EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO apo meteor?

Shko poshtë

UFO apo meteor? Empty UFO apo meteor?

Mesazh  Zattoo 07.02.14 13:25


UFO apo meteor? F1_ufo1391701643

Kjo fotografi që shfaqë një UFO në qiell, është bërë nga një fotograf britanik, i cili ishte i shokuar nga “objekti misterioz”.

Fotografi amator Michael Potter këtë foto e bëri derisa po fotografonte formacione të reve në bregdetin e Cornwallit. Ai po e fshinte fotografinë kur e vërejti një dritë të paqartë që ishte në qiell.

“Fotografitë i vendosa në laptop dhe kisha vendosur që t`i fshija një pjesë të tyre për shkak të rrezeve të diellit që ishin pjesë e fotove”, ka thënë ai.

“Kur po shtypja butonin ‘fshije’ unë vërejta se në anën e majtë të fotos ishte diçka që dukej si një aeroplan ose rreze e diellit”.

“Diçka që nuk e kisha parë kur shkrepa fotografinë. Unë zmadhova fotografinë aq sa munda dhe isha i befasuar me atë çka pashë”.

“Fotografinë ua kam treguar shokëve, të cilët janë të mendimit se ajo është UFO apo meteor”.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi