EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

3 posters

Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Neo 09.05.14 1:24

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Picture-3

Shënim:

Termi "Xhind" është përdorur me sa duket për entitete të ndryshme, të tilla si "egregor" nga bota energjitike, krijesa të lidhura me tokën, qenie të një populli paralel, apo qenie reptiliane edhe gjysmë-fizike, siç thekson ky artikull: Ibn Arabi, natyra delikate e xhindve, dhe mbreti-gjarpër i perandorisë Gana .

Këtu duket se është një krijesë "energjitike" e lidhur me vende të veçanta, dhe në gjendje të posedojë njerëzit. Prandaj ngjan me Succubus/Incubes tradicional, edhe pse shpesh këto të fundit janë "jashtëtokësorë" (1, 2, 3).
Sipas Eva Orionit i Mind Projektit, Xhindët janë krijesa të zeza dhe të vogla humanoide me sy të mëdhenjë të verdhë inkuizitorësh. Ajo thotë se ata nuk janë të sigurtë, por nuk ka qenë e lënduar nga ta.

Në faqen time të internetit, me 8 janar 2010, kam zbuluar takimin tim me një xhind në Egjipt.

Në arabisht Xhindët meshkuj janë "jinni" dhe femrat e Xhindëve "jinniya."
Ata janë shpirtrat  të lidhur me tokën që mund të klasifikohen në të njëjtën kategori me zanat e folklorit europian, pasi  jetojnë në këtë botë (këtu), në kundërshtim me forcat transpersonale që jetojnë në botën e shpirtrave (atje poshtë).

Në Ku'ranin e Shenjtë (Kurani), vetë profeti i madh Muhamedi tregon se Xhindët janë të vërtetë, ata janë të krijuar nga flaka e shenjtë (nga energjia) dhe ata janë zakonisht të padukshëm, por mund të bëhen të dukshëm në qoftë se ata dëshirojnë. Ai proklamon se ata janë të moralshëm, por ata gjithashtu mund të jenë të dëmshëm ose të mundimshëm për ata që nuk mund t'i kontrollojnë.

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Medinethabu-300x200

Unë e kam bërë këtë takim me këtë xhind në një faltore në tempullin e madh të përmortshëm në Medinet Habu pranë Luginës së Mbretërve. Pas takimit tim të parë në tempull, 7 dhjetor 2009, u ktheva në vendin e shenjtë gjatë një udhëtimi shamanik më 8 dhjetor, ku me këtë rast kam pasur një bisedë shumë të pazakontë me Xhindin.

Së pari, më duhet të them se ky dialog nuk ishte në anglisht ose arabisht, por më tepër një formë e komunikimit jo-verbal mund të quhet një shkëmbim i "të menduarit-ndjenja". Puna ime, si gjithmonë, ka qenë për të përkthyer dhe për të rindërtuar gjithë kontaktin dhe më pas nga blloqet e informacionit që unë mbaja mend për t'i vënë në formë të shkruar.

Në mënyrë që të prezantoj, unë mund të them se në takimin e dytë, xhindi u shfaq si dy sy pa trup ... dhe meqë kjo nuk më shtyri mua, ai pastaj zgjedhi me kujdes që të duket si një formë humanoidi  i mjegullt i lëkundur në skaje, duke kaluar nga një formë në një tjetër në valë me ngjyrave pasteli e portokalli, të verdhë dhe të gjelbër, me zonat e ndritura qendrore në varësi të humorit të tij gjatë dialogut tonë.

[Shënim: Stéphane Cardinaux shpjegon se në bazë të aftësive tona të mprehtësisë, ne shohim qenie pak a shumë të padukshme, për shembull, te dikush që nuk funksion "ngjyra" do të shohin në të zezë dhe të bardhë. Format e dhëna të energjisë mund të ndryshojnë në bazë të perceptimit.]

Por edhe në qoftë se forma e tij eterike ishte disi e shpërndarë, zëri i tij ishte mjaft i dallueshëm, kështu që unë jam i sigurt në atë se çfarë do të ju paraqes.

Pasi kam identifikuar veten time dhe e kam shpjeguar arsyen e pranisë sime (gjatë udhëtimit), i thashë se unë isha atje një ditë më parë (dhe Xhindi më kishte mbajtur mend) dhe se unë kam qenë në kontakt me një Xhind në Etiopi në 1995 dhe 1996, dhe Egjipt në vitin 2003.

I përmend këtë, sepse pasi ai e kuptojë se unë kam qenë në kontakt me Xhindët, ai u bë më i respektueshëm, dhe madje edhe i dobishëm.

Duke ditur se Xhindët mund të jenë lozonjarë, unë e bëra që të thotë emrin e tij, dhe duke e kontrolluar situatën ai nuk mund të më gënjente më mua. Unë po e specifikojë këtë për lexuesit e mi të cilët i njohin Xhindët dhe e dinë se sa është e vështirë që të merresh me ta.

Fillimisht, Xhindi më tha se ai vinte nga një vend i shkretëtirës perëndimore (emri i këtij vendi nuk thoshte asgjë për mua, dhe unë nuk arrita ta gjejë në  hartë), dhe i cili ishte lidhur me një udhëtar të vjetër në këtij rajoni dhe që kishte mbërritur më në fund në Egjipt. Kur e pyeta "kur", Xhindi dukej se nuk e kuptonte pyetjen.

Kur "nikoqiri" i tij njerëzor vdiq, Xhindi vendosi të qëndrojë pranë Nilit dhe u strehua në vende të ndryshme, dhe më së fundi, ai jetonte në faltore, pasi tempullit i ishte larguar rëra. Kur e pyeta se sa kohë kishte atje, ai si dukej përsëri nuk e kuptonte pyetjen.

(Shënim i HW: Konfuzioni i Xhindit në lidhje me kohën korrespondon me idenë time se koha ekziston vetëm kur ne jemi mishëruar në një formë fizike dhe të zhytur në "Kohë" Kur ne kemi një formë shpirtërore, mes jetëve. atëherë ne jemi të "përjetshëm" - të pakohë -.
Dhe meqë Xhindët nuk kanë formë fizike, ata janë në fushën e përjetësisë, ku ekziston vetëm  "momenti i tanishëm").

Biseda në vijim ka qenë e ndikuar nga interesat e mia personale dhe interpretimet e mia të tanishme? Nuk ka dyshim për shkak se, unë jam një studiues që kam lexuar shumë, por të dhënat që përmbajnë këtu janë të mahnitshme por edhe heretike. Unë po ju paraqesë që ju ta shqyrtoni bisedën në vijim,  e regjistruar menjëherë pas përfundimit të saj.

Biseda (sipas shënimeve të mia)

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  800px-Temple_of_Edfu_sanctuary-300x225

Për të filluar, e pyeta Xhindin nëse ai donte diçka ...

Pas pyetjes time, një heshtje që dukej e gjatë, një imazh i altarit në granit i gdhendur para faltores më erdhi në mendjen time.

Në përgjigje, fusha [energjia] e Xhindit u qartësuar në masë të madhe sikur një impuls i energjisë lindi në dritën e tij ... dhe me mëdyshje, pothuajse me druajtje, një përgjigje erdhi ...

"Mjaltë !"

Duke reflektuar në kërkesën e tij, mendova se Xhindi dukej para meje si një mace në pritje për t'u ushqyer. Ai madje kishte një pamje të vendosur dhe të njëjtin intensitet të pritjes. Në përgjigje, kam përdorur imagjinatën time krijuese, një funksion të mendjes sime mendore egotike, për të krijuar një tas të vogël mjalte në formë-mendimi. Duke e mbajtur në duar për një kohë të gjatë (me duart e mia të trupit të ëndrrës, sigurisht, sepse unë kam qenë "atje", nëpërmjet udhëtimit shamanik.)

I tërhoqa gjithë vëmendjen Xhindit.

Duke shtrirë ngadalë krahët e mi të ëndrrës  për të vendosur tasin e mjaltit mbi altar, i thashë: "Unë nuk do t'ju jap mjaltë në qoftë se ju nuk më thoni emrin tuaj. "

Xhindi nuk shprehu më asnjë rezistencë. Ai e mori mjaltën, e piu me mirënjohje, dhe emri i tij u shfaq në mendjen time. Pastaj ... i kënaqur, Xhindi më dha gjithë vëmendjen e tij. A buzëqeshi ai energjitikisht?
Ndoshta ...

XH : Ju njerëzit janë krijues. Ne, xhindët nuk mund të krijojmë, por vetëm të manifestojmë ... ne mund të imitojmë ... dhe ne mund të ndikojmë në rezultatin e mundshëm, por ne nuk mund të krijojmë.

Pas një pauze të gjatë reflektimi :

XH : Pak janë ata që ende të mund të na shohin dhe madje të rralla janë ata që mund të na lidhin pas vullnetit të tyre. Tani që unë e kam thënë emrin tim, Qenie e  Madhe (shenjë respekti)  ju mund të më kërkoni që të ju shërbej, dhe unë do e bëjë këtë.


Edituar për herë të fundit nga Neo në 06.09.15 23:16, edituar 2 herë gjithsej
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Neo 11.05.14 23:35

HW : Xhindi tjetër mua ma dha nofkën "El Kobbet" lidhësi... Cilat janë cilësitë dhe aftësitë që ju posedoni dhe çfarë mund të më ndihmoni ?
(Xhindi rrinte mendueshëm, pastaj u përgjigj).
XH : Unë mund të ju mbrojë nga armiqtë tuaj dhe të shkaktojë një mallkim apo fat të keq për ata që ju kundërshtojnë.


HW: Praktika ime nuk më lejon që t'i shkaktojë dëm dikujt, për çfarëdo arsye qoftë...
(Mendova që ky Xhind mund të përdorej në qoftë se dikush që është me të vërtetë i keq, apo çfarëdo qoftë, nëse do të ishte kërcënim për familjen time).
XH :  ... Ose me keqdashje ... (Kisha harruar për një çast se kanali im mendore ishte i hapur)


HW: Çfarë mund të thoni një ndihmë për të shëruar?
(Inteziteti i fushës së Xhindit ishte ulur. Përgjigja e tij ishte e habitshme.)
XH : Kush mund të thotë se çfarë është shkruar në shpirtin e një personi tjetër? Ne nuk mund të ndikojmë qëllimisht në fatin e atyre pa pëlqimin e tyre.


HW: Një marrëveshje me kë ...?
XH: Me inteligjencat më të larta të organizimit ...


HW: Xhindët janë inferior ndaj tyre në hierarkinë shpirtërore?
XH: Oh, natyrisht. Disa Xhindët të rinj herë pas here sillen keq.Vëzhguesit (Rojet) vijnë për t'i takuar dhe për tî inkurajuar që ata të miratojnë forma më të përshtatshme të shprehjes.


HW: Kush janë rojet (vëzhguesit) ?
XH: Ato janë inteligjencë superiore dhe përgjegjëse për këtë botë. Ne nuk kemi asnjë të drejtë të ndërhyjmë në fatin që zgjedhin njerëzit, por disa e bëjnë, duke e luajtur rolin e kundërshtarëve.

(Mendova në atë që kisha lexuar kohëve të fundit dhe e pyeta )

HW: A janë ata që Gnostikoi i kanë quajtur arkontët?
(Përdora termin grek për Gnostikët)
XH: Oh ... atëherë ju dini rreth tyre ... (fusha e Xhindit u ndriçua nga ngacmimi). Arkontët nuk janë shpirtëra të vërtetë. Ato janë qenie mendore, qenje mendore që për shumë veta janë forma të mendimit të krijuara nga njerëzit. Shumë nga këto janë si lidhje ... sikur parazitë mendore.


HW: Si e bëjnë këtë?
XH: Ata ushqehen me energji ... nga vëmendja që tregojnë njerëzit ndaj tyre. Kjo përfshin energjinë e prodhuar nga sistemet e besimit të njeriut. Por ata nuk janë shpirtëra të vërtetë dhe ata pushojnë së ekzistuari në qoftë se askush nuk merret më me ta. Ata që ti i quan 'arkontët' janë ata që ne i quajmë "mashtruesit",  edhe ata sikur ne nuk janë krijues. Por ata mund të imitojnë dhe mund të marrin forma (të paraqiten) korresponduese me sistemin e besimit të njeriut.

(Mendova për një kohë lidhje me këtë, pastaj pyeta)


HW: A janë ata të cilët ne i quajmë jashtëtokësorë apo alienë?
(Xhindi si duket nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që unë ia shpjegova. Përgjigja e tij ishte më shumë se interesante.)
XH: Mashtruesit mund të marrin forma të shumta, në varësi nga sistemi i besimit të njerëzve ... dhe ... por ka edhe vizitorë që vijnë nga vende të tjera.


HW: Nga botë të tjera?
XH: Po.


HW: Kush janë ata dhe pse ata vijnë këtu?
XH: Ata janë "të tjerë" dhe ata vijnë si vizitorë.


HW: Pse ata i rrëmbejnë njerëzit dhe bëjnë eksperimente mbi ta?
XH: Ata nuk e bëjnë këtë. Janë mashtruesit ata që e bëjnë këtë.


HW: Mashtruesit? Po pse e bëjnë këtë?
XH: Njerëzit janë superior ndaj mashtruesve. Mashtruesit që ti i quajte arkontët duan që të jenë sikur njerëzit. Ata nuk mund të krijojnë. Ata vetëm mund të imitojnë dhe e vetmja fuqi që kanë rrjedh nga njerëzit.. Njerëzit kanë pushtet ... dhe mashtruesit e duan këtë pushtet.


HW: Pse vëzhguesit, siç i quani ju, nuk i pengojnë arkontët (mashtruesit) që të mos ndërhyjnë ndaj njerëzve?
XH: Mashtruesit nuk janë shpirtëra. Ata jetojnë në mendjen njerëzore, në atë mënyrë që vëzhguesit nuk mund të ndikojnë te ata.

(Mendova një kohë për këtë, pastaj i bëra pyetje të tjera).


HW: Sa kohë do të qëndrosh në këtë faltore?
(Përsëri, Xhindi si duket nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që unë e reformulova.)
XH: Ky është vendi im.


HW: Nëse unë udhëtoj në formën shpirtërore, me trupin tim të ëndërrave, deri në atë vend, a do të të gjej aty?
XH: Po.


HW: Pse jeni këtu në këtë vend dhe nuk shkoni në vende të tjera?
XH: Ky është vendi im.


HW: Ka disa vite kam takuar një Xhinde në këtë shkretëtirë në jug të këtij vendi. Ajo më bëri shërbim në një mënyrë interesante. A e njihni?
XH: Po. Të gjitha Xhindët njihen mes vete.


HW: A mund të më thoni emrin e saj?
XH: Jo.


HW: A mund t'i transmetoni përshëndetjet dhe nderimet e mia?
XH: Po ... por ju mund ta bëni vetë, nëse ju keni një lidhje me të.


HW: Ka disa vite që unë nuk jam në lidhje me të..  
XH: Koha nuk "është" (nuk ekziston) në botën e shpirtrave. E gjithë koha është në momentin e pranishem.


HW: A ekzistojnë Xhindët diku tjetër në botë përtej shkretëtirës së Egjiptit dhe Lindjes së Mesme?
XH: Po.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Neo 12.05.14 22:18

HW: Si i quajmë ne?
XH: Nuk e di. Ne jemi Xhindët ... shpirtëra të lidhur me tokën. Ne jetojmë aty ku duam ne .


HW: Nga kanë ardhur Xhindët?
XH: Xhindët janë manifestime të fuqisë shpirtërore që Gnostikoi e quanin Sofia. Çdo gjë që ekziston në këtë botë ekziston si manifestim i Sofisë.


HW: Kush apo çfarë Sofia?
XH: Ajo është shpirti i kësaj bote.


HW: A ka ajo një pamja fizike?
XH: Po. Kjo botë është pamja e saj fizike.


HW: Nga vjen Sofia?
XH:Ajo erdhi nga qendra e ... [shënim: kjo mund të jetë  "Pleroma"]


(Xhindi përdori një fjalë të çuditshme. E pyeta për të më sqaruar, ai më bëri të kuptoj se Sofia ka ardhur nga qendra e galaktikës sonë.)


HW: Sofia mos është një perëndeshë?
XH: Nuk e di. Ajo doli nga (fjalë e çuditshme) si një lumë drite e ndërgjegjshme. Ajo ëndrron dhe çdo gjë që ajo ëndrron manifestohet. Kjo do të thotë se ajo është një (fjalë e panjohur).



(E ndryshova taktikën)


HW: Xhindët a kanë shpirt?
J: Po. Çdo gjë që ekziston ka një shpirt.


HW: A ka Xhindë superior dhe Xhindë më të ulët?
J: Po.


HW: A jeni një Xhind superior?
XH: Jo.


HW: A jeni një Xhind i ulët?
XH: Jo.


(Unë nuk e dija nëse xhindi ishte shumë modest apo nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që e pyeta: "Kush janë Xhindët e ulët?")
XH: Ata janë njësi të energjisë me një shpirt, që rriten me ndërgjegjen e tyre.


HW: Nga vijnë nga?
XH: Nga Sofia. Burojnë dhe janë produkte të ëndrrës së saj.


HW: A janë orb-et?
(Xhindi nuk e kishte kuptuar fjalën "orb" dhe atij i shpjegova që ato janë sfera drite që shkëlqejnë kur ne bëjmë foto Unë i thashë atij kishte më tepër orbe në tempujt egjiptian sesa në fotot e marra gjetiu. Ai m'u përgjigj kështu:)
XH: Këto "orb" janë njësi drite me një shpirt në rritje dhe duke u zhvilluar. Ata vijnë afër jush, sepse janë kurioz ... dhe janë të tërhequr pas mendimeve dhe emocioneve të njeriut.


HW: A janë ata Xhindë?
XH: Ata janë duke u bërë Xhindë.


HW: A i bëjnë Xhindët rrathët në grurë (crop circles)? (Përsëri, ai nuk e kuptoi pyetjen. Kur i shpjegova, ai ende nuk e dinte ... por ai dha mendimin e tij).
XH: Ndoshta këto shenja janë të krijuar nga inteligjencat superiore të organizimit.


HW: Për çfarë qëllimi?
XH: Për të tërhequr vëmendjen tuaj.


HW: Pse do bënin këtë?
XH: Nuk e di. Ndoshta për të treguar praninë e tyre dhe atë që ata janë në dijeni se çfarë jeni duke bërë mirë ... apo keq.


(Meqë dukej se kishim arritur në fund të bisedës, e pyeta edhe disa pyetje të tjera.)
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Neo 15.05.14 22:56

HW: A janë krijuar njerëzit  nga Zoti?
XH: Jo. Njerëzit janë manifestime të Sofisë.


HW: Krijime të Sofisë?
XH: Jo. Sofia nuk krijon. Ajo rrjedh dhe e bën atë duke ëndërruar.. Njerëzit krijojnë.


HW: Pra shpirtrat njerëzor janë rrjedhë e ëndrrave të Sofisë?
XH: Jo. Shpirtrat tuaj u janë dhënë juve nga Krijuesi (Origjinatori). Trupi i juaj është njerëzor me emocionet e tij të fuqishme të egra. Shpirti juaj është thjesht një shpirt. Është nga natyra shpirtërore  dhe nuk është njerëzore.
[Shënim: e paqartë. Mund të jetë që Xhindi donte do të thoshte se trupi është një rrjedhë e Sofisë kurse shpirtit vjen nga diku tjetër].


HW: A është zoti atëror çifuto-krishtere-islamik (Yahweh-Jehovah-Allāh) Krijuesi (Origjinatori)?
XH: Jo.


HW: A është krijues?
XH: Jo.


HW: Kush apo çfarë është Yahweh-Jehovah-Allāh?
XH: Ai është mashtruesi suprem. Ju mund ta quani zoti arkont sipas terminologjisë të gnostikoi.

(Mendova për këtë një moment, pastaj ...)


HW: Kush apo çfarë është zoti arkont?
XH: Ai është parazit i mendjes i cili shërben si kundërshtari kryesor i njerëzimit dhe vepron kundër njerëzve që nga fillimi.

(Mendova për një kohë të gjatë. Sipas leximeve të mia, kjo korrospondonte me informacionet e Gnostikëve nga  Biblioteka Nag Hammadi të zbuluara afër Denderas në Egjipt, dorëshkrimet që datojnë nga shekulli i 4-t).


HW: Ju doni të thoni se ai nuk është krijuesi siç pohohet dhe besojnë shumë njerëz në të?
XH: Po. Mashtruesi suprem nuk mund krijojë asgjë, edhe pse ai thotë se mund të bëjë. Ai është një arkont. Ai vetëm mund të imitojë.


HW: Pse është kaq i fuqishëm dhe pse tre fetë abrahamike (Judaizmi, Krishterimi dhe Islami) i frikësohen?
XH: Të gjithë kanë qenë të mashtruar nga zoti arkont. Ai është mashtruesi suprem dhe fuqia e tij vjen nga njerëzit që ai i mashtron - ata që besojnë se ai është krijuesi .... që është Origjinatori. Por ai nuk është.


HW: Pra, ai nuk është Origjinatori?
XH: E saktë. Ai është zoti arkont.  


HW: A janë arkontët-mashtruesit të këqinj?
XH: Jo.


HW: A vepron ai në polaritetin negativ? (Më është dashur shumë kohë për t'i shpjeguar këtë).
XH: Po. Ata i inkurajojnë njerëzit që të sillen keq.


HW: Cili është qëllimi i kësaj?
XH: Kjo është në natyrën e tyre. Ata janë mashtrues.


HW: Cili është burimi i së keqes?
XH: Njeriut. Arkontët i inkurajojnë njerëzit të bëjnë gabime deri sa ato nuk mund të korrigjohen.Në atë moment, njerëzit krijojnë fatkeqësi sepse kjo është natyra e tyre. . Ata (njerëzit) janë krijuesit dhe  janë të ndikuar nga mashtruesit. Ata janë të ndikuar gjithmonë nga mashtruesit.


HW: Pra, e keqja nuk ka ekzistuar para se njerëzit ta krijojnë atë?
XH: Kjo është e saktë.


HW: A është zoti arkont i keq?
XH: Jo. Ai është mashtruesi suprem që vepron kundër njerëzimit si një kundërshtar që nga fillimi.


HW: A është kjo arsyeja pse kaq shumë luftëra janë bërë në emër të fesë? A është kjo arsyeja pse miliona gra janë vrarë nga Kisha në Mesjetë gjatë gjuetisë së shtrigave?
XH: Po. Zot çifuto-krishter-islamik është zoti arkont. Ndikimi i tij u manifestua te njerëzit që kishin mendjen e ndrydhur. Ai gjithmonë e bën këtë, duke krijuar fatkeqësi të mëdha.


HW: Ju doni të thoni se ai ende ka fuqinë për ta bërë?
XH: Zoti arkont nuk ka pushtet (fuqi) të tij. Ai nuk është krijues. Ai është një arkont. Njerëzit janë krijues dhe krijojnë atë që ata duan. Ai ndikon që ata të zgjedhin atë që ju e quani polarizimi negativ, sepse kjo është natyra e tij.


HW: Pra, zgjedhja në fund të fundit është  e jona?
XH: Kjo është e saktë. Njerëzit mund të krijojnë të keqen ose të krijojnë të kundërtën e saj.


HW: A është kjo se si ne të trajtojmë problemin e së keqes?
XH: Nuk e di. Është përgjegjësia juaj si qenje njerëzore. Sipas mendimit tim, njerëzit e kanë krijuar të keqen, dhe ata duhet të heqin nga mendja atë që kanë krijuar.


HW: Si të bëhet?
XH: Duke krijuar të kundërtën e së keqes. Dhe duke ndryshuar mendimet tuaja. Arkontet jetojnë në mendjet tuaj. Ata mund të quhen vampir psikik që ushqehen me energjinë e mendimeve dhe emocioneve tuaja. Por njerëzit gjithmonë do të kenë fuqinë e vullnetit të lirë, për shkak se njerëzit janë krijues, por në qoftë se njerëzit i lënë arkontet të ndikojnë në të menduarit e tyre, atëherë ju njerëzit keni bëri zgjedhjen e gabuar. Mashtruesit janë të dhënë pas dhunës, luftës, lakmisë, iluzionit, konkurrencës, mohimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Ata inkurajojnë njerëzit që të marrin strehim në atë që ju e quani polaritet negativ. Më pëlqen ky term.


HW: A i kemi krijuar ne zotat?
XH:E saktë.


HW: Kush apo çfarë është Krijuesi (Origjinatori)?
XH: Askush nuk e di. Është mister i madh.


HW: Ku është ai?
XH: Kudo.


HW: Atëherë ai është krijuesi?
XH: Jo. Origjinatori buron. Ai nuk krijon qëllimisht. Janë njerëzit që e bëjnë këtë.


HW: A mund të ndërveprojmë me Origjinatorin? A i dëgjon ai lutjet tona?
XH: Jo. Ai  thjesht ekziston. Ai buron sepse kjo është natyra e tij.


HW: Pra, Origjinatori nuk është një Perëndi?
XH: Jo. Ai është Origjinator.

(I shtrova edhe disa pyetje të tjera).


HW: A ekziston një Perëndi personale që i dëgjon lutjet tona, punon në mënyra misterioze, etj etj?
XH: Po. Kjo përëndi personale është vetë shpirti juaj  ... pjesa e pavdekshme e qenies tuaj që nuk vdes. Ju njerëzit që e keni krijuar gjatë udhëtimit të gjatë nëpër përjetësi. Ndryshe nga arkontet, fryma juaj individual është një shpirti i vërtetë që gjithmonë  jeton në botën e shpirtrave. Ai është pjesë e ëndrrës, dhe duke qenë i tillë, ai ëndrron... përgjithmonë.


HW: E cila është ëndrra që ëndërron?
XH: Endërren e tij.


HW: Pra, kur ne i lutemi një zoti të plotfuqishëm, ne i lutemi në të vërtetë vetes sonë?
XH: E saktë.. Ju i luteni Shpirti-vetë, vetes tuaj më të lartë, qenies tuaj hyjnore. Kështu lindën zotërat e vërtetë... Ju, njerëzit keni një shpirt, që të gjithë jeni duke u bërë qenie hyjnore. Edhe kur ëndërroni, kjo përvojë është në fakt ëndrra e shpirtit tuaj të lartë.


HW : A janë Xhindët në vetvete hyjnor?
XH: Ne jemi në vetvete hyjnor. Ne jemi shpirtëra. Dhe ne kemi vullnet të lirë.


Kështu përfundoi kjo bisedë e jashtëzakonshme.


Fund

© explorerunivers
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Hagel 06.09.15 23:51

Neo shkruajti:

HW: Kush janë rojet (vëzhguesit) ?
XH: Ato janë inteligjencë superiore dhe përgjegjëse për këtë botë. Ne nuk kemi asnjë të drejtë të ndërhyjmë në fatin që zgjedhin njerëzit, por disa e bëjnë, duke e luajtur rolin e kundërshtarëve.

(Mendova në atë që kisha lexuar kohëve të fundit dhe e pyeta )

HW: A janë ata që Gnostikoi i kanë quajtur arkontët?
(Përdora termin grek për Gnostikët)

XH: Oh ... atëherë ju dini rreth tyre ... (fusha e Xhindit u ndriçua nga ngacmimi). Arkontët nuk janë shpirtëra të vërtetë. Ato janë qenie mendore, qenje mendore që për shumë veta janë forma të mendimit të krijuara nga njerëzit. Shumë nga këto janë si lidhje ... sikur parazitë mendore.


HW: Si e bëjnë këtë?
XH: Ata ushqehen me energji ... nga vëmendja që tregojnë njerëzit ndaj tyre. Kjo përfshin energjinë e prodhuar nga sistemet e besimit të njeriut. Por ata nuk janë shpirtëra të vërtetë dhe ata pushojnë së ekzistuari në qoftë se askush nuk merret më me ta. Ata që ti i quan 'arkontët' janë ata që ne i quajmë "mashtruesit",  edhe ata sikur ne nuk janë krijues. Por ata mund të imitojnë dhe mund të marrin forma (të paraqiten) korresponduese me sistemin e besimit të njeriut.

(Mendova për një kohë lidhje me këtë, pastaj pyeta)


HW: A janë ata të cilët ne i quajmë jashtëtokësorë apo alienë?
(Xhindi si duket nuk e kishte kuptuar pyetjen, kështu që unë ia shpjegova. Përgjigja e tij ishte më shumë se interesante.)
XH: Mashtruesit mund të marrin forma të shumta, në varësi nga sistemi i besimit të njerëzve ... dhe ... por ka edhe vizitorë që vijnë nga vende të tjera.


HW: Nga botë të tjera?
XH: Po.


HW: Kush janë ata dhe pse ata vijnë këtu?
XH: Ata janë "të tjerë" dhe ata vijnë si vizitorë.


HW: Pse ata i rrëmbejnë njerëzit dhe bëjnë eksperimente mbi ta?
XH: Ata nuk e bëjnë këtë. Janë mashtruesit ata që e bëjnë këtë.


HW: Mashtruesit? Po pse e bëjnë këtë?
XH: Njerëzit janë superior ndaj mashtruesve. Mashtruesit që ti i quajte arkontët duan që të jenë sikur njerëzit. Ata nuk mund të krijojnë. Ata vetëm mund të imitojnë dhe e vetmja fuqi që kanë rrjedh nga njerëzit.. Njerëzit kanë pushtet ... dhe mashtruesit e duan këtë pushtet.


HW: Pse vëzhguesit, siç i quani ju, nuk i pengojnë arkontët (mashtruesit) që të mos ndërhyjnë ndaj njerëzve?
XH: Mashtruesit nuk janë shpirtëra. Ata jetojnë në mendjen njerëzore, në atë mënyrë që vëzhguesit nuk mund të ndikojnë te ata.

Arkontet e Gnostikes jane Annunaki, qenje Jo-Organike (pa trup Fizik) dhe qe nuk kane Shpirt siç kemi ne njerezit, i shfrytezojne Grite per te manipuluar njerezimin me ane te egregoreve qe i kane krijuar ku ne në menyre te pavetedishme i ushqejme ata.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  elektronika 07.09.15 3:55

Personi qe ka bere "Intervisten" eshte vete nje mashtrues. Megjithese flet per nje qenie te nje dimensioni tjeter e gjithe "biseda" zhvillohet ne 3D. Ai nuk del dot jashte ketij dimensioni . Dhe te gjitha sa thote jane te kopjuara nga shkrime te mdryshme qe qarkullojne ne internet nga persona qe pretendojne qe kane pasur kontakt me xhinde. Por ky i ka permbledhur te gjitha keto ne nje "bisede" te vetme. "Llogjika" e nje qenie te nje dimensioni tjeter ndryshon kryekeput nga ajo jona.
Prandaj kjo ngelet thjesht nje perralle e bukur.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)  Empty Re: Hank Wesselman - Takimi me një Xhind (Gjeni)

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi