk u dihet shkaku.

Shkaqet e Krizave

•mosmarrja rregullisht e ilaceve
•perdorimi pa kriter i alkolit
•perdorimi i drogave te ndryshme, kokaine ekstazi etj.
•mos-ngopja me gjume
•ilacet qe mund te nderhyjne me efektin e ilaceve per epilepsine.
Per femrat, ka nje ne dy shance qe krizat te shfaqen gjate periodes. Eshte e rendesishme qe te shtohet ose te ndryshohet medikimi gjate ketyre diteve.

Copyright Shendetionline
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Semundja e epilepsise  Empty Re: Semundja e epilepsise

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi