EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si t’i shpëtosh katastrofave në udhëtim

Shko poshtë

udhetim -  Si t’i shpëtosh katastrofave në udhëtim Empty Si t’i shpëtosh katastrofave në udhëtim

Mesazh  Fikrro 31.03.11 12:00

Si t’i shpëtosh katastrofave në udhëtim

udhetim -  Si t’i shpëtosh katastrofave në udhëtim Images

Ndërsa udhëtimi është shndërruar në një pjesë thelbësore të jetës së shekullit XXI, së bashku me të janë rritur edhe rastet e aksidenteve dhe katastrofave të mjeteve të transportit.

Megjithatë, ekzistojnë tetë mënyra për të përmirësuara shanset e mbijetesës në çdo rast. Një grup i Universitetit të Grinuiçit në Angli publikoi sot përfundimet e tij.

1. Nëpër hotele është e domosdoshme që përpara hyrjes në dhomë të kontrollohet ku ndodhen daljet e sigurisë. Njëkohësisht, duhet parë nëse ato janë të lira e funksionale.

2. Një elektrik dore me vete rrit ndjeshëm shanset e mbijetesës, pasi errësira është një prej armiqve më të këqij në rastet e tërmeteve, zjarreve apo aksidenteve të tjera. Ajo duhet të jetë gjithmonë në rrezen e kapjes së dorës.

3. Mund të duket qesharake, por një kapuç mund të rezultojë miku më i mirë gjatë një zjarri. I vendosur në fytyrë mund të mbrojë nga tymi, i cili ndryshe nga sa shumë njerëz besojnë, shkakton shumë më tepër vdekje se vetë zjarri.

4. Në rastet e udhëtimit me tren, duhen zgjedhur gjithmonë vagonat qëndrorë, më të sigurtit në rastet e ndonjë aksidenti. Vagonat e parë gjithëmonë shformohen nga goditja, të fundit shkëputen e rrokullisen.

5. Gjithmonë në tren, të ulurit me shpinë kanë statistika shumë më të larta mbijetese, se sa ata që qëndrojnë përballë dhe bëhen viktima të “hedhjeve” të fuqishme përpara.

6. Kudo që verifikohet një incident, gjëja më e rëndësishme është reagimi i menjëhershëm. Humbja e kohës është veçanërisht e rrezishme në të gjitha rastet.

7. Duhen shmangur sa më shumë udhëtimet në ditët kur ndiheni mirë. Shanset e mbijetesës reduktohen ndjeshëm nëse i mbijetuari nuk reagon menjëherë dhe nëse i mungon forca fizike.

8. Asnjëherë nuk duhet fjetur apo marrë qetësues që rrezikon të përgjumë apo të reduktojë frikën. Frika është miku më i mirë në rastet e aksidenteve, truri emeton menjëherë një substancë që i bën muskujt shumë më reaktiv dhe instiktet shumë më të mprehta.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi