EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

14 ligjet dominuese të subkoshiencës

3 posters

Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty 14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Mesazh  Erikson 23.03.10 11:55

14 ligjet dominuese të subkoshiencës
Nga Emanuel Segui

Subkoshienca (nënvetëdija) është interesante dhe intriguese. Megjithatë, është mjaft e vështirë për të kuptuar se si funksionon ajo në mënyrë që të mund ta përdorim fuqinë e saj të plotë për të zgjidhur problemet tona dhe për të përmirësuar çdo aspekt të jetës sonë.

Këtu janë disa parimet të vështira të nënvetëdijes, por të thjeshtuara në mënyrë që ju të mund t’i aplikoni sot në jetën tuaj dhe të shihni rezultatet e tyre nesër.

Ligji i parë: E gjithë hipnoza është auto-hipnozë dhe ndonjëra fazë ku mendja ndryshon fokusimin. Kjo është një fazë imagjinare e ngjashme me gjendjen midis gjumit dhe zgjimit. Sytë tuaj mund të jetë të hapur apo të mbyllur në secilën prej fazave të hipnozës. Një hipnotizues vepron mbi ju duke iu udhëhequr drejt një gjëndje që ngjason me gjumin, dhe ku nënvetëdija merr çdo sugjerim njëlloj si në realitet.

Ligji i dytë: Secili hyn dhe del nga hipnoza 100-200 herë në ditë. Thuhet se secili prej nesh shkon në ëndërrim të thellë apo në fazën REM (Rapid Eye Movement) 7-8 herë në ditë.

Ligji i tretë: Nënvetëdija përfaqëson rreth 90% të fuqisë tuaj mendore, ndërsa mendja e ndërgjegjshme, rreth 10%.

Ligji i katërt: Ju nuk jeni trupi juaj. Por jeni një shpirt i krijuar nga Zoti dhe i futur brenda trupit tuaj fizik.

Ligji i pestë: Ju jeni thjesht një memorie. 100% e asaj që keni menduar, ëndërruar dhe përjetuar ndonjëherë, çdo gjë është ruajtur në organet dhe në mendjen tuaj si kujtim.

Ligji i gjashte: Nën-ndërgjegjia zhvillohet plotësisht në lindje për: (1) të mbajtur gjallë entuziazmin ose mbrojtjen, shqetësimin nga zhurmat e mëdha, frikën nga rënia; (2) për t’ju mbajtur të lumtur, për të patur kujdes, për vlerësimin ose miratim (pozitiv ose negativ) . Këto ligje ndryshojnë menjëherë pas lindjes. Mbajtja e gjëndjes së lumtur, në interpretimin e saj, është dominuese dhe bëhet më e rëndësishme sesa të mbajturit gjallë. Interpretimin i lumturisë do të thotë i lumtur ose fatkeq.

Ligji i shtatë: Ngjarjet dhe eksperiencat janë të depozituara në organet tuaj si kujtime kimike jetësore në momentin që kanë ndodhur. Çdo rast është i gjallë dhe i plotë, dhe është i gatshëm të manifestohet tek ju fizikisht, mendërisht, emocionalisht, dhe shpirtërisht, nga ndonjë shkak që mund t’i aktivizojë këto ngjarje të ruajtura. Nënvetëdija mund t’i përdorë të gjitha kujtimet e trupit fizik sikur ata të ishin vet ajo.

Ligji i tetë: Problemet tuaja kryesore janë programuar në kujtimet e dymbëdhjetë viteve të para të jetës suaj, si një varg gurësh domino. Çdo problem dhe gjykim pas moshës dymbëdhjetë vjeçare është thjesht manifestim apo simptomë e ngjarjeve të parë.

Ligji i nëntë: Të gjitha mendimet dominuese bëhen programe ose zakone. Të gjitha shprehitë burojnë nga nënvetëdija, duke përfshirë çdo gjë që ju mendoni, thoni dhe bëni automatikisht prej shprehive tuaja

Ligji i dhjetë: Duhen 21 ditë brenda gjashtë javëve, që vetëdija të krijojë një zakon ose program të ri. Nënvetëdija mund të pranojë një program ose zakon të ri menjëherë.

Ligji i njëmbëdhjetë: Kur ju luftoni një zakon, ai gjithnjë do të fitojë. Pra, ju mendoni për një elefant rozë me kthetra jeshile dhe të zeza. Pastaj ju përpiqeni që të mos mendoni për një elefant rozë me kthetra jeshile dhe të zeza.

Ligji i Dymbëdhjetë: Të gjitha zakonet mund të krijojnë varësi (si droga). Niveli i varësisë është i barabartë me nivelin e dobësisë së vlersimit për veten tuaj në dymbëdhjetë vitet e para të jetës.

Ligji i trembëdhjetë: Nën-ndërgjegjia nuk njeh dallime midis realitetit dhe imagjinatës. Vetëm mendja e ndërgjegjshme mund të shohë, dëgjojë, nuhasë, shijojë dhe prekë me anë të pesë shqisave tuaja. Nënvetëdija mund të përdorë vetëm imagjinatën për programim dhe përgjigje. Përdorni imagjinatën tuaj dhe mendoni rreth thartisë së një limoni ose shëllirës së turshive, atëherë vëreni një therje në nofullat tuaja dhe ndoshta shtim pështyme në gojën tuaj.

Ligji i Katërmbëdhjetë: Nën-ndërgjegjia është programuar si një kompjuter. Ju e programoni mendjen tuaj (nën-ndërgjegjien) pozitivisht ose negativisht nëpërmjet auto-hipnozës nga 1) përfytyrimi (qartëpamësia), 2) afirmimi, dhe 3) aktivizimi me anë të emocioneve ose përvojave dinamike.

Përgatiti: Erikson Hoxha
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty Re: 14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Mesazh  Hidra 23.03.10 17:18

erikson shkruajti:
Ligji i pestë: Ju jeni thjesht një memorie. 100% e asaj që keni menduar, ëndërruar dhe përjetuar ndonjëherë, çdo gjë është ruajtur në organet dhe në mendjen tuaj si kujtim.

Kjo eshte mese e vertete.
Flm Erikson keni sjelle nje shkrim te mrekullueshem.
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty Re: 14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Mesazh  Estilen 23.03.10 18:54

Eh njeriu i shkrete...
'Shkrihet' ne vaj dhe uthull,sa po dikush shkruan per subkoshienca,per trup fizik e jo real ne kohe,e per gjera kaq imagjinare.

Aslkush nuk merr ne analize koshiencen,ate qe na krijon ndijime e perceptime sa te tmerrshme e te shemtuara,po aq te bukura e te mrekullushme.

Si eshte e mundur qe dikush te besoi kur i thone qe TI nuk ekziston,kur AI
realisht ekziston,sepse ka nderlidhje te ndergjegjeshme e te pandergjehjeshme, me te gjitha hallkat e proceseve te vargezuara jetesore e mjedisore....?

Nje e vertete e madhe,nje kanal i madh na ndan o njerez,e per c'fare,....une qe e jetoi jeten i qete e pa dilemen e botes se pertejme e te panjohur per askend,dhe juve qe predikoni abstraksionin,boten e pertejme si nje ''krevat perandori'',ku kurre se keni per ta shijuar,se askush nuk e ka treguar se si e ka ''shijuar''.

E sa per librat fetare,ku me ju spekullojne ashtu sic eshte vepruar tere jeten me njerezit me shpirt te 'varfer',i kam lexur ndoshta me shume se sa ju,i kam komentuar me grupe shoqerore me nivele te larta,por asnjehere
nuk jam bere binjak i tyre.

A e dini se me pare lindi njeriu,e ai me pas krijoi zotin,per te pasur nen sundim te perjetshem shumicen e pabindur,deri sa nje dite ne u ndame ne keto dy kampe....?

A nuk do ishte me mire qe ne si nje teresi shoqerore te besonim tek forca e arsyes tone,tek forca fizike jona,e me keto te ndryshonim,ashtu sic po e ndryshon shkenca,kete bote ne te miren REALE per vehte dhe jo ta shkatterrojme ashtu sic po veprojme deri tashti.
Dhe teksa dikush do te lexoje keto rreshta,nuk do rreshti se mallkuari e thene,qe ketij njeriu i ka hyre djalli ne shpirt...
Dhe une po ju pergjigjen me sinqeritet.....djalli,dhe ne se ekziston per ju,ai ka bere folene ne zemren tuaj dhe nuk ju le te hapni syte per te pare mrekulline tokesore qe shijohet nje here te vetme, dhe vetem nje here....
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty 14 ligjet dominuese të subkoshiencës.

Mesazh  Erikson 24.03.10 9:34

Me pelqen qe ka diskutim dhe normalisht qe do kete gjithmone midis besimit dhe mosbesimit. Eshte shume pozitive dhe e shendetshme qe njeriu te kerkoje argumente per çdo ide qe suporton dhe te jete skeptik mbi faktet ne menyre qe te arrije nje te vertete. Pasi besimi tek Zoti duhet te vije si rezultat i argumenteve dhe arsyetimeve te shendosha, perndryshe eshte nje hiç, dhe njeriu mund te transformohet ne nje robot te verber i cili komandat i merr nga te tjeret dhe i jep fund llogjikes. Kjo eshte arsyja qe neper besime fetare, sekte apo kulte te ndryshme kreret luajne me besimin dhe sinqeritetin e mases injorante e cila i pason ata verberish dhe pa argumente.

Pa tjeter qe ka dhe do te kete njerez te tille qe veten e tyre ia kane dorzuar klerikeve dhe besojne me emocion e jo me argumente, kjo eshte zgjedhja e tyre. Por ka dhe nje kategori tjeter qe besimin e tyre e argumentojne me fakte dhe argumente shkencore dhe logjike qe nga A-ja e deri tek Zh-ja

Gjithesesi do t'i ftoja ata qe s'besojne te lexojne dy libra: "Gjunjezimi i evolucinit" dhe "Krijimi i Universit" te autorit Harun Yahya.
Gjenden tek faqia e tij http://www.harunyahya.com/albanian/index.php
Besoj qe aty do te gjejne fakte shkencore te mjaftueshme per te arritur tek besimi.
Por e di qe ka njerez te cilet jo se i ka munguar argumenti por qe i kane mbyllur syte perpara tij dhe bejne sikur nuk shohin.

Dhe nuk duhet te harrojme se siç ka njerez qe besojne verberisht ka edhe te tjere qe behen vete te verber perpara fakteve dhe qe manipulohen vazhdimisht nga makineria globale e propagandes ateiste dhe kjo behet ne emer te shkences... hapni syte...
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty Re: 14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Mesazh  Estilen 24.03.10 9:54

http://www.harunyahya.com/albanian/index.php

Edhe ky material eshte njerzore,si gjithe te tjeret dhe jo nje e vertete absolute.
S'ka ndonje gje qe shoh per here te pare dhe te bej te cuditurin.
Vetem nje gje duhet ta theksoi ne shkrimin e mesiperm,se keshtu sic e citon i nderuari Erikson:

-Pa tjeter qe ka dhe do te kete njerez te tille qe veten e tyre ia kane
dorzuar klerikeve dhe besojne me emocion e jo me argumente, kjo eshte
zgjedhja e tyre. Por ka dhe nje kategori tjeter qe besimin e tyre e
argumentojne me fakte dhe argumente shkencore dhe logjike qe nga A-ja e
deri tek Zh-ja

nuk dime se ku qendron e verteta dhe e drejta...se tek kleriket jo,tek shkenca jo,ateher ku..... ,vetem tek Kurani...
Ja pra qe e verteta qendroka tek sejcili nga ne sipas mynyres tone..
qe shumkush,me nje llogjike shume te thjeshte e rrezon.


Edituar për herë të fundit nga estilen në 24.03.10 16:04, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty Pergjigje

Mesazh  Erikson 24.03.10 10:31

nuk dime se ku qendron e verteta dhe e drejta...se tek kleriket jo,tek shkenca jo,ateher ku..... ,vetem tek Kurani...

Nuk besoj se e ke keqkuptuar ate qe thashe, ne asnje rresht nuk thashe se tek shkenca dhe kleriket nuk qendron e verteta, por bera ftese per arsyetim dhe fakte, jo per verberi.

Me duhet te them se nuk jam ketu per te bere ftese tek Kur'ani, por sa per te drejten ate mund ta kerkojme tek shkenca dhe logjika meqe kjo eshte gjuhe e perbashket per te gjithe ata qe besojne dhe ata qe s'besojne dhe me ane te saj mund te arrihet tek nje e vertete, e cila mund te jete " X " s'ka rendesi.

Une mendoj se tek te gjithe llojet e njerezve dhe grupimeve ka te verteta, por perqindja e te vertetes se tyre ka dallim dhe kjo ka krijuar dhe do te krijoje vazhdimisht debat.

Gjithesesi bota eshte e bukur per shkak te diversitetit dhe jo prej uniformitetit...
Erikson
Erikson

Nuk them se kam gjetur te verteten, por me te vertet se kjo qe kam nuk di....


30


Mbrapsht në krye Shko poshtë

14 ligjet dominuese të subkoshiencës Empty Re: 14 ligjet dominuese të subkoshiencës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi