EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti kinez që vret “demonë”

Shko poshtë

Kulti kinez që vret “demonë” Empty Kulti kinez që vret “demonë”

Mesazh  Equinox 18.08.14 0:31

Kulti kinez që vret “demonë” Kulti-kinez

Kina pritet që të gjykojë vrasësit që kryen një nga vrasjet më të tmerrshme të historisë më të re. Në fund të majit, një grup që i takonte një kulti të ndaluar, rrahu një grua për vdekje në një “fast food”. Gabimi i saj i vetëm ishte se ajo refuzoi që t’ua jepte numrin telefonik. Kulti për të cilin bëhet fjalë quhet ”Kisha e Zotit të Plotfuqishëm” dhe pohon se ka miliona anëtarë.

Ishte një mbrëmje e zakonshme në “McDonald”, në një qytezë të vogël në lindje të Kinës, deri në çastin kur një familje gjashtanëtarëshe arriti atje, ndërsa besimtarët fanatikë po mundoheshin që të rekrutonin anëtarë të rinj për kultin e tyre të krishterë.

Ata po kalonin nga tavolina në tavolinë, duke kërkuar numra telefonikë dhe kur njëra nga darkueset refuzoi që t’ua jepte numrin, ata e rrahën për vdekje, duke u bërtitur darkuesve tjerë që të mos përzihen, sepse do ta kishin të njëjtin fat. Vrasja brutale është xhiruar nga kamerat dhe celularët.

Ajo e ka shokuar Kinën. Kush ishin këta njerëz, të gatshëm të vrasin për shkak të një numri telefonik?

I intervistuar në burg më vonë, njëri nga vrasësit, Zhang Lidong, nuk u shfaq i penduar dhe as i frikësuar. “E rraha me tërë fuqinë time dhe shkela mbi të. Ajo ishte demon. Duhej ta shkatërronim”, thotë ai.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi