EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E dobësojnë ligjin

Shko poshtë

E dobësojnë ligjin Empty E dobësojnë ligjin

Mesazh  Admin 19.02.09 12:20

'E dobësojnë ligjin'

Një hetim trevjeçar për pasojat e masave anti-terroriste të marra në mbarë botën, ka arritur në përfundimin se ato kanë dëmtuar në mënyrë serioze ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Raporti, i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Juristëve, thotë se shumë shtete kanë përdorur frikën nga terrorizmi për të prezantuar masa si tortura, burgosje pa gjyq apo zhdukjen e paligjshme (të të dyshuarve).

Një nga autorët e raportit, ish-komisarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Mary Robinson, tha se ligjet abuzive duhet të shfuqizoheshin për të shmangur dëmtimin e përhershëm të ligjit humanitar ndërkombëtar.

Korrespondenti i BBC-së për çështje të sigurisë, Frank Gardner, thotë se raporti do t'i vërë në pozitë të papëlqyeshme sidomos qeveritë në të dy anët e Atlantikut: administratën amerikane dhe qeverinë britanike.

Efekt i kundërt

Studimi i imtësishëm, i kryer për tri vjet në disa vende, u bë nga një panel juristësh dhe gjykatësish me emër. Ata arritën në përfundimin se korniza e së drejtës ndërkombëtare që ekzistonte para sulmeve të 11 shtatorit, ka qenë e fuqishme dhe efektive në mënyrë të mjaftueshme (për të luftuar terrorizmin).

Por, tani, thuhet në raportin e përpiluar prej tyre, kjo kornizë ligjore po pengohet në mënyrë aktive nga shumë shtete dhe se demokracitë liberale, SHBA dhe Britania, janë vënë në krye.

Shumë nga masat që përdoreshin për të luftuar terrorizmin, thuhet në raport, janë të jashtëligjshme dhe kanë dhënë efektin e kundërt.

Dëmtim 'i jashtëzakonshëm'

Paneli ka shprehur shqetësim për mungesën e masave të përshtatshme mbrojtëse në përdorimin e urdhëresave për kontroll, dobësimit të garancive diplomatike në lidhje me deportimin dhe për atë që raporti e cilëson si mbajtje të tepruar në paraburgim të të dyshuarve pa ngritjen e aktpadive.

Britania, me 28 ditë, thuhet në të, ka periudhën më të gjatë të paraburgimit.

Në përgjithësi, arrin në përfundim raporti, ajo që u arrit në shekullin e kaluar : një konsensus i përbashkët për të drejtat e njeriut, është dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë shtatë vjetëve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi