EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi ndikon në shëndet

Shko poshtë

meditimi - Meditimi ndikon në shëndet Empty Meditimi ndikon në shëndet

Mesazh  Zattoo 08.04.12 17:24

Meditimi ndikon në shëndet

meditimi - Meditimi ndikon në shëndet Images?q=tbn:ANd9GcSMCn-z6b_8EkponXThXc4EkwVpl_JqxO2Jp92GCHIfBdnUd5nSBA

Për rëndësinë e meditimit flitet qe një kohë të gjatë. Pyetja bazë është pse meditimi rregullon tretjen, kur qëndrimi ulur me këmbë të mbledhura dhe përsëritja e ndonjë ‘mantre’ nuk kanë të bëjnë me lukthin.

Përgjigja: Meditimi na qetëson, kështu që zhduken faktorët e kushtëzuar psikikë që shkaktojnë probleme me tretje, ndërsa frymëmarrja e thellë gjatë meditimit (këtë e vërtetojnë edhe fiziologët) krijon ndryshim ritmik të presioneve në hapësirat torakale dhe abdominale, që rezulton me rritjen e qarkullimit brenda sistemit tretës, dhe njëkohësisht lëvizjet e diafragmës dhe muskulaturës së barkut masazhojnë organet tretëse.

Shembull i njëjtë është edhe fakti se ushtrimet e jogës eliminojnë disa probleme seksuale. Shpjegimi qëndron në faktin se ushtrimet e tilla sjellin në optimum funksionin e atyre nervave të sistemit autoimun, të cilat i inervojnë të gjitha organet e regjionit urogjenital, ndërsa edhe në këtë rast bëhet fjalë për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Ushtrimi i radhës ndikon edhe në tretje edhe në seks. Fillon me uljen e drejtë me këmbë të mbledhura, me frymëmarrje të thellë dhe ngritje të dorës së majtë. Krahas ngritjes përkuleni kah këmba e djathtë.

Një kohë qëndroni kështu të qetë dhe merrni frymë thellë, ndërsa më pas duke marrë frymë ngrituni, ngritni duart lartë dhe duke nxjerrë frymën vjen kthimi në pozitën fillestare. Pastaj gjithçka përsëritet në anën tjetër.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi