EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz

Shko poshtë

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz Empty Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz

Mesazh  Agamemndon 20.02.14 13:29

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz 13030-7

Sipas arkeologëve, dolmenet e Kaukazit datojnë në periudhën Arkaike,në mes të 4000 deri 6000 vjet më parë , por disa studiues besojnë se ata janë ende më të vjetër , gjurmimi i ndërtimit te tyre na con në mes 10 mijë deri në 25 mijë vjet më parë . Megjithatë , origjina e tyre është ende subjekt debati.Ne rajonin e Kaukazit perëndimor, te Rusise, jo shumë larg nga qyteti i Tzelentzchik , Touapse , Novorossiysk dhe Sochi , ka një sipërfaqe prej 12 mijë kilometra katrorë , e cila shtrihet në të dy anët e malit ,ku gjenden qindra monumente megalitike te quajtur " dolmen " .

Shumica e tyre kanë një strukturë drejtkëndëshe të përbërë nga pllaka guri , me vrima në fasadën e tyre kryesore .

Ato janë ndërtuar me arkitektura të medha parahistorike dhe me saktësi, unike në llojin e vet . Disa ndërtesa , për shembull , kanë një konfigurim katërkëndëshi , me kënde të përsosura 90 ° ,megjithatë ,disa kanë një formë të përkryer rrethore .

Pavarësisht shumëllojshmërisë , monumentet Kaukazianë kanë ngjashmëri të forta me megalitet e pjesëve të ndryshme të tjera të Evropës dhe Azisë , të tilla si Franca, Britania e Madhe, Irlandë , Gjermani dhe Indi .

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz Scale-750x750

Disa hipotezave janë me të avancuara për të shpjeguar këto ngjashmëri ne ndërtimet e dolmen-ve në përgjithësi , por fenomeni nuk është ende plotësisht i qarte.Ato janë të vendosura në zonën e Krasnodarit , një qytet i Rusisë qe ndodhet në lumin Kuban , rreth 148 kilometra në veri - lindje të Detit të Zi.Aktualisht janë rreth 3000 dolmene , por jane gjetur dhe të reja.

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz Dolmen-caucaso-03

Shumë megalite të tjera,për fat të keq ,janë në gjendje të keqe,mbasi nuk ka një program mirëmbajtjeje,në mbrojtje kundër vandalizmit . Nëse ato nuk mbrohen  në kohë,rrezikojnë të humbasin përgjithmonë .

Arkitektura e dolmeneve është disi e kufizuar . Zakonisht kane plane në katror,trapezoidale,drejtkëndëshe apo dhe rrethore . Të gjitha dolmens kanë një lloj dere te gdhendur në shkëmb, në hyrje të tyre .

Në pjesen para hyrjes , supozohet se kane pasur një zonë dedikuar për ritualet ,e cila ishte e kufizuar nga mure guri të mëdha . Në të kaluarën , vetëm në kete hapsire janë gjetur qeramikë nga Epoka e Bronzit dhe Hekurit , mbetjet te njeriut,vegla prej bronzi,argjendi  dhe stolitë prej guri të çmuar .

Dolmen (Megalite) enigmatik ne Kaukaz Scale-750x750

Dekorimet e dolmeneve janë reduktuar në disa zig-zage vertikale dhe horizontale,ne rrathe koncentrik dhe trekëndësha. Një dekorim qe është mjaft i zakonshme gjendet mbi dritare anësore , e cila duket të jetë një qemer i mbështetur nga dy kolona.

Janë gjetur edhe objekte të çuditshme në afërsi të dolmenve , të tilla si sfera të mëdha guri, sfera dyshe dhe skulptura të kafshëve . Në disa raste janë gjetur struktura më të ndërlikuara të formuara nga një drejtkëndëshe dhe dolmena ne forma rrethore . Ajo që bie në sy është fakti se dolmenet janë ndërtuar në harmoni të përsosur me peizazhin natyror .

Një projekt afatgjatë për ruajtjen dhe studimin e dolmeneve është promovuar per tu menaxhuar nga Instituti për Studime Historike të Akademisë e Shkencave Ruse.
Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi