EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paranoja

Shko poshtë

Paranoja Empty Paranoja

Mesazh  Estilen 10.04.10 18:21

Pranoja dhe paranojaku

Paranoja Paranoja100tyranow
Tre diktatoret me paranojak plus Slobo miloshevici

Eshte nje fjale pak e njohur ne fjalorin tone te perditshem, nje crregullim madhor i moshes se pjekurise. E shohim me zakonisht ne moshat 30-50 vjecare, prek me shume burrat sesa grate.

Duket sikur vjen papritur, por ne shumicen e rasteve kemi manifestime konstitucionale mendore te cilat e kane manifestuar vetveten heret ne jeten e pacientit.

Paronojaku mendon veç per vete, është narcistik, i vetmuar, xheloz dhe tepër dyshues. Shpesh ka aftësi më të larta se mesatarja e njerëzve. Ka një mbindjeshmeri morbide (të sëmurë) të jetës së përditshme bashkuar me një tendencë keqintepretimi, ndryshimi e zmadhimi të incidenteve të vogla.

Paranojaku beson se disa njerez jane kunder tij; e ata po konspirojne e komplotojne se bashku per ti shkaterruar shendetin apo poziten
Nje person me paronoje mendon vec per vete, eshte narcistik, i vetmuar, xheloz dhe teper dyshues. Shpesh keta persona kane aftesi me te larta se mesatarja, ne pergjithesi keto jane te tipit pervers.

Fillimi i kestij fenomeni paraqitet me ekzagjerimin e difekteve te personalitetit. Gjithashtu para "shperthimit" te plote te paranojes pacienti mund te kaloje nje faze depresioni e cila i paraprin nje paranoje te perhershme e ne "lulezim" .

Deluzionet behen te pranishme, pergjithmone !
Paranojaku ben deduksione racionale - por nisur nga premisa false, pasi gjykimi i tij eshte "prekur" .

Ai "shikon" mesazhe te fshehura ne ngjarje rutine e te zakonshme; gjithshka qe ndodh ka nje reference speciale per ate vete. Ai eshte i persekutuar dhe i ndjekur nga influenca malinje.

Gradualisht, deluzionet thuren pergjate gjithe territorit te tij mendor duke sjelle nje ndikim ne te gjithe jeten e veprimet e Paranojakut.

Megjithate, pervec deluzioneve ka fare pak shenja te degradimit te intelektit.
Kujtesa eshte normale; nuk ka konfuzion te pergjithshem.

Paranojaku pergjigjet me qartesi - e shpesh here me argumente te bindeshme -por i mungon realizmi; ai eshte i bindur vec ne realitetin e deluzioneve te tij.

Ne progres e siper deluzionet behen akoma e me teper te tipit sistematik, shume me te shumta dhe te fiksuara.

Persekutimi (qe ai ndjen) tani i atribohet perfundimisht agjensive apo formave nga me ekstremet. Si hipnotizmi, valet e radios a te televizorit, rrezeve- X ,ose CIA, FBI apo sekteve e besimeve te ndryshme si - spiritualistet, cifutet, masonet, katoliket etj.

Vuajtjet e tij te imagjinuara mund te manifestohen me nje intensitet te tille saqe ai vendos ti drejtohet ligjit apo te marre hak vete personalisht mbi persekutoret.

Pikerisht ne kete pike paranojaku behet i rrezikshem; ai mund te ndermarre nje goditje vdekjeprurese reale mbi personin te cilin ai e imagjinon si pergjegjes per fatin e tij te keq.

Shume njerez prominente - te shquar kane vuajtur nga kjo semundje, jo plotesisht e jo gjithmone e qarte dhe njerez te tjere kane vuajtur me ta ose popuj te tere.

Po ashtu nga paranojake "te zakonshem" (pa pushtet) kane vuajtur disa figura te shquara, te politikes, medias apo artit. Psh...Slobodan Miloshevici ishte nje paranojak i klasit ekstrem.
Ne disa raste pergjigja ndaj ideve deluzionuese merr formen e letrave apo pamfleteve ndaj personit "qe i ka bere keq" .

Paranojaket klasifikohen ne dy grupe kryesore:
ekscentriket dhe egocentriket.

Ekscentriket i quajme si "as ketej as andej njerez " pra grup qe mjekesia i klasifikon si Borderline Patients; aty perfshihen njerez "si te vecante", te shqetesuarit e medhenj, njerezit jo-praktike - me shume projekte e ide te parealizueshme; ai tip njerezish qe populli do thonte per ta :
se po mundohen ta bejne katrorin - rreth, ose do "zgjidhin" misterin e levizjes tangenciale.

Megjithese menyra se si ekscentriku e shikon jeten eshte paksa si e "coroditur", ai eshte pak a shume i pademshem. Ne rastin me te keq eshte i bezdishem e ne rastin me te mire e "durojme" si te vecante, si origjinal. Kujtoni profesoret e "cuditshem" qe keni pasur, pikerisht ate tip te vetmuar, qe nuk krihej a nuk paraqitej ne rregull por e kishte nje shkendi prej gjeniu.

Egocentriket -nga ana tjeter, manifestojne tendenca te rrezikshme.
Personaliteti i tyre eshte i demtuar plotesisht, dhe ne rrethana te ndyshme persona te tille duhen mbikqyrur ose instutionalizuar.

Egocentriket, bazuar ne natyren e deluzioneve te tyre i pershkruajme, si te persekutuar, te zhurmshem, te ekzaltuar, si hipokondriake, te dashur ne ekstrem ose teper religjioze.
Cdo rast ka tiparet e tij, paraqitet me nje pasuri detajesh e eshte " i cuditshem" e "i ndyshem" ne meriten e vet.

Paranoja eshte nje gjendje progresive, e megjithese nuk ka nje tendenci per harrim ka shume pak shprese per sherim.

Jane pak ato tipe te crregullime mendore qe jane me te veshtira per tu trajtuar sesa paranoja.
Frojdianet pretendojne se baza e kesaj semundje eshte nje homoseksualitet i represuar (shtypur), psiko-analiza si metode trajtimi ne kete rast eshte e destinuar te deshtoje - pasi nje paranojak ka "mungese" realizmi e eshte jo-bashkepunues; si person qe dyshon ne gjithshka.

Kur deluzionet jane te tipit te rrezikshme dhe ka shume tension mendor, mjekesia here-here nderhyn dhe me trajtime radikale.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi