EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëdija krijon Realitetin Fizik

Shko poshtë

Vetëdija krijon Realitetin Fizik Empty Vetëdija krijon Realitetin Fizik

Mesazh  Luli 23.02.17 22:54

Vetëdija krijon Realitetin Fizik Home-quc3a0ntic

A krijon vetedija botën materiale?

Para se ti përgjigjemi kësaj pyetjeje, është e rëndësishme të shikojmë se çfarë e bën botën materiale. E 'Realiteti' nuk është i përbërë nga copa të vogla të materies? Molekulat e materies janë të përbëra nga grimca subatomike, si protonet dhe elektronet dhe zënë vetëm 0,000000000001% të "realitetit". Me fjale te tjera 99,99999999999% të atomit perbëhet prej hapësire të zbrazët. Pjesa që nuk është e zbrazët është i përbërë nga kuarke të cilat janë pjesë e një fushe që përbëhet nga kordat vibruese që krijojnë grimcat elementare në varësi të frekuencës së vibrimit të tyre.

Ndërveprojmë në një botë të objekteve fizike, por kjo është për shkak se truri ynë i interpreton të dhënat ndijore në një mënyrë të caktuar. Në shkallë më të vogël dhe më elementare ideja e "realitetit fizik" është jo-ekzistente. Babai i mekanikës kuantike Neils Bohr ka thënë: "Ajo që ne e quajmë 'realitetin' nuk përbëhet nga gjërat që ne mund të konsiderojmë si të vërteta. Në qoftë se fizika kuantike nuk ju ka shokuar ju ndoshta nuk e kini kuptuar atë. "Kur ju prekni duart tuaja me njëra tjetrën ajo çfarë ndodh është hapësirë boshe takon hapësirë boshe. Komponentët e materialit nuk kanë strukturë fizike.

Kjo është e rëndësishme për ta kuptuar sepse në qoftë se ju mendoni për botën materiale si një botë e përbërë nga grimca të vogla si topa apo bila atëherë ideja se vetëdija krijon realitet nuk ka asnjë kuptim. Kur të kuptojmë se realiteti është një konstrukt kozmik i energjisë dhe hapësirës së zbrazët atëherë bëhet e qartë se mendimet tona dhe sinjalet e regjistruara në tru dhe këto kanë të njëjtën veçori në formën më elementare. Mendimet tona janë gjithashtu një aktivitet i universit dhe të gjitha aktivitetet ndodhin në hapësirën kuantike para se të ndodhin në realitet.

Ndërgjegja është problemi më i madh që ka për të zgjidhur shkenca. Nuk ka asnjë mënyrë për të shpjeguar se si diçka materiale e tillë si një proces kimik ose fizik mund të krijojë diçka jolëndore si p.sh. përvoja. Nuk ka asnjë arsye që të ekzistojë përvoja subjektive apo vetëdija. Natyra do të punonte po aq mirë, pa subjektivitetin, kur ne jemi duke u përpjekur për të hetuar shkencërisht origjinën dhe natyrën e vetëdijes gjejmë supozime se vetëdija dhe realiteti nuk është aq gjëra të ndryshme si shkenca jonë fizike na ka bërë të besojmë.
Më poshtë gjeni disa parimeve të mekanikës kuantike të listuara në librin "The Self-Aware Universe" e profesorit të fizikës teorike, Dr. Amit Gozwami:

1) valëzimi

Nje objekt kuantik (psh. nje elektron) mund te jete ne më shume se nje vend në të njëjtën kohë. Ai mund të shihet si një valë që përhapet jashtë në hapësirë dhe mund të gjendet në të njëjtën kohë në pika të ndryshme të valës.

2) Ndërprerjet

Një objekt kuantik mund të pushojë së ekzistuari në një vend në të njëjtën kohë për të dalë diku tjetër pa bërë një udhëtim të ndërmjetëm. Ky është hapi kuantik. Teletransportim.

3) Veprimi nga distanca

Shfaqja e një objekti kuantik për shkak të vëzhgimit tonë ndikon njëkohësisht objektin shoqërues binjak, pa marrë parasysh se sa larg është ai. Nëse hidhet një elektron dhe një proton i një atomi, çfarë pëson elektroni, të njëjtën apo pikërisht të kundërtën do të pësojë protoni. Ky është aksioni kuantike në distancë. Ajnshtajni e quajti atë veprim i ngjethshëm.

4) Efekti i vëzhguesit

Një objekt kuantik nuk mund të konsiderohet i shfaqur në realitetin e kohës dhe hapësirës, derisa të mund të vëzhgohet si një grimcë. Një objekt kuantik ekziston si një valë deri sa të vëzhgohet direkt. Vetëdija mund të bëjë funksionin valor të grimcës të pësojë kolaps. (efekti i vëzhguesit)

Kjo pikë e fundit është shumë interesante, sepse kjo nënkupton se pa një vëzhgues, nuk shkaktohet ndonjë kolaps dhe qëndron natyrisht jo i shfaqur,në një gjendje probabiliteti të pastër. Vëzhgimi jo vetëm që prish atë çfarë është për t'u matur, por prodhon rezultat. Kjo është verifikuar në eksperimentin që është i njohur si "eksperimenti i të çarës së dyfishtë". Në këtë eksperiment prania e një vëzhguesi të ndërgjegjshëm arriti të ndryshojë sjelljen e një elektroni nga një gjendje valore në gjendje grimcore. Kjo është e njohur si 'efekti vëzhguesit' dhe trondit themelet e asaj që është menduar deri më tani se është e vërtetë rreth botës natyrore.

Steven Bancarx
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vetëdija krijon Realitetin Fizik Empty Re: Vetëdija krijon Realitetin Fizik

Mesazh  Luli 10.09.17 19:07

VETËDIJA JONË E FORMËSON REALITETIN

Vetëdija krijon Realitetin Fizik Vetedijajoneformesonreal

Thënia se “vetëdija e krijon realitetin” nxit shumë pyetje, shumë. A do të thotë kjo se ne si individë (dhe në nivel të racës njerëzore) mund të formësojmë, krijojmë çfarëdo realiteti që e dëshirojmë për vete? A nevojitet kohë? Si ta bëjmë këtë?

           “Vetëdija jonë e krijon realitetin”, është thënie e cila tërheq shumë vëmendje në mediet alternative në botë. Por, po ashtu, vetëdija është objekt shqyrtimi i shumë shkencëtarëve, sidomos në lidhje me fizikën kuantike dhe mënyrën me të cilën mund të lidhet me natyrën e realitetit tonë.

           Ç’është vetëdija? Vetëdija përfshin shumë gjëra. Vetëdija është mënyra me të cilën e përejtojmë botën tonë, mendimet tona, sigurinë, qëllimet etj.

           “Të kërkosh për vetëdijen në tru është njësoj me kërkimin e folësit në radioaparat.” – Nasseim Haramein, udhëheqës i hulumtimit Resonance Project.

           “Mendoj se vetëdija është baza. Mendoj se misterja rrjedh nga vetëdija. Nuk mund ta anashkalojmë vetëdijen. Gjithçka për çka flas, gjithçka që vërtet ekziston, kërkon vetëdijë.” – Max Planck, teoricien i fizikës, i cili e ka themeluar teorinë kuantike, për të cilën e ka marrë Çmimin Nobel për fizikë në vitin 1918.

           “Është e pamundur të formulohen ligjet e mekanikës kuantike e të jenë plotësisht konsistentë pa shfrytëzimin e vetëdijës.” – Eugene Wigner, teoricien i fizikës e matematikan, fitues i Çmimit Nobel për fizikë në vitin 1963.

           Thënia se “vetëdija e krijon realitetin” nxit shumë pyetje, shumë. A do të thotë kjo se ne si individë (dhe në nivel të racës njerëzore) mund të formësojmë, krijojmë çfarëdo realiteti që e dëshirojmë për vete? A nevojitet kohë? Si ta bëjmë këtë?

           Ndonëse nuk jemi në gjendje të përgjigjemi në këto pyetje me saktësi absolute shkencore, e dimë se në njëfarë mënyre ekziston lidhja ndërmjet vetëdijes dhe botës materiale fizike në njëfarë forme. Po ashtu, asgjë më shumë nuk dimë për këtë marrëdhënie, dimë vetëm se ekziston dhe se ka njëfarë rëndësie.

           Konstatim bazik i fizikës së re është të kuptuarit se vështruesi e formëson realitetin. Si vështrues, personalisht jemi të përfshirë në krijimin e realitetit vetanak. Fizikanët janë të detyruar të pranojnë se kozmosi është konstruksion mental. Fizikani fillestar sir James Jeans shkruan: “Rryma e dijes lëviz drejt realitetit mekanik, kozmosi fillon të duket si një mendim i madh, e jo si një makinë e madhe. Duket se truri më nuk është kalimtar i rastit nëpër botën materiale, por është autor dhe sundimtar i kësaj bote materiale. Pajtohuni me këtë dhe pranojeni përfundimin – kozmosi është jomaterial, mental e shpirtëror.”

Eksperimenti kuantik i prerjes së dyfishtë (Double-slit experiment) është eksperiment shumë i popullarizuar, i cili mat se si vetëdija jonë dhe bota materiale janë të gërshetuara. Është ky shembull i mirë, i cili tregon se faktorët e ndërlidhur me vetëdijen dhe bota jonë fizike, materiale, janë të gërshetuar. në këtë provë, sistemi optik me prerje të dyfishtë teston mundësinë e vetëdijes në kolapsin e funksionit valor. Hulumtimi ka zbuluar se faktorët e ndërlidhur me vetëdijen dukshëm kanë marrë pjesë në realitetin.

           Ka edhe hulumtime të tjera të shumta, të cilat qartas tregojnë se vetëdija, apo faktorët e ndërlidhur me të, në njëfarë mënyrë janë të ndërlidhur drejtpërdrejtë me vetëdijen tonë. Shumë hulumtime në fushë të parapsikologjisë e kanë demonstruar këtë. Natyrisht, ndoshta nuk e kuptojmë përmbajtjen e lidhjes dhe në shumicën e rasteve as që mund ta shpjegojmë. Mirëpo, ekzistojnë dhe shqyrtohen vazhdimisht.

           Disa shembuj tjerë të hulumtimeve të tilla janë edhe ato të psikokinezës të cilët po i bën qeveria, eksperiment global i vetëdijes, agjencitë e inteligjencës të cilat një lidhje të tillë gjithmonë e kanë parasysh, mendimet dhe qëllimet të cilat e ndryshojnë strukturën e ujit, shqyrtimin e teleportimit e shumë të tjera.

           Ndryshimi kërkon aksion, por vendi prej të cilit vjen aksioni është më i rëndësishmi.

           Shkenca moderne, sidomos fizika kuantike, shqyrton misticizmin e lashtë dhe konceptet, të cilat janë të rrënjosura thellë në kultura të ndryshme anembanë botës së lashtë. Një shembull i shkëlqyeshëm i këtij konstatimi është premisa se gjithçka është energji, asgjë nuk është e fortë.

           “Ajo që mendojmë, gjithçka që jemi rrjedh nga mendimet tona, mendimet tona e formësojnë botën.” – Guatama Buda.

           “Ndonëse kanë dallime, mendoj se filozofia e Budës dhe mekanika kuantike kanë pikëpamje të njëjta mbi botën. Këtë mund ta shohim në këta shembuj të shkëlqyeshëm të mendimit njerëzor. Pa marrë parasysh mahnitjen që e ndjejmë ndaj këtyre mendimtarëve të mëdhenj, nuk guxojmë të harrojmë se edhe ata kanë qenë qenie njerëzore, si ne.” – Dalaj Lama.

           Shembull i shkëlqyeshëm i pajtimit të fizikës kuantike dhe kulturave të lashtë është fakti se Nikola Tesla ka qenë i inspiruar me filozofinë e Vadave kur e ka zhvilluar idenë e energjisë së pikës zero. Por, pse është kjo e rëndësishme? është e rëndësishme sepse fizika tregon se vetëdija e vështruesit e formëson realitetin. Mënyra në të cilën ne mendojmë dhe perceptojmë mund të jetë përgjegjëse dhe të luajë rol të rëndësishëm në konstruktin fizik të cilin e shohim para syve. Në qoftë se e shikojmë botën dhe e analizojnë në nivel shoqëror, çfarë shohim?

           Tash për tash masat e perceptojnë botën si vend në të cilin lind, shkon në shkollë, paguan fatura, krijon familje dhe kërkon punë. Por, shumë njerëz në këtë planet nuk pajtohen me mënyrën e tillë të shikimit të botës. Dëshirojnë ndryshimin. Është kohë e gjatë qëkur e perceptojmë realitetin në këtë mënyrë, me fare pak informata se çfarë ndodh në planetin tonë dhe çfarë i ndodh vetë planetit. Ndonjëherë duket sikur jemi robër të trajnuar që t’i pranojmë gjërat ashtu çfarë janë, që të mos pyesim se çfarë ndodh në botë dhe të kujdesemi për vetëm dhe jetën tonë. Siç do të thoshte Noam Chomsky: "vetëdija jonë është prodhim". Në qoftë se vazhdojmë ta pranojmë si diçka e tillë çfarë është, do të vazhdojë kështu mënyra e të ekzistuarit pa kurrfarë ndryshimesh.

           Për të krijuar realitetin vetanak, modelet tona të të menduarit dhe mënyra e perceptimit duhet të ndryshojnë. Çka e ndryshon mënyrën me të cilën e perceptojmë botën? Informacioni. Kur e përvetësojmë një informacion të ri, e ndryshojmë mënyrën e shikimit të botës rreth nesh dhe, si rezultat, edhe realiteti ynë ndryshon, kurse fillojmë edhe ta tregojmë këtë përvojë të re me shikim nga një perspektivë më e gjerë. Shkencëtarët po diskutojnë se a mund të ndryshojmë edhe formën tonë fizike dhe konsiderojnë se jemi të aftë për këtë, por se ky është proces i cili kërkon kohë të gjatë dhe kjo është diçka që ende nuk e kuptojmë. Konstatim shumë i rëndësishëm i kësaj fizike është se, në qoftë se faktorët e vetëdijes e krijojnë realitetin tonë, kjo do të thotë se ndryshimi duhet të fillojë në ne. Fillohet me mënyrën me të cilën botën e jashtme e shikojmë me sytë e brendshëm. Perceptimi ynë i botës mund të jetë vetëm refleksion i botës sonë të brendshme, gjendjes së brendshme të qenies. Pyeteni veten a jeni të lumtur? A vështroni dhe veproni nga vendi i dashurisë? Nga vendi i urrejtjes dhe zemërimit? Nga vendi i paqes? Të gjithë këta faktorë janë të ndërlidhur me vetëdijen tonë dhe vështrimin dhe kanë rëndësi të madhe në krijimin e botës fizike, të cilën njerëzit e ndërtojnë për vete, apo s’është kështu?

           Konsiderohet se raca njerëzore është në procesin e “zgjimit” dhe të “hapjes” ndaj shumë gjërave. Prandaj, mënyra jonë e shikimit të botës dhe e perceptimit po ndryshon me të madhe. Në qoftë se dëshironi ta ndryshoni botën, ndryshojeni mënyrën në të cilën i shihni gjërat dhe ato gjëra do të ndryshojnë.

           “Bëhu ndryshimi të cilin e dëshiron në botë.” – Mahatma Ghandi

           “Në fizikë s’ka më çfarë të zbulohet, vetëm mbesin matjet precize e më precize”. Këtë e ka thënë lordi Kelvin në vitin 1900 dhe është dëshmuar se e kishte gabim vetëm pas pesë vitesh, kur Einsteini e publikoi hulumtimin e tij të relativitetit. Këto teori të reja të Einsteinit e ndryshuar kornizën e atëhershme të ngulitur të të menduarit. Kjo situatë i shtyu shkencëtarët të jenë më të hapur ndaj pikëpamjeve alternative për natyrën e vërtetë të realitetit tonë. Ky është shembull i shkëlqyeshëm i asaj që dikur ka qenë e vërtetë e pamohueshme, ndërsa sot nuk është.

           “Kjo deklaratë e lordit Kelvin është shprehje e paradigmave të së kaluares. Dikur e kemi ditur se Toka është e rrafshët, dikur e kemi ditur se jemi qendër e kozmosit dhe dikur e kemi ditur se njeriu nuk mund të fluturojë. Gjatë të gjitha epokave të historisë njerëzore, autoritetet intelektuale kanë konfirmuar fuqinë e tyre me shuarjen e elementeve të realitetit, të cilat nuk janë përputhur me kuadrin e dijes së pranueshme. Mos jemi më ndryshe sot? A e kemi ndryshuar hapjen ndaj gjërave të cilat nuk përputhen në kornizë? është e mundur se ekzistojnë koncepte të realitetit tonë, të cilat vetëm tash duhet t’i kuptojmë dhe po t’i hapim sytë, ndoshta do të mund të vërejmë se kemi parashikuar diçka të rëndësishmë.”
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi