EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtëpia e pushtuar nga djalli

Shko poshtë

Shtëpia e pushtuar nga djalli  Empty Shtëpia e pushtuar nga djalli

Mesazh  Zattoo 28.01.14 16:24

Shtëpia e pushtuar nga djalli

Shtëpia e pushtuar nga djalli  F1_28-djalli11390908342

Dy vjet më parë në polici ishte raportuar një rast se në një shtëpi në lagjen Gary të Indianas kishte prani mbinatyrore dhe aktivitete paranormale mirëpo policia nuk i ishte përgjigjur rasti duke menduar se është shkaka e krijuar nga të rinjtë e lagjes.
Në shtëpi dëgjoheshin zëra, zhurma të pazakonshme dhe askush nuk mendonte se banorët e kësaj shtëpie ndodheshin në mes të një “portali të ferrit”, transmeton KOHA.net.

Por këto janë gjitha ndodhitë që kapiteni policor, Charles Austin beson se i ka dëgjuar në bodrumin e shtëpisë së Latoya Ammons.

“Të hënën erdha në punë dhe e pyeta rreshterin nëse kishte ndodhur diçka e pazakonshme gjatë vikendit. Ai më tha se kishte ndodhur një rast në një shtëpi në Carolina Street ku një nënë po jetonte me tre fëmijët dhe nënën e saj”.

Që nga publikimi i lajmit se shtëpinë e Latoyas e kishte pushtuar djalli dhe se aty ishte bërë ekzorcizëm, të gjithë ishin skeptikë se kjo gjë është e vërtetë.

Sot “MailOnline” ka folur me zyrtarët e përfshirë në hetime, të cilët kanë thënë se fillimisht nuk kishin besuar në gjëra të tilla por tani janë tmerruar me zhurmat që kanë dëgjuar.

Kur kapiteni Austin dëgjoi të hënën pasdite se Qendra për mbrojtjen e fëmijëve ishte përfshirë në rast. Fëmijët po mungonin në shkollë dhe ishin hequr nga kujdestaria e nënës Latoya dhe gjyshes së tyre Rose Campbell, por ato insistuan se nuk kishin bërë një gjë të tillë diçka supernatyrore po ndodhte me to.

“Rreshteri më tregoi se fëmijët mungonin në shkollë dhe kishte fjalë se diçka djallëzore po zhvillohej në shtëpinë e tyre. Ai dyshonte për këtë rast. Unë kontaktova disa njerëz dhe vendosëm që të kontrollonim shtëpinë”, ka thënë Austin.

“Hyra në shtëpi duke menduar se nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim, një tregim i trilluar”.

Por ajo që i ndodhi në shtëpi u bë pjesë e historisë më të tmerrshme të policisë së Indianas. Gjatë kontrollimit të shtëpisë Kapiteni Austin kishte incizuar zëra që sipas tij nuk ishin njerëzor.

Ndërsa Latoya të cilën askush nuk e kishte dëgjuar se në shtëpinë e saj ka demonë- tha se ajo dhe fëmijët e saj ishin pushtuar nga djalli.

Shtëpia ku kanë jetuar ishte e mbushur me shpirtra dhe vazhdimisht kanë sulmuar vajzën dhe djemtë e saj. Pastaj kanë hedhur gjërat e shtëpisë dhe në disa raste atyre ua kishin mbyllur gojën dhe nuk kanë mundur të merrnin frymë.

Madje familja dhe policia kishte ftuar një prift për të larguar djallin nga shtëpia por as ai nuk ia kishte dal t`i kthente nga kanë ardhur.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi