EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Objekti misterioz mbi qiellin amerikan

Shko poshtë

Objekti misterioz mbi qiellin amerikan Empty Objekti misterioz mbi qiellin amerikan

Mesazh  Siroco 30.06.15 18:41

Objekti misterioz mbi qiellin amerikan Objektinasa_thumb_medium400_0

Lëvizja e një objekti të çuditshëm mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe i pikasur nga kamerat e NASA-s, ka lënë me gojë hapur edhe mbështetësit e teorive konspiracioniste.
Objekti në pamje të parë duket si një meteor, që nis e shpërbëhet sapo hyn në atmosferën e planetit tonë.


Por për shumë vëzhgues amatorë dhe profesionistë të qiellit, nuk bëhet fjalë për një meteor. Madje edhe vetë NASA është e pasigurtë për këtë. Agjencia amerikane e hapësirës postoi në rrjetet sociale një video të objektit me një shënim që ngre shumë pikëpyetje.

“Nga të dhënat tona, mendojmë që objekti në fjalë nuk është as meteor as kometë”, shkruan NASA.
Nga përllogaritjet e NASA-s, objekti po lëvizte me një shpejtësi rreth 20 mijë kilometra për orë, shpejtësi e vlerësuar si shumë e ngadaltë për një meteor apo kometë.


Por nëse nuk është as meteor, as kometë, çfarë është? Përgjigjja për këtë pyetje është e vështirë, duke bërë që menjëherë të nisin të qarkullojnë nëpër forume të ndryshme teori për “vizitë aliene në Tokë”.

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi