EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen

3 posters

Shko poshtë

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Empty Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen

Mesazh  Siroco 10.04.16 0:01

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Way-to-the-horizon


Dashuria mposht gjithçka


Dashuria është emocioni më i fortë dhe i thellë që mund të ndjejmë. Aftësia për të dashuruar njerëzit qoftë edhe në momentet më të llahtarshme, na bën vërtetë krijesa të veçanta.

Mahatma Gandi dikur thoshte "Aty ku ka jetë, ka dashuri," një citim i thjeshtë i dikujt që jetojë jetën e tij me dhembshuri dhe dashuri deri në fund. Njerëzit më të admiruar të historisë e kanë përqafuar dashurinë në një mënyrë që u ka mundësuar të këmbëngulin përballë vështirësive, humbjes dhe pashpresës.

Nuk jemi të ndryshëm. E vetmja konstante në jetë është, ndryshimi, dhe aftësia për të dashuruar përmes zbaticave dhe baticave të dhuratave dhe nevojave.


Ja vlen që të rrezikohet për ëndërrat


Helen Keller dikur ka thënë se "Jeta është ose një aventurë guximtare ose asgjë." Kur i biem shkurt mungesës së lidhjeve të shqetësimeve të sipërfaqshme të jetës, ajo çfarë mbetet më e rëndësishme në fund, është qëllimi ynë...ëndërra jonë.

Shumica e shoqërisë kanë një "mendësi sigurie," që duan të jetojnë në luks dhe me shqetësime minimale. Shumë nga ne duan të zgjohen, të shkojnë në punë, të vijnë në shtëpi dhe të orvaten për të gjetur kohë për pak argëtim gjatë rrugës.

Problemi me këtë këndvështrim është se vjen nga një pikë frike - një emocion mjaftueshëm i fortë për të bërë shumë njerëz të pazotë që të ndërmarrin risqe. Diçka e rëndësishme që të gjithë ne duhet të kemi parasyshë është se frika është normale - çdo njeri ka frikë. Por shumë njerëz nuk e uptojnë se ne jemi të aftë që ta përdorim frikën, në vend që frika të na përdorë ne.

Plotësimi i ëndërrave kërkon ndërmarrjen e rrezikut. Rreziku nxit frikë. Përdore këtë frikë.


Nderi dhe respekti janë Suprem


Nëse të gjithë ne do përqafonim nderin dhe respektin si sjellje të domozdoshme, bota jonë do ishte një vend më pak grindavec. Fatkeqësisht, shoqëria ka përqafuar vrasjen, pamëshirshmërinë, në 24 orë të çdo dite mbizotëron ai lloj mentaliteti që i vë njerëzit kundër njëri-tjetrit. Kjo nuk është akuzë mbi konkurrencën, e cila në vetvete është e vlefshme. Sidoqoftë, kur harrojmë të përshëndesim njëri-tjetrin me mirësjelljen e zakonshme, kjo përbën në vetvete një njollë që të tjerët ia kanë fabrikuar shoqërisë.

Konceptet e nderit dhe rrespektit janë të larta. Përvetësimi i nderit dhe rrespektit fitohen. I fitojmë duke përqafuar një karakter të vlerësimit të lartë.


Momenti i tanishëm është gjithçka kemi


Koha është aseti ynë më i vlefshëm. Mesatarja e jetesës në botë është rreth 70 vjeç. Kushdo që ka arritur moshën e mesme mund të dëshmojë fjalën e urtë që "koha fluturon". Sa më gjatë të jetojmë, aq më shpejt edhe koha kalon.

Nuk përbën çudi fakti që shumica e njerëzve nuk e përqafojnë momentin e tanishëm, por vazhdojnë të punojnë, të ikin, të kërkojnë e të arrijnë - shpesh për asgjë të veçantë.


Rrethanat nuk na përkufizojnë dot


Një nga përkufizimet e përgjegjësisë është aftësia për të përzgjedhur reagimin tënd. Nuk mund të pretendojmë se njohim vështirësitë e rrethanave të dikujt. Disa nga njerëzit më të shquar në botë kanë tejkaluar rrethana tejet të llahtarshme.

Tendenca e brendshme për të fajësuar rrethanat për trazirat në jetë është universale, dhe është krejtësisht njerëzore. Sidoqoftë, sapo të kemi nën kontroll reagimet tona në çdo rrethanë, pavarësisht emocioneve negative që nxisin, do të kuptojmë fuqinë e vërtetë.

Aftësia për t'u përqendruar tek reagimet, në vend që të përqendrohemi në rrethana, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e dikujt.


Vetë-kontrolli është aleat i yni


Emocionet janë mjaftueshëm të fuqishme sa të tundojmë vendimet më të rëndësishme tona. Duke bërë dallimin mes vendimit dhe tundimit, kjo është aftësia për të përmbledhur veten dhe kontrolluar të menduarit e tyre...dhe duke vepruar në këtë mënyrë, duke kontrolluar gjithashtu emocionet.

Janë të pakta trajtat aq të fuqishme si aftësia për të kontrolluar të menduarit përmes përqendrimit, maturisë dhe ndërgjegjjes. Zhvillimi i kësaj zotësie është shpesh i përpiktë dhe përplot me pengesa, mundësitë bëhen të pafundme kur kjo zotësi arrihet. Ky është ndoshta mësimi më i mirë që mund të mësojmë ndërsa navigojmë në fatin e dikujt.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Empty Re: Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen

Mesazh  Ariu 11.05.16 14:43

Pershendetje.
Momenti i tanishem eshte gjithcka kemi.
Nuk bashkohem me kete.Momenti i tanishem nuk eshte gjithcka kemi por eshte percaktuesi i asaj qe do vije.
Psh ne kete moment une pashe temen tende dhe nga qindra mundesi qe kisha zgjodha te shkruaj ketu.Mund ta kisha anashkaluar,mund te mbyllja fare forumin,mund te pergjigjesha diku tjeter etj.
Por zgjedhja ime tanime i eliminon te tjerat dhe percakton te ardhmen.Duke zgjedhur kete mundesi rishkruhet e ardhmja ime.Nese ishte paracaktuar qe ne keto momente qe po shkruaj te mos isha duke pare kete forum por psh Fb apo e-mail.Tanime eshte e pamundur.
Zgjedhja ime e pare eliminon programimin normal dhe shpie ne nje riprogramim.Tanime e ardhmja ime duhet te rindertohet.Sepse ne te tani ben pjese Ti.Sepse mund te pergjigjesh dhe ne do te hyjme ne bisede.Ose dikush tjeter qe nuk ishte qellim i percaktuar por mundesi alternative.

Shpresoj te kesh kuptuar ku desha te dilja se kaq lemshas une se kuptoj dot. Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Future_Quotes1
Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

37


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Empty Re: Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen

Mesazh  Albaniaa 13.05.16 19:03

Ne fakt kjo n lidhje me dashurin me habiti
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen Empty Re: Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi