EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mundet FRIKA - Jiddu Krishnamurti

Shko poshtë

Si mundet FRIKA - Jiddu Krishnamurti Empty Si mundet FRIKA - Jiddu Krishnamurti

Mesazh  Kybalioni 06.06.14 1:36

Kush është Jiddu Krishnamurti?
 Jiddu Krishnamurti lindi më 11 Maj 1895 në Madanapalle, një vend  i vogël pranë  Madras, në Indinë Jugore.  Më 1905 humbi të ëmën, Sanjeevamma, me të cilën ishte shumë i lidhur, e më 1909 u transferua me të atin Narianiah dhe katër vëllezërit e mbijetuar në  Adyar, për të jetuar në një barakë, në kushtet e mjerimit të plotë (Krishnamurti u sëmur shpeshherë nga malarja). Në të njejtin vend ndodhej edhe qendra e përgjithshme e Shoqatës Teozofike, një lëvizje e gjallë religjioze e shpërndarë në botë (themeluar më 1875 nga amerikani Holcott e nga okultistja ruse Helena Blavatsky), lëvizje që besonte në ardhjen e afërme të Mesiut të ri: Mjeshtrit të Botës. Një ditë, Charles Leadbeater, bashkëpunëtor i Annie Besant (presidente e Shoqatës Teozofike), të cilit i atribuoheshin fuqi psikike dhe aftësi parashikuese, e pa Krishnamurtin 14-vjeçar që po lahej në plazhin e Adyar së bashku me vëllanë e tij Nitya, e menjëherë u bind se kishte gjetur djalin nëpërmjet të cilit do të shfaqej Hyu. Për këtë arsye, më 1910, Annie Besant kërkoi dhe mori nga Narianiah, tutelën ligjore të Krishnamurti-t e të Nitya-s.
Më 1911 qe themeluar Urdhëri Ndërkombëtar i Yllit të Lindjes, kryetar i të cilit u bë Krishnamurti- urdhër që kishte si qëllim të përgatiste ardhjen e Mjeshtrit të Botës. Dy vëllezërit qenë transferuar në Angli, ku u edukuan dhe morën mësime sipas mënyrës angleze. Atje studiuan doktrinat ezoterike të Teozofisë. Më 1925, Nitya, i sëmurë prej kohësh nga tuberkulozi, vdiq, duke e lënë të vëllanë në një tronditje të rëndë shpirtërore. Në këtë periudhë rritet pakënaqësia e Krishnamurti-t në lidhje me Teosofinë dhe praktikat e saj. Më në fund në vitin 1929, me rastin e një mbledhjeje të Yllit të Lindjes, në Hollandë, në praninë e 3000 besimtarëve, Krishnamurti e shpërban këtë Urdhër duke deklamuar se “E vërteta është një tokë pa shtigje” dhe nuk mund të arrihet kurrë nëpërmjet asnjë organizate, kishe, mjeshtri apo guruje. Në të ardhmen, Krishnamurti mbylli çdo marrëdhënie me Shoqatën Teozofike. Thoshte: “Qëllimi im i vetëm është ta bëj njeriun absolutisht e pakushtëzueshmërisht të lirë”.
Për pesëdhjetë e shtatë vitet e ardhshme Krishnamurti udhëtoi gjatë e gjerë nëpër botë, me qëllim që të transmetonte mësimin e tij çlirues, duke i refuzuar gjithmonë lartësimet që i bëheshin dhe statusin e gurusë. Përveç fondacioneve që shërbenin për të organizuar konferenca e për të publikuar shkrimet e tij, Krishnamurti themeloi edhe shkolla në Indi, në Angli dhe në Amerikë, ku “ si nxënësit ashtu edhe mësuesit, të mund të lulëzojnë së brëndshmi”.
Vdiq më 17 shkurt 1986 në Ojai
 


Frika, koha e mendimi
Po flasim mbi atë që frika është në vetvete, e jo mbi format e ndryshme në të cilat ajo shprehet-frikë nga pleqëria, frikë nga vdekja, frikë nga vetmia, frikë se nuk do mund të arrijmë atë që duam, frikë se nuk do mund të realizohemi shpirtërisht… Ç’është frika? Kur frika shfaqet, njihet si frikë pikërisht në atë çast? Në çastin kur merr rrugë reagimi nga vuajtja, a jam në gjendje ta përshkruaj? apo vetëm më vonë mund të flas për të? “Më vonë” do të thotë kohë. Le të supozojmë se unë kam frikë. Kam frikë nga diçka, kam frikë se zbulohet diçka që kam bërë në të kaluarën e nuk dua që të merret vesh. Ose, kohë më parë, ka ndodhur diçka që më shtin frikën ende sot. A ekziston një frikë në vetvete, pa objektin që e provokon? Çastin në të cilin ekziston frika, pikërisht atë çast e quani frikë? Apo mund ta bëni këtë më vonë, pak më vonë? Sigurisht mund ta bëni vetëm mbas çastit në të cilin vërtetohet reagimi. Po kjo, ç’do të thotë? Truri ka regjistruar kujtime të momenteve të tjera të frikës, e në  çastin kur vjen ky reagim, mendimi e rinjeh dhe thotë: “Kjo është frikë”. Është e sigurtë se në çastin kur më fshik një ndjesi frike, nuk kam kohë ta rinjoh e ta quaj frikë. Kjo do të thotë se e kam rinjohur në bazën e kujtimeve të situatave të tjera që më kanë provokuar frikë. Më kujtohen ato ndjesi të provokuara në të kaluarën dhe sa herë shfaqen sërish ndjesi të ngjashme, çilembyll sytë i identifikoj me termin “frikë”. Është mjaft e thjeshtë, apo jo? Kështu, kujtimi i të shkuarës ushtron një ndërhyrje të vazhdueshme mbi të sotmen. Tashti pyesim: ç’është frika? Frika është kohë? Ka ndodhur diçka javën e shkuar, që ka provokuar në mua ndjesinë që e quaj frikë; dhe tashti druaj se do mund të ndodhë sërish, ose shpresoj se nuk do të përsëritet. Kështu, pyes veten: “Është koha rrënja e frikës?”. Atëherë, ç’është koha? Koha e shënuar nga ora është shumë e thjeshtë. Dielli lind në një farë ore dhe perëndon në orën e darkës. Ekziston e sotmja, e nesërmja, e djeshmja. Ekziston një sekuencë natyrale e kohës. Por brënda nesh ekziston edhe një orë psikologjike. Ngjarjen e ndodhur një javë më parë, që më ka dhënë kënaqësi ose ka rizgjuar në mua ndjenjën e frikës, e kujtoj dhe e projektoj në të ardhmen. Mund të mbetem pa punë, mund të humbas pozicionin tim, mund të humbas paratë e mia, mund të humbas gruan time: kjo është kohë. Po atëherë, frika është pjesë e kohës psikologjike? Duket se kështu është. E ç’do të thotë kohë psikologjike? Kohë që implikon hapsirën. Nuk është vetëm koha fizike ajo që kërkon hapsirë, por edhe koha psikologjike kërkon hapsirë: dje, javën e shkuar, sot, nesër. Janë hapsira dhe koha. Është e thjeshtë. Po frika, është një lëvizje e kohës? Por lëvizja e kohës, psikologjikisht, nuk është lëvizje e mendimit? Kështu mendimi është kohë, ndërsa koha është frikë. Është e natyrshme. Kam shkuar tek dentisti e më janë krijuar dhembje. E kujtoj, e projektoj këtë fakt në të ardhmen dhe shpresoj të mos e provoj më këtë dhimbje. Mendimi është në lëvizje. Kështu, frika është një lëvizje në hapsirë e në kohë psikologjike. Për ta parë gjithë këtë si një fakt, e jo thjesht për të krijuar një ide, duhet të jemi shumë të vëmendshëm ndaj kësaj ndjesie frike që lidhet me atë që ka ndodhur në të shkuarën. Kësaj frike i duhet kushtuar një vëmendje e plotë në momentin kur lind; atëherë ajo nuk do të lërë gjurmë në kujtesë. Bëjeni, e do ta zbuloni për hesapin tuaj. Kur dikush ju ofendon, nëse jeni krejtësisht të vëmendshëm, nuk ka ofendim, nuk ka fyerje. Dhe kur ndokush vjen e ju thotë: “Ç’person i mrekullueshëm që je!”, nëse jeni të vëmendshëm ky vlerësim do t’iu rrëshqasë tutje, ashtu ashtu siç rrëshqet ujët mbi pendët e rosës. Kështu, ju lutem, zbulojeni vetë këtë të vërtetë: që hapësirë, kohë, mendim, do të thotë frikë. Është një fakt. E nëse nuk ndaleni në përshkrimin e bërë nga ai që ju flet, dhe viheni të vëzhgoni për hesapin tuaj, nuk mund ta shmangni së perceptuari këtë fakt, nuk mund ta injoroni. Një fakti nuk mund t’i ikni. Është gjithmonë aty. Edhe nëse orvateni ta shmangni, ta ndrydhni, t’i ikni, mbetet gjithmonë aty. Por nëse i kushtoni një vëmendje të plotë faktit se frika është mendim në lëvizje, atëherë frika, në nivelin psikologjik, zhduket.

Per te patur sa me teper materiale me vlere ne ngritjen tuaj shpirterore te dashur lexues perzemersisht ju sugjeroj te beheni anetare ne faqen me te re te facebookut te quajtur   "Evolucioni i Vetedijes".FLM



 
Kybalioni
Kybalioni

Gjithçka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi