EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi - Përsiatja

3 posters

Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Neo 15.05.08 15:12

Meditimi - Përsiatja

meditimi - Meditimi - Përsiatja Cukvxmhx

Përsiatja (ose meditimi nga lat. meditatio - mendoj, përsias) është një mënyrë përkushtimi fetar ose ushtrimi mendor dhe shpirtëror, në të cilin njeriu përqendron mendjen e tij në një pikë të vetme (fjalë, fjali, emër), për të arritur një gjendje apo shkallë më të lartë të vetëdijes shpirtërore.


Edituar për herë të fundit nga Neo në 31.01.11 1:27, edituar 2 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Neo 15.05.08 15:35

Gjeje qetësinë tënde me ndihmën e meditimit

Në qoftëse të duhet ndihmë për t'i bërë ballë tendosjeve, mund të provosh metodën që rrjedhë nga India dhe është e vjetër 3000 vjetë. Gjithkund në Holivudë, meditimi depërtoi përmes dyerve të mëdha, dhe tash është hit atje dhe kudo tjetër në botë. Edhe ti mund t'i bashkangjitesh Madonës, Sara Mitchelit, Gelarit dhe shumë njerëzve tjerë që përmes kësaj metode arijnë ta mbajnë drejtpeshimin e vet psiqik.

"Një natë para ndonjë detyre të rëndësishme në shkollë, unë meditoj," thotë Zek Jonsi trembëdhjetvjeçar. "definitivisht ajo më ndihmonë të fokusohem dhe që më mire ta përqëndroj vëmendjen." Nishit Patel, e cila mbanë seminare mbi meditimin në kolegje dhe shkolla të mesme në New York city thotë: "Arsyeja pse duhet medituar është ngase e pakëson stresin, ndërsa studimet mjekësore tregojnë se meditimi zvogëlon edhe efektet përcjellëse që stresi i sjellë me veti siq janë aknet, kokëdhimbja, astma. Meditimi është i mire për tinejxherë që dëshirojnë të luftojnë me presionet me të cilat përballen dhe po ashtu ndihmonë që më pastër të mendojnë."

Si të filloni të meditoni

Bazat e meditimit mësohen lehtë, mund të meditosh kudo dhe një séance e meditimit zgjat 20 minuta. Ja si të filloni:

Mbani robe komfore dhe gjejeni një vend të qetë. Do të ishte ideale që gjithnjë të meditosh në vendin e njëjtë, ngase do të të ndihmojë që më shpejtë të relaksohesh. Ulu në batanie apo në jastëk në pozitë këmbëkryq (mund të ulesh edhe në karige, por kujdes duhet t'i kushtosh që thembrat të jenë në këndë të drejtë në raport me kofshat e këmbës. Për ta aritur atë, mund të përdorësh jasëk dhe atë ta vendosësh nën shputa apo prapa vitheve.

Ulu ashtu që të ndihesh këndshëm, por mos qëndro i kërrusur. Mbylli sytë dhe merr frymë normalisht përmes hundës. Shtrij duart mbi kokë aq sa mundesh, dhe pastaj lëshoi në gjunjë, ashtu që gishti i madh dhe gishti tregues të preken. Në këtë mënyrë energjia do të qarkulloj në organizmin tënd dhe nuk do të "ikë".

Merr frymë drejtë, duke zgjeruar dhe mbledhur barkun gjatë çdo frumëmarrjeje, gjegjësisht frymënxjerrjes. Në këtë mënyrë do të arrin që më me sukses ta pasurosh zemrën, mushkëritë dhe trurin me oksigjen, dhe t'i ndihmosh trupit tënd që të nxjerrë më me sukses dioksidin e karbonit dhe të gjitha toksinet që mblidhen gjatë ditës. Në filozofinë e lindjes besohet se oksigjeni përmbanë forcën energjetike të jetës (ky fluid jetësor në Indi quhet "PRANA", në Kinë "CHI" ).

Pastaj, ndaji pesë minuta për ta relaksuar çdo pjesë të trupit tend, duke filluar me kokën dhe ashtu me rradhë lehtë drejtë shputave. 15 minutat e ardhme fokusohu në frymëmarrje të lehtë dhe të thellë. Mos u brengos nëse të ikin mendimet.

Nëse e zë veten duke menduar mbi atë se çka duhet të bësh nesër, çka të veshësh për ndejën e sotme me miqtë, apo ku të shkosh me të dashurën për ditëlindje, thjesht, asgjë për këtë. Mos u shtrëngo, por thjesht përqëndrohu lehtë në frymëmarrje.

Sa më gjatë që merresh me meditim, do të jetë më lehtë që ta përvetësosh këtë teknikë për vetkontroll.

Natyrisht , lexues të nderuar, secili individë mund të gjejë mënyrën më të mire për të, që të ketë sukses në përvetësimin e teknikave të meditimit. Në të ardhmen do të publikojmë në faqet e Mjellmës mjaft tema tjera lidhur me meditimin.

Për koncentrim më të lehtë preferohet që të thoni disa fjalë apo fraza. Më e popullarizuar është fjala "OM", e cila përsëritet secilën here gjatë frymënxjerrjes. Mantra tjetër shpesh e përdorur është "HUM", që nga gjuha sankrite d.m.th. (jam unë 'kjo') apo ('ajo' që jam). Mirëpo gjithnjë mund të përdorni edhe ndonjë tjetër fjalë. Me rëndësi është që ajo fjalë të të përgjigjet dhe ta përdorësh çdo here.

Nga Ana
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Neo 01.06.08 1:22

Meditimi

Meditimi duhet kuptuar si pjese e aktivitetit mendor te individit, si dicka qe lind ne menyre te natyrshme. Ai ndihmon cdo individ qe duke reflektuar rreth situatave qe kane lene gjurme ne mendjen e tij, te krijoje qendrimet e duhura.

Meditimi pershkruhet si nje refleksion i brendeshem, si nje perqendrim intesiv i drejtuar brenda individit. Ai eshte nje teknike qe ndihmon zhvillimin mendor dhe shpirteror te nje individi.

Gjate meditimit nje person duhet te perqendroje mendjen e tij ne mendime pozitive dhe te larta. Meditimi qeteson sistemin e brendeshem nervor, ul ritmin e zemres dhe zvogelon presionin e gjakut deri ne 20% dhe ka nje ndikim shume te thelle mbi shendetin trupor.

Konstatimet paraqesin faktin qe ne mijera vjet njerezit kane perfeksionuar vetedijen nepermjet meditimit. Ne ditet e sotme te civilizimit me qindra mijera individ jane bere meditues te rregullt.

Meditimi percaktohet si forme e perqendrimit te shtendosur qe mund te bllokoj stimujt shqisore, vemendje larguese etj.

Meditimi mendohet te jete me efekte mjaft pozitive per organizmin dhe keto efekte sipas studimeve, permisojne jeten e individit duke sjelle nje gjendje te ulet stresi, permisim te besimit ne vetvete, largon tensionin dhe sjell edhe nje sere efektesh pozitive ne pathologjine humane.

Wallace dhe Banson zbuluan se efektet pozitive te meditimit intuitiv si: ulja e konsumimit te oksigjenit, rritja e rrezistences elektrike te lekures, ulja e rrahjeve te zemres, zvogelimi i ajrit te futur gjate frymemarrjes etj. qetesojne sistemin e brendshem nervor.

Tipet e meditimit jane te shumte, ne meditimin e persosur dhe te kulturuar bejne pjese disa lloj duke cilesuar: Zeinin, Jogen, Meditimi intuitiv (TM).

Megjithese ekzistojne shume lloje meditimi, qellimi i te gjitha ketyre eshte te bllokoj vetedijen normale duke dhene nje gjendje te modifikuar te ndergjegjes.

Ekzistojn perplasje mendimesh ne faktin e dobise pathologjike te meditimit. Ka studiues qe mendojne se meditimi ka efekte terapeutike (Herbert Benson) dhe rezultati eshte nje “gjendje e shtendosur”. Ka te tille qe mendojne se nuk ka kurrefar ndryshimi midis nje medituesi dhe nje individi qe pushon ne qetesi (David Holmes).

Si perfundim krahas mendimeve te ndryshme qe jane dhene ne lidhje me meditimin, nje gje qendron se meditimi ndihmon ne relaksimin e sistemit nervor, gjendjes emocionale dhe fizike dhe qe gjithnje e me shume perdoret nga njerezit.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Neo 01.06.08 20:20

Ç'është meditimi?

Meditimi është gjendje e jo-mendjes.

Meditimi është gjendje e vetëdijes së pastër, pa kurrfarë përmbajtjeje. Vetëdija juaj rëndom është përplot lëmishte, posi pasqyra e mbuluar me pluhur. Mendja është komunikacion i pandërprerë: mendimet janë në lëvizje, dëshirat janë në lëvizje, ndjenjat janë në lëvizje, ambiciet janë në lëvizje - është ky një komunikacion i pandërprerë!

▪ Nga dita në ditë, mendja madje funksionon edhe kur flini, ajo ëndërron. Ajo edhe më tej mendon, ende e mbysin brengat e mundimet. Përgatitet për ditën tjetër, në vazhdim është përgatitja e fshehtë.

Kjo nuk është gjendje meditimi. Meditimi është pikërisht e kundërta e kësaj. Kur nuk ka komunikacion dhe kur të menduarit ka pushuar, mendimet nuk lëvizin, dëshirat nuk zgjohen, krejtësisht jeni të qetë - ky qetim është meditimi.
Së pari duhet ditur ç' është meditimi.

Çdo gjë tjetër vjen vetë.

Unë nuk mund të ju them se duhet të meditoni, mundem vetëm të ju sqaroj se ç' është meditimi. Po më kuptuat, do të jeni në meditim. Në meditim s'ka "duhet". Po nuk më kuptuat, nuk do të jeni në meditim.

E në atë qetim njihet e vërteta, assesi ndryshe. Meditimi është gjendje e jo-mendjes.
Nuk mund ta gjeni meditimin me anë të mendjes, pasi që mendja pandërprerë e përsërit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetëm duke mënjanuar mendjen, ashtu që të jeni të qetë, indiferentë, të mos identifikoheni me mendjen; ashtu që ta shikoni sesi mendja rrjedh, e të mos mendoni se jeni ju ajo mendje.

Meditimi është vetëdija për atë se unë nuk jam mendja. Kur vetëdija depërton gjithnjë e më thellë e më thellë në ju, dalëngadalë, vijnë disa çaste - çaste qetimi, çaste të hapësirës së pastër, çaste tejdukshmërie, çaste kur në ju asgjë nuk pipëtin dhe kur çdo gjë është e qetuar. Në këto çaste qetimi do të njihni se kush jeni (ju) dhe do të njihni misterin e kësaj ekzistence.

Vjen dita, dita e bekimit të madh, kur meditimi bëhet gjendje juaja e natyrshme.

Mendja është diçka jo e natyrshme, ajo kurrë nuk bëhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi është gjendje e natyrshme - të cilën e kemi humbur. Kjo është parajsa e humbur, por parajsa mund të gjendet përsëri. Shikoni në sytë e fëmijës dhe keni për të parë qetimin e madh, miturinë. Secili fëmijë në botë vjen me gjendje meditimi, por ai do të jetë i udhëzuar nëpër rrugët e shoqërisë - do të jetë i udhëzuar sesi të mendojë, sesi të llogarisë, sesi të gjykojë, sesi të argumentojë, duhet t'i mësojë fjalët, gjuhën, kuptimet.

Dhe, pak nga pak, ai e humb kontaktin me miturinë e vet. Bëhet i helmuar, i ndotur me shoqërinë. Bëhet mekanizëm i dobishëm, por pushon së qeni njeri.

E nevojshme është vetëm që të rifitohet ajo hapësirë. E keni njohur më parë, dhe kur të parën herë njoftoheni me meditimin, do të jeni të befasuar - pasi që në ju ka për t'u zgjuar ndjenja e mrekullueshme si ta kishit njohur që më parë. Dhe, kjo ndjenjë është e vërtetë: me të vërtetë e njihni që më parë. E keni harruar. Diamanti ka humbur në morinë e plehut. Por, po qe se atë mund ta zbuloni, përsëri keni për ta gjetur diamantin - juaji është.

Ai në të vërtetë nuk mund të humbasë: vetëm mund të jetë i harruar. Të lindur jemi si meditantë, më pastaj e mësojmë veprimtarinë e mendjes. Por, natyra jonë e vërtetë mbetet diku thellësisht e fshehur, si rrymë nëntokësore. Një ditë, me pak mihje, keni për të zbuluar se burimi nuk ka shterur, burimi i ujit freskues. Dhe gëzimi më i madh në jetë është ta gjesh burimin.

MEDITIMI NUK ËSHTË KONCENTRIM

Meditimi nuk është koncentrim. Në koncentrim ekziston subjekti i cili koncentrohet si edhe objekti në të cilin koncentrohet. Kjo është dualitet. Në meditim nuk është askush përbrenda dhe asgjë përjashta. E brendshmja rrjedh në të jashtmen, e jashtmja rrjedh në të brendshmen. Më nuk ekziston kufizimi, s'ka kufi. E brendshmja është përjashta, e jashtmja është përbrenda, kjo është vetëdijëshmëria jo-duale.

Koncentrimi është vetëdijëshmëri duale: prandaj koncentrimi të lodhë, prandaj ndiheni të rraskapitur derisa jeni të koncentruar. Nuk mund të jeni të koncentruar njëzet e katër orë, patjetër do të merrnit leje për të pushuar. Koncentrimi kurrë nuk mund të jetë gjendje e lartë natyrore. Meditimi nuk ju lodhë, meditimi nuk ju molisë. Të meditoni mundeni njëzet e katër orë - nga dita në ditë, nga viti në vit. Meditimi mund të zgjasë përjetësisht.

Koncentrimi është akt, akt i vullnetshëm. Meditimi është gjendje e jo-vullnetit, gjendje e jo-aksionit. Ai vetvetiu është relaksim. Individi thjesht ka hyrë në qenien e vet individuale, e ajo është si edhe qenia e Çdo gjëje. Në koncentrim mendja funksionon në bazë të vendimit: ju diçka bëni. Koncentrimi rezulton nga e kaluara. Në meditim nuk ka vendim. Ju asgjë posaçërisht nuk bëni, thjeshtë jeni. Nuk ka në të të kaluar, është i pandotur me të kaluarën.

Nuk ka në të të ardhme, i pastër është nga çfarëdo ardhmërie. Kjo është ajo që Lao Ce e quajti wei-wu-wei, veprim përmes joveprimit. Kjo është ajo që mësuesit e Zenit kanë rrëfyer: Të rrish qetë, të mos bësh asgjë, pranvera vjen dhe bari rritet nga vetvetja. Mbajeni në mend: nga vetvetja - asgjë nuk keni bërë.

Ju nuk e ngrehni barin përpjetë; pranvera vjen, dhe bari rritet nga vetvetja. Kjo gjendje - kur jetës i lejoni që të shkojë rrjedhës së vet, kur nuk dëshironi që ta udhëhiqi atë, kur nuk dëshironi ta kontrolloni, kur nuk manipuloni me të e kur nuk i impononi kurrfarë disipline - kjo gjendje e pafrenuar e spontanitetit të pastër - kjo është meditimi.

Meditimi është në të tashmen, tashmëri e pastër. Meditimi është drejtpërdrejtshmëri. Nuk mund të meditoni, mund të jeni në meditim. Nuk mund të jeni në koncentrim, ndaj mund të koncentroheni. Koncentrimi është njerëzor, e meditimi është hyjnor.

ZGJEDHJA E MEDITIMIT

Që në fillim, gjeni diçka që ju përgjigjet. Meditimi nuk guxon të jetë angazhim i detyrueshëm. Nëse imponohet, i gjykuar do të jetë që nga vetë fillimi. Gjëja e imponuar kurrë nuk do të ju bëjë të natyrshëm.

Nuk ka nevojë të krijoni konflikt të tepërt. Këtë duhet ta kuptoni, sepse mendja e posedon aftësinë natyrore të meditimit, nëse ia ofroni atë që i përgjigjet.
Nëse orientoheni me trup, ekziston mënyra me anë të së cilës mund të ngjiteni deri tek Perëndia me ndihmën e trupit, pasi që ai po ashtu i takon Perëndisë. Nëse e ndieni se po orientoheni me zemër, atëherë ajo mënyrë është lutja. Po qe se ndieni se po orientoheni përmes intelektit, atëherë ajo mënyrë është meditimi.

Por meditimet e mia në njëfarë mënyre janë ndryshe. Jam përpjekur t'i gjej metodat të cilat do të mund t'i përdornin që të tre tipat e përmendur. Në to ka shumë trupësi, shumë zemër dhe shumë inteligjencë. E tërë kjo trini që ndodhet në to është e lidhur së bashku dhe ndikon ndrysh në tipa të ndryshëm.

Trupi, zemra, mendja - të gjitha meditimet e mia rrjedhin në të njëjtën mënyrë. Fillojnë nga trupi, e përshkojnë zemrën, depërtojnë deri tek mendja dhe e mbikalojnë atë.

Gjithmonë përkujtojeni: ajo në të cilën kënaqeni, mund të hyjë thellë në ju; vetëm ajo mund të hyjë thellë në ju. Kënaqësia në diçka thjesht do të thotë se ajo po ju përgjigjet. Ritmi i kënaqësisë harmonizohet me ju: ekziston harmonizimi subtil ndërmjet jush dhe asaj metode. Kur njëherë kënaqeni në ndonjërën metodë, mos u bëni të pangopshëm; hyni në të aq sa mundeni. Mund të merreni me të një herë apo, nëse është e mundur, dy herë në ditë.

Sa më tepër merreni me të, aq më tepër do të kënaqeni në të. Hidheni atë metodë vetëm nëse ju zhduket gëzimi, se atëherë më nuk është efektive. Kërkojeni metodën tjetër. Asnjëra metodë nuk mund të ju sjell gjer tek vetë fundi. Gjatë udhëtimit shpesh do të jeni të detyruar t'i ndërroni trenat. Metoda e caktuar ju sjell gjer tek gjendja e caktuar. Përmbi atë, më tej, nuk është efektive, e keni shterur.

Për këtë duhet t'i mbani në mend dy gjëra: kur kënaqeni në ndonjërën metodë, hyni në të sa më thellë që mundeni, por kurrë mos u bëni të varur prej saj, pasi që një ditë edhe atë duhet ta hidhni. Po u bëtë tepër të varur prej saj, kjo është si droga; nuk mund ta lini. Më nuk kënaqeni në të - më asgjë nuk ju ofron - por ju është bërë shprehi. Mundeni edhe të vazhdoni, por silleni në qark; nuk mund të ju dërgojë më lart.

Prandaj, kijeni si kriter gëzimin. Nëse gëzimi është i pranishëm, vazhdoni, vazhdoni, gjer në çastin e fundit të gëzimit. Duhet ta shterni plotësisht. Nuk guxon të mbetet asnjë pikë e vetme lëngu. Por atëherë duhet të jeni të aftë ta lini. Zgjidheni ndonjë metodë tjetër e cila përsëri ju sjell gëzim. Njeriu duhet t'i ndërrojë shpesh. Kjo ndryshon tek njerëzit e ndryshëm, por një metodë e vetme shumë rrallë është e mjaftueshme për krejt udhëtimin.

Nuk ka nevojë të bëni shumë meditime njëkohësisht, se mund të bëni gjëra që ju hutojnë, kontradiktore, e kjo atëherë do të ishte dhembshme.

Zgjidhini dy meditime dhe mbani ato. Në të vërtetë, unë do të kisha dëshiruar ta zgjidhni një, kjo do të ishte më së miri. Më mirë është që më shpesh ta përsëritni njërën që ju përgjigjet. Në atë rast, ajo ka për të depërtuar gjithnjë e më thellë e më thellë. Ju i provoni shumë gjëra - një ditë njërën, ditën tjetër tjetrën. I trilloni edhe tuajat, e kësisoji mund të krijoni shumë pështjellim. Në librin mbi Tantrën ka mbi njëqind e dymbëdhjetë lloje meditimesh. Mund të çmendeni. Edhe ashtu veçse jeni çmendur!

Meditimet s' janë naivitet. Ndonjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme. Luani me mekanizmin subtil, tepër subtil të mendjes. Herë-herë ndonjë gjë e vogël, për të cilën as nuk keni qenë të vetëdijshëm se po e bëni, mund të bëhet e rrezikshme. Prandaj, kurrë mos provoni të trilloni dhe mos i krijoni "mish-mash"-metodat personale të meditimit. Zgjidhni dy dhe thjesht provojini për disa javë.

KRIJIMI I HAPËSIRËS PËR MEDITIM

Mund të krijoni hapësirë të veçantë - një tempull të vogël apo një kthinë ku mund të meditoni për çdo ditë - nuk e përdorni atë kthinë për kurrfarë qëllimi tjetër, sepse çdo qëllim ka vibracionin e vet të veçantë. Atë kthinë e përdorni vetëm për meditim dhe për asgjë tjetër. Atëherë ajo do të jetë e mbushur dhe ju do të ju presë për çdo ditë.

Vendi do të ju ndihmojë; vetëm vendi do të krijojë vibrim të veçantë, atmosferë të veçantë në të cilën do të mund të shkoni gjithnjë e më thellë e më thellë, gjithnjë e më lehtë. Për këtë arsye janë krijuar tempujt, kishat e xhamitë - thjesht që të fitohet hapësirë e cila shërben vetëm për lutje dhe meditim.

Mund ta zgjidhni edhe kohën e përhershme për meditim e, edhe kjo ka për të ndihmuar shumë, sepse trupi juaj dhe mendja juaj janë mekanizëm. Po qe se çdo ditë drekoni në kohë të caktuar, trupi juaj në atë orë do ta kërkojë ushqimin.

Kur them të meditoni, e di se përmes meditimit askush s'arrin; por me meditim arrini deri tek pika në të cilën jo-meditimi bëhet i mundshëm.

Nganjëherë madje edhe mund të lozni me këtë. Nëse zakonisht drekoni në ora një, dhe sahati tregon se pikërisht është ora një, do të ndieni uri - bile edhe po qe se sahati nuk është mirë dhe ora është njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë. E shikoni sahatin, kurse ai shënon orën një, dhe përnjëherë do ta ndieni urinë. Trupi juaj është mekanizëm.

Mendja juaj po ashtu është mekanizëm. Meditoni çdo ditë në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë, dhe do të krijoni uri për meditimin në trupin dhe mendjen tuaj. Trupi dhe mendja juaj për çdo ditë, në kohë të caktuar, do të kërkojnë prej jush që të meditoni. Kjo ka për të ndihmuar. Në ju është krijuar hapësira e cila do të bëhet etje dhe uri.
Kjo është tepër mirë në fillim.

Derisa nuk vini gjer aty që meditimi të bëhet i natyrshëm dhe të mund të meditoni kudo qoftë, në cilindo vend dhe në cilëndo kohë - deri në atë moment përdorini këto burime mekanike të trupit e mendjes si ndihmesë.
Kur e fikni dritën, kur e ndizni në dhomë shkopin e caktuar aromatik, kur keni petkun e caktuar, kur arrini disponimin e caktuar, butësinë e caktuar, kur keni llojin e caktuar të shtrojës, kur zini pozicionin e caktuar të trupit - keni krijuar atmosferë të caktuar.

Krejt kjo ndihmon, por nuk ju sjell gjer tek meditimi. Tek ndonjë njeri tjetër krejt kjo mund të bëhet edhe pengesë. Njeriu duhet ta gjejë ritualin e vet, i cili është aty thjesht që t' ju ndihmojë që të ndiheni mirë dhe të pritni. E kur ndiheni mirë dhe kur pritni, ndodh meditimi; Perëndia ju vjen si ëndrra, Perëndia ju vjen si dashuria. Vetëm këto nuk mundeni as t'i ftoni as t'i merrni me përdhunë.

Meditimi është çelës për hapjen e dyerve të ekzistencës.

JINI TË ÇLIRUAR DHE TË NATYRSHËM

Njeriu mund magjepset me meditimin. Por, të magjepsurit është problem: keni qenë të magjepsur me paranë, tash jeni të magjepsur me meditimin. Nuk është problem paraja, magjepsja është problemi. Keni qenë të magjepsur me tregtinë, tash jeni të magjepsur me Perëndinë. Nuk është problem tregtia, porse magjepsja. Njeriu duhet të jetë i çliruar dhe i natyrshëm, dhe jo i magjepsur me çfarëdo qoftë: as me mendjen, as me meditimin. Vetëm atëherë, kur nuk jeni të preokupuar, kur nuk jeni të magjepsur, kur thjesht rrymoni, ju ndodh ajo më e rëndësishmja.

OSHO
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Jon 19.07.08 21:42

MEDITIMI

Sot fjala meditim është mjaft e përhapur, në perëndim praktikohen metodat e ndryshme të meditimit sipas principeve të jogës; astanga, hatha, jnana, raja, etj.

Mirëpo, nga shkrimet e shenjta Veda, mësojmë se këto metoda në këtë epokë (Kali Juga) nuk janë të zbatueshme për arsye të shumë faktorëve- kohëzgjatja e shkurtër e jetës së njeriut, mos ekzistimi i kushteve adekuate, njeriu duhet shkuar në vend të vetmuar Himalaje dhe te jetoj sikur joginët mistikët e shenjtë, të përballoj vështirësi të ndryshme si agjirimin me vite, të largohet plotësisht nga jeta shoqërore.

Te gjitha këto parime të jogës janë praktikuar në epokat e mëparshme kur njeriu jetonte një mijë e më tepër vite. Sot, një gjë e tillë është e pamundur. Në epokën e Kali-jugës, epokën e grindjeve dhe hipokrizive, vedat na japin një metodë shumë të lehtë pa rregulla të rënda.

Kjo është metoda e këndimit dhe intonimit të maha-matrës.

Nuk detyroheni të shkoni në Himalaje, të largoheni nga shoqëria, të zbatoni agjërim etj. Ky lloj i mantra-meditimit praktikohet në çdo vend dhe çdo kohë; në shtëpi, punë, automobil, në park, plazh, etj.

Ekzistojnë dy mënyra themelore-këndimi dhe intonimi. Meditimi personal është intonim i maha-mantrës, në japa (një lloj tespish).

Ndërsa këndimi në grup, ku njëri prin ndërsa të tjerët përsërisin, quhet kirtan. Kirtani, zakonisht përcillet me instrumente të ndryshme muzikore. Të dy metodat e meditimit janë të volitshme dhe rekomandohen për këtë kohë.

Nga Swami Prabhupada
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Admin 20.07.08 1:10

Meditimi dhe sëmundjet e zemrës

Një studim i ri tregon se një nga format e meditimit, quajtur meditimi transhend, ndihmon funksionimin normal të artereve që furnizojnë zemrën me gjak.

Sipas studimit, meditimi rregullon tensionin dhe nivelet e sheqerit në gjak. Rezultatet e studimit duket se përputhen me urtësinë popullore që thotë se meditimi është arti i të shlodhurit dhe meditimi transhend është shlodhja e plotë i trurit.

Shkencëtarët në qëndrën kërkimore Cedars Sinai kryen prova me 2 grupe burrash me sëmundje në arteret e zemrës, duke kërkuar njërit grup të kryente çdo ditë ushtrime medituese, ndërsa grupit tjetër të kryente ushtrime fizike dhe të mbante dietë ushqimore.

Për pjesmarrësit, stili i jetesës qëndroi i njëjtë dhe ata ruajtën të njëtën peshë trupore.

Pas 4 muajsh u vu re se burrat që bënin pjesë në grupin e meditimit, kishin një tension gjaku të ulët dhe aftësitë e organizmit për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak u përmirësuan dukshëm. Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak janë dy prej faktorëve të sëmundjeve koronare.

Shkencëtarët thonë se meditimi mund të afektojë pozitivisht përgjigjen fiziologjike të organizmit ndaj stresit, në të njëjtën mënyrë si ushtrimet fizike.

Për meditim nuk duhet shumë kohë e përpjekje. Sipas studimit, përkushtimi 20 minuta në ditë për të qetësuar mendjen mund t’a ndihmojë njeriun të bëjë një jetë të plotë e të shëndetëshme.

VOA
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Jon 20.07.08 1:21

MEDITIMI ME QESHJE

çdo mëngjes kur zgjoheni, para se t'i çelni sytë, shtrihuni si macja. Shtrijeni çdo muskul të trupit tuaj. Pas tre apo katër minutash, me sytë ende të mbyllur, filloni të qeshni.

Pesë minuta thjesht qeshni. Në fillim këtë ju e bëni vetë, por së frikti kjo ka për të shkaktuar qeshje të sinqertë, spontane. Humbeni veten në të qeshur. Mund të kalojnë disa ditë para se kjo vërtet të ndodhë, jemi aq të pamësuar me një gaz të këtillë.

Por kjo së shpejti do të bëhet spontane dhe do ta ndryshojë natyrën e gjithmbarshme të ditës suaj.

Ndërtimi i qenësisë sonë si triadë: trup, mendje shpirt, tanimë askë nuk e venë në dyshim.

Jemi trup sepse eksitojmë si materie në realitetin objektiv, jemi mendje sepse mendojmë dhe kjo na formon si qenie racionale, por jemi edhe shpirt, sepse ndërrohemi nga substanca hyjnore.

Ndërtimin tonë si trup, as që do ta shtjellojmë në këtë rast, sepse, shumë njohurit tona ekzakte, atë e kanë studiuar dhe sqaruar në përpikëri.

Edhe qenësia e jonë si mendje, nga njohuria e jonë ekzakte është prekur pak sa, por ende mbetet si lëmi të cilës duhet përkushtuar edhe më tepër.

Dhe së fund shpirti: kategoria e përkatësisë sonë qenësore, e cila përpos në literaturat teologjike dhe atyre të fshehta të mësimet mistike, për njohuritë tona bashkëkohore, ende mbetet si një hapësirë e errët dhe racionalisht e pakapshme.

Sido qoftë, ajo është prezent dhe një realitet absolut. Jemi qenie shpirtërore dhe krijesa të Zotit . S'ka dyshim për këtë!

Në mes të qenësisë tonë fizike dhe asaj hyjnore, përmendëm mendjen, veprimtarinë e arsyshmërisë dhe vetëdijesimit për ekzistimin tonë. Menja jonë si aktivitet kreativ dhe racional, në përbërjen e saj ka të instaluara dy pjesë themelore të ndërtimit.

Mendjen racionale, apo të arsyeshme objektive, dhe mendjen irracionale apo të pavetëdijshme subjektive. E para, gjithnjë është afër realitetit fizik objektiv, kurse e dyte, përkatësisë hyjnore.

E para vepron me cytjen kah veprimet konkrete aktive të trupit dhe pjesëve të saj, ndërsa e dyta reagon përmes intuitës, apo ndryshe parandjenjës si një sinjal që buron nga thellësia e brendisë sonë.

Mendja jonë si proces aktiv i veprimit, nuk është e thjesht por tejet e ndërlikuar dhe në vete ngërthen një sërë procesesh dhe aktivitetesh të ndryshme operative vepruese.

Qendra fizike e saj është truri dhe sistemi nervor, ndërsa vetë procesi i veprimit të saj të ndërlikuar, për ne na është i njohur si proces i të menduarit.

Të ndalemi këtu, pa hyrë në detajet komplekse të ndërtimit dhe funksionalitetit të këtij procesi. Themi se jemi të arsyeshëm dhe mendojmë? Po!

Por nëse thjesht përqendrohemi në mendimet tona dhe i bëjmë një analizë përmbajtjes së tyre, çfarë do të vërejmë? Si e shfrytëzojmë ne këtë proces? Ta zëmë, çka mendojmë tani dhe aty për aty?

Patjetër se mendojmë për diçka që ka ndodhur, ose për diçka që presim të na vije. Pra, mendojmë për të kaluarën dhe të ardhmen. Por, e kemi pyetur veten ndonjëherë, ku është e tashmja? Jo, jo sigurisht se jo!. Ajo, gati fare nuk është prezentë në ne!

Ne duke u marrë në mendimet tona me të kaluarën dhe të ardhmen, krijojmë në vete një sërë synime dhe dëshira, që për nga përmbajtja janë të natyrës së kapshme, por shumica sosh, edhe të pakapshme për realitetin tonë në të cilën gjendemi.

Kjo, përherë në mendjen tonë përcillet me: frikë, dyshime, brenga nga më të ndryshme, hamendje, konfuzione... E shihni?

Ne lodhim mendjen tonë të shëndosh me diçka të panevojshme dhe të kotë, sepse, e kaluara kaherë ka përendur dhe nuk mundet të na kthehet më si realitet, dhe e ardhmja është diçka e panjohur e cila krijohet dhe sendërtohet varësisht nga trysnitë të mendjes sonë, të akumuluara pikërisht sipas ngjyrës së emocioneve që ne i kemi sajuar në momentin e marrjes me to.

Kur, nëse jo tani?

Mrekullia është që të jemi përherë në të tashmen, në gjendjen e qenësisë tonë të vërtetë dhe absolute. Në kontaktin me hyjnoren dhe inteligjencën e paskajshme në të cilën çdo gjë është e mundshme.

Pse është kështu?

Hyjnorja në ne është absolutja dhe gjendje e caktuar e ndjesisë së përhershmes dhe të pa skajshmes, në të cilën nuk ekziston hapësira dhe koha. Aty çdo gjë është tani dhe vetëm tani.

Thënë në metaforë: është ëmbëlsirë, dhe vetëm e ëmbla mund të tretet tërësisht në të ëmblën. Pra, e thjesht! Që të kemi qasje në këtë hapësirë duhet të jemi pjesë e saj. Duhet të"ëmbëlsohemi" duke menduar përherë tani dhe vetëm tani. Kështu, ne vetvetiu dhe në mënyrë automatike tretemi në "të ëmblën hyjnore" gjithëpërfshirëse.

Thamë edhe më parë: si triadë konstruktive, ne edhe jemi hyjnor, por çrregullimi qëndron në shkëputjen "me dashje" të këtij kontakti.

çka duhet bërë?

Të jemi pak sa më praktik! Si shembull do t'ia filloja me një tregim nga një urtësi e lashtë indiane:

Pasi Zoti e krijo njeriun, me kohë vërejti se ai gjithnjë, lypte diçka, ankohej pa ndërpre, nuk është i kënaqur me shumëçka....dhe ishte mërzitur seriozisht nga këto veprime të krijesës së vetë.

Kështu, një ditë, AI vendos që ta braktis njeriun dhe të fshihet diku. Po ku se? E dinte Zoti, që kudo të fshihe, njeriu do ta gjente. Kështu, duke shëtitur një ditë në mendime, rrugës e takon një të urtë. Ai e pyet:

- "Zoti im i madh, sot ju shoh pak sa të brengosur dhe në mendime?
- Po- i përgjigjet Zoti të urtit, dhe ja shpalosur problemin që kishte.
- Mos u brengos Perëndi i madhëruar - ja kthen i urti - unë të tregoj se ku të fshihesh. Hynë në brendinë e zemrës së njeriut dhe ai kurrë nuk do të kërkoj aty.

Sado metaforik ky tregim, ka një porosi tejet domethënëse. Ne, Zotin dhe hyjnoren jemi mësuar që ta kërkojmë jashtë nesh, diku larg në qiell, e ku ta di se ku tjetër, e realisht, ai është në ne dhe i fshehur në zemrën tonë.

Por, atë, assesi, nuk mund ta gjejmë duke menduar për të kaluarën dhe për të ardhmen, por, duke qenë në mendje me të tashmen. Sepse, Zoti është tani dhe përherë tani.

E kaluara dhe e ardhmja janë çelësi i gabuar për të hap këtë derë.

Duke qenë të koncentruar në të tashmen, ne komunikojmë me Zotin përmes lutjes së sinqertë për dëshirat dhe synimet tona, ndërsa, Zoti me ne, komunikon përmes sinjaleve që na vijnë nga intuita e jonë (parandjenja e jonë).

Edhe këtë konstatim ta sqarojmë me një metaforë të thjesht: t'i lutesh Zotit duke u përqendruar me mendje në të tashmen, është njëjtë sikur t'i telefonosh ati, ndërsa sinjalet që na arrijnë në vetëdijen tonë përmes intuitës, është njëjtë, sikur Zoti të të telefonoj ty.

Nga A.Abrashi
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Admin 16.05.09 11:03

Meditim për dinjitetin e njeriut

Aftësia e njeriut për t’i pasur mendimet, idetë dhe botëkuptimet e veta, si dhe aftësia që të sillet në përputhje me to, e bën atë qenie të dallueshme nga qeniet e tjera të gjalla, si dhe në kontekstin psikologjik e filozofik, e bën qenie individuale, që ndërthur brenda vetes një shumësi konceptesh dhe interesimesh.

Të gjitha këto mundësojnë që njeriu të ketë personalitetin e vet, të ketë karakterin e vet, të ketë dinjitetin e vet...

Tashmë është konstatuar se jeta psikike e njeriut fillon që në kohën e formimit të tij si qenie njerëzore në barkun e së ëmës, kurse që nga themeluesi i psikoanalizës, Sigmund Frojd, ishte zbuluar dhe ishte pranuar roli që luan fëmijëria në formimin psiko-social të tij.

Fëmijëria, që pason periudhën pas lindjes, e deri në rininë e hershme, sipas psikoanalistëve, ka ndikim jashtëzakonisht të madh në formimin e personalitetit, por edhe në deformimin e tij. Është kështu se njeriu që në moshën fëmijërore fillon t’i prodhojë idetë e para, mendimet e para, si dhe t’i mësojë sjelljet e para.

Edhe të qarit, edhe të qeshurit edhe afërsia apo ftohtësia që ka në raport me të tjerët, duke filluar nga prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe me anëtarët e tjerë të familjes, janë pikërisht pasojë e një jete psikike që ka ai si fëmijë.

Mirëpo, këtu nuk fillojnë vetëm elementet e para të formimit të njeriut si qenie individuale, por edhe të njeriut si qenie shoqërore, sepse pikërisht marrëdhëniet që ndërton me prindërit dhe me të tjerët që e rrethojnë, janë marrëdhëniet e para shoqërore që ka njeriu, të cilat ndikojnë shumë edhe në marrëdhëniet e mëpastajme shoqërore që do të ndërtojë ai.

Për këtë arsye, fëmijëria merr një rëndësi shumë të madhe në formimin e personalitetit, e rrjedhimisht edhe të karakterit të tij. Ndaj edhe kjo periudhë ka tërhequr shumë si psikologët dhe studiues të ndryshëm.

Jeta psikike që bën njeriu që nga fëmijëria, marrëdhëniet shoqërore me prindërit dhe pjesëtarët e parë të familjes, përbëjnë atë që mund të quhet edhe themeli i personalitetit të tij, e rrjedhimisht edhe i karakterit të tij, i koncepteve të para për jetën, i botëkuptimeve të para për ambientin që e rrethon, si dhe i parimeve themelore që do ta udhëheqin atë në jetë.

Ballafaqimi i këtyre parimeve, i këtij botëkuptimi dhe i këtyre koncepteve që ai i merr apo i krijon që në fillimet e jetës së tij, me konceptet, botëkuptimet dhe parimeve shoqërore që ekzistojnë në një grup shoqëror apo në një shoqëri në tërësi, përbën sfidën e parë serioze me të cilën individi, apo njeriu si qenie individuale e ka që në fillimin e ballafaqimit të tij me ambientin ku jeton dhe me shoqërinë të cilës i takon.

Dhe kjo sfidë është e tillë që përcakton në masë të madhe, apo vendimtare transformimet psiko-sociale të tij, e rrjedhimisht edhe të personalitetit të tij. Në këto ballafaqime, përveç tjerash, njeriu e shpërfaq individualitetin e tij, veçantinë e tij në raport me të tjerët. Kjo do të thotë se shpërfaq edhe veçori të tilla si temperamenti, sociabiliteti dhe dinjiteti i tij.

Temperamenti ka të bëjë me aspekte emocionale, siç janë ndjeshmëria, nervoziteti, gëzimi, kënaqësia, lumturia etj.; sociabiliteti ka të bëjë me aspekte shoqërore të aftësisë apo paaftësisë për të qenë pjesë e ndonjë grupi shoqëror, kurse dinjiteti ka të bëjë me asepkte karakterologjike dhe morale të përcaktimit të raporteve ndërmjet njeriut si qenie individuale dhe të njeriut si qenie shoqërore, e që do të thotë se ka të bëjë pikërisht me mënyrën se si e realizon ballafaqimin e parimeve, botëkuptimeve dhe koncepteve që njeriu ka të tijat apo i pranon si të tijat që në raportet e para shoqërore në familje me parimet, botëkuptimet e konceptet shoqërore të kohës.

Dinjiteti është pikërisht ajo veçori karakterologjike që shpërfaq personalitetin e njeriut. Si i këtillë, dinjiteti ka të bëjë me pikëpamjet, botëkuptimet dhe konceptet që ka ai si individ, por më tepër se kaq ka të bëjë me mënyrën e sjelljes në shoqëri përfshirë edhe familjen, si dhe me reagimet ndaj sjelljeve, veprimeve, qëndrimeve dhe veçorive të tjera qoftë psikologjike, qoftë shoqërore të të tjerëve.

Dhe kjo ka të bëjë si me mënyrën e të folurit, pra të të shprehurit të mendimeve dhe pikëpamjeve të vetë individit, ashtu edhe me mënyrën e sjelljes, të veprimeve dhe të qëndrimeve të tij. Një individ i formuar në mënyrë të shëndoshë, një individ me personalitet të qëndrueshëm dhe stabil, i ka mundësitë dhe gjasat që të flasë me dinjitet më të lartë, të bëjë sjellje, veprime dhe të mbajë qëndrime shumë dinjitoze.

Kurse një individ që ka patologji dhe deformitete të tjera psiko-sociale, qoftë si pasojë e keqformimit, qoftë edhe si pasojë mungesës së aftësisë për të pasur një harmonizim ndërmjet temperamentit dhe sociabilitetit, i ka më të vogla mundësitë dhe gjasat për të folur në mënyrë të dinjitetshme, të sillet dhe të veprojë në mënyrë dinjitoze.

Të folurit, me këtë rast, ka të bëjë me aftësinë e individit për të prodhuar ide, mendime dhe pikëpamje për çështje të ndryshme të karakterit individual, privat dhe publik; me aftësitë që ka ai për të kontrolluar temperamentin e tij; me aftësinë për të respektuar apo për të mos respektuar idetë, mendimet dhe pikëpamjet e të tjerëve, kur ato i gjykon të drejta apo të padrejta; si dhe me qëndrimet që mban ndaj ideve, mendimeve dhe pikëpamjeve të tjerëve.

Sjelljet kanë të bëjnë me edukatën që individi ka marrë në familje dhe në rrethin ku jeton, e që shpërfaqin edhe ato një aspekt të dinjitetit që mund të ketë apo mund të mos ketë ai si individ. Veprimet e tij, në kontekst të dinjitetit, kanë të bëjnë me natyrën konstruktive të personalitetit të tij dhe të të qenit të tij si qenie individuale edhe shoqërore.

Si sjelljet, ashtu edhe veprimet e individit, në masë të madhe përcaktohen nga temperamenti që ka si dhe nga aftësia për ta kontrolluar atë. Thamë më lartë se temperamenti ka të bëjë me aspektet emocionale të njeriut, që ndonjëherë janë shumë më të forta dhe më përcaktuese se aspektet racionale që ka individi.

Kjo vlen, sidomos, në ato raste kur ngarkesa emocionale është e fortë, siç janë ato që kanë të bëjnë me ndonjë debat të fortë, me ndonjë rast të gëzimit të papërmbajtur apo me ndonjë rast të hidhërimit të thellë.

Debatet e forta dhe të nxehta, me ngarkesë emocionale të fortë kanë prodhuar situata konfliktuale, bile edhe grindje dhe përleshje fizike, duke prodhuar pasoja aspak dinjitoze. Me këtë rast dinjiteti është viktima më tragjike e personalitetit të individit.

Në anën tjetër, gëzimet e papërmbajtura që kanë ardhur si pasojë e ndonjë suksesi në ndonjë ndërmarrje individuale apo grupore, kanë prodhuar veprime të tilla, ose kanë prodhuar aso sjelljesh që nuk kanë qenë në përputhje me ato që janë sjellje normale dhe veprime normale në vete dhe në kontekstin e caktuar shoqëror. Sfidat më të mëdha, dinjiteti i ka me rastet kur ato prodhojnë hidhërime të thella , siç janë rastet kur sjellin dëshpërim, zhgënjim, mërzi dhe mllefosje.

Rastet kur individi investon besimin, respektin dhe përkushtimin e thellë ndaj dikujt, ndaj diçkaje apo edhe ndaj një çështjeje të caktuar, dhe në fund vëren se gjithë ai investim i tij paska qenë për dikë që nuk e ka merituar, apo për dikë që ia ka keqpërdorë gjithë atë investim; kur vëren se gjithë ai investim paska qenë për diçka të pavlerë; dhe kur vëren se gjithë ai përkushtim paska qenë për një çështje aspak të rëndësishme dhe të drejtë, janë raste që shkaktojnë dëshpërim, zhgënjim, mërzi e mllefosje.

Në raste të tilla, mundësitë dhe gjasat që mllefi, mërzia, zhgënjimi dhe dëshpërimi të jenë shumë të forta dhe përcaktuese në sjelljen dhe veprimet e individit, janë shumë të mëdha. Por pikërisht në këto raste dinjiteti mund të jetë viktima më fatkeqe e personalitetit të njeriut. Në anën tjetër, me ngarkesa të mëdha emcionale, që po ashtu prodhojnë mërzitje dhe mllef të thellë, janë rastet e akteve kriminale, siç janë lëndimet, plagosjet, vrasjet me motive kriminale.

Këto akte që përveç mërzisë dhe mllefit, prodhojnë edhe instinktin e hakmarrjes, e vënë në sprovë të fortë qëndrueshmërinë emocionale si dhe integritetin e personalitetit të njeriut, si dhe mund ta kenë sërish viktimë fatkeqe pikërisht dinjitetin e njeriut. Pikërisht në këto raste, si dhe në raste të vdekjes së pjesëtarëve të familjes, apo të të tjerëve me të cilët individi ka pasur afërsi jo vetëm emocionale, por edhe afërsi bindjesh, pikëpamjesh etj., vihet në pah, më shumë se në raste të tjera, dinjiteti i njeriut, ose mungesa e tij.

Kur njeriu, përkundër ngarkesave emocionale që kanë rastet e tilla, arrin që ta kontrollojë temperamentin e vet dhe t’i japë mundësi arsyes, të përmbajturit dhe durimit, atëherë mundësitë që dinjiteti të mos jetë viktimë janë shumë të mëdha. Në situata të tilla themi për dikë se po sillet në mënyrë dinjitoze, po vepron në mënyrë dinjitoze dhe po rezonon në mënyrë racionale.

Në anën tjetër, kur njeriu ka mundësi dhe aftësi që t’u shmanget provokimeve të ndryshme, yshtjeve dhe nxitjeve të ndryshme, për grindje, për veprime të dëmshme dhe për sjellje rrugaçërore, po ashtu i ka gjasat që të ketë jetë dinjitoze dhe të shpërfaqë dinjitetin si aspekt karakterologjik dhe shoqëror.

Të tilla raste janë rastet kur dikush provokohet për të hyrë në grindje apo përleshje, por nuk bie në provokim, kur një punonjës administrate apo një politikan nuk yshtet nga ofertat korruptive dhe të keqpërdorimit të pozitës zyrtare që ka, apo edhe kur individi, pavarësisht nga statusi shoqëroro-juridik që ka nuk pranon nxitjet për të bërë keq. Në të gjitha këto raste bëhet fjalë për qëndrim dinjitoz.

Edhe në raste kur individi gjykon dhe beson se nuk ka arsye për të hequr dorë nga pikëpamjet e veta, nga bindjet e veta dhe nga parimet e veta, pavarësisht nga trysnitë që i bëhen për ta bërë këtë, edhe ai shpërfaq një shkallë të lartë të dinjitetit, apo ndoshta shkallën më të lartë të dinjitetit, pasi që me këtë rast, ndoshta më shumë se në rastet e tjera, vihet në dukje integriteti i personalitetit të individit, i pavarësisë dhe qartësisë së pikëpamjeve, botëkuptimeve dhe parimeve që ka ai si individ.

Gjatë historisë, kemi raste të shumta kur individi ka pranuar persekuptimet më të tmerrshme, por nuk ka pranuar që të heqë dorë nga pikëpamjet e tij, nga bindjet e tij dhe nga parimet e tij. Jezu Krishti është shembulli më tipik i kësaj.

Pranimi i kryqëzimit më parë se të heqë dorë nga agjitacioni për besimin në një Zot, është shembull konkret i kësaj që po themi. Të gjithë ata që e lexojnë “Biblën”, apo që shikojnë ndonjë film për Jezu Krishtin, e kanë të qartë se edhe i gozhduar në kryq, Jezu Krishti është dinjitoz, apo shembëlltyrë e dinjitetit; ai ndërron jetë duke besuar në një Zot...

Duhet thënë, ndërkaq, se dinjiteti nuk është vetëm veçori karakterologjike e individit, por edhe e shoqërisë. Njësoj sikurse flasim për dinjitetin individual, mund të flasim edhe për dinjitetin që ka një shoqëri e caktuar. Dhe ky dinjitet shoqëror ka të bëjë pikërisht me veçantitë psikologjike që ka ajo.

Nëse individin, i cili ka jetën e vet psikike, e quajmë pjesë të shoqërisë, edhe shoqërinë që përbëhet nga këta individë, mund ta quajmë shumë të individëve që e përbëjnë. Rrjedhimisht mund të thuhet se edhe shoqëria e bën jetën e saj psikike.

Nëse individi ka personalitetin e tij të ndërtuar që nga fëmijëria, edhe shoqëria e ka personalitetin e saj të ndërtuar që në fillet e saj të krijimit. Individi vepron mbi parime e bindje, edhe shoqëria vepron mbi parime dhe bindje. Dhe këto parime e bindje shoqria i ka ngritur në kode shoqërore, siç janë zakonet, besimet dhe folklori i tij.

Dinjiteti i një shoqërie vihet në pah, sikurse te individi me aftësinë për të kontrolluar aspektet emocionale në raport me ato që ndodhin rreth saj apo brenda saj. Një shoqëri, e cila mbështetet mbi kode të tilla që nxisin urrejtjen ndaj shoqërive të tjera, çfarë janë kodet fetare të saj, të trumbetuara nga udhëheqësit fetarë dhe nga drejtues poltikë e intelektualë, e ka shumë të vështirë të sillet në mënyrë dinjitoze, e rrjedhimisht edhe të bëjë veprime dinjitozre.

Ndërsa ato shoqëri që mbështeten në kode shoqërore që duke respektuar vetveten dhe integritetin e vet, respektojnë edhe shoqëritë e tjera dhe veçantitë e tyre, ato e kanë më të lehtë të ruajnë dinjitetin e tyre të pacënuar

Në fund të këtyre meditimeve, mund ta themi se dinjiteti është një ndër elementet kryesore karakterologjike, por edhe të personalitetit të individit dhe të shoqërisë, që përcakton edhe sistemin e sjelljeve, të veprimeve dhe të qëndrimeve të ndryshme individuale dhe shoqërore.

Për këtë arsye, dinjiteti ka rol përcaktues në tërë sistemin psiko-social të individit dhe të shoqërisë së caktuar.

Rëndësia që ka dinjiteti në vetvete, në sjelljen dhe veprimet individuale e shoqërore, është e madhe dhe e pallogaritshme me vlera materiale e monetare, qoftë kjo edhe me shumat më të mëdha financiare, e bile edhe me të mira materiale si ari apo diamanti.

Rexhep Kastrati
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Jon 16.05.09 17:37

TË FALËSH TË TJERËT D.M.TH TË DUASH LUMTURINË TËNDE...!

“ Të dënosh është njerëzore, të falësh është hyjnore ”

Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim I thjesht pamor për të ditur se çfarë rroba ka të veshura,bartë apo jo syze, çfarë ore mbanë, modelin e krehjes së flokëve etj,etj por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë por jo plotësisht e pamundur, Zoti i ka dhënë njerëzve shenja të veçanta me të cilat mund të dimë shumë gjëra për ta.

Mirësia dhe ligësia gjendën brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme.

Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetës duke lënë tejet të vogël apo eliminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja,ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt I paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pike mirësie.

Të lejosh që urrejtja, xhelozia, frika, zilia, dëshira e hakmarrjes, dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet, të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetës t’i shkaktosh probleme serioze psiqike dhe fizike,probleme me zemër, me tension,me lukth, me gjumë, me kokë dhembje etj, etj.

Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen, njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë.

Mund të tingëllojë qesharake por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grithin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar.

Në të njëjtën mënyrë dashuria, mirësia, mëshira, toleranca, falja punojnë pandërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut,ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për ta lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të të ledhatuar si një nënë e mire, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm.

Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë.

A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre,se si kanë fytyrë të mpitë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët e tyre stërhollohen e fytyra here u skuqet e here u zverdhët. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten.

Njerëz falni dhe largon të keqën nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni,ajo në fillim do të rezistojë por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë,mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë një jetë të lumtur.

Kujton infermieren angleze qe i fali xhelatët e saj nazist që e vranë vetëm pse kishte ndihmuar disa ushtar aleat të plagosur,ajo para se ta ekzekutonin I tha “kam kuptuar se nuk duhet ta urrejmë askënd dhe se duhet ti duam të gjithë”

Porositë e përcjellura nga mëshira e pafund e Krijuesit nëpërmjet profetëve na thonë: “E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë gjë kundër ndokujt”, ”Kush gjen keq të mos e fajësoj askë përpos vetvetes” pra falni në mënyrë që të jeni të falur.

Agron Jashari
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Jon 16.05.09 17:42

Disa teknika për ta arritur relaksimin fizik dhe psikik

A keni ngritur ndonjëherë lartë nga toka macen e fjetur nën rrezet e Diellit? Nëse po, me siguri keni vërejtur se trupin e ka aq të butë dhe të çliruar, ngjashëm si një kukull nga lecka. Mësuesit e Jogës thonë se studimi i macës është tejet i rëndësishëm për ta zotëzuar teknikën e relaksimit.

Metoda e parë

-Shtrihuni apo uluni në vendin ku do të ndiheni të rehatshëm, çlirohuni nga gjërat që e shtrëngojnë trupin tuaj; rrypi, çorapet, ora e dorës etj. Lëshoni muzikën për relaksim. Merrni frymë qetë dhe thellë.

Rëndësi duhet t'i kushtoni harmonisë mes frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Mos mendoni asgjë. Nëse nëpër kokë ju bredhin mendimet, asgjë për këtë, le të bredhin ato, ndërsa ju asnjë veprim të 'dhunshëm' mos e ndërmerrni.

Vështroni ato sikur të ishit vështrues pasiv. Pra mos gjykoni, por vetem vështroni pasivisht. Do të vëreni se si rrjedhin mendimet, ndryshojnë, bile edhe formësohen dhe paraqiten si videoklipe në formë të fotografive. Është mirë që çdo ditë së paku 30-60 minuta t'i kushtoni relaksimit tuaj. Pas një kohe disa ditëshe do të arrini që pa problem ta kontrolloni gjendjen tuaj emocionale.

Metoda e dytë

-Metodë tjetër për relaksim është edhe përmes vizualizimit (paramendimit). Gjat këtij lloji të meditimit së pari harmonizohet frymëmarrja me të rrahurat e zemrës përmes pulsit te dorës. Në fillim me gishtin tregues të njërës dorë mateni pulsin në dorën tjetër.

Për gjashtë (6) të rrahura të pulsit merrni frymë thellë dhe qetë. Mbane frymën për një kohëzgjatje sa tre (3) të rrahura të pulsit, dhe pas kësaj e kryeni frymënxjerrjen për periudhë kohore sa gjashtë të rrahura te pulsit.

Pra, thjeshtë: 6 të rrahurat e para të pulsit- frymëmarrja thellë dhe qetë (le të bëhet frymëmarrja e plotë gjersa të mbushe mushkëritë dhe të ngitet krahërori, regjioni i barkut dhe shpatullat). 3 të rrahura të pulsit-mbaje frymën.

Per 6 të rrahurat e pulsit më pastaj, nxjerre frymën ngadalë dhe qetë. Kështu duhet të veproni, duke matur vazhdimisht pulsin me njërën dorë gjersa të arrini që ta mbani ritmin e frymëmarrjes dhe të pulsit pa problem dhe vetvetiu. Kur ta arrini këtë, lëshoni muzikën e zgjedhur për relaksim psikik e fizik, vendosni pozitën më të përshtatshme që ju përgjigjet dhe vazhdoni relaksimin duke filluar vizualizimin (paramendimin).

Se çka do të vizualizoni, kjo është çështje e juaj, varet nga imagjinata e juaj. Gjatë vizualizimit duhet t'i vëreni qartë fotografitë e paramenduara. Ne fillim do të keni vështirësi, ndoshta do t'ju rrjedhin mendimet ne kahje të padëshiruar, apo ndoshta në kokë do t'ju shfaqen fotografi te pakërkuara, ndoshta do të keni vështirësi të vizualizoni kjartë dhe me ngjyrëra... por, asgjë për këtë. Kjo nuk guxon të jetë problem. Ç'do gjë në fillim është e vështirë, e më pastaj bëhet e lehtë.

Për shembull: Paramendoni se ndodheni në një vend me gjelbërim, e ndieni cicërimën e zogjve dhe rrezet e ngrohta të Diellit kudo në trupin tuaj. Jeni po e zëmë në një kopsht përplot lule të llojllojshme e të bukura. Aty pranë rrjedhë uji (përroi, lumi...) duke gurgulluar. Shëtiteni nëpër atë vend. Pranë ujit e ndieni freskinë dhe flladin e ajrit.

E ndieni aromën e luleve, fluturat... Nëse gjat vizualizimit ju zë gjumi, nuk është problem. Vetë gjumi do t'ju relaksojë. Pra vazhdoni nesër sërish. Gjat relaksimit dhe vizualizimit përdorni tema të llojllojshme, sipas dëshirës. Ne këtë mund t'ju ndihmojnë zërat e llojllojshme nga audiokasetat në kompilacion me muzikën relaksuese. Pra ndërroni çdo ditë (sipas mundësive dhe dëshirës) temat muzikore për relaksim që të i ikni me sukses monotonisë.

Në asnjë rast, gjat relaksimit mos mendoni për punët tuaja të nesërme, për obligimet, problemet etj. Pra nëse dëshironi t'i përkushtoheni relaksimit, atëher punët tjera leni anash. E nëse megjithatë vetvetiu ju shfaqen mendime të padëshiruara, problemet, obligimet... e dini si duhet vepruar. Pa ndikuar fare, vështroni në mënyrë pasive sikur të mos kanë të bëjnë me ju. Nuk është me rëndësi se ç'ka do të paramendoni apo si do të arrini të relaksoheni.

Gjëja më e rëndësishme është: ç'lirojeni trupin nga ç'do pozitë e palakmuar, gjeni pozitën e lirë (ulur apo shtrirë) dhe lejoni që mendimet tuaja t'i bartin tingujt e muzikës relaksuese. Së shpejti do t'i publikojmë disa aplikacione me muzikë që do t'ju ndihmojnë rreth relaksimit dhe në fazën e mëvonshme të meditimit tuaj.

Gjashtë këshilla per relaksim e ç'lodhje të përditshme

Ja disa këshilla që do t'Ju ndihmojnë të zotëroni shkathtësinë e relaksimit:

1. Lexoni ndonjë libër të mirë për shkathtësinë e relaksimit dhe përballimin e lodhjes.

2. Mësohuni të relaksoheni në raste të llojllojshme. Çlironi trupin ashtu që t'ju duket si një leckë e vjetër e stërlarë. Unë për shembull në tavolinën e punës mbaj një leckë të vjetër - që t'më përkujtojë për çdo çast në relaksim.

Nëse kjo ju duket qesharake, mendoni në macen. A keni ngritur ndonjëherë lartë nga toka macen e fjetur nën rrezet e Diellit? Nëse po, me siguri keni vërejtur se trupin e ka aq të butë dhe të çliruar, ngjashëm si një kukull nga lecka. Mësuesit e Jogës thonë se studimi i macës është tejet i rëndësishëm për ta zotëzuar teknikën e relaksimit.

Vërtet: nuk më kujtohet të kem parë ndonjëherë mace të lodhur, mace që ka përjetuar thyerje nervore, mace e cila vuan nga pagjumësia, çrregullimet apo ulqerja në lukth. Edhe ju mundeni të mësoni të relaksoheni sikur macja, dhe në mënyrë të sigurt t'i shmangeni të gjitha çrregullimeve.

3. Përpiquni që gjatë rëzimit të mbani pozitën sa më të përshtatshme të trupit. Mbani mend se tendosja fizike shkakton dhembje në krahë dhe lodhje nervore.

4. Kontrollohuni katër - deri pesë herë në ditë. Pyetuni: "a ia vështërsojë vetes punën me mbajtjen e trupit dhe pozitën e saj? A i përdori muskujt që s'kanë lidhje me punën që kryej?" Një konfirmim i tillë do t'ju mundësojë të fitoni shprehinë e relaksimit.

5. Në mbrëmje gjithnjë pyetuni: "Sa jam i lodhur?"

6. Në fund të ditës edhe njëherë analizoni se ç'ju ka shtyer të ndiheni të lodhur. Thuani vetes suaj se nuk jeni lodhur për shkak të asaj që jeni rënduar mentalisht, por për shkak të asaj që keni kryer punë në pozitë skajshëm të papërshtatshme. "Suksesi i kryerjes së punëve vlerësohet në bazë të asaj se sa ndihem i çlodhur, e jo i lodhur", tha me një rast Daniel Xhoslin.

"Kur në fund të ditës ndihem, në veçanti i lodhur apo kur në bazë të ngacmueshmërisë mund të vlerësojë se i kamtë lodhur nervat, e di se ajo ditë për nga sasia dhe cilësia ishte e pasuksesshme."

Sikur të gjithë t'i përmbaheshim këtyre rregullave të thjeshta, i sigurt jam se të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga tendosja nervore, gjatë natës do të pakësoheshin në minimum. Njëkohësisht do t'ndaleshim së plotësuari spitalet për sëmundje psikike me njerëz të rraskapitur nga lodhja, brengar dhe çrregulimet.

Arsim Gjinoci
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Jon 22.07.09 10:14

Kontroll mbi trurin me anë të meditimit

Meditimi krijon një qetësi të këndshme, harmoni shpirtërore, frenon shqetësimet e provokuara nga tensionet e ndryshme, dhe kështu parandalon dhe ndërpret zhvillimin e shumë sëmundjeve.

Meditimi në bisedat e përditshme, ka kuptimin e mendimit mbi diçka, pra, të mendosh çfarëdo qoftë. P.sh. nëse një libër për një çast e lëmë anash dhe fillojmë të mendojmë se çfarë do të bëjmë për darkë ne, në fakt, kemi kaluar në meditim.

Në disiplinat e ndryshme meditative, nocioni "meditim", ka kuptim më të precizuar, i cili varet drejtpërdrejt me nivelin e caktuar mental. Në disa disiplina arritja e nivelit të caktuar, rezulton me lirimin e trurit nga të gjitha mendimet e vetëdijshme.

Kjo gjendje, natyrisht që krijon edhe qetësi të këndshme, harmoni shpirtërore, dhe me ushtrime të gjata arrihet një gjendje e lartë mentale që në rrafshin fizik frenon shqetësimet e provokuara nga tensionet e ndryshme, që sot nuk janë të pakta në përditshmërinë tonë, dhe kështu parandalon dhe ndërpret zhvillimin e shumë sëmundjeve, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë studime shkencore.

Megjithatë, Jose Silva, i cili është edhe autori i librit "Metoda Silva" mbi kontrollin mental, mendon se ky është meditim pasiv. Kontrolli mental shkon më larg, pasi i mëson, sidomos fillestarët, ta përdorin këtë nivel për zgjidhjen e shumë problemeve jetësore. Ky është meditim dinamik prandaj forca e tij është me të vërtetë spektakolare.

Meditimi është hapi (ose s'paku konsiderohet si hap) i parë në procesin e kontrollit mental. Ky proces vetvetiu, me trajnime të rregullta, do të shkojë gjithnjë e me shumë drejt lirimit të forcave vetëshëruese, duke i rikthyer trurit atë energji, e cila është harxhuar më parë nën presionin e streseve të ndryshme ditore.

Meditimi, sipas Joses, është një gjë shumë e bukur dhe shumë e dobishme për barazpeshën trup-shpirt, por duhet të kemi, gjithashtu, kujdes që meditimi të mos na përvetësojë tej mase, duke na absorbuar të gjithë energjinë.

Nëse ne nuk arrijmë ta kontrollojmë gjendjen tonë mentale gjatë ushtrimeve meditative, atëherë kontrolli kalon diku tjetër, dhe kjo mund të reflektohet me tërheqjen tonë graduale nga bota reale, dhe me kohë, krijimin e një varësie jo të shëndoshë, duke u mbyllur në botën e brendshme, pra në vetvete.

Jose, këtë metodë ("Metodën Silva"), së pari e aplikoi tek fëmijët e tij, të cilët mahnitën të gjithë me rezultate të shkëlqyera në shkollë. Kjo bëri që të shtohet edhe interesimi i fëmijëve të tjerë.

Ai për t'i realizuar mendimet dhe për të arritur qëllimet e fëmijëve të tij, përdori hipnozën tek ata dhe zbuloi diçka që shumëkujt iu duk paradoksale. Me këtë, ai vërtetoi se truri është energjetikisht më i fortë kur është më pak aktiv.

Në frekuenca të ulëta, truri, pranon dhe përpunon më shumë informacione. Për këtë Jose është më se i bindur, por problemi qëndron në atë, se si të arrijmë që trurin ta mbajmë të zgjuar, pra aktiv, në këto valë frekuencash?

Këto valë frekuencash janë më shumë të lidhura me botën e brendshme, me ëndërrimet, se sa me botën e zgjuar, me aktivitetet e përditshme praktike. Se bota e ëndrrave është shumë kreative, kjo nuk do koment. S. Frojdi, që u mor shumë me botën e ëndrrave, thotë se ëndrrat krijojnë kushte tejet të volitshme për veti telepatike.

Si shembull konkret për këtë, Jose përmend edhe Elias Hoëe-n, shpikësin e makinës qepëse, të cilën ai e zbuloi falë ëndrrave. Atij në ëndërr i ishte paraqitur një njeri nga Afrika (xhungla), i rrethuar nga një grumbull njerëzish të tjerë, të cilët i afroheshin, duke ngritur dhe ulur shtizat.

Kur u zgjua e kuptoi se ëndrra ishte një mesazh, një përgjigje për problemin që e mundonte. Ai arriti që gjilpërën ta vë në lëvizje, duke e ulur dhe ngritur, por pa e zgjidhur problemin e qepjes, derisa iu paraqit përsëri në ëndërr, se shigjetat kishin nga një vrimë në maje.

"Në qoftë se imagjinatën tonë arrijmë ta krijojmë me besim të fuqishëm, me dëshirë dhe vullnet, dhe në qoftë se mësohemi (trajnohemi) që kufijtë e mendjes t'i shohim, dëgjojmë, ndjejmë, shijojmë, prekim, pra t'i përjetojmë me të gjitha shqisat tona si reale, do të arrijmë, padyshim atë që dëshirojmë.

Mendimet e përqendruara fuqishëm, bëhen realitet, sepse truri ynë gjenial, ato mendime, i transformon në aksione dhe kështu krijon realitetin", thotë Jose.

Por që të arrihen këto rezultate, natyrisht që, si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe këtu, duhet t'u përmbahemi disa rregullave (ligjeve). Për Josen këto janë tri pikat parimore të suksesit:

1 -duhet të dëshirojmë me bindje dhe vullnet që dëshira e caktuar të realizohet;

2 -duhet të besojmë fuqishëm që realizimi i asaj dëshire është i mundur;

3 -duhet t'i lëmë kohë dëshirës që ajo të kaloj nëpër proceset mentale, derisa të realizohet në botën reale (fizike).

Është vërtetuar kohët e fundit se, deri te informacionet arrihet edhe në mënyra të tjera, e jo vetëm me anë të pesë shqisave që ne i njohim. Ato mund të jenë informacione nga e kaluara, e tashmja ose e ardhmja. "As koha, as hapësira si dhe as "kafazi i Faradeit", nuk janë pengesa për cilëndo aftësi jashtë-shqisore, e cila funksionon në rastet e "vërejtjeve jashtë-shqisore".

Por ky term mund edhe të mos jetë i përshtatshëm", mendon Jose! "Jashtë-shqisor do të thotë - jashtë, i ndarë nga shqisat e aparatit tonë. Kjo sikur të jep idenë e ekzistencës së një aparati tjetër shqisor - jashtë këtyre pesë shqisave tona ekzistuese, por në fakt ai aparat është i vetmi dhe funksionon.

Termi jashtë-shqisor, në të vërtetë nuk ka asgjë jashtë-shqisore, ai ekziston në brendësinë tonë (trurin tonë), është një lloj energjie që funksionon në mënyrë të panjohur, të paktën për ne".

Duke bërë veprime, ndoshta në dukje paksa primitive, kur thyejmë një kërcell kashte, kur e shohim një yll duke "rënë" ose, kur i fryjmë qirinjve mbi tortën e ditëlindjes etj., kemi zakonin që të mos e zbulojmë dëshirën e menduar.

Kjo fshehtësi është më shumë se një lojë fëmijësh! Konsiderohet se aty fshihet një mençuri. "Kur dëshirën tonë e mbajmë sekret, parandalojmë shpërndarjen e energjisë, e cila është e domosdoshme si për shërim, si për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve të përcaktuara.

Ndoshta edhe e rrisim atë energji. Për këtë arsye edhe shumë dijetarë na këshillojnë që njohuritë tona, gjatë shërimit, t'i mbajmë sekret", thotë Jose.

Sot dihet shumë mirë se gjithçka që vepron është energji. Dallimi mes ngjyrës dhe zërit, rrezeve kozmike dhe fotografisë televizive është vetëm në frekuenca. Edhe materia, në fakt, është energji.

Siç e dimë, në bazë të formulë së njohur të gjeniut A. Ajnshtajn, E=m x c2, që nënkupton se, energjia e materies është e barabartë me masën, nëse ajo shumëzohet me shpejtësinë e dritës në katror, pra është një energji e cila vepron, qoftë edhe në ndonjë formë tjetër.

Për energjinë nuk ekziston ana e kundërt, p.sh. lart - poshtë, zi - bardhë, shpejt - ngadalë etj. Kjo ndodh për atë shkak se nuk ekziston asgjë që nuk është energji, duke përfshirë këtu edhe mendimet tona. Mendimi, është e vërtet se harxhon energji, por edhe akumulon, krijon energji.

"Dhe kjo energjia psikike, të cilën njerëzit e rrezatojnë (emetojnë), është më e fortë kur ekzistenca e kësaj qenie rrezikohet, pra kur është në pikpyetje jeta e saj", konsideron Jose dhe vazhdon: "Për këtë shumë raste spontane të projektimit krijues të shqisave, ndodhin në raste fatkeqësish dhe vdekjeve të papritura".

Kur njerëzit janë fizikisht afër, fushat e tyre energjetike përputhen. Forma e tyre, intensiteti, vibracionet etj., pësojnë ndryshime. Kjo ndodh në grupe të mëdha me njerëz. Sa më i gjatë të jetë kontakti me ta, aq më të gjata do të jenë edhe ndryshimet në aurë.

Kur është në pyetje afërsia (kontakti) mes bashkëshortëve, ndryshimet janë të dëshirueshme, sepse aura e tyre bëhet komplementare (plotësuese).

Largimi, ndarjet e gjata fizike e kthejnë procesin në drejtim të kundërt dhe, duhet të thuhet, se nuk është e mirë për kompaktësinë bashkëshortore. Afërsia fizike është më se e rëndësishme në përditshmëri, jo vetëm në raport të ngushtë mes dy gjinish, por në përgjithësi mes qënieve të gjalla.

Në rastet e shërimit, përmes "Metodës Silva", duhet të janë të dy palët, edhe pacienti edhe shëruesi (terapeuti) shpirtërisht aktiv dhe të relaksuar. Këto janë dy kushte shumë të rëndësishme që ndihmojnë kurimin. Ajo që duhet të bisedohet, duhet të jetë në lidhje të ngushtë me format e shërimit alternativ (parapsikologjik).

Besimi duhet të jetë faktor themelor, sikurse tek feja. Ne, ndërkohë, duhet të përcjellim tek pacienti gjendjen më të mirë fizike, dhe që është tejet e rëndësishme, ne duhet të shprehim ndjenja dashurie ndaj tij. Dashuria është forcë shumë e madhe që arrin të bëjë mrekullira.

Mungesa e besimit, gjendja e zymtë shpirtërore dhe fotografia e deformuar mbi veten është ajo që personin e çon deri te izolimi vetjak, mbyllje në vetvete (burg shpirtëror) dhe e bën, në të shumtën e rasteve, agresiv, brutal, për aq kohë sa noton në ato valë të turbullta.

Dihet se personi që mbetet pa punë, përjeton rënie, plakje, trauma, nënçmime ndaj vetënderimit, vetëbesimit, personalitetit të tij, me një fjalë, një lloj depresioni. Këtë gjendje e thellon edhe më tepër, vetëm mendimi për punë, prosperitet etj. Njeriu i papunë e ndjen veten të boshatisur, të vetmuar, të nënçmuar.

Kjo situatë rëndohet sidomos kur ai, pas kërkimeve të para, nuk arrin sukses në gjetje e një vendi pune ose has në pengesa të ndryshme. Është gjendja shpirtërore ajo që personin, ose e mban të mbyllur, të izoluar, pra të "vetprangosur" nga gjendja depresive, ose i ofron atij lirinë, duke e bërë të lirë dhe të lumtur.

"Gjenetikisht jemi të programuar që të mësohemi të ecim - kjo është vepër e Perëndisë. Tani që jemi mësuar të ecim, hapat rutinor varen nga ne", përfundon Jose Silva.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

meditimi - Meditimi - Përsiatja Empty Re: Meditimi - Përsiatja

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi