EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve

Shko poshtë

Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve Empty Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve

Mesazh  gjilanasi 19.01.15 17:31

Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve Lisi-gjakove

Ky lis supozohet të jetë rreth 1000 vjeçar dhe njihet si lisi i varrit të mirë. Ai gjendet në fshatin Hereq të Gjakovës. Përveç madhështisë që e ka në dukje, banorët lokal por edhe të rrethinës besojnë se është i shenjtë dhe u sjell fat. Zonja Shyhrete e cila kujdeset çdo ditë për të tregon se njerëzit që provojnë ta dëmtojnë lisin, ai iu kundërvihet e mund t'i lë edhe pa grua.

"Kam dëgjuar nga gjyshi se kur një njeri ka provuar ta krasit, është rrëzuar nga lisi dhe ka thyer këmbën dhe nuk është martuar kurrë".

Shyhretja thotë se përveç fuqisë që e ka lisi për ta mbrojtur vete, njerëzit që i luten atij ai u sjellë mbrojtje e shumë fat. Sipas saj nëse e keni vetëm një gjethe të lisit me vete, do të jeni të mbrojtur nga të gjitha të këqijat.

"Kush e merr një dushk dhe e futë në gjep, sikur ta marrësh një dhuratë nga Zoti, si ta kesh Zotin pas vetes".

Ky trup i madh sipas zonjës Shyhrete nuk e pëlqen teknologjinë. Edhe pse djali i saj kishte bërë mundin dhe në këtë lis të madh kishte vendosur një poq elektrik për ta ndriçuar vendin, poqi nuk po funksionon ajo thotë se lisi nuk e ka pranuar këtë mënyrë të ndriçimit dhe se ai dëshiron që vendi rreth tij të ndriçohet vetëm nga qirinjtë

"Djali e ka vendosur një poq elektrik që të bëjë dritë natën, por lisi nuk e ka pranuar dhe poqi nuk ndizet. Lisi dëshiron që vendi të ndriçohet vetëm nga qirinjtë".

Poshtë këtij lisi janë varrezat e familjes Aliaj, disa nga këto varre janë qindra vjeçare. Shyhretja i viziton ato çdo ditë, duke u kujdesur për pastërtinë e tyre dhe duke i ujitur me ujë që familjarët e saj të varrosur të mos ndiejnë etje.

"Çdo varr është mirë të ujitet, sepse ndjejnë etje".

Udhëtarët që kalojnë këtij, shpesh ndalen për ta vizituar këto vend që sipas tyre është i shenjtë, por ka edhe nga ata që vinë nga larg enkas për të shprehur dëshirat dhe parashtruar kërkesat të cilat presin të u a plotësojnë banorët e këtyre varrezave dhe ky lis i vjetër.



/Express/
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve Empty Re: Lisi i Gjakovës që plotëson dëshirat dhe u sjell fat njerëzve

Mesazh  gjilanasi 21.09.15 21:48

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi