EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve

Shko poshtë

SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve  Empty SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve

Mesazh  Jon 19.12.08 13:19

SHBA, eksportuesja më e madhe e armëve ne bote

Pas saj renditen Rusia dhe Britania e Madhe. Blerësit më të zellshëm, Pakistani dhe India

Tregu global i armatimeve është tepër kompetitiv. Shtetet prodhuese kërkojnë të rrisin fitimet dhe të shtojnë influencën politike përmes shitjes së armëve në vendet në zhvillim.

Vetëm gjatë vitit të shkuar shitjet në këtë industri prekën shifrën prej 28.8 miliardë dollarësh.

Shifër që ishte disi më e ulët se ajo e një viti më parë, kur
kjo tregti armësh lulëzoi. Për vitin 2005 totali ishte 31.8 miliardë dollarë.

Shpjegimi i bumit fshihej pas rritjes së çmimeve të naftës. Në të njëjtën kohë, te shumë vende në zhvillim u pa prirja për të rinovuar
arsenalin ushtarak duke blerë armë të reja.

Raporti "Transferimi i armëve konvencionale drejt vendeve në zhvillim" u përpilua nga Shërbimi i Studimeve të Kongresit, një komision jopartiak, departament i Librarisë së Kongresit. Në të prezantohen një numër i konsiderueshëm të dhënash që kanë të bëjnë me shitjet e armëve dhe politikën
globale.

Për shembull, sipas raportit, Rusia ka qenë furnitori kryesor i Iranit gjatë viteve të fundit, përfshi këtu një aferë prej 700 milionë dollarësh për raketa tokë ajër
në vitin 2005.

Por zhvillimet e fundit lidhur me programin nuklear të Iranit e kanë
ndrydhur Moskën dhe gjatë vitit 2006 nuk ka firmosur ndonjë marrëveshje të rëndësishme me të për shitjen e armëve konvencionale.

Në studim qartësohet gjithashtu, se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur marrëveshje për shitje armësh me kombe, të cilat përballen me kritika të ashpra lidhur me nivelin e demokracisë.

Shpallja e marrëveshjes së përmasave të mëdha e nënshkruar
me Pakistanin gjatë vitit që shkoi ringjalli debatin në qendër të të cilit qëndron akuza se administrata e Bushit i ka dhënë luftës kundër terrorizmit prioritet më të madh nga përhapja e demokracisë
në rruzull.

Pakistani qe një ndër klientët më të mëdhenj të Amerikës gjatë vitit të shkuar, përfshi këtu blerjen e 36 avionëve sulmues të tipit F-16C/D për 1.4 miliardë dollarë dhe 640 milionë të tjera të shpenzuara për raketa e bomba.

Marrëveshja përfshinte gjithashtu, 890 milionë të tjerë për përmirësimin e versionit të vjetër të avionëve F-16.

Sipas studimit, në vitin 2006, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shitur 10.3 miliardë dollarë armë në vendet në zhvillim,
ose 35.8% të shifrës së përgjithshme të këtij tregu. Rusia vjen e dyta me 8.1 miliardë ose 28.1% të tregut, ndërsa Britania e treta me 3.1 miliardë ose 10.8%.

Pakistani shpenzoi 5.1 miliardë dollarë për të blerë armë në vitin 2006. Pasohej në listë nga India me 3.5 miliardë dollarë dhe Arabia
Saudite që shpenzoi 3.2 miliardë.

Shuma totale e shitjeve të armëve (për vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim) gjatë vitit 2006 ishte 40.3 miliardë dollarë, 13% më e ulët se ajo e regjistruar në vitin 2005.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krye të listës me totalin prej $16.9 miliardë dollarësh, të ndjekura nga Rusia me 8.7 miliardë dhe Britania me 3.1 miliardë.

Shitjet për vitin 2006 ishin më të larta për të tri këto vende se ato të vitit 2005. Kina po luan një rol interesant në tregun e armëve. Është blerëse kur vjen fjala tek armët moderne detare e ajrore dhe **blank**ëse për armatimet më pak të kushtueshme (të cilat ua shet vendeve në zhvillim).
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi