EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Operacioni sekret me UFO-t

Shko poshtë

 Operacioni sekret me UFO-t Empty Operacioni sekret me UFO-t

Mesazh  Berti69 29.07.14 22:56

Jo më shumë se rreth 85 000 ushtarë dhe personel ushtarak kanë marrë pjesë në këtë operacion, qëllimi i të cilit ishte të demonstronte forcën kundër ish Bashkimit Sovjetik që NATO është tërësisht e parapërgatitur për të rezistuar dhe të kundërsulmojë në rast të ndonjë sulmi të sovjetikëve kundër Europës perëndimore. Por, një ditë gjatë ushtrimeve, u raportuan së paku dy takime të papritura të tyre me UFO të dhënat e të cilave i ishin dërguar personalit detar në bordin e anijeve në Atlantik që gjendej në mes të Irlandës dhe Islandës.

 Operacioni sekret me UFO-t Ufoo10

Një takim i parë i këtillë paraqiste një trekëndësh “të kaltër dhe gjelbër” të cilët ishin parë duke fluturuar mbi det me një shpejtësi që mund të ishte rreth 1500 km/h.

Më vonë në të njëjtën ditë, tri objekte të paidentifikuara, kanë ecur më të njëjtën shpejtësi në një format trekëndëshi. Të tria objektet raportohet që kanë emituar “një dritë të bardh të rëndë”. Pjesë e Forcave Ajrore Britanike të përfshirë në Mainbrace ishte skuadroni 269 – i cili e ka bazën në RAF Ballykelly në Irlandë – me adresë postare RAF Topcliffe, Yorkshire, Angli. Ishte Topcliffe që më 19 shtator të vitit 1952, që kishte raportuar pamjet e UFO-ve që kanë bërë histori në mesin e anëtarëve që kanë shërbyer në RAF.

Më 20 shtator të vitit 1952 një dokument i shkruar dhe i nënshkruar nga majori i aviacionit Dolphin nga RAF Topcliffe – ishte dërguar në qendër e në të cilin shkruante: “Në përputhje më mësimet e juaja, këtu keni raportin për objektet e paidentifikuara njëri prej të cilëve është parë mbi bazën tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm”. Raporti që referohej nga Dolphin ishte një parapërgatitje nga një dëshmitar kryesor, majorit të aviacionit John Kilburn, i cili shpjegonte për të ngjarjen. “Zotëri, kam nderin që të raportojë incidentin e mëparshëm në të cilin isha dëshmitar të premten më 19 shtator të vitit 1952. Qëndroja me katër persona të personelit të aviacionit ushtarak të skuadronit numër 269 duke shikuar një meteor sulmues që gradualisht ulej më poshtë.

Meteori ishte përafërsisht 1524 km larg dhe ofrohej nga lindja. Paris, pa pritur shikoi një objekt të bardhë në qiell që ishte në një lartësitë prej 6000 kilometrave që ishte pas meteorit”, thoshte Kilburn. “Objekti kishte ngjyrë të argjend dhe një formë rrethore, dukej se udhëtonte me një shpejtësi të ulët sa një Meteor por në një rrugë të njëjtë. Arrita të shoh shpejtësinë e ngadalshme të tij para se ai ulet edhe më shumë, lëkundej në formë të lavjerrësit ashtu sikurse bën një gjethe e fikut…Pas disa sekondave objekti ndali lëvizjen e tij dhe filloi të rrotullohet rreth aksit të tij”. Kilburn thekson se diçka e çuditshme ndodhi pastaj: “Papritur rrotullimi bëhej me një shpejtësi të jashtëzakonshme ku ajo lëvizi në drejtim të perëndimit duke u zhdukur. E tërë kjo ndodhi brenda 15 apo 20 sekondave. Lëvizja e objektit nuk identifikohej me asgjë që unë kam parë në ajër kurse shkalla e rrotullimit ishte e pabesueshme”.

Derisa dokumentacioni i Kilburn u fut në dosje (deklarata e të cilit u mbështet me dëshminë e pesë kolegëve të tij), një numër i raporteve të tjerë janë të njëjtë e që janë bërë nga e njëjta stërvitje, ku të gjithat në fund ishin marrë nga kapiteni i grupit J.A.C Stratton dhe i shin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes në Londër për shqyrtim të kujdesshëm. Prezenca e madhe amerikane në Mainbrace përbënte edhe një luftanije e madhe, USS Franklin D. Roosevelt.

Më 20 shtator (vetëm një ditë pas incidentit të RAF Topcliffe),një fotoreporter amerikan me emrin Ëallace Litëin ishte në bordin e Roosevelt për të fotografuar avionët amerikan duke u ngritur në qiell nga luftanija. Duke bërë fotografi Litëin shikoi një rreth, objekt të argjendet që manovronin mbi flotën amerikane. Litëin, i cili ishte duke bërë fotografi kolor, arrin të bëj tri fotografi të UFO-ve.

Të gjitha këto foto ishin bërë mbi flotën Roosevelt – një gjë që i jepte fotove një thellësi më të madhe dhe ndihmonte për të përcaktuar madhësinë e UFO-ve, që sipas raportit të Litëin, ishte e konsiderueshme.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi