EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Apollo 11 dhe Ufo-t

Shko poshtë

Apollo 11 dhe Ufo-t Empty Apollo 11 dhe Ufo-t

Mesazh  Odin 15.07.14 0:08

Idhulli i miliona njerëzve në botë, astronauti i “Apollo 11”, Buzz Aldrin Astronauti i “Apollo 14”, Edgar Mitchell, përkundrazi është i bindur se alienët janë parë mbi Tokë Astronauti Leroy Chiao raportoi se kish parë drita misterioze të kalonin mes tij dhe Tokës “Apollo 11” u nis nga Toka më 16 korrik 1969 për t’u ulur në Hënë më 20 korrik

Apollo 11 dhe Ufo-t Largea_buzz-aldrin-ftr1405351548

Njeriu i dytë që preku Hënën shprehet i bindur se jeta ekziston diku tjetër në hapësirë, por mohon se ajo që ai pa në 1969, ishte një objekt jashtëtokësor

Njeriu i dytë që preku Hënën shprehet i bindur se jeta ekziston diku tjetër në hapësirë, por mohon se ajo që ai pa në 1969, ishte një objekt jashtëtokësor. Kjo është përmbledhja e asaj çka idhulli i miliona njerëzve në botë, astronauti i “Apollo 11”, Buzz Aldrin, ka bërë për “Reddit”. Aldrin u ftua të debatonte për rrjetin social amerikan, të ngritur në vitin 2005, me rastin e 45-vjetorit të misionit “Apollo 11” në Hënë.

Misioni në fjalë u nis nga Toka më 16 korrik 1969 për t’u ulur në Hënë më 20 korrik, duke shënuar herën e parë në histori që qeniet humane ulen e qëndrojnë në sipërfaqen e Hënës. Aldrin diskutoi një seri çështjesh për kureshtarët anëtarë të rrjetit “Reddit”, duke përfshirë edhe mundësinë që qeniet humane të zbresin në Mars, ndjesinë e tij të të ecurit në Hënë dhe më e rëndësishmja, siç thuhej me shaka në njoftim, se cila ishte ngjyra e aroma më e preferuar e akulloreve të tij.

Diskutime të vjetra e të reja


Disa nga mediat amerikane e ndërkombëtare dy ditë më parë, i bënë jehonë lajmit, çka ka bërë të rindizen sërish diskutimet edhe për një temë, sa të vjetër, aq edhe të re. Në fakt, zoti Aldrin kishte folur në vitin 2005 për këtë temë për herë të fundit, duke pasuar kureshtjen e hershme të opinionit publik.

Sidoqoftë, sërish deklaratat e tij nuk arrijnë t’i japin përgjigje përfundimtare çështjes, nëse ka apo jo ekzistencë humane apo alternativa të tjera të jetës humane në Hënë, ose në hapësirë. Gazeta britanike, “Telegraph”, shkruante ndër të tjera se: Buzz Aldrin, thotë se ai vuri re një objekt të paidentifikuar gjatë flurimit të “Apollo 11”. Astronauti gjithashtu tha se qeniet e para humane që do vënë këmbë në Mars, nuk duhet të ktheheshin më kurrë në Tokë gjatë një seance pyetjesh e përgjigjesh.

Aldrin: Nuk besoj se ka forma jete në hapësirë!

Zoti Aldrin, tashmë 84 vjeç, gjithsesi hezitoi të përshkruante pamjen e një qenie jashtëtokësore, megjithëse ai vetë nuk beson se ka forma të tjera jete në hapësirë. “Unë pashë një dritë jashtë dritares që po lëvizte paralel me ne”, tha ai. “Ka shumë shpjegime të asaj se çfarë mund të ketë qenë ajo, të tjera nga ajo se mund të jenë qenie nga hapësira të tjera, apo nga ndonjë vend tjetër në botë – nuk ishte as raketë që ishte shkëputur nga ne, e as njëri nga katër panelet që lëviznin jashtë kur ne veçuam kokën nga raketa dhe ne ishin hundë më hundë me dy anijet tona kozmike. “Kështu që në distancë të afërt, duke u shkëputur, ishin katër panele. Dhe unë jam absolutisht i bindur se ne po kërkonim diellin që po reflektonte në njërën nga këto panele. “Cilën prej tyre? Nuk e di. Kështu teknikisht, përcaktimi i tyre mund të jetë ‘i paidentifikuar’, tha ai.

Aldrin: Nuk ma vunë veshin!


Kur zoti Aldrin zbuloi për herë të parë pamjen, vërejtja e tij solli akuza për një mbulim apo mbikëqyrje prej këtyre dy UFO-ve. Por ai mbeti pa përgjigje për paralajmërimin e bërë. “Vëzhgime të jashtëzakonshme, kërkojnë dëshmi të jashtëzakonshme”, shtoi ai. “Mund të ketë alienë në galaktikën e rrugës sonë të qumështit dhe ka miliarda galaksi të tjera. Probabiliteti është zakonisht i sigurt se ekzistojnë jetë të tjera diku në hapësirë. “Nuk ishte evidente se kjo jetë e veçantë, e pazakontë këtu në Tokë, evoluoi në mënyrë kaq graduale, kaq të ngadaltë deri në këtë që ne kemi sot”.

Aldrin: Kush shkon në Mars, ta harrojë Tokën!

“Mars One”, një sektor i një kompanie private, ka shkuar përpara me planet e veta për të dërguar njerëz në planetin e kuq. Për të zoti Aldrin thotë se ata të cilët do të shkojnë në Mars, duhet të planifikojnë të qëndrojnë atje për pjesën e mbetur të jetës së tyre. “Unë kam konsideruar se ideja për të zbritur në Mars, mund të realizohet vetëm nga sektori privat”, shtoi ai. “Përplaset megjithatë me idenë e besimin tim të fortë, bindjen time, se qeniet e para humane që do të zbresin në Mars, nuk duhet të kthehen më mbrapsht në Tokë”.

Dëshmi dhe teori kundërthënëse

Ndërsa shpjegimi i Aldrinit pa dyshim se nuk është aspak zhgënjyes për disa dhe i injoruar plotësisht nga disa admirues të teorive të konspiracionit, ka ndërkohë ca dëshmi të tjera mbi UFO-t nga astronautë që deri diku nuk kanë mbetur të kënaqur me përgjigjet e kolegut të tyre. Në 2005 për shembull, astronauti Leroy Chiao raportoi se kish parë drita misterioze të kalonin mes tij dhe Tokës. Sidoqoftë, shpjegimi i tij mund të jetë po ashtu zhgënjyes, pasi më tej ai thotë se — barka peshkimi që shkëlqenin fort me dritë mbi Tokë, mund të jenë përgjegjëse për to, sipas Huffington Post.

Vetë Chaio dyshon nëse ajo që ai ka parë në atë kohë ishte rezultat i një anije që mbante në bord alienë. Por astronauti i “Apollo 14”, Edgar Mitchell, përkundrazi është i bindur se alienët janë parë mbi Tokë dhe se humanët kanë pasur kontakte me to. Ai publikisht është shprehur se zotëron burime që i kanë thënë atij se UFO-t janë fshehur nga qeveria, megjithëse ai pranon nga ana tjetër se “Unë nuk i kam parë kurrë ato personalisht”, sipas agjencisë amerikane “Bloomberg”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi