EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota nën kontrollin e një qeverie sekrete

Shko poshtë

Bota nën kontrollin e një qeverie sekrete Empty Bota nën kontrollin e një qeverie sekrete

Mesazh  Jon 12.12.08 0:22

Bota nën kontrollin e një qeverie sekrete

Atij që lexon faqe internetore kundërinformacioni, herët a vonë i ndodh që të ndeshet me koncepte të tilla si: Botërorizim, rend i ri botëror, e kështu me radhë.

Kërkuesve më të zellshëm do t'i ndodhë edhe të gjejë shkrime që kanë të bëjnë me sektin e "Iluminatëve", deri në arritjen në teorinë e "Reptilianëve".

Për shumë, nuk do të jetë i panjohur emri i David Icke. Kush është ky? Ish-gazetar i BBC-së, eksponent i Partisë së Gjelbër Britanike, shkrimtar dhe konferencier, që u bë i famshëm duke filluar nga vitet nëntëdhjetë pse ka përhapur idenë se bota është nën kontrollin e një qeverie sekrete.

Në të vërtetë, një besim i tillë nuk është i ri dhe atësia e tij nuk mund t'i përkasë gazetarit anglez, por le t'i hedhim hapat njëri pas tjetrit.

Sipas David Icke, financa e lartë, padrone e politikës, nga ana e saj kontrollohet nga sekti i Iluminatëve, në majën e të cilëve nuk qëndrojnë tamam humanë, por të ashtuquajturit reptilianë.

Në vitin 1999, Icke shkroi dhe botoi librin "The Biggest Secret: The Book That Will Change the World", në të cilin përshkruan sesi planeti ishte i kontrolluar nga një rend i ri botëror, i manovruar nga një race humanoidësh reptilianë të quajtur "Vëllazëria e Babilonisë" ('Babylonian Brotherhood'). Shkruan autori në fjalë: "Kërkimet e mia, (Shënim: Shkruar "research" në tekstin origjinal), sugjerojnë se është nga një dimension tjetër, dimensioni i katërt inferior ("lower fourth dimension"), që orkestrohen kontrolli dhe manipulimi.

Persona të tjerë dinë se është nga dimensioni astral inferior ("lower astral dimension"), shtëpia legjendare e djajve dhe e entiteteve (Shënim: Shkruar "entities" në tekstin origjinal) në ritualet e tyre të magjisë së zezë... (David Icke, "The Biggest Secret: The Book That Will Change the World").

Sipas Icke, ADN-ja "reptilo - humane hibride" e reptilianëve do t'u lejonte atyre që të ndryshojnë nga forma fillestare në atë humane, nëqoftëse ata konsumojnë gjak njerëzor.

Icke hedh një paralele me miniserinë televizive të viteve tetëdhjetë "V - Visitors", në të cilën toka pushtohet nga alienë reptiloidë të maskuar si humanë.

Sipas Icke, grupi reptilian do të përfshinte shumë personazhe të rëndësishëm dhe praktikisht çdo lider botëror, nga e ndjera Nënë Mbretëreshë angleze, tek George H. W. Bush, Bill Clinton, Harold Ëilson, Tony Blair dhe deri Bob Hope.

Këta njerëz ose janë vetë reptilianë, ose punojnë për ta, në atë që Icke e quan "sindromë nga personaliteti i shumëfishtë i ngjashëm me skllavërinë": "Familja Rothschild, familja Rockefeller, familja mbretërore angleze dhe familjet dominuese të politikës dhe të ekonomisë në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës vijnë nga të njëjtat trashëgimi.

Nuk është pse janë snobë, por është që të ruajnë sa më mirë strukturën e tyre gjenetike: ADN-ja reptiliano-mamifere që i mundëson të ndryshojnë formë ("shape-shifting")" (David Icke).

Icke ka shkruar se familja Rothschild, do të planifikonte ngjitjen në pushtet të Adolf Hitler dhe se vetë Adolf Hitler ishte një Rothschild.

Sipas Icke, personazhet-reptilianë do të ishin të përkushtuar ndaj sakrificave natyrore, të etur për gjak njerëzor dhe dhunë mishtore mbi minorenë dhe do t'i manipulonin njerëzit me rite sataniste dhe me inxhinieri sociale.

Icke e përshkruan "shape-shifting" si një "fenomen i përcjellë nga dëshmitarë që kanë parë persona (shumë shpesh, në pozicione pushteti) që të transformohen përpara syve të tyre, nga një formë humane në një formë reptiliane dhe për t'u kthyer më pas në atë fillestare".

Sipas Christine Fitzgerald, një konfidante e Princeshës Diana Windsor, vetë Diana besonte se familja mbretërore angleze ishte e lidhur me reptilianët dhe se vetë ata qenë në gjendje të transformoheshin sipas mënyrës së përshkruar më sipër.

Qysh atëhere Icke ka botuar një numër të madh tekstesh të tjera lidhur me të njëjtat tema.

Punimet e tij të fundit shikojnë tek George W. Bush, edhe ai një reptiloid, një prej roleve qëndrore në atë që Icke e quan Konspiracioni i 11 shtatorit ("9/11 conspiracy")".

Në këtë konspiracion planetar, historikisht që zbret në Babiloninë e madhe (për të kaluar më pas, nëpërmjet Perandorisë Romake dhe për të arritur deri në Commowealth anglez, deri në City e Londrës dhe në dominimin amerikan), nuk do të kishte aspekt të rëndësishëm të jetës politike dhe ekonomike botërore që do të përjashtohej: Ideja është ajo e një kontrolli që kalon nga brezi në brez, nëpërmjet linjash specifike gjaku.

Në komplot edhe sikur ta thoshte, do të ishte pjesë aktive edhe Kisha, nga momenti që kristianizmi paraqitet as më pak e as më shumë si versioni i maskuar dhe i rinovuar i "kultit të Zotit diell".

Për pasojë, feja do të ishte vetëm një instrumentum regni, i përshtatur për të bërë të heshtin shpirtërat dhe intelektet nëpërmjet frikërave dhe kërcënimeve.

Jezùsi është një personazh mitik, në të vërtetë që nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo, në sintezë, është ekspozimi i teorisë konspiracioniste të Icke.

Konsiderojmë se jo e gjitha ajo që mbështetet është e kalueshme nga kritika, por filtri i aplikuar për të vëzhguar realitetin, nuk është nga ato, që është në gjendje ta kapë në plotësinë e saj.

Ka një përzierje të vërtete dhe gënjeshtre: Rezultati është një mishmash i madh, i aftë të gjenerojë vetëm konfuzion. Çfarë nuk duket bindëse? Në radhë të parë, mund të avancohen shumë rezerva lidhur me teorinë e "reptilianëve": Ajo në të vërtetë nuk është e mbështetur nga asnjë provë reale.

Nëqoftëse kësaj i shtohet fakti, që David Icke thekson se ka mësuar nga një medium se ka qenë përzgjedhur si një lloj profeti për t'ia zbuluar të vërtetën të gjithë botës, atëhere dyshimet rriten. Megjithatë, ajo që stonon më shumë në Matrix e ndërtuar nga Icke është mungesa totale e shenjave të mbinatyrshme.

Ai pretendon se lexon historinë dhe ndodhitë, duke anashkaluar absolutisht çdo referim dhe motivacion okult. Kujdes! Ai u referohet praktikave magjike, riteve sekrete, simbologjisë ezoterike të lashtë dhe kokëfortësisht të ripropozuar; flet për okultizëm dhe satanizëm, por refuzon në mënyrë kontradiktore që t'u japë një konotacion dhe një valencë shpirtërore.

Lexuesi mund të nuhasë kontradiktën e fortë: Për shembull, për çfarë vlen të përdoren simbole me vokacion satanik, nëpërmjet të bindurit okult, ndoshta nëpërmjet mesazheve subliminale (në muzikë, në kinema, në publicitet), nëqoftëse pastaj ndaj këtyre simboleve nuk u besohet ose mendohet se nuk mund të bëhet pa to?

Përkundrazi, po ta shikosh mirë, gjithçka përkon në fakt, me dhënien e idesë së një lloj "marke të bishës", një simbol përkatësie.

Përse të korruptohen të rinjtë në satanizëm, vetëm për t'i dominuar siç vjen për mbarë? Por sikur kjo të ishte vetëm instrumentale për finalitetin e pushtetit mbi botën, atëhere përse të mos sponsorizohet në fakt feja kristiane, e konsideruar pikërisht nga Icke, si një prej instrumenteve më të fuqishëm qeverisës?

Pikërisht, këtu teoria e Icke fillon të nxjerrë ujë nga të gjitha anët. Në realitet, larg nga të shkëputurit prej mentalitetit të rëndomtë dhe dominues të kulturës së dëshiruar nga pushtet okulte, Icke demostrohet si skllav i vetë asaj. Nuk e kupton se mendimi katolik është me definicion i vetmi që është kundër lëvizjes botëroriste, i vetmi që e ka parashikuar tek Zbulimi (shiko Apokalipsin). Pohimi është demostruar shpejt. Edhe këtu vlen fjala e Jezùsit: Pema njihet nga frutat.

Sipas Icke, Rendi i ri botëror, me të cilin edhe Kisha do të ishte bashkëpunëtore, shtyn drejt një sikretizmi fetar total, një vizioni gnostik (përveçse satanik) të botës, duke luftuar në mënyrë të hapur me më shumë fusha, pikërisht Kishën katolike.

Feja pëson degradimin relativist, moralin e përceptuar në spiralen indiferentiste: E Mira dhe e Keqja janë aksidente të një realiteti unik të vetëm, përtej çdo definicioni dhe perceptimi të mundshëm. Zoti personal i kristianizmit është harruar nga një ateizëm praktik mëshues dhe nga një agnosticizëm shumë i përhapur edhe midis masave.

New Age jopersonal, pretendon të kënaqë mendjet dhe zemrat e kujtdo; rimishërimi - teori fallse! - besohet si e vërtetë nga spektatori i rëndomtë i një talk show. David Icke, dëgjues mediumësh, arrin të thotë: "Rruga që çon drejt shtëpisë është, të dihet se ne jemi tashmë në shtëpi dhe se do të jemi gjithmonë.

Është edhe të pushohet së identifikuari ajo që ne jemi me formën, nevoja për të "evoluar", për të mësuar nga përvoja rimishërimesh të pafundme dhe për t'ju nënshtruar vullnetit të ndonjë "Zoti".

Janë të gjitha fije të merimangës së kontrollit, ndërthurje dytësore në skenarin e filmit. Në të vërtetë, mund të dijmë se jemi Njëshi dhe ta shikojmë këtë iluzion për atë që është, një lojë budallaqe e krijuar nga vetë frika jonë.

Nëqoftëse jetoni jetën tonë e ditur se jeni Njëshi, e gjithë perspektiva juaj transformohet. […] Njëshi do t'i dënonte preferencat seksuale? Njëshi do të zemërohej sikur një skuadër sportive të mos fitonte? Njëshi do të shkonte të votonte apo do ta mbështeste një parti politike?

Njëshi do të ndiqte një fe, apo do të kompletonte rreziqet potenciale të një Cheese Danish? Njëshi do të duhej të mbrohej nga një "Errësirë" iluzive? Njëshi do të preokupohej për pozicionin e tij astrologjik, për karman apo për atë që ishte në një jetë të mëparshme?

Njëshi do të ndjente nevojën e të paturit sukses apo e të "bërit" dikushi? Njëshi do të shkonte në luftë dhe të luftonte për paqen? Njëshi do të preokupohej për ndonjë gjë, do të qante të "Kaluarën" apo do të kishte frikë për të "Ardhmen"? Njëshi do të terrorizohej nga vdekja, kur vdekja nuk ekziston? Përgjigjia është gjithmonë jo. Sepse janë të gjitha iluzione.

Atëhere, pse vallë i bëjmë këto gjëra, nga momenti qe ne jemi Njëshi?! Diferenca e vetme është midis Njëshit të vetëdijshëm dhe Njëshit që ka harruar se çfarë është, por nuk duhet të jetë patjetër kështu.

Ne veprojmë në shkallë të vogël sepse besojmë në shkallë të vogël dhe besojmë në atë që jemi programuar të besojmë. Por nuk duhet të jetë patjetër kështu. Mund ta lëmë të këndojë vetëdijen dhe dijen tonë se jemi Gjithçka Është. Kemi jetuar një identiet falls, një emër falls që nuk jemi ne, por mund të shikojmë në pasqyrën mashtruese dhe të rivlerësojmë atë që mendojmë se jemi.

Ne nuk jemi emri ynë, trupi ynë, familja jonë, raca jonë, kombi ynë apo feja jonë. Nuk jemi posedimet tona, puna jonë, statusi ynë, fama jonë, suksesi ynë apo dështimi ynë. Nuk jemi as personaliteti ynë, mendimet tona apo emocionet tona".

Lexuesi i vëmendshëm tashmë do ta ketë kuptuar: Jemi në kulmin e New Age. Në realitet, sa është përcjellë, është dukshëm frut i një vizioni monist, tipike e Advaitas Vedantane apo e Kabalas fallse (hebraike); elementi New Age është në pretendimin se megjithatë, nuk duhet parë vetja në asnjë korrent fetar.

Kështu, ajo që Icke e përjashton në mënyrë apriori, duke e nxjerrë nga dera, por duke e futur nga dritarja. Ai që shpallet luftëtar i lirë kundër çdo nënshtrimi fetar, është krejtësisht i homologuar me ezoterizmin sundues në këtë epokë konfuzioni dhe sponsorizon as më pak e as më shumë, por një vizion shpirtëror orientalizues, madje ndershmërisht shumë të shpenguar.

Një shkak të fundit mund ta nxjerrim akoma nga sa mbështetet gazetari anglez, lidhur me joekzistencën historike të Krishtit dhe për adhurimin e supozuar të Diellit në fenë kristiane. As studiuesit më ateistë nuk janë të gatshëm ta mbështesin joekzistencën e Jezùsit: Të shumta janë konfirmimet historike, dokumentare, arkeologjike dhe epigrafike.

Për sa i përket kultit të Zotit diell, të cilin Icke do ta deduktonte për shembull, nga adhurimi Kryqit të shenjtë, shkrimtari Icke harron që kristianizmi është feja e Mishërimit. Gjithçka ekziston, i gjithë njerëzimi, (traditat e tij, kujtimet e tij, simbologjia e tij) përmblidhet nga Krishti, pastrohet dhe hyjnizohet për fuqinë e Shpirtit të tij.

Kryqi simbol i dritës dhe i Diellit, bëhet automjeti i Dritës së Vërtetë dhe simbol i Diellit të vetëm. Ky është një kriter që duhet të përdoret në çdo rrethanë për të kuptuar se kristianizmi përfitoi shumë nga ajo që ishte paraekzistuese, por ama për ta riveshur me një domethënie të re. Është mrekullia e konvertimit që jeton dhe vepron në çdo ku.

Nëqoftëse njerëzit reptilë ekzistojnë, atëherë janë me siguri spiritualisht njerëz që, të kushtuar Satanait, përfitojnë prej tij atë që në mënyrë të mjerë mund t'u japë atyre: Pushtet, sukses, para; Mjete me të cilat, (fajtore rënia e fesë së katolikëve) arrijnë që të dominojnë botën.

Papa Leoni i XIII-të, pothuajse e tejkalon David Icke lidhur me masonerinë tek enciklika "Inimica Vis". "Në fakt beteja jonë nuk është kundër krijesave të përbëra nga gjaku dhe mishi, por kundër Principatave dhe Autoriteteve, kundër dominuesve të kësaj botë errësire, kundër shpirtërave të së keqes që banojnë në rajonet qiellore". (Ef 6,12).

Armin Tirana
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi