EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë e acaron shenjën tuaj të horoskopit?

Shko poshtë

Çfarë e acaron shenjën tuaj të horoskopit? Empty Çfarë e acaron shenjën tuaj të horoskopit?

Mesazh  Luli 02.02.15 12:47

Ja çfarë situate nuk përballoni dot, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Çfarë e acaron shenjën tuaj të horoskopit? 08-dai10

Jeta është plotë me situata komplekse, të vështira për t’u përballuar. A e keni vënë re se sa ndryshe reagojnë njerëzit ndaj këtyre eksperiencave? Kjo ndodh për shkak se çdo shenjë astrologjike ka një eksperiencë jetësore, që thjesht nuk e përballon dot…

Dashi: Pritja. Çdo gjë që ka lidhje me durimin, është mankth për njerëzit e shënjës së dashit. Rradhët e gjata, pritja në telefon, pritja e rezultateve të një provimi janë situata, në të cilat ata e humbasin qetësinë.

Demi: Lëvizja. Paketimi dhe zhvendosja në një qytet tjetër është stresuese për këdo, por për demat, të cilët njihen se pëlqejnë stabilitetin, janë të tmerrshme.

Binjakët: Program i ngurtë. Binjakët njihen si njerëz me shpirt të lirë dhe urrejnë t’i raportojnë dikujt diçka, sidomos nëse ka lidhje me rutinën dhe një afat të caktuar. Përpikmëria ndërhyn në ndjenjën e tyre të pavarësisë dhe iu shkakton sulme paniku.

Gaforrja: Një ndarje. Të gjithë e kanë të vështirë të përballojnë një ndarje, por gaforret thjesht nuk munden. Për ta, humbja e një partneri romantik është njëlloj si humbja e vetvetes.

Luani: Të mos iu dalë si dëshirojnë. Luanët e janë të fortë dhe me vetëbesim përballojnë gjithçka, përveç të mos iu dalë e tyrja. Situata, me personalitetin e luanëve, ka tendenca dramatizimi.

Virgjëresha: Të jetojnë në rrëmujë. Falë njerëzve të tjerë me të cilët jetojmë, na ndodh të kemi një shtëpi apo mjedis të rrëmujshëm. Për virgjëreshat kjo është e papranueshme.

Peshorja: Konflikti. Për peshoret konfliktet janë të papërballueshme. Ata do të përpiqen shumë për t'i zgjidhur, duke sakrifikuar edhe shëndetin e tyre mendor.

Akrepi: Pabesia. Një partner që tradhëton është vështirë për t’u kaluar nga kushdo, por për akrepat besnikë dhe të fiksuar pas intimitetit, tradhëtia është e tmerrshme. Kjo mund të nisë një spirale fiksimi dhe inati, nga e cila duhen vite për të dalë.

Shigjetari: Ndjesia sikur kanë ngecur. Shigjetarët i adhurojnë aventurat, eksperiencat e reja dhe idetë e freskëta. Në momentin që ndihen sikur kanë ngecur në jetën e tyre, ata tmerrohen dhe nuk dinë si të veprojnë.

Bricjapi: Pushimi nga puna. Bricjapët vlerësojnë sigurinë financiare dhe titullin në punë, më shumë se gjithçka. Një pushim nga puna i shkund ata.

Ujori: Padrejtësia. Ujorët refuzojnë të pranojnë se jeta është e padrejtë, një mësim të cilin e marrim që në kopësht. Nëse shohin një padrejtësi ndaj tyre ose ndaj personit që duan, ata dalin jashtë kontrollit.

Peshqit: Të nxitohen për të bërë diçka. Peshqit kanë nevojë të ecin me hapin e tyre. Fatkeqësisht, shoqëria jo gjithmonë është e duruar me ta. Të detyrohen të marrin një vendim iu shkakton atyre ankth.


Burimi: The Frisky
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi