EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiritualiteti

5 posters

Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Spiritualiteti

Mesazh  Admin 02.05.08 14:04

C’DO TE THOTE „SPIRITUALITET“?

Spiritualiteti Photo10

Shume njerez thonë sot se jane “spirituale, por jo fetare/religjioze”.

Dikur “spiritual” ishte njelloj me „fetar”.

C’eshte spiritualiteti?


A është ezoterika? [ne fillim do te thoshte mesimet e fshehura te nje feje, qe mesoheshin vetem nga pak njerez te perzgjedhur; ndersa sot perdoret shpesh per rrymat e reja spirituale]

A eshte okultizmi? [ezoterika e lidhur me magji dhe rituale]

A eshte spiritualizmi? [kontakt me shpirtrat e te vdekurve]

A eshte kanalizimi? [transmetimi i mesazheve nga qenie “te andejme”]

A është magjia, neopaganizmi, a janë religjionet natyrore, shamanet, shtrigat?

A janë qarqet psikologjike: terapia me orientim te teresishem [qe e konsideron njeriun si teresi pa konsideruar trupin dhe shpirtin ndarazi]

Ndihme jete? Veterealizimi, identiteti, transformimi?

A eshte zgjerimi i vetedijes? A janë përjetimet spirituale/mistike?

A është perjetimi i se Shenjtes si imanente [ne kete bote; e kundërta eshte transcendent = jashte botes sone]?

A jane praktika sherimi: nepermjet kristaleve, bimeve, “Rolfing”, Reiki [metode japonezë e shërimit energjetike] etj.?

A jane praktika lindore qe synojne ta zgjerojne vetedijen: Joga, Tai Chi, Chi Gong [arte te harmonizimit te energjive me ane te levizjeve, nga Kina; Chi Gong eshte me i qete dhe Tai Chi ka levizje me komplekse], artet e luftimit etj.?

Karakteristikat e perbashketa:

„Self-spirituality“ (spiritualiteti i Vetes) do te thotë se vetja jonë e vërtetë, e pasocializuar [socializim = mësimi i normave te shoqërisë] është e shenjtë.

Njeriu ka dy natyra. Ai ekziston midis botes se brendshme spirituale, e cila pasqyron Universin e shenjte, dhe botes se jashtme materiale (sipas Paul Heelas-it dhe Needleman-it).

Veti te tjera te spiritualitetit jane:

- Individualizmi

- Kerkimi i perjetimit dhe pervojes spirituale

- Transformimi

- Vizion teresor (= holistik)

(sipas Clark Wade-s, këto vlera janë tipike per brezin amerikan te “baby boomer”-ve = brezi pas Luftes se Dyte Boterore ne te cilin linden shume femije)

Spiritualiteti është nje dukuri postmoderne.

Pranohet irracionaliteti [nuk ka nevoje per t’u kufizuar nga logjika racionale], vleresohen liria dhe individualiteti.

Nuk ka nevoje me per t’iu bashkuar seriozisht ndonjë feje (sipas Robert Ellwood-it).

Ky është nje religjiozitet vagabond, eklektik [ njeriu zgjedh vete nga religjionet e ndryshme elementet qe i pershtaten me shume], ku cdo njeri vete pikturon Zotin.

Nga ana tjetër ekziston edhe tendenca per t’iu nënshtruar ne mënyrë radikale nje udheheqesi religjioz (sipas Hempelmann-it).

Sipas J. Gordon Melton-it, levizjet e reja religjioze janë zakonisht te qëndrueshme.

Rritja e tyre i ngjan rritjes se përgjithshme te religjioneve.

“New Age” është “kunderkultura” e viteve 60 dhe 70 [besohet se jemi nje prag te nje periudhe me te mire, ku njerezit jane me paqesore dhe me spirituale].

Sot, “spiritualiteti i ri” i ngjan shpesh nje “supermarketi spiritual”, sepse njeriu mund te zgjedh lirisht ate qe beson dhe sepse ekziston nje treg per libra, gjera, kurse spirituale.

Prof. Erika Wilson


Edituar për herë të fundit nga ExplorerX në 19.05.08 19:32, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  Admin 02.05.08 14:16

SPIRITUALITETI

Spiritualiteti Mindpo10

Spiritualiteti, ky koncept qe eshte gjithmone e me i rendesishem ne shoqerine e sotshme, ka disa veti qe e dallojne nga feja/religjioni:

- nuk eshte i institucionalizuar,
- eshte dicka individuale,
- theksohet rendesia e pervojes konkrete.

Paul Heelas perdor shprehjen "SELF-SPIRITUALITY". Ky koncept do te thote se te gjithe njerezit kane spiritualitet brenda vetes. Linden me te, por gjate socializimit deformohet ose zhduket. Mirepo, mund te rizbulohet dhe rifitohet me ane te disa teknikave. Ky "vetespiritualitet" eshte i lidhur me teresine e madhe, me nje transcendence qe i lidh te gjitha gjallesat.

Spiritualiteti, ezoterika, era e re (New Age) konsiderohen nganjehere si dicka tipikisht perendimore. Thuhet qe eshte pasoja e protestantizimit, sepse Reforma protestante ishte nje levizje drejt individualizimit: rruga e drejtperdrejte individuale e njeriut drejt Zotit pa pasur nevoje per ndonje ndermjetes. Mirepo, levizje te ngjashme ekzistojne ne te gjitha kontinentet, per shembull ne Japoni.

Spiritualiteti eshte i lidhur ngushte me "VETEREALIZIM" dhe konsiderohet si pjese e tij. Mirepo, eshte e veshtire ta definosh "veten" si instance te vazhdueshme dhe te pandryshueshme. Vetja eshte nje koncept relativisht i ri perendimor.

Ne shoqerine neoliberale - neoliberalizmi kuptohet si ideologji sipas te ciles rritja ekonomike dhe tregu mund te zgjidhin te gjitha problemet shoqerore, edhe pse duhet pranuar ne fillim reduktime ne fushen sociale -, ekzistojne shume mundesi zgjedhjeje per ta jetuar jeten dhe per ta definuar veten. Njeriu fuqizohet per role te vecanta dhe i kultivon; ndersa spiritualiteti eshte nje FUQIZIM RELIGJIOZ I VETES.

Duke studiuar spiritualitetin, duhet studiuar edhe DISKURSIN E SPIRITUALITETIT. Ne kuptim te gjere, ky perfshin edhe menyrat e te folurit per spiritualitet, edhe praktikat e vepruesve. Sipas Foucault-it, diskursi perfshin mendimet, praktikat, objektet, arkitekturen, menyren e te folurit, ilustrimet vizuale etj. e dickaje.

Diskursi vete krijon ose konstituon realitet:
1. Emertimet dhe gjuha kontribuojne ne menyre te konsiderueshme ne perceptimin tone te mjedisit dhe te bashkejeteses ne shoqeri.
2. Menyra e emertimit, e kuptimit te fjaleve shpreh marredhenie fuqie dhe pushteti.

Per spiritualiteti, kjo do te thote qe retorika dhe strategjite e justifikimit luajne nje rol te madh. Jane strategjite e NATYRALIZIMIT, te cilat bejne qe gjithcka paraqitet dhe pastaj perceptohet si krejt e natyrshme dhe logjike.
Pra pyetja qe duhet shtruar eshte: Si natyralizohen supozimet?

Ka nje nderveprim dinamik midis rrethanave te pergjithshme shoqerore, sidomos te transformimeve, dhe te diskursit spiritual natyralizues.
Por edhe fete e vecanta e ndikojne njera-tjetren dhe jane te gershetuara.

SHKENCA E RELIGJIONEVE eshte marrja me veprimet religjioze, qe jane veprime qe i drejtohen dickaje qe e tejkalon sferen njerezore. Ketu jane te rendesishem vepruesit.
(Komenti im: religjioni nuk mund te reduktohet ne veprimet; teorite dhe idete si dhe ndjenjat luajne nje rol po ashtu te rendesishem. Por ndoshta veprimet mund te analizohen me lehte.)

Pra pikenisja e studimit te spiritualitetit eshte:
- EKZISTON VETESPIRITUALITETI
- KONTAKTI ME FUQITE ME TE LARTA ESHTE I MUNDSHEM

Prof. Dr. Inken Prohl
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  Neo 03.09.10 22:19

Spiritualiteti Spirit10

Ne perendim, religjioni eshte marredhenie. Definohet si marredhenia me transcendencen.

Ndersa ne lindje është udhë. Definohet si udha e transformimit.

Ne pergjithesi mund te thuhet qe religjioni u pergjigjet pyetjeve tona te fundit per kuptim.

Theo Sundermeier definon: “Religjioni eshte pergjigja qe bashkesia i jep përjetimet te transcendences, e cila gjen formë ne mite dhe ne etike.”

Ne fete paresore (te fiseve), religjioni është jeta e bashkësisë.

Manifestimet e fesë mund te ndahen ne 5 dimensione:

- Dimensioni teologjik (doktrina e besimit)

- Dimensioni historik (historia)

- Dimensioni spiritual i perjetimit personal (ndjenja)

- Dimensioni ritual (sherbesa / lutja / meditimi / ritet e kalimit / festat)

- Dimensioni sociologjik (bashkesia, marredhenia me shoqerine dhe me religjionet e tjera)


Doktrinat ose mesimet e besimit kanë te bëjnë me:

- Transcendencen (teologjia ne kuptim te ngushte)

- Imazhin e njeriut (psikologjia)

- Imazhin e kozmosit dhe natyres (kozmologjia)

- Dijen per doktrinat e besimit (besimi autoritar, perjetimi personal)

- Mendimin (epistomologjia [komentim S.B.: Me ne fund mesova se cfare do te thotë kjo fjalë qe e gjej kudo ne tekstet e studimit!]

- Etiken


Ka interpretime te ndryshme te doktrinave te besimit dhe te praktikave:


- Nga denominacione te ndryshme (p. sh. Kisha te ndryshme)

- Nga fundamentalistet, konservativet, te moderuarit, liberalet, radikalet

- Nga ateistet

- Nga „tradita e madhe“ (teologet e bazuar ne traditat intelektuale dhe ne shkrimet) dhe nga „tradita e vogel“ (religjioni popullor i bazuar ne ndjenja dhe ritual)

- Nga pikepamja etnike

- Nga pikepamja feministe

- Nga pikepamja spirituale apo mistike
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  Neo 03.09.10 22:30

LEVIZJA TE REJA SPIRITUALE


1. New Age (vitet 70 dhe 80):

- Human Potential Movement [përqëndrimi ne anët e forta dhe potencialet e njeriut, zhvillimi i tyre], duke përfshirë “est” dhe Scientology

- Psikologjia transpersonale [psikologjia qe përfshin sferen spirituale]

- Sherimi i teresishem

- Feminizmi


2. Levizje me prejardhen ne fete aziatike:

- Hinduizmi

- Budizmi

- Fete e Kines

- Fete e Japonise


3. Ezoterika perëndimore (pjesërisht lëvizje te vjetra te ringjallura) / grupe metafizike:

- Kabala [mistika hebraike]

- Sufizmi

- Teozofia [lëvizje nga fundi i shekullit XIX e themeluar nga Helena Blavatsky, ndikime te forta nga hinduizmi dhe budizmi]

- Antropozofia [e themeluar nga gjermani Rudolf Steiner si reforme te teozofise, shume aktive ne arsim dhe mjekesi]


4. Levizje te reja brenda krishterizmit:

- Levizja pentekostale [rendesia e perjetimit te Frymes se Shenjte]

- Nene Tereza

- „Centering Prayer“ [lutje qe ndihmon njeriun te jete me shume “me vetveten”]


5. Kanalizimi:

(spiritizmi i ri)

- Edgar Cayce [ne gjumë profetizonte dhe jepte diagnoza te sakta]

- Jane Roberts (kanalizonte nje qenie me emrin Seth)

- Nje Kurs per Mrekulli [psikologia Helen Schucman kanalizonte Jezusin vete]

- Shirley MacLaine [aktore nga Hollywood, libra te suksesshëm per jetën e saj spirituale]

- Fiat Lux (lëvizje lidhur me njefare Uriela)

- Universelles Leben (Jeta Universale, nga profetja e veteshpallur gjermane Gabriele Wittek)

- Varda Hasselmann [gjermane, ka shkruar libra me kanalizime, por edhe nje roman per nje fis matriarkal ne Indi]


6. Neopaganizmi:

- Carlos Castaneda [mesimet e nje indiani meksikan duke përfshirë përdorimin e nje kerpurdhe-droge]

- Wicca [levizja e „shtrigave“ ne kuptim te mire; levizje magjike dhe ekologjike, levizje e re me rrenje te vjetra]

- Druidet [besimet e vjetra keltike]

- Satanizmi


7. Levizje te reja te pavarura religjioze/spirituale:

- Bahai [themeluar nga Bahaullah, rrenje ne islam]

- Vereinigungskirche /Kisha e Bashkimit [themeluar nga Moon, e kritikuar shume per shkak te larjeve truri]

- Gurdjieff [mistik me origjine nga Armenia, jete shume interesante, lëvizje e tij përfshin muzike dhe lëvizje harmonizuese; Prof. Wilson ka ndjekur kete praktike per disa vite]

- Subud [?] etj.


8. Supermarketi spiritual (edhe per „njerez te pavarur spiritual”, qe ndertojne vete religjionin e tyre individual nga elementet qe gjejnë ne “supermarket”)


9. Interspiritualiteti = vleresimi i te gjitha feve dhe spiritualiteteve

Mund te përfshijë elemente nga fete e ndryshme ose kerkimi i Zotit / energjise / inteligjences prapa feve dhe kerkimi i parimeve te përbashkëta.



Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty KONOSHENCA SPIRITUALE

Mesazh  benardi 08.09.10 10:21

KONOSHENCA SPIRITUALE E EMBEL SI MJALTI (MADHUVIDYANANDA)

Konoshenca e supremit nuk mund te arrihet duke lexuar vetem libra, ajo kerkon domosdoshmerine e sinqerte te praktikes spirituale,dhe kjo do te thote qe duhet ndjekur rruga e vertete duke patur supremin BRAHMA si destinacion dhe qellim final ne jete

Nese te gjitha tendencat jane drejtuara drejt ATIJ,ato behen gjithmone me te lartesuara dhe ne fund vendosen, zhyten, treten, te AI

Kur nuk ka tendenca,mendja nuk ekziston,atehere do te shkoni pertej dominimit te mendjes, do te jeni te lire nga sensacionet e dhimbjes dhe kenaqesise dhe arrini ne fund veten tuaj supreme kozmike

Duhet avancuar te impenjuar ne maksimum,dhe duke mbajtur mendjen te larguar fort nga veset,mos lejoni kurre qe pastertia e mendjes tuaj te njolloset ne asnje menyre, pasi te keni praktikuar per nje fare kohe praktike shpirterore, do te vezhgoni qe menda juaj qe mbeshteste tendencat tuaja te ulta dhe veset, eshte bere aleatja juaj me e madhe ,dhe atehere gjithe pengesat e juaja do te vendosen ne fund te mendjes ose do largohen fare

Beni ate qe mendja juaj te jete ne menyre kostante e ispiruar nga shpirti juaj dhe keshtu e verteta absolute do zbresi automatikisht tek ju.

JETA ESHTE NJE SADHANA SPIRITUALE KU REZULLTATET DUHET TE AFROHEN NE ALTARIN E ENTITETIT SUPREM TE PLOTFUQISHEM

Ata qe ndjekin rrugen e kundert jane ne te vertete injorante sepse duke ju dedikuar objekteve materjale,trasformojne gradualisht mendjen e tyre ne dicka te trashe(crudo)

Nepermjet nje degradimi progresiv substanca e tyre mentore arrin nje stad ne te cilin ata nuk meritojne as te quhen qenje njerzore
Per kete arsye mos ju dedikoni objekteve siperfaqesore meterjale, mos lejoni te terhiqeni pertej limiteve tuaja te tendencave dhe impulsive.

Tendencat estroverse dhe vemendja e perqendruar mbi objektet e trasha materjale jane sigurisht dhe padyshim pengesat ne realizimin e vetes tuaj supreme

Por ne jeten tokesore te perditshme objektet materjale jane te pazevendesushme,nuk mund te vazhdoje jeta vetem duke ndjekur ecjen e praktikes shpirterore

Atehere lind pyetja ,si do mbijetoje personi gjate perjudhes se praktikes shpirterore??

Madhuvidya(konoshenca spirituale) ju meson qe mund te sforcoheni te arrini realizimin vetes tuaj edhe duke bere nje jete tokesore me kusht qe perpara se hyni ne kontakt me cdo objekt pelqimi ,ju ta konsideroni si nje manifestim hyjnor p.sh. ndersa i jepni per te ngrene femijes tuaj ,duhet te mendoni qe nuk po ushqeni femijen tuaj por qe po ushqeni manifestimin e BRAHMA-S (ZOTIT) ne formen e femijes tuaj

Nese ndiqni korrektesisht leksionin e MADHUVIDYA ju mund te evitoni lidhjet e ligjit universal te aksion-reaksionit ,edhe nese beni pune te jeten tuaj te perditshme.

Kjo konoshence e kulluar dhe e embel si mjalti do te dominoje gjithe qenjen tuaj interiore dhe eksteriore(brendshme-jashtme) me ekstazine dhe lumturine e brahma-s dhe kjo gje do te lehtesoje ne menyre permanente gjithe mundimet tuaja dhe atehere forca qe te con drejt materjalitetit (avida) nuk mund tju afrohet me duart e saj te hekurta.

Do te shikoni atehere lavdine e te vetmit entitet miredashes qe shqelqen ne te gjitha objektet

benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  white_electricity 13.10.10 11:58

Eshte mjeti i vetem per te kuptuar Jeten Dhe Krijimin.Do te shtoj qe nuk ka te beje me sportin as me permisimin e vijave trupore (se paku nuk eshte ky qellim i Joges).
Kur te mendojme me thelle,me ane te Pranayama ushtrimeve,ne mund te ulim,rrisim temperaturen,te shpejtojme apo te ngadalsojme punen e zemres,trurit,te rrisim kapacitet e mushkerive per frymemarje,te stimulojme prodhim te hormoneve te ndryshme glandulare (ne fakt mund te stimulohet edhe prodhimi i opiatit endogjen endorphin me ane te vizuelizimit te diellit qe ndricon tek pleksusi),dmth me nje fjale verejme qe bie ne ndesh me shkencen moderne.Ajo thot qe nuk kontrollohet dot sistemi autonom nga vullneti njeriut.
Ja qe me Joga kontrollon te gjitha gjerat,prandaj i themi vetes Zot,Shiva,Buddha etj.Eshte arritja me e madhe e njerezimit!
white_electricity
white_electricity

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  white_electricity 13.10.10 12:02

Dhe a e din dikush nese ka qender per Yoga ne Tirane,mirepo dua te kete baze spiritualizmin indian? Apo ndonje levizje ku mund te aktivizohem?
white_electricity
white_electricity

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  Berti69 01.07.15 21:09

Spiritualiteti është kryesisht dhe në thelb një punë mbi veten, me Vetën, me të brendshmen tonë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritualiteti Empty Re: Spiritualiteti

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi