EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zen

3 posters

Shko poshtë

Zen Empty Zen

Mesazh  Admin 16.01.09 23:42

ZEN

Zen Zenhl

ZEN eshte nje forme e budizmit mahayana qe insiston ne meditim (Dhyana), apo «ndriçimi i brendshem».

Ne kendveshtrime te ndryshme ZEN eshte nje religjion, spiritualitet dhe filozofi.

Fjala ZEN eshte nje ndryshim i gjuhes Japoneze te fjales se Indise se lashte DHYANA, qe do te thote meditim ose mendim i vazhdueshem mbi nje ide.

Kur hyri ne Kine kjo menyre e vecante (sepse nuk jep rendesi studjimit te teksteve te shenjta) e shkolles Budiste, ku dhe emri ishte Tzan.

Sipas traditave, themeluesi i kesaj shkolle ishte Patriarku Indian i Budizmit, Bodidarma , qe shpernguli katedren e patriarkise ne Kinen e shekullit te 6 para eres sone.

Ne ate kohe ai themeloi nje manastir, qe sipas disa studjuesve, ishte ai Shao Lin, dhe u mesoi murgjve metoda sekrete mbi afrimin e te vertetes budiste, ndermjet te cilave eshte edhe ajo Zen.

Keto metoda, qe u kombinuan dhe me ushtrime psikologjiko-trupore dhe gjimnastike, do te perbenin berthamen kryesore te arteve marciale ose Kunf Fu-se se Kines .

Sipas traditave vete Bodidarma thonte se kjo mesimdhenie sekrete eTzan ose Zen ishte transmetuar nga vete Buda ne nxenesin e tij Kasiapa dhe nga patriarket e mevonshem te Budizmit e deri tek ai vete.

Keshtu patriarku i pare i Budizmit Zen quhet Initacionuesi i madh Bodidarma, pavaresisht se te dhenat absolute historike te filozofise Zen fillojne nga Houi Neg (638 – 713) dhe nga Sen Siou (609 – 706), qe vepruan paralelisht ne Kinene Veriore dhe ate Jugore.

Megjithate idete e filozofise Zen ekzistonin me pare ne Kine , ne formen e tyre esenciale, gati dy shekuj me pare, qe nga arritja e Bodidarmes, ne filozofine e Seng Chao dhe te Tao Seng, qe jetuan midis shekullit te 4 dhe te 5 para eres sone .

I pari mbeshteste idene se njesimi (bashkimi) yne me boshllekun ose Mos-Qenien per te qene e vertete duhej te jete e plote.

I dyti thonte se Ndicimi Budist arrihet ne nje moment. Te dy keto menyra konceptimi, perbejne idete qendrore qe do te karakterizojne Budizmin Zen te mevonshem, si ne Kine ashtu dhe me vone ne Japoni.

Ne Japoni budizmi Zen filloj te zhvillohej nga shekuli i 12, pasi budizmi i njohur kishte ne kete shtet nje tradite qe arrinte deri ne 6 shekuj tani me, pasi u themelua pak me vone nga vajtja e Bodidarmes ne Kine ne shekullin e 6 para eres sone.

Ne te vertete fjala Zen eshte japoneze, ashtu sikur pame dhe me lart, dhe eshte nje shkurtim i fjales Zenno qe do te thote meditim.

Budizmi mbizoteroi ne pergjithsi lehte ne Japoni, pavaresisht jo kaq ne nivelin filozofik se sa ne ate fetar. U perzie shpejt me elementet e fese tradicionale vendase, te Sindoizmit, dhe keshtu u krijua nje forme krejt e ndryshme e Budizmit, ajo e Budizmit Japonez.

Zhvillimi i elementeve filozofike te kesaj feje u be me vone, me hyrjen e koncepteve Zen ose te Budizmit Kinez. Ne te vertete filozofia Japoneze , me zhvillimin e Budizmit Zen, merr permasa te mrekullueshme.

Transmetimi i mesimdhenies ne filozofine Zen kryhet nepermes te quajturave Koan. Nuk kemi te bejme me nje filozofi teorike, por me nje forme komunikimi simbolik midis Mesuesit dhe nxenesit, qe synon ne perjetesimin e arritjes se ndricimit te vetedishem nga nxenesi.

Per tu arritur ky ndricim, Koan perdor menyra te ndryshme, si per shembull dialogun, parabolen, heshtjen, madje dhe goditjen e nxenesit. Keto menyra nuk jane te kunderta ndermjet tyre , pasi cdo menyre mund te behet Koan.

Sidoqofte ne filozofine Zen nuk ekziston mundesia e kontradites, sepse Zen funksionon pertej menyres dualiste te mendimit, e cila eshte dhe shkaku i krijimit te kontradiktave midis gjerave ose situatave.

Mesimdhenia Zen perpiqet te ndihmoje nxenesin te tejkaloje mendjen logjike dhe te arrije te kuptoje realitetin me nje organ te ri konceptimi, parandjenjen (Intuiten), elementin Budi, qe tejkalon botekuptimin dualist te botes perreth.

Kultivimi i elementit ‘’Budi’’ brenda nxenesit , eshte ajo qe do ti lejoje ndricimin dhe thyerjen e kufijve te mendjes inferiore ose Kama Manas, te logjikes formale njerezore.

Keshtu filozofia Zen funksionon me subkoshiencen dhe perpiqet te zgjeroje pjesen tone koshiente pertej kufijve te zakonshem. Per kete arsye disa Mesues Zen thone se nxenesi nuk duhet te mendohet me trurin e tij nese do te kuptoje filozofine Zen.

Por perkundrazi duhet te ‘’mendohet’’ me barkun e tij, me ipogastrion e tij, domethene duhet te ndjeje te verteten dhe jo te mundohet ta kuptoje .

Duhet te jete spontan, ne menyre qe te arrije te hyje ne ‘’rrjedhen natyrale’’ e Realitetit, te Njesise – Gjithesise. Kjo eshte nje nga arsyet qe bejne Budizmin Zen kaq te veshtire per tu kuptuar dhe te larget nga studjuesi perendimor, i cili eshte mesuar ne nje menyre te menduari horizontale dhe te thjeshte racionaliste. Metoda Zen , nderlikohet nepermes thjeshtesise se saj fenomenale, lejon perjetimin e te Vertetes dhe te etes, dhe jo vetem kuptimin e tyre.

Le te paraqesim me mire dy shembuj te Koan te Filozofise Zen Japoneze:

Josu pyeti Mesuesin Nansen:
- Cila eshte Udha?

Nansen tha:
- Jeta e perditshme eshte Udha.

Josu pyeti perseri:
-Mund te studjohet?

Nansen tha:
- Nese do te perpiqesh ta studjosh, do te gjendesh shume larg saj.

Josu pyeti perseri:
-Nese nuk e studjoj, si do ta kuptoj se cila eshte Udha?

Nansen tha:
- Udha nuk i perket botes se koncepteve dhe as i perket botes se mos konceptit. Te Menduarit eshte nje halunacion, dhe mosmendimi eshte i pakuptimte. Nese do te arrish Udhen e vertete, qe ndodhet pertej cdo lloj dyshimi, veje veten tende ne te njejten liri me Qiellin. Mos e quaj as te mire dhe as te lig.

Me keto fjale Josu u ndricua.

Koani i dyte na flet per nje histori te Mesuesit Zen Ingiou.



Pak para se te vdiste, Ninakaven e vizitoi Ingiou, i cili e pyeti:
- Te te udheheq me tej?

Ninakava u pergjigj:
Erdha vetem dhe do te iki qe ketu vetem. Cfare ndihme mund te me japesh ti?

Ingiou u pergjigj:
Nese kujton se me te vertete vjen dhe iken, ky eshte illuzioni yt. Le te te tregoj Udhen ku nuk ekziston vajtje dhe ardhje.

Me keto fjale Ingiou kishte zbuluar Udhen kaq paster, sa qe Ninakava buzeqeshi dhe vdiq.

Sot Budizmi Zen vazhdon te ekzistoje ne Japoni dhe madje dhjetevjecaret e fundit ka hyre dhe ne Perendim, duke influencuar thelle menyren e te menduarit bashkekohor psikanalitik, dhe duke perbere nje metode afrimi tek e Verteta, duke ofruar keshtu tek racionalizmi i thate perendimor nje jashtedalje per rimekembjen e ekuilibrit te tij shpirteroro-trupor.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zen Empty Re: Zen

Mesazh  Neo 23.08.10 13:38

Meditimi Zen

Zen Images16

Meditimi “zen” ka prejardhjen e vet në budizëm “mahajana” (degë e budizmit që thekson mëshirën me të tjerët dhe nevojën e ndriçimit të të gjithëve) dhe në taoizëm (filozofi dhe fe e lashtë kineze). Disa besojnë se u nis nga metodat e jogës.

Budizmi hyri në Kinë para shekujsh falë një murgu me emër Bodhidharma, i cili e vizitoi Kinën për të dhënë mësim për budizmin duke e shkrirë me taoizmin, dhe parimet dhe praktikat e tij u pranuan. Këto praktika përfshijnë ushqimin vegjetarian, shmangien e alkoholit, kërkimin e zbrazëtisë etj.

Gradualisht, budizmi “çan” (versioni kinez i budizmit) ose zen u bë një pjesë kryesore e budizmit kinez dhe u krijua edhe një sasi e madhe shkrimesh, me gjithë faktin se transmetimi i këtyre parimeve nuk përfshin fjalë. Meditimi zen u përhap edhe në Europë dhe në Amerikë dhe praktikohet gjerësisht.

Shumëkush ka dëgjuar sot për meditimin zen, meqë koncepti i popullarizuar zen diskutohet kudo që flitet për meditim. Zen ose meditimi i ulur, siç i thonë, përfshin uljen në një seri pozitash dhe shtendosjen e trupit dhe mendjes, për t’u thjeshtuar derisa të jesh njësh me natyrën.

Kështu mendimet shushatëse ikin, ndërsa rrahja e zemrës ngadalësohet, pason një frymëmarrje e butë, dhe individi kalon në gjendjen meditative të reflektimit. Energjia që rrjedh nga kjo çon deri te lidhja midis shpirtit, mendjes dhe trupit.

Nëpër historinë e meditimit zen, praktika ka qenë që mendjen ta kesh në çastin e tanishëm – nuk ka soditje për të kaluarën ose të ardhmen.

Meditimi zen e përqendron mendjen në mendimin e çastit, gjë që do të thotë në themel që mendërisht udhëton në asgjësi. Synon një mendje boshe, që është e kthjellët, e pastër dhe e qetë.

Rendi i hapave në një praktikë tipike të meditimit zen:
• Bëhu i vetëdijshëm për frymën e marrë dhe frymën e nxjerrë.

• Kur frymëmarrja bëhet gjithnjë e më thellë, përqëndrohu në të dhe ndieje paqen.

• Kur merr frymë, përqëndrohu në trupin fizik. Kur nxjerr frymë, shtendos çdo pjesë të trupit tënd duke filluar me supet dhe duke vazhduar gradualisht me pjesët e tjera të trupit.

• Fryma e marrë të ndihmon të relaksosh pjesët e ndryshme të trupit, ndërsa fryma e nxjerrë të ndihmon të vlerësosh dhe të ndiesh nevojat e tij.

• Pas kësaj relakso muskujt e fytyrës një pas një, dhe gjatë këtij procesi dërgoju pjesëve të ndryshme të trupit një buzëqeshje të lehtë.

• Me të përjetuar njësi me trupin tënd, siguro që të gjithë muskujt të jenë të relaksuar.

• Fryma e marrë do të të bëjë të vetëdijshëm për gëzimin e jetës, mrekullitë e frymëmarrjes, shikimit dhe dëgjimit.

• Kthehu deri te përqëndrimi në frymën e marrë dhe atë të nxjerrë – në çastin e tanishëm.

• Pozita jote e uljes në këtë fazë do të bëj që të ndiesh kontroll mbi vetveten, trupin dhe shpirtin tënd dhe mendjen tënde.

Hapat e lartpërmendur rrjedhin njëri në tjetrin me praktikën e rregullt të meditimit zen.

Zazen (meditim i ulur) thuhet që është bërthama e procesit të meditimit zen dhe synon të bëjë një ndryshim madhor në qëndrimin tonë ndaj jetës.

Përpiqet të largojë shtypjen e pritjeve dhe të zhvillojë pranim dhe vlerësim të asaj që është, dhe jo të asaj që pritet. Kjo është baza nga e cila u zhvillua historia e zen-it.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zen Empty Re: Zen

Mesazh  Albaniaa 11.09.13 17:36

avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zen Empty Re: Zen

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi