EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reiki - Energjia e Përendisë

+3
gjilanasi
ILIRA
Lapsi
7 posters

Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  Lapsi 21.04.11 21:20

REIKI - ENERGJIA E PERËNDISË

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Reiki510

           REIKI, metodë Japoneze e shërimit me bioenergji.

           A mund të merret çdokush me REIKI dhe çfarë kushte duhet plotësuar?

           Gradacionet e REIKI-t.


           Reiki është term japonez që ka domethënie “energji universale jetësore” ose ndryshe “energji e Perëndisë”.

           Çdo gjë që jeton: njerëzit, shtazët, bimët kanë nevojë për këtë energji; ajo gjendet kudo përreth nesh, në atmosferë.

           Tibetanët qysh para mijëra vjetësh e kanë kuptuar thellë rëndësinë e kësaj energjie, të cilën e kanë përdorur për ta shëruar trupin, për ta harmonizuar shpirtin dhe për ta ruajtur vetëdijen. Kjo dituri më vonë është përhapur në Indi, Japoni, Kinë, Egjipt dhe në disa vende të tjera të botës.

           Në mbarim të shekullit XIX, dr. Mikao Usui (japonez) është njeriu i parë që, pas sa vitesh, i ka zbuluar sekretet e kësaj energjie për shërimin e sëmundjeve. Këtë energji e quajti REIKI, që ka domethënie REI (fuqi, sekret) dhe KI (energji). Ai zbuloi gjithashtu simbolet dhe domethënien e tyre. I krijoi metodat dhe rregullat e aplikimit të Reikit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

           Dr. Usui filloi të aplikoj metodën e Reikit për shërimin e njerëzve që lëngojnë nga sëmundjet e ndryshme. Në Japoni filloi të qarkullojë dhe me vete merr një grup nxënësish që t’i aftësoj dhe t’i  mësoj me këtë metodë të mjekimit.

           Nga nxënësit më të dalluar, si njeri të dytë, e bënë mjeshtër dhe mësues dr. Chujiro Hayashin. Ky koncentrohet në një vend në Tokio, ku e themeloi një klinike, dhe njerëzit këtu shëroheshin vetëm me aplikimin e Reikit.

           Havajo Takata, një grua nga Havajet, me prejardhje japoneze, ishte e sëmurë nga kanceri dhe erdhi në Japoni për tu operuar. Para se të shtrohej në spital, dikush i preferon fatin e mjekimit në klinikën e dr. Hayashit. Ajo i shtrohet mjekimit në këtë klinik dhe, pas një kohe, kanceri zhduket tërësisht e ajo shërohet plotësisht.

Metoda e shërimit me Reiki atë e befasoi pa masë dhe ia zgjoi interesimin ta mësojë këtë fshehtësi të mjekimit. Pas lutjeve të shumta, dr. Hayashi e lejoi të mësoj dhe të punoj në këtë klinik.

Pas disa vitesh mësimi dhe punë në klinikë, dr. Hayashi e bënë mjeshtër dhe mësues të Reikit. Ky është personi i tret me këtë titull. Ajo kthehet në Havaje dhe filloi menjëherë të aplikoj Reikin.

           Havajo Takata, gjatë punës së saj, e merr si nxënës mbesën e vet, Fillis Lei Furumato, së cilës ia trashëgon këtë sekret dhe e bënë mjeshtër e mësues të ardhshëm. Kjo e vazhdon punën e gjyshes së vet, por i lind ideja që të krijojë më tepër mjeshtër dhe mësues të rinj.

Më 1981 themeloi shoqatën “Reiki Alliance” që numëronte vetëm 21 mjeshtër dhe mësues. Secili person, për ta fituar këtë titull, është dashur të paguaj 15.000 dollarë amerikanë.

Gjerë në vitin 1989 numri i mjeshtërve dhe mësuesve të Reikit rritet gjer në 300 persona e prej tyre 120 nga Evropa. Vitet e fundit numri i mjeshtërve dhe i mësuesve të Reikit rritet, por numri i saktë nuk dihet.

           Secili mësues përbetohet që, për tu bërë mjeshtër dhe mësues i ri, ai duhet të ketë aftësi të mrekullueshme dhe t’i plotësoj të gjitha kushtet që kërkohen sipas dr. Usuit.

           Në Kosovë unë jam njeriu i parë që kam filluar të aplikoj bioenergjinë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjatë punës sime shumëvjeçare, kam shëruar njerëz me sëmundje të rënda që për mjekësin e rëndomtë kanë qenë të pashërueshme.

Jam njoftuar edhe me shumë metoda të mjekimit me bioenergji, por ndër të gjitha më ka interesuar metoda e Reikit. Nga kureshtja u bëra nxënës tek një mjeshtër dhe mësues i Reikit, këtu në Zvicër. Më 4.12.1996 arrita ta fitoj këtë titull, i cili më mundëson të kualifikoj nxënës dhe mjeshtër të rinj nga trevat shqiptare si dhe për ata që gjenden nëpër Evropë.

           Reiki është një metodë e mjekimit që mund ta mësoj secili njeri, pavarësisht nga profesioni dhe interesimi që ka për këtë lëmi. Por, para se të filloni mësimin, duhet ta gjykoni veten se a mund tu përmbaheni pesë rregullave të dr. Usuit, e këto janë:

           -Prej sot vendos të jem i ndërgjegjshëm;

           -Prej sot vendos të mos mërzitëm për asgjë;

           -Prej sot vendos të mos hidhërohem për asgjë;

           -Prej sot vendos të punoj me ndërgjegje;

           -Prej sot vendos ta shuaj urrejtjen dhe dua t’i respektoj të gjithë dhe çdo ditë.

           Reiki posedon katër grada (shkallëzime). Fuqia shëruese e Reikit mund të përçohet te nxënësi vetëm përmes mjeshtrit - mjeshtrit të Reikit, i cili duke përsosur sekretet e trashëguara sipas dr. Usuit, bënë incizimin apo hapjen e kanaleve energjetike.

Pas kësaj procedure, këto kanale lidhen automatikisht me kozmosin dhe mbeten të hapura gjatë tërë jetës. Po në atë moment lind aftësia shëruese te personi i incizuar. Personi i caktuar bëhet kanal dhe energjia jetësore, kalon përmes kokës dhe lirohet përmes shuplakave të dorës për shërimin e të sëmurëve.

           - GRADA I

           Gjatë kursit të parë, mjeshtri mësues bënë katër incizime (hapje të kanaleve) tek nxënësit. Nga ky moment rriten aftësitë fizike dhe psikike të nxënësit dhe ai fiton diçka shumë të vlefshme “duart shëruese”. Por, mos harroni se ju jeni vetëm kanal. Aftësitë tuaja janë gjer 30% , por ka dallime nga nxënësit, dikush mund të arrijë më tepër e dikush e pak. Pra, mund të punoni në ditë, prej dy deri në pesë persona. Në këtë kurs mësoni:

           -autoterapinë, aplikimi i Reikit në persona të tjerë;

           -terapia e shpejtë;

           -si t’i ndihmosh vetes, familjes se ngushtë, farefisit, shokëve dhe shoqeve e të tjera.

           Të gjitha këto mësohen në këtë kurs.


          - GRADA II

           Për ta kaluar kursin e gradës së dytë duhet të kalojnë gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, e kjo kohë varet nga kualiteti i punës së nxënësit. Gjatë kësaj kohe nxënësi duhet t’i ushtroj dhe të punoj me sukses që të mund t’i përsos dhe t’i ngritë aftësitë e tij. Kur i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon mësuesi, atëherë mund t’i nënshtrohet kursit të gradues së dytë.

           Çfarë ndryshimi ka grada I nga ajo II? Këtu, përpos incizimit, mësohen simbolet dhe domethënia e tyre. Rritet niveli i vibracioneve të energjisë në trupin fizik dhe në atë psikik.

Zgjohet intuita dhe disa qendra të trurit punojnë si antena për marrjen dhe dhënien e ngacmimeve. Aktivizohet syri i tret dhe ngacmimet përcillen në mënyrë telepatike. Zëri i intuitës zgjon qetësin dhe harmonin shpirtërore. Mençuria juaj thellohet dhe zgjerohet.

           Aftësia shëruese rritet gjer në 60% në këtë gradë dhe kohëzgjatja e punës me një pacient është 10 gjer 15 minuta. Ndërsa nxënësit me gradën e parë i nevojiten 45 gjer 60 minuta të punoj me një pacient, por efekti i shërimit është i njëjtë.

Nxënësi me gradën II mund të punoj 15 gjer në 50 persona në ditë e që varet nga aftësitë personale të nxënësit. Si në kursin e gradës së parë ashtu edhe në të dytin, nxënësit mësojnë pozitat e vendosjes së duarve në trupin e të sëmurit. Dallimi nga ajo e para, nxënësi i gradës së dytë mëson pozitat e vendosjes së duarve, por duke i kombinuar me aplikimin e sekretit të simboleve.

           Pas mësimit të simboleve lind aftësia e shërimit në largësi dhe mendja juaj s’ka kufij. Duhet të jeni të vetëdijshëm se këtu s’kemi të bëjmë me magji ose me ndonjë fenomen mbinatyror, por keni të bëni me sekretet e simboleve që i zbuloi dr. Usui.

Simbolet e krijojnë urën përmes së cilës përcillet energjia. Incizimet e zgjojnë egon tuaj, të cilën nuk e keni gjetur gjer më tani dhe filloni një jetë krejtësisht të re.

           GRADA III DHE IV - E MJESHTRI DHE MËSUESIT

           Për ta arritur gradën “Mjeshtër i Reikit”, nxënësi me gradën e dytë duhet të ketë aftësi të mrekullueshme, të cilat fitohen me kohë, duke medituar dhe aplikuar Reikin.

Në këtë gradë aftësitë shëruese rriten gjer në 100%. Pas incizimit nxënësi njoftohet me simbolin e mjeshtrit dhe nga ky moment bëhet mjeshtër i Reikit.

Kur mësuesi kupton se mjeshtri i ri e ka arritur shkallën më të lartë të ndërgjegjes, atëherë ia bënë të mundshme të bëhet mësues dhe ia mëson teknikën dhe mënyrën për t’i mësuar nxënësit e rinj.

Autori është Fizioterapeut i diplomuar dhe njëkohësisht edhe mjeshtër dhe mësues i Reikit.
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Pershendetje

Mesazh  ILIRA 22.04.11 9:27

Dhe per tu pranuar si nxenes cfare kushtesh duhet te plotesosh apo cfare vecorish duhet te kete aplikanti???
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  Lapsi 22.04.11 14:55

-Prej sot vendos të jem i ndërgjegjshëm;

-Prej sot vendos të mos mërzitëm për asgjë;

-Prej sot vendos të mos hidhërohem për asgjë;

-Prej sot vendos të punoj me ndërgjegje;

-Prej sot vendos ta shuaj urrejtjen dhe dua t’i respektoj të gjithë dhe çdo ditë.
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  gjilanasi 09.10.11 22:48

Shume njerez angazhohen ne Reiki ne gjitha majat e saja pa pasur asnje njohuri rreth botes se padukshme dhe duke bere praktika te pakontrolluar dhe shume vulgare.
Ne e mesojme Reikin duke mos ditur asgje rreth ligjeve kozmike qe qeverisin boten tone dhe harrojme se entitetet jane realitet energjetik te cilat e shoqerojne njeriun ne kete loje.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Reiki

Mesazh  Berti69 31.10.11 16:49

Reiki si metode eshte e rrezikshme ne kuptimin qe ne nuk e dime mekanizmin qe krijon bota e KI-se, kalimet e incimit jane edhe me te rrezikshme, sepse ne ato ceremoni shume njerez kane probleme duke pare gjera te çuditshme sa perfundojne ne çmenduri.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  syri i art 27.04.14 23:22

reiki,energjia qi apo bioenergjia,sheron vetem ate qe kultivon,tjeter kend nuk mund ta sherosh vetem t ia lehtesosh dhembjen...po nese deshiron ta ndihmosh dike vertet,i meson se si duhet kultivuar ate...dhe kush deshiron mund ta arrin kete,kete energji e kemi te gjith...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  Siroco 05.11.14 0:14

Psiko-Parapsikologjia shkruajti:eshte me e shendetshme te pranosh semundjen, se sa te sherohesh me Qi-ne e tjeterkujt...

Nese dikush sherohet me ane te Reikit nuk do te thote se eshte sheruar nga energjia e Mjeshtrit te Reiki-t, sepse ai sherben vetem si kanali i energjise universale.
Ketu si duket i paske ngaterruar reikin me magnetizuesit.

Magnetizuesi perdor energjine e vet per te sheruar te tjeret, ndersa ne reiki perdoruesi nuk e perdor e energjine e vet.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  Hagel 22.09.15 15:59

gjilanasi shkruajti:Shume njerez angazhohen ne Reiki ne gjitha majat e saja pa pasur asnje njohuri rreth botes se padukshme dhe duke bere praktika te pakontrolluar dhe shume vulgare.
Ne e mesojme Reikin duke mos ditur asgje rreth ligjeve kozmike qe qeverisin boten tone dhe harrojme se entitetet jane realitet energjetik te cilat e shoqerojne njeriun ne kete loje.


Une pyes veten nese Reiki eshte shpikur me te vetmin qellim per te ushqyer "flyers" , vampiret e vertete te energjise.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

energjia - Reiki - Energjia e Përendisë Empty Re: Reiki - Energjia e Përendisë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi