EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologji zhvillimore

Shko poshtë

Psikologji zhvillimore Empty Psikologji zhvillimore

Mesazh  Estilen 09.04.10 21:22

Psikologji zhvillimore Psicologia1
Psikologjia evolucionore është përdorur vitet e fundit për të shpjeguar gjithçka; që nga sjelljet e myshterinjve në treg, teorinë e kryerjes së punëve, tërheqjeve seksuale, ndarjes, luftës, futbollit, biles edhe të asaj që mendohet të jetë një prirje e mashkullit për të përdhunuar.

Sipas kësaj teorie, njerëzit e hershëm të cilët kopjonin sjelljet e të tjerëve kishin prirje të jetonin më gjatë dhe si rrjedhim kishin gjasa të riprodhoheshin më tepër dhe tu përcillnin sjelljet e tyre brezave të rinj. Ata që nuk kopjonin sjelljet e të tjerëve, u zhdukën.

Sipas po kësaj teorie, njerëzit hanë shumë pasi në kohën kur banonim akoma në shpella, nuk mund ta dinim se kur do të na qëllonte të hanim përsëri. Dhjami i vënë ushqente trupin gjatë periudhave kur ishte e vështirë të gjeje ushqim.

Ndoshta Neandertalët mundnin të llogaritnin kaloritë por kjo i bëri ato të shfaroseshin përgjatë periudhave të urisë, pasi nuk arrinin të vinin dhjamin e nevojshëm për të përballuar këto periudha.


Po sipas psikologjisë evolucionore, parapërlqyerja e femrave të sotme për meshkujt e bëshëm i ka rrënjët tek njeriu i hershëm ku një mashkull i bëshëm përbënte një shans të mirë për të arritur para së gjithash në një mbarësim dhe pastaj që pasardhësi të ishte i shëndetshëm.


Autori i një libri të mbështetur në këtë teori e që është bërë i famshëm në SHBA, Terry Burnham i Shkollës së Tregtisë në Harvard shkruan: "Të lashta dhe egoiste si ç´janë, gjenet tona ndikojnë tërë kohës tek ne në mënyra të ndryshme."

Por kundër përfundimeve të nxjerra nga psikologjia evolucionore janë vënë disa psikologë amerikanë dhe britanikë të cilët janë të mendimit që sjellja e njeriut është më e ndërlikuar se evolucioni dhe rezulton në një përzierje biollogjike, mjedisi, kulture, të mësuari, zgjedhjeje morale dhe dëshire të lirë.


nga BBC
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi