EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendet që ruajnë enigmat e botës

Shko poshtë

Vendet që ruajnë enigmat e botës Empty Vendet që ruajnë enigmat e botës

Mesazh  Luli 18.06.15 10:31

Vendet që ruajnë enigmat e botës EasterIsland


Ishulli i Pashkëve

Ishulli i Pashkëve është konsideruar gjithnjë si një prej vendeve më të mistershme të këtij planetit. i vendosur në Paqësorin Jugor, rreth 2000 milje nga Kili dhe Tahiti (që janë qendrat më të afërta të banuara), në ishull nuk mund të shkohet gjithaq lehtë. Europiani i parë që e zbuloi ishullin ishte një admiral holandez, Jakob Rogeveni, ditën e Pashkës së vitit 1722 – prej këndej edhe emri i ishullit.

Arkeologët thonë se ka të dhëna që dëshmojnë se polinezianët e zbuluan ishullin rreth vitit 400. Shumica e shkencëtarëve pajtohen në këtë pikë, por disa syresh mëtojnë se ishulli banohej në fillim prej njerëzish të ardhur nga Amerika e Jugut. Eksploruesi Thor Hojerdal, autor i librit Kon-Tiki, mëtonte se banorët e parë erdhën nga Peruja, duke e mbështetur këtë mëtim në faktin se shtatoret e ishullit, të ashtuquajturat moai, kanë ngjashmëri me punimet peruviane në gur.

Moait e ishullit, për nga përmasat variojnë nga disa tonë dhe 4 këmbë të lartë, deri në thuajse 72 këmbë në gjatësi dhe përafërsisht 150-165 tonë. Deri më sot shkencëtarët kanë numëruar në ishull 887 nga këto shtatore, me një lartësi mesatare prej 13 këmbësh dhe një peshë mesatare prej 13 tonësh. Nga 887, vetëm 288 syresh gjenden në vendin e tyre përfundimtar, kurse të tjerat, ose janë ende në gurore, ose të hapërdara nëpër ishull, në mes të rrugës drejt vendit të përcaktuar.

Nga banorët e sotëm të ishullit, toka, populli dhe gjuha e Ishullit të Pashkëve njihet si Rapa Nui. Ishullorët kishin gjuhë të shkruar, që njihej si Rongorongo, e cila nuk është deshifruar plotësisht as sot e kësaj dite. Në këtë gjuhë sot ekzistojnë vetëm 26 tabela druri, kuptimi i të cilave mbetet për t’u përcaktuar. Veç kësaj, në ishull gjenden shumë petroglife (gdhendje në gur), të cilët paraqesin shpendë dhe jetën e përditshme të banorëve të hershëm të ishullit. Ata ishin si një lloj ditari, që do t’u dëftente brezave të ardhshëm si jetonin dhe me çfarë merreshin ata gjatë jetës së tyre të përditshme. (Filmi Rapa Nui, i regjisorit Kevin Rejnolds, është mbështetur në disa prej këtyre petroglifeve.)

Arsyeja se përse njerëzit rreshtën krej papritur ndërtimin e maoive, është një nga misteret e mëdha të Ishullit të Pashkëve. Shkencëtarët hamendësojnë se popullsia e ishullit u rrit aq shumë, sa dëmtoi ekosistemin deri në atë pikë, sa mjetet e jetesës nuk mjaftonin më për të gjithë popullsisë. Disa hamendësojnë se pyjet e ishullit u prenë deri në atë pikë, aq sa rrezikonin të zhdukeshin fare, sepse trungjet e tyre iu duheshin për të lëvizur maoit gjgantë, kurse toka u shfrytëzua për bujqësi. Për më tepër, ata mëntojnë se, meqë pyjet u shfarosën, ishullorët nuk mund të bartnin më monolitët e stërmëdhenj; kështu e shpjegojnë ata ndalimin e beftë të bartjes së shtatorëve.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendet që ruajnë enigmat e botës Empty Re: Vendet që ruajnë enigmat e botës

Mesazh  Luli 18.06.15 10:33

Vendet që ruajnë enigmat e botës Stonehenge-view-up-angle

Stonhenzhi

Në Rrafshinën e Salisbërit në Angli gjendet një rreth i mrekullueshëm guri, që dikur ka pasë qenë shfrytëzuar për të kremtet fetare. Ndërtimi i tij iu mvishet druidëve, kastës priftërore të keltëve. Edhe pse ata mund ta kenë shfytëzuar për qëllimet e tyre, fillimet e tij në të vërtetë lypsen kërkuar ndër popujt neolitikë të Ishujve Britanikë.

Disa historianë mëtojnë se Stonhenzhi është ndërtuar rreth vitit 3000 përpara K., por sipas mendimit tim, ai është ndërtuar në vitet 5000 përpara K. Edhe pse rrethi është rindërtuar disa herë, në një farë mënyre ai ka ruajtur të njëtën trajtë.

Në Ishujt Britanikë ekzistojnë më shumë se një mijë rrathë guri, por asnjëri syresh nuk mund të matet me Stonhenzhin. Ai ishte i vetmi që përbëhej prej 30 gurësh vertikalë (17 prej tyre qëndrojnë ende në këmbë), të latuar, lëmuar dhe të bartur aty nga zona përreth. Ai është i vetmi me gurë qemeri, që qenë latuar dhe vendosur mbi gurët vertikalë, duke mbrujtur kësisoj një qerthull hyrjesh.

Është me interes të theksohet se aksi i Stonhenzhit, që ndan rrethin përballë hyrjes së tij, është i kthyer drejt pozicionit të lindjes së diellit gjatë solsticit të mesit të verës; kurse në Irlandën fqinje, monumenti Njugreinxh, që është ndërtuar thuajse në të njëtën kohë, është i kthyer nga solstici i mesit të dimrit. Pra, mund të hamendësojmë se ky qe një lloj kalendari – dhe unë jam e bindur se ky ishte vetëm një pjesë e vogël e tij, sepse njerëzit kanë qenë gjithnjë kureshtarë për qiellin – por siç do ta shohim, vendosja e gurëve kishte një kuptim më të thellë spiritual. Duket sikur ata bartnin në vete një lloj energjie mbrojtëse, që sprapste negativitetin dhe që i bënte njerëzit që ndodheshin brenda tij të ndiheshin të sigurt dhe të hirshëm.

Stonhenzhi ka filluar të studiohet prej arkeoastronomëve, të cilët merren me hulumtimin e praktikave astronomike të kulturave të lashta. Edhe në kohët primitive apo antike, popuj, sikundër egjiptianët (me të cilët do të merremi më vonë), kureshteshin së tepërmi për fazat e diellit dhe të hënës, si dhe për trajtën e yjeve. Jam e sigurt se ata parashikonin reshjet, ndryshimet e temperaturës, apo përmbytjet, falë vrojtimit të veçantë të fazave të hënës. (Edhe në kohën e sotme, mjafton të pyesni dikë në dhomat e urgjencës apo në rajonet e policisë për të kuptuar se ç’gjëra të çuditshme bëjnë vaki në periudhat e hënës së plotë. Mjekët kanë studiuar menstruacionet femërore gjatë cikleve të hënës për vite e vite të tëra – fundja, përderisa trazohen oqeanet, përse nuk u dashka trazuar mirëqenja jonë fizike? Almanaku i Bujkut të Vjetër, jo vetëm që mbështetet tek stinët, po gjithashtu edhe tek fazat e hënës. Dhe, përnjëmend, në gjithë këtë s’ka asgjë të pavërtetë.)

Meqë nuk ka as edhe një mëdyshje që Stonhenzhi kishte një funksion të caktuar astrofizik, më duket se shumicës së kërkuesve iu ka bishtnuar brendia spirituale e ekzistencës së tij.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendet që ruajnë enigmat e botës Empty Re: Vendet që ruajnë enigmat e botës

Mesazh  Luli 18.06.15 10:38

Vendet që ruajnë enigmat e botës Shangr10

Shangri – La

Që kur u bë e famshme për së pari nëpërmjet romanit Horizont i humbur të Xhejms Hiltonit, Shangri-Laja ka cytur imagjinatën e shumë njerëzve. Ndoshta sepse njerëzit dëshirojnë me gjithë shpirt të ekzistojë në botë një vend i tillë – një vend ku mbretëron hareja dhe paqja, ku nuk mplaket askush dhe ku të gjithë rrojnë në harmoni. Kjo gjë mua më shëmbëllen me gjakimin për Anën Tjetër.

Mendohet se Shangri-Laja gjendet diku në malet Himalaje, në afërsi të Tibetit. (Fransina thotë se në zemër të Himalajeve ngrihet një qytet, që ka trajtën e lules së lotusit, ku banojnë qenie të ardhura nga hapësira. A mund të jetë ky Dropa i disqeve të gurtë dhe i kafkave të kristalta, që u gjetën në malet e Kinës?) Banorët vendorë tibetianë, këtë vend misterioz e quajnë edhe Shambhala. Sipas një artikulli në The People’s Almanac, nr. 3, me autor Dejvid Ualiçinskin, ai njihet si “Mbretëria e Fshehtë”, ku rrojnë njerëz të përsosur, të cilët drejtojnë evolucionin e njerëzimit. (Pa dashur të tregohem e ashpër, për mendimin tim ata s’po e bëjnë punën tamam si duhet; por ka të ngjarë që, po të mos ishin ata, punët tona të venin edhe më keq.)

Mendohet se Shangri-Laja mbrohet nga bota e jashtme prej një sërë pengesash psikike, por edhe nga ata që tibetianët i quajnë “rojet e dëborës”. Në fillim të viteve 1900, një major britanik që po fushonte në Himalaje, pikasi një burrë gjatosh, të veshur lehtë, me flokë të gjatë e të verdhë, i cili, kur e vuri re se e kishin pikasur, u lëshua sakaq përposh një rremoreje dhe u bë fir. Kur e zuri në gojë këtë gjë, tibetianët që e shoqëronin nuk u habitën aspak, por fare qetësisht i shpjeguan se ai sapo kishte parë një prej njerëzve të dëborës, që ruanin tokën e shenjtëruar të Shambhalasë.

Një njoftim më i hollësishëm për një lloj roje debore na është dhënë nga Aleksandra Dejvid-Nili, e cila qëndroi 14 vjet në Tibet. Në një prej shumë shtegtimeve të saj në Himalaje, ajo vuri re një burrë që lëvizte me shpejtësi marramendëse, të cilin e përshkoi si më posht:

Mund të shikoja qartë fytyrën e tij përsosmërisht të paqtë dhe të pashprehje, si dhe sytë e gapërruar në një objekt të largëm e të padukshëm, që ndodhej diku në hapësirën përmbi. Burri nuk rendte. Dukej sikur ngrihej nga toka dhe lëvizte duke u hedhur. Ngjante i darovitur me elasticitetin e një topi, kështu që, sa herë që këmbët e tij ceknin tokën, hovte rishmë përpjetë. Hapat e tij kishin njëtrajtshmërinë e një lavjerrësi.


Marrë nga libri: Misteret e pazgjidhura të së shkuarës
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendet që ruajnë enigmat e botës Empty Re: Vendet që ruajnë enigmat e botës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi