EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esenët

Shko poshtë

Esenët Empty Esenët

Mesazh  Zattoo 05.09.14 14:12

Vëllazëria e esenëve e ka zanafillën në kohën e Melkicedekut, mjeshtrit të madh fetar që jetoi rreth vitit 1973 përpara K. dhe që ishte mishërim i Jezuit. Kështu, në të vërtetë, lëvizjen e esenëve e zuri fill Jezui, sikundër se dhe Judaizmin përmes Abrahamit, dhe vetë Krishterimin.

Esenët SE002_scribes-esseniens

Zhvillimi i vëllazërisë së esenëve përgjatë dy mijë viteve të ardhshme mishërohet në zhvillimin e Judaizmit. Esenët ishin një sekt hebre që përfaqësonin një aspekt ezoterik të Judaizmit, apo misticizmin hebre.

Historia e vëllazërisë së esenëve mund të gjurmohet duke ndjekur zhvillimin e Judaizmit. Ajo fillon në kohën e Melkicedekut dhe themelimin e Urdhërit të Melkicedekut. Ndërthuret me Abrahamin (El Morya). Vazhdon me Jakobin (historinë e shkallës së Jakobit dhe ndeshjes së tij me engjëllin). Vazhdon pastaj me Jozefin, që është një mishërim i Jezuit, dhe gëzofin e tij shumëngjyrësh, vëllezërit e tij ziliqarë dhe me shpjegimin që u bën ai ëndërrave të faraonit.

Ajo vazhdon me Moisiun, i cili i nxorri hebrenjtë nga skllavëria e Egjiptit dhe foli me Hyun në malin Sinai. Moisiut iu dhanë Dhjetë Urdhëresat, të cilat janë shumë të ngjashme me mësimet që Melkicedeku (Jezui) i dha Abrahamit. Pas vdekjes së Moisiut, Joshuai, një mishërim i Jezuit, udhëhoqi hebrenjtë drejt Tokës së Premtuar.

Eseni, hebreu, Melkicedeku dhe pasardhësit e krishterë kanë, në të vërtetë, një prejardhje.

Jezui ishte një rabin hebre, që qëllimisht u mishërua në një familje hebreje, që u përkiste esenëve. Jezui ishte Mesia, të cilin e prisnin hebrenjtë, por vetëm esenët e njohën për të tillë.

Esenët nuk bënin be. Gjatë kuvendimeve, ata thjeshtë përgjigjeshin me “po” ose “jo”. Kishin njohuri të spikatura mbi astrologjinë. Herë-herë atyre iu referoheshin si “të heshturit”, për shkak të heshtjes së tyre gjatë ritualeve të mëngjesit. Ushtronin pagëzimin. Mësuesi kryesor i esenëve ishte rabban-i, apo rabboni, që do të thotë mjeshtër. Ndihmësi i rabban-it ishte rabini, apo mësuesi. Rabini ndihmohej nga një rab, apo ndihmësmësues.

Dorëshkrimet e Detit të Vdekur pohojnë se ata nderonin Librin e Enokut. Për të ruajtur shkrimet e tyre të shenjta nga romakët dhe grupet e tjera profane, esenët i fshihnin nëpër guva e kripta dhe nëpër poçe, të bëra enkas për këtë qëllim. Dorëshkrime të tilla u gjetën në vitin 1947 në afërsi të Detit të Vdekur.

Esenët mësonin se trupi fizik ishte tempulli i shpirtit.

Zhvilluan fushën e agjelologjisë. Përpunuan një lloj pemë të jetës, që paraqiste katërmbëdhjetë forca engjëllore. Ishin kabalistë të mbaruar.

Shtatë engjëj ishin me natyrë hyjnore:

Ati Qiellor

Engjëlli i Jetës së Amshuar

Engjëlli i Paqes

Engjëlli i Dashurisë

Engjëlli i Urtisë

Engjëlli i Fuqisë

Engjëlli i Punës Krijuese

Shtatë të tjerët kishin një natyrë më tepër tokësore:

Nëna Tokësore

Engjëlli i Tokës

Engjëlli i Jetës

Engjëlli i Haresë

Engjëlli i Diellit

Engjëlli i Jetës

Engjëlli i Ajrit.

Pema e jetës kishte shtatë degë që ndeheshin drejt qiellit dhe shtatë rrënjë që mbërrinin në tokë. Njeriu paraqitej i ulur në një lloj qëndrimi zambaku uji midis Qiellit dhe Tokës. Domethënia ezoterike e numrit shtatë njihej mirë.

Në kohën e Jezuit duhet të kenë qenë shumë të rëndësishëm, sepse të dhënat për ta në literaturën antike janë më të bollshme sesa ato për dy sektet më të mëdha hebreje të asaj kohe, Farisenjtë dhe Seducenjtë.

Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi