EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPERIA SOT

2 posters

Shko poshtë

SHQIPERIA SOT Empty SHQIPERIA SOT

Mesazh  HACKA9 28.10.17 13:45

Sot, jetojmë në një gjendje katastrofike, mes manipuluesëve, poshtersive, krimeve, kriminelëve dhe shkeljeve së të drejtave. Vendi ynë, veçanërisht, është në një gjendje mjaft të rëndë, dhe më e rëndë, shumë herë më e rëndë, është gjendja e popullit, “të thjeshtëve”.
Ne, shqiptarët, kemi vetë-lejuar që të jemi inferiorë nga qeveria, dhe ne, edhe pse jemi të vetëdijshëm për gjithçka që ndodh, edhe pse dimë gjithçka, ne, së bashku, si popull, jemi të paaftë të bëjmë diçka për të mbrojtur veten tonë, të tjerët rreth nesh, e për më tepër, atdheun tonë.
E kemi në gjak. Çdo shqiptar qëndron në pritje, që dikush të bëjë diçka për të, për popullin, për atdheun, por nëse të gjithë kanë këtë mentalitet, dhe presin që të tjerët të bëjnë diçka për ta, doemos, askush nuk do të ngrihej.
Të gjithë, në mbarë botën, ngrihen me deklarata, për të thenë fjalë të bukura, filozofi, por askush nuk ngrihet, për të manifestuar lirinë. Padrejtësitë ndodhin përditë, por askush nuk tregohet i aftë për tu ngritur, dhe për të luftuar këtë negativitet që do të mbysë ngadalë çdo gjeneratë.
Ky është vendi, ku do të rriten fëmijët tanë, breza të rinj. Por nëse ne do të qëndrojmë duarkryq, atëherë do të ketë diçka të parashikueshme e negative në lidhje me brezat që do të vijnë. Nëse ne ngrihemi, atëherë sërish do të ketë diçka të parashikueshme, por kësaj here, ajo do të jetë pozitive.
Intelektualët po largohen dita ditës, sepse e dinë që në një vend si ky fundi i tyre do të vijë shpejt. Ata që nuk ia dolën, bëjnë përpjekje për t’u përshtatur, në mënyrë që të mos poshtërohen e të ndihen të barabartë, e më pas ata bien.
Turma e shëmtuar e një popullsie të mbaruar, që nuk mund të bëjë asgjë, për të mbrojtur vetveten, e zgjedh të largohet, të mbyllë sytë e të qëndrojë duarkryq si një spektator i apokalipsit, ai ka marrë fund.
Ndërsa ai që zgjedh të ngrihet, në manifestimin e lirisë, t’i ngrejë zërin poshtërsive dhe të këqijave që na bëhen përditë, ai po, është hero. Ai që ngrihet, dhe zëri i tij kthehet në bukurinë e jehonës së lavdisë, ai do të jetë nderi i një kombi që do të rrisë bijtë e tij në lirinë e vërtetë.
Tirania nuk ka zgjatur asnjëherë, askund. As Shqipëria nuk do ta bëjë atë të zgjasë. Dhe kur ky popull të ngrihet me lavdi, nga mjerimi e manipulimi, drej kryengritjes, në rrugën e trimërisë dhe lavdisë, do të vijë edhe dita e fundit e tiranisë...
“...dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna,
skuqet Semani dhe Drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta;
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë...”
HACKA9
HACKA9

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHQIPERIA SOT Empty Re: SHQIPERIA SOT

Mesazh  xfiles 28.10.17 17:54

Realiteti i sotëm me të vërtetë është për tu ardhur keq..
xfiles
xfiles

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi