EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fenomen i rralle !

4 posters

Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Fenomen i rralle !

Mesazh  Fikrro 23.06.10 0:08

Fenomen i rralle !

Tri raste të kujtimit spontan të jetës së mëparshme, të cilët as skeptikët më të mëdhenj nuk mundën t’i vënë në dyshim dhe u bënë objekt hulumtimi i shumë grupeve shkencore.

I njihte të gjithë

Sukula Gupta, atë kohë vashëz 18 vjeçare nga fshati bengaloperëndimor Kampa, në vitin 1995 filloi të përkundte jastëkun e vet dhe të thërriste Minu. Kur e pyetën se kush ishte ajo Minu, Sukla u përgjigj: “Vashëza ime”.

Gjatë këtyre tri vjetëve, vashëza shpesh i fliste familjes për burrin e saj, për vazhëzën dhe për jetën që e kishte kaluar së bashku. Pohonte se është quajtur Mana dhe se burri i saj ende jeton me vajzën dhe Minu, si dhe me vjehrrin e saj Ktheten e Karunin në qytetin Bhatpara, larg tyre 17 km, dhe atë në pjesën e qytetit të quajtur Rathal.

Sukla i luti që ta qonin gjer në Rathal, por jo, familja e saj nuk kishte dëgjuar për atë vend. Sukla u tha se ajo ka për t’u treguar rrugën. Më në fund, babai i saj vërtetoi se Rathali vërtet ekzistonte dhe se atje vërtetë jetuaka dikush me emrin Ktheta. Dhe siç treguan kërkimet, Ktheta kishte renë që quhej Mana. Ajo kishte vdekur para disa vitesh dhe kishte lënë pas vetes vajzën e vogël me emrin Minu.

Në verën e vitit 1995 Sukla erdhi me familje në Rathal. Ua tregoi rrugën gjer te shtëpia e (ndoshta) vjehrrit të saj dhe i identifikoi të gjithë ata njerëz për të cilët fliste me vite. Ishte jashtëzakonisht çudishkaktuese, sidomos kur vjehrrin e vet, të cilin të gjithë e quanin Kutu, e quajti me emrin e vërtetë Karun. Madje as fqinjët me të afërm nuk ai dinin atë emër.

Sukla njohu shumë objeket të shtëpisë dhe gjeti arkën me rrobat dhe lojërat e Manës. Hulumtimet shtesë për këtë rast në të dy familjet treguan se nuk mund të bëhej fjalë për kurrfarë mashtrimi.

Rasti i Suklës është një ndër qindra rastet e shënuara në materialet e Jan Stivensonit, profesor universiteti në Virgjinia, i cili mëse njëzet e pesë vjet merret me rastet e kujtimit të fëmijëve për jetërat e mëparshme...

I ngjashëm është rasti edhe me Kumkum Vernën

Kumkum Verna, e lindur më 1955, kur e kishte lëshuar fshatin e saj në Bahara, larg rreth 40 km nga Darhangu në Bangladeshin e sotëm. Kur kishte tri vjet e gjysmë, filloi të fliste për jetën e mëparme. Kinse kishte banuar në Urdu Bazar, një pjesë e qytetit Darbhang dhe se ishte e martuar për një farkëtar. Djali i Kumkumit, Masri Lat, po ashtu u bë farkëtar dhe i fali një nip me emrin Guri Dhankar. Kumkumi insistonte se gjatë një konflikti me të renë, ishte e helmuar.

Më quanin Sunari

Kur fliste për jetën e vet të mëparme, Kumkumi shpesh kërkonte: “Më quani Sunari”, që do të thotë “e bukur”. Babai i vajzës, mjek me profesion, dëshironte të vinte gjer tek e vërteta, dhe më 1959, në Urdu Bazar zbuloi farkëtarin e ashtuquajtur Masri Lat dhe i cili e kishte djalin me emrin Guri. Nëna e tij quhej Sundari, por ai e shqiptonte Sunari.

Masri Lat vërtetonte të gjitha të dhënat që pohonte Kumkumi. Sundari ishte e lindur më 1900: kishte lindur dy djem, prej të cilëve njëri quhej Masri Lat. Pesë vjet pas vdekjes së burrit të vet, është martuar për të dytën herë. Kjo nuk ishte martesa e lumtur dhe më në fund Masri Lat erdhi në përfundim se njerku kishte shpërdorur të hollat e familjes. E kishte akuzuar në gjyq më 1950 dhe kishte sjellë si dëshmitar nënën vet. Sakaq, ajo befas vdes para fillimit të gjykimit.

Kjo në hollësi të tëra nga jeta Sundarit, të cilat Kumkum i përshkruante, u vërtetua nga hulumtues të pavarur. Nuk mund të vërtetohej kurrfarë motivi i rrejshëm për refinimin e komunikimit, e as që dy familjet ishin më parë në lidhje.

Ishte djalë


Gnanatileka Badevitane - e lindur më 1956 në Shri Lanka. Kur i kiste dy vjet, për çudinë e prindërve të saj, pohoi se kishte nënë dhe baba tjetër të cilët ishin nga jeta e saj e mëparshme. Ajo plotësisht dhe saktë e përshkruante fshatin e saj të lindjes Talavakete, larg 25 km. Po ashtu, sillte emrat e dy vëllezërve të vet të mëhershëm dhe të disa motrave. Ajo vetë, siç thoshte, ishte djalë.

Priftit, që dëgjoi rrëfimin e Gnanatilekës, kërkonte ta gjente familjen që ajo e përshkruante. Pesmbëdhjet muaj para lindjes së Gnanatilekës kishte vdekur një prej fëmijëve të tyre, dhe atë djaloshi me emrin Tilekaratne, kurse më 1961 u morën vesh që Gnanatileka të takohet me ata njerëz në Talavakel.

Dhe vërtetë, Gnanatileka njohu shtatë persona nga familja e Tilekartneut, si dhe dy banorë të fshatit, që i takoi në një grumbull njerëzish. E përqafoi miqësisht nënën e vet të mëparshme (nga jeta e kaluar) dhe mësuesin e dikurshëm, të cilin e donte shumë shkaku i mirësisë së tij. Sipas disa anëtarëve të familjes, tregonte të njëjtat prirje dhe antipati si dikur Tilekrateu.

As në këtë rast, Stivensoni nuk mundi të gjejë motiv për mashtrim, as të zbuloj kontakte të mëhershme në mes të familjeve. Gnanatileka sigurisht e fliste të vërtetën.


Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty rimesherimi

Mesazh  bardhi_tr 25.06.10 14:16

Doja te dija qe ku egziston lidhja midis jetes qe kemi kaluar dhe nga kjo tani qe te kuptoj qe kam jetuar me pare? Sepse jam 25 vjec dhe nuk kam kujtuar asgje nga jeta e meparshme.

Dhe derisa vazhdon ky rimesherim sa zgjat dmth?


Edituar për herë të fundit nga bardhi_zylfo në 25.06.10 14:17, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : ?)
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  Fikrro 25.06.10 18:52

bardhi_zylfo shkruajti:Doja te dija qe ku egziston lidhja midis jetes qe kemi kaluar dhe nga kjo tani qe te kuptoj qe kam jetuar me pare? Sepse jam 25 vjec dhe nuk kam kujtuar asgje nga jeta e meparshme.

Dhe derisa vazhdon ky rimesherim sa zgjat dmth?


Kete do te doja ta dija edhe une,pasiqe as mua nuk me kujtohet asgje nga "jeta e meparshme" dhe eshte dyshim i madh se a kemi jetuar ne me pare apo jo,keshtu qe mund te ndodh qe rimesherimi te ndodh vetem ne persona te caktuar.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  bardhi_tr 26.06.10 8:53

Per mendimin tim mund dhe te ndodh tek persona te caktuar, por nqs do bazohemi tek Kurani, Bibla, dhe Talmudi, qe eshte libri hebre, kjo teme nuk preket dhe me ben te dyshoj pak tek kjo teori qe kane filozofite e vjetra se nga keto lloj teorish filozofike bazohen sot qe pranojne rimesherimin.

Sipas religjionit Shpirtrat jane krijuar te gjithe para krijimit te tokes dmth nje shpirt dhe nje njeri.
Por te gjithe keto shpirtra do japin llogari diten e fundit, dhe si mund te japin llogari keto kur kane kaluar shume lloj jete, nuik arrij ta konceptoj.
bardhi_tr
bardhi_tr

26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  gentjan kaloshi 26.06.10 18:17

ka dy vdekje dhe dy jete .njeriu para lindjes se tij ekziston ne gjendje tjeter pastaj lind ne kete bote vdes dhe ringjallet.ringjallja do te ndodhe per te gjithe njekohesisht. cdo pyetje ka pergjigjen e saj por kur nuk dihet pergjigja.......... pergjigja me emire eshte te thuhet se nuk kam dije per kete
gentjan kaloshi
gentjan kaloshi

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Jeta në jetën e kaluar - kush ishim para se të lindnim

Mesazh  Fikrro 29.06.10 23:30

Mistiku hindus, i cili u lind në fundin e shekullit të XIX dhe vdiq më 1969, Meher Baba veten e emëroi si Avatar (mishërim apo inkarnim i Zotit). Ai shkroi librin "Zoti Flet" dhe kishte dëshmi për pohimet e veta nga sadguru-të (pesë mësuesit e përsosur të cilët presin dhe "stërvitin" zotin).

Kontradikta e vërtetë del kur mistiku hindus Sathya Sai Baba, i lindur më 1926, i cili në moshën 13 vjeçare shkel një akrep dhe thumbuhet nga ai, kështu që bëhet i vetëdijshëm dhe thotë se është Avatar. Përndryshe, ky ende jeton (dhe mendon se do të jetojë edhe 24 vjet). Edhe ky kishte dëshmi mbi pohimet e veta. Këtu na shkoqitet pyetja: Si, prej vitit 1926 deri më 1969 në Tokë ecnin dy Zota?!

Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerëz vjen deri te kujtesa e ndonjë individi ose individëve të cilët kanë jetuar në lokalitete tjera hapësinore e kohore. A është kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ç'është? A e kemi parë ndonjëherë? A është vetëm personifikim ireal i emocioneve tona apo përfshin ndonjë hapësirë dhe kohë? Këtë nuk mund ta dimë kurrë. Sa më shumë që gjejnë shkencëtarët kundërfakte, aq mistikët i japin lloj lloj aftësie shpirtit.

Do ta jap edhe një shpjegim që më takon mua dhe i cili ka një anë satirike dhe anekdotike. Përndryshe këtë hipotezë e pata zhvilluar kur isha "mysliman i vërtetë".

Në religjionin islamik, si dhe në religjionet tjera monoteiste, mbizotëron besimi se pranë çdo njeriu qëndrojnë edhe dy engjuj, Kerameni dhe Katibini (në filozofinë "New Age" fituan rol aktiv dhe quhen Udhëheqës), të cilët i shkruajnë të gjitha veprat tona të mira dhe të këqija.

Kur njeriu vdes, më nuk i nevojiten engjujt (sepse "atje" nuk ka mëkate ose mirësi), kështu që në Ahiret grumbullohen këta engjuj. Zoti, i kacafytur me këtë "katastrofë ekonomike", erdhi te një ide gjeniale, që foshnjave të posalindura t'u caktojë engjujt e penzionuar (poashtu të përzier mes veti).

Ata rregullisht do ta kryejnë detyrën e vet. Mirëpo, derisa klienti i tyre është ende fëmijë (pasi që atëherë nuk shkruhet për të asgjë) këta engjuj, që ta thejnë monotoninë, flasin mes vete mbi përvojat e njerëzve të kaluar. Informatat në fragmente do të vijnë edhe deri te vetëdija e klientit.

Për këtë dhe fëmijëve më së shumti iu kujtohet jeta e kaluar. Me këtë teori mund të shpjegohet edhe rasti i dr. Scottit.
Ta lëmë shakanë anash dhe ta analizojmë shpjegimin tjetër që mori emrin "teoria holografike". Hologrami është fotografi tredimenzionale e cila edhe në pjesët më të imëta të tij përfshin tërë komponentën e fotografisë.

Kështu ekziston edhe hipoteza - Bootstraping, e cila u zhvillua nga ana e fizicientit David Bohm dhe matematicientit John Bell dhe të tjerëve që thonë "se në çdo grimcë ekziston gjithë universi, gjegjësisht informatat mbi vetitë e tij në hapësirë dhe kohë". Kjo në filozofinë hinduse është e njohur si Akasha, ndërsa në Islam si.i Levh-i Mafhuz (ose "Gayb").

Sipas kësaj teorie njeriu në ditët e veta rinore, për shkak të disa nevojave psikologjike, prej akashës merr informata në lidhje me ndonjë vashë, dhe kështu ai zgjedh alter-egon e vet. Por edhe kjo teori ka mangësitë e veta, dhe pasi që krejt kjo bazohet në shpekulimet matematikore, nuk mundemi asgjë të përcaktojmë, sepse as nuk janë shpjeguar mënyrat e perceptimit të këtyre "diturive të fshehta".

Por ka edhe raste të kujtesës së jetave të kaluara ku kjo teori nuk mund të ofrojë shpjegim. Njëri prej rasteve është i shënuar në librin e B.D.Benediktit "Bota paralele". Një çek i ri, i pasionuar pas dekorit të brendshëm të salloneve të epokës së rokokosë, më 1965 rastësisht viziton një pallat në Austri. Aty kupton se dekori aq i vulosur në mendjen e tij i takon atij pallati, dhe zbulon se një vashë e re, qe kishte jetuar aty, kishte qenë e dashura e tij në jetën e kaluar të vet.

Teoria holografike e cila thotë, se "personalitetet e reinkarnuara" zgjedhen rastësisht këtu bie poshtë në këtë shembull unikat. Për vërejtjet e kontradiktave në këtë hipotezë i jemi mirënjohës hulumtuesit kroat mr. Drago Pleçkos.

Teoria e tretë e cila u mundua të jetë më shkencorja (mund të thuhet më ateistikja) i ka rrënjët në v.1962.
Qysh atëherë psikologu James Mc Connell nga Michigan Unversity dëshmoi se dituria mund të hahet! Ai skrrajat shpatuke i mësoi për një refleks të caktuar, dhe pastaj i mbyste ato, duke u dhënë skrrajave të tjera të pamësuara për t'i ngrënë të mbyturat; kështu që edhe skrajat e pamësuara veç dinin më pas refleksin e tillë.

Hulumtuesi suedez Holger Hyden në eksperimentet me minj, bashkë me Allen Jacobsonin nga UCLA dhe disa shkencëtarë tjerë dëshmuan se në materien përcjellëse luan rol acidi ribonukleik (ARN). Më vonë Georges Hungar nga Baylor Universiteti, në minj krijoi frikën prej errësirës (minjtë zakonisht errësirën e dojnë më tepër se dritën) me ndihmën e efektit të Mc Connellit.

Në këta shembuj vërejtëm se disa makromolekula organike, acide nukleine dhe polipeptide mund ta përcjellin "diturinë" prej një sistemi të organizuar të jetës në tjetrin. Kështu u lind "Hipoteza Engramike" e cila mundohet ta shpjegojë reinkranimin me transferimin e këtyre molekulave (të ashtuquajtura molekula engrame).

Sipas kësaj hipoteze, kufoma e varrosur padyshim do t'i ketë në vete engramet të cilat i krijoi gjatë jetës. Kështu, ndonjë bimë, duke lëshuar rrënjë mbi varr dhe me ndihmën e procesit të osmozës, bashkë me ujin dhe mineralet, merr edhe engramet. Engramet e akumuluara prej bimëve kalojnë në njerëz, duke krijuar kështu dukurinë e reinkarnimit.

Edhe pse duket e mundshme, mjafton një vështrim më i thellë dhe të shohim se ky ekosistem paraqet një iluzion. Bima e cila i merr mineralet dhe ujin, i përdor këto gjatë fotosintezës, glikolizës, dhe në proceset tjera fiziologjike. Në këto reaksione gjithmonë vjen deri te ndarja e molekulave, kështu që ato humbin strukturën e vet të mëparshme.

Edhe engramet do ta kenë këtë fat, do të shkatërrohen në fazat e para të metabolizmit. Poashtu nuk është e qartë se si engrami do të mund të vinte deri te trupi i njeriut dhe ta ketë reaksionin e vet. Së pari, do të ishte i sulmuar nga sistemi i imunitetit si antitrup, ndërsa shpërbërja e mëtejshme gjatë metabolizmit do ta shkatërronte deri në fund strukturën e tij.

Kujtesa e jetave të kaluara pastaj mund të bëhet edhe kur njeriu ka vdekur një ditë para se të lind përsëri, kështu që ekosistemi nuk mund të jetë aq i shpejtë. Megjithatë, janë shpirtat e vonuar që e problematizojnë këtë hipotezë.
Poashtu psikoanalisti nga Zvicra, Carl Schoomaker, duke i kontrolluar disa pacientë të vet, erdhi në përfundim se shkaqet e fobieve, obsesioneve, neurozave të detyrueshme dhe sëmundjeve të tjera psikotike mund t'i kenë rrënjët edhe në jetat e kaluara. Mirëpo edhe kjo nuk mund të jetë dëshmi për reinkarnimin.

Disa njerëz, duke dëgjuar ndonjë muzikë, lexuar ndonjë libër ose duke u shëtitur në ndonjë qytet, në mënyrë intuitive kuptojnë hapin e mëtejshëm në kazualitet dhe mendojnë se veç më parë e patën këtë përvojë. Kjo në literaturë është emëruar "deja vu" (e parë më parë), por edhe këtë nuk mund ta pranojmë si dëshmi për reinkarnimin.

Teoria e cila ka më së shumti ithtarë shkencorë (shumica janë psikologë), dhe për të cilën edhe unë mendoj se është më e mundshmja, është ajo e cila thotë se reinkarnimi paraqet vetëm një dukuri të nëndijes.

Për shkencëtarë është e njohur dukuria e quajtur "efekti i kiptomenzisë", që zhvillohet atëherë kur ne përceptojmë botën ndër pragun e ndijimit, kështu që informatat e tepërta dhe të panevojshme na grumbullohen në nëndije (ndërsa ne jemi të vetëdijshëm vetëm për 10% të atyre informatave).

Kur personaliteti ynë, për shkak të disa konflikteve të brendshme don ta krijon njëfarë "ndarje të personalitetit", do t'i shfrytëzojë ato rezerva informatash për t'u bërë i rëndësishëm në shoqëri (këtë e pamë më parë). Ashtu siç janë këto informata realitet, atëherë edhe figura e krijuar mund të jetë reale.

Edhe pse kjo duket mjaft e zmadhuar, nëndija i ka të gjitha këto mundësi. Siç thotë edhe dr. Scott Pecku, "gjithkund nëndijen e kemi një hap përpara".

Poashtu edhe teknikat që shfrytëzohen për njohjen e identitetit në jetat e kaluara ngjajnë shumë në teknikat për depërtimin në nëndije (p.sh. shihni botimin e J.H.Brennan - "Reinkarnimi: pesë teknika për njohjen e jetave të kaluara").

Gati në të gjitha dukuritë e reinkarnimit mund t'i vërejmë efektet e kriptomenzisë. Për shembull, aq e popullarizuara Tigheons thoshte se kur ishte sikur Bridey Murphy, ishte dënuar për shkak të shkatërrimit të krevateve metalike, freskët të ngjyrosura.

Por hulumtimet që u bënë, dëshmuan se në kohën kur ka jetuar Bridey Murphy, nuk kanë ekzistuar krevatet e metalta. Atëherë pse kjo dha këtë informatë parazite? Vërtet se në enciklopedinë Ana Britannica është cekur se atëherë në Irlandë ka ekzistuar një lloj i tillë i krevatit, ndërsa mundësia se Tigheons kishte pasur në dorë, ndonjëherë në jetën e saj, encikopedinë e tillë, nuk është e vogël.

Do ta cek edhe një shembull nga "World of Strange Powers" të autorit Arthur Clarke. Më 1910 një grup i parapsikologëve të Anglisë regresuan një femër dhe ajo u shfaq si Blanche Poynings, por më pas u konstatua se informatat e tilla ajo i kishte marë prej librit "Countess Maud" të autores Emily Sarah Holt, të cilin e kishte shfletuar vetëm sipërfaqësisht.

Mendoj se edhe ky shembull i dhënë prej librit të hipnotizuesit profesional Momçilo Todoroviqit "Hipnoza për gjithkënd" nuk do të ishte i tepërt. Ky eksperiment është bërë në Rusi. Natasha M. (18 vjeçare), me anë të regresionit është sjellur në vitin e katërt të jetës së saj. Kur është kërkuar prej saj të vizatojë, ajo atëherë vizatoi sikur një fëmijë i vogël, por kur iu dha sygjerimi se ajo është një piktore profesionale, ajo krijoi një pikturë profesionale.

Tash, në shekullin e njëzetë, me zhvillimin e teknologjisë, është zhvilluar edhe shpejtësia e shkëmbimit të informatave, dhe kjo dukshëm ndikon në vëllimin e nëndijes. Dhe nëse ekziston telepatia, siç thonë parapsikologët, atëherë dukuria e kriptomenzisë do të na dukej edhe më tepër e mundshme. Andrew Malcoff nga Universiteti i Washingtonit, me eksperimentet që i bëri me fëmijët e moshës dyvjeçare, dëshmoi se truri i tyre është në mundësi t'i analizojë dhe t'i konceptojë disa nocione me ndihmën e informatave të fituara me perceptimin e tillë.

Këto eksperimente i cekëm që të mos na duken të pashpjegueshme hulumtimet e dr.Stivensonit. Poashtu edhe dr.Roggo pohon se kujtesa ekstra-cerebrale te fëmijët paraqet, të themi, më parë një dukuri psikologjike, se sa paranormale.

Mund të bindeni edhe vetë prej hulumtimeve të Stivensonit se "personaliteti i kaluar" nuk ka jetuar më larg se 50 km. prej fëmijëve.

Mendoj se, sado pak, jeni bindur se reinkarnimi paraqet një dukuri psikologjike dhe se me hulumtimin e mëtejmë të tij mund të arrijmë deri në shtresat më të thella të shpirtit tonë.

Si përfundim, mund të themi se reinkarnimi paraqet një mënyrë të lirimit prej tanatofobies, ose thënë shkurt e shqip, prej frikës së tepruar prej vdekja.

Sezgin Bojnik
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  ushtaridardan 03.07.10 10:29

Tema qenka e mire shume dhe me vend, por une se paskaa dite qe ka mundesi me ndodh keshtu.
Une i kam mbushur 23 vjet, por gjithmone i kam te fresketa kujtimet dhe shpesh me duket se une kam jetu ne kohen e shpatave, sepse shpesh imagjinoj beteja te tmerrshme kur ndeshen ushtrite, disi si te jem pjesmarres ne beteja ato me paraqiten si kujtime te pastra, sikur ti kisha perjetu pak kohe me pare.
Prandaj armet i kam pasion te madhe, sidomos shpatat e heshtat, nuk e di si ndodh kjo?
ushtaridardan
ushtaridardan

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

kush - Fenomen i rralle ! Empty Re: Fenomen i rralle !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi