EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse flemë?

Shko poshtë

Pse flemë? Empty Pse flemë?

Mesazh  Zattoo 03.04.14 0:42

Pse flemë? Femme-sommeil

Gjithkush ka nevojë për gjumë dhe kjo nevojë është sasia e gjumit që çdo organizëm kërkon për t’u rizgjuar i rigjallëruar.

Shuma mesatare e gjumit të nevojshëm ndryshon gjatë periudhave të jetës, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Edhe pse ekziston një shumë mesatare gjumi, sasia e gjumit gjithashtu ndryshon nga personi në person – çka e bën gjumin gjenetik apo të përcaktuar nga gjenet e çdo individi.

Sipas Fondacionit kombëtar të Gjumit – National Sleep Foundation – SHBA, foshnjet nga 3 në 11 muaj kanë nevojë për 14-15 orë gjumë në 24 orë; nga 12 në 35 muaj duhet 12-14 orë; parashkollorëve 3 – 6 vjeç u duhet 11- 13 orë gjumë; fëmijët nga 6 në 10 vjeç kanë nevojë për 10 – 11 orë; adoleshentët nga 11 – 18 vjeç kanë nevojë për 9 orë e gjysmë gjumë; dhe të rriturit për një mesatare prej 8 orësh në 24 orë.

Përllogaritet se një të tretën (1/3) e jetës, njeriu e kalon në gjumë.

Çfarë ndodh nëse nuk plotësohet nevoja për gjumë? Duke mos fjetur sa duhet, personi grumbullon një borxh që zakonisht duhet paguar (me gjumë). Kjo mund të përfshijë gjumin shtesë. Nëse njeriu fle më pak sesa trupi ka nevojë, ai/ajo ndjen lodhje, vështirësi në të menduar, shton rrezikun për aksidente, komplikime shëndetësore (p.sh., shtim në peshë). Megjithatë, disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se borxhi i gjumit nuk mund të shlyhet.

Qëllimi dhe funksioni i gjumit vazhdojnë të mbeten kryesisht mister. Vetëm në dekadat e fundit shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë disa nga sekretet e tij. Ekzistojnë të paktën 3 teori pse njeriu fle.

Teoria e riparimit; është shpjegimi më i pranuar, që sugjeron se gjumi rikthen në jetë indet dhe përgatit trupin për të nesërmen. Kjo mund të përfshijë pastrimin e neuro-transmetuesve të akumuluar nga truri, si dhe riparimin e indeve në të gjithë trupin.

Teoria e adaptimit; është shpjegim alternativ që thotë se gjumi rrit aftësinë për të mbijetuar. Ndërsa nata mund të jetë e rrezikshme, sidomos nga kafshët grabitqarë, kjo i shtynë qeniet për të kërkuar një strehë të sigurt. Duke shmangur rreziqet, kafsha jeton gjatë dhe ka më shumë gjasa për të riprodhuar – kështu, gjumi bëhet një përparësi për t’u përshtatur.

Teoria e konservimit; sipas kësaj teorie, gjumi është një mjet për të ruajtur energjinë. Gjatë gjumit, metabolizmi ngadalësohet, kështu që nevoja e përgjithshme për kalori është e pakët. Në qoftë se koha shpenzohet zgjuar, njeriu nuk mund të ketë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar

Ka teori që thonë se gjumi duket të ketë funksione të tjera por që ende nuk njihen. Gjithësesi mendohet se gjumi e ndihmon njeriun të mësojë, rafinojë dhe konsolidojë kujtimet. Gjumi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Pavarësisht nga qëllimi ose funksioni, gjumi është, qartë, një nga aktivitetet më të domosdoshme të jetës, dhe ndoshta një për të cilat dihet shumë pak. Kjo çon në mundësi për spekullime filozofike dhe analizë të vetvetes – nëse shtrirë me sy në tavan, në pritje për gjumë, lind pyetja “Pse flemë? Mos ndoshta gjumi është për të parë të realizuar atë që zgjuar nuk e arrijmë dot?”
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi