EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Djalli dhe Hebrenjt

Shko poshtë

Djalli dhe Hebrenjt Empty Djalli dhe Hebrenjt

Mesazh  keil 18.03.24 0:56

Në vitin 1943, Shoqëria e Botimeve Hebrehe publikoi "Djalli dhe Hebrenjt". Autori, profesor Xhoshua Traktenberg, ishte habitur që gjatë historisë së mesjetës hebrenjt konsideroheshin si agjent të Satanit. Qëllimi i tyre ishte shkatërrimi i civilizimit kristian dhe i njerëzimit. Hebrenjt indentifikoheshin me përdorimin e ilaçeve, helmeve, afrodiziakëve, magjisë dhe astrologjisë. Ata përçmoheshin si gjakpirës, të pashenjtë, të pabesë dhe heretik.

"Në  botën Kristiane, hebreu shihej pa dyshim si një heretik -vërtet, heretik. ...hebrenjtë ishin përgjithësisht të dyshuar për sekte të mbrapshta dhe akuza më e zakonshme për këto herezi ishte "judaizmi" ... Kudo Kisha dhe njerëzit dallonin dorën diabolike të hebrenjve që i largonin kristianët nga feja e tyre e vërtetë..."

Traktenberg bën me faj për këto mendime mësimet e kishës por ka prova se ato datojn që përpara Kristianizmit.

Pas rrēfimit të masakrave të kryera nga hebrenjtë në johebrenjtë e Afrikës dhe në Qipro, Eduard Gibon shprehte me terma ekstravagante urrejtjen e botës romake për hebrenjtë, të cilët ai i përshkruante si "armiq të njerëzimit". (Eduard Gibon, "Degradimi dhe Rënia e Perandorisë Romake", kapitulli XIV)

Tacitusi flet për hebrenjtë si armiq të të gjitha rracave përveç të tyres, kurse Juvanali, në një pjesë të njohur letrare, flet për ta si njerëz që nuk i tregojnë rrugën një udhëtari apo burimin një të eturi, nëse ata nuk janë të besimit të tyre.

Profesor Golduin Smith shkruan: "Ata që mbrojnë se nuk kanë asgjë në karakterin, zakonet, apo temperamentin e hebrenjve që të ngjall antipati, kërkojnë ta kthejnë këtë akuzë jo vetëm kundër rusëve dhe kristianizmit por dhe kundër gjithë njerëzimit" ("Çështja Hebrehe", 1894).

Përpara se të punonte për bankierët hebrenj, Uinston Çërçill shkroi: "Thuajse do të dukej sikur psalmet e Krishtit dhe Antikrishtit të ishin të destinuara të lindin nga i njëjti popull; dhe se kjo rracë e errët e misterioze të ishte zgjedhur për manifestimet supreme si tē hynores dhe të djallëzores" ("Përpjekja për shpirtin e hebrenjve", 8 shkurt, 1920)

Oskar Levi shkruan: "Ne që jemi hequr si shpëtimëtarët e botës; ne që jemi mburrur edhe me dhënien e saj tek 'Shpëtimëtari', ne s'jemi sot gjë tjetër përveçëse joshësit, shkatërruesit, djegësit e ekzekutuesit e saj".

"Ne që kemi premtuar t'ju çojmë drejt një Parajse të re, më në fund kemi arritur t'ju çojmë në një Ferr të ri... Nuk ka patur progres, aq më pak progres moral... Dhe është pikërisht Moraliteti ynë që ka ndaluar progresin e vërtet, dhe çka është më keq, gjë që qëndron në rrugën drejt çdo të ardhmeje dhe rindërtimi natyral për botën tonë të shkatërruar... unë hedh sytë mbi këtë botë dhe dridhem me tmerrin e saj, dridhem edhe më shumë teksa njoh autorët shpirtërorë të këtij tmerri..."

Nuk marr asnjë kënaqësi duke përsëritur këto gjëra, por derisa hebrenjtë të shqyrtojnë me imtësi lidhjet e tyre, ata do tē jenë të kompromentuar dhe të fajësuar. Megjithëse besoj se shumë hebrenj janë individë me ngrohtësi të madhe, gjenialitet dhe integritet, ka qenë shumë çliruese për mua të detajoja këtë trashëgimi komplekse dhe të distancoja veten.

Unë nuk jam i vetëm. Shumë hebrenj ndjejnë se diçka nuk shkon dhe po largohen nga organizatat e masave. Sipas një sondazhi të vitit 2001 25 për qind e afërsisht pesë milionë hebrenjve amerikanë indentifikojnë veten e tyre me një tjetër besim. Çereku tjetër janë ateistë, duke lënë vetëm 51 për qind që thonë se janë "hebrenj" nga besimi fetar. Gjysma e hebrenjve të SHBA-së martohen me anëtarë të besimeve të tjera dhe rrisin fëmijët e tyre në një fe tjetër. ("Java Hebrehe", 2 nëntor, 2001)

( Marrë nga libri: ILLUMINATI the cult that hijacked the world )



keil
keil

Të githë duan të shkojnë në Parajs por askush nuk dëshiron të vdesë

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi