EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esenca e magjisë

Shko poshtë

Esenca e magjisë Empty Esenca e magjisë

Mesazh  Admin 25.10.08 20:47

ESENCA E MAGJISË

Magjia (që nënkupton mrekulli, çudi etj.) është tërësi veprimesh që bëhen përmes lëvizjeve të sendeve ose përmes fjalëve, lutjeve etj., e të cilat kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit dhe dukurit e natyrës.

Pra, thënë shkurt, magjia është aftësi e pazakonshme, që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri, individualisht apo në mënyrë kolektive.

Magjia (që nënkupton mrekulli, çudi etj.) është tërësi veprimesh që bëhen përmes lëvizjeve të sendeve ose përmes fjalëve, lutjeve etj., e të cilat kanë fuqi të ndikojnë mbi njerëzit dhe dukurit e natyrës.

Pra, thënë shkurt, magjia është aftësi e pazakonshme, që ka dikush, për të ndikuar tek tjetri, individualisht apo në mënyrë kolektive.

Sipas mësimeve të hermetizmit, jeta është një dhe e pandarë, por format në të cilën ajo paraqitet janë pambarimisht të shumëllojshme dhe të ndryshme.

Materia, energjia dhe jeta janë tri shikime të manifestimit ekzistencial. Nuk ka materie të vdekur. Ndarja e botës në materie të gjallë dhe të vdekur është koncept i rrejshëm.

Pasi nuk ka materie të vdekur atëherë, nuk ka as materie të palëvizshme. Sakaq çdo lëvizje është jetë, kështu që i gjithë universi fizik vibron në jetë.

P.sh.: a është plumbi materie e vdekur? Në shikim të parë duket se po, por në formën e jashtme të pandryshueshme ç’thuren energji lemeritëse të atomit.

Elektronet, duke lëvizur në rrethe dhe në mënyrë harmonike rreth bërthamës, me shpejtësinë e tyre të madhe, paraqesin ngurtësinë e metalit të plumbit.

Në mes të këtyre lëvizjeve të vazhdueshme, të afrimeve dhe të dëbimeve të pjesëve të materies, ekziston harmoni universale dhe e plotkuptimshme.

Të gjitha format e jetës u janë nënshtruar ligjeve të evolucionit, gjithçka lëviz drejt formës më të lartë dhe më të përsosur të ekzistencës.

Synimi i natyrshëm i njeriut për deponimin e përpjekjeve për zbulime (në mikrokozmos) paraqet pasqyrimin e ligjit të përgjithshëm të evolucionit (në makrokozmos).

Ato lëvizje, thënë shkurtimisht, janë përparime kah format më të larta dhe më të përsosura të dijës.

Në traditat e hermetizmit në perëndim gjithçka është dije. Gjithçka që lëviz, që ekziston, që manifestohet në cilëndo mënyrë, përmban në vete dije spirituale.

Gjatë evolucionit, dija spirituale mbetet vazhdimisht e njëjtë dhe e pandryshueshme, ndryshon vetëm forma e jashtme e saj. Në universin fizik, shkallën më të ulët të zhvillimit e përbën bota minerale.

Valët e materies, të koncentruara deri në shkallën e jashtëzakonshme të dendësisë dhe të izolimit, mbështjellin dhe bartin dijen në vete, dijen e cila u referohet strukturave të ligjshme dhe lëvizjeve harmonike të elektroneve.

Prandaj, evolucioni kozmik nuk mbaron me njeriun. Njerëzimi në tërësi përparon ngadalë dhe shkallë-shkallë. Sakaq, në spiralen kozmike ka forma më të larta të dijës, që thirren „dije kozmike“ si: Satari, Samadhi, Mbidije etj.

Ata njerëz që bëjnë përpjekje më të mëdha kah përsosmëria, mund të përparojnë më shpejtë. Këtu vlen parimi i njëjtë, i cili vlen për lëvizjet mekanike të trupave – sa më e madhe shpejtësia, rezistenca duhet të jetë më e fortë.

Pra, shpejtësia në tejkalimin e valëve të mosdijes dhe në mënjanimin e pengesave, varet nga rezistenca që haset në rrugën kah „uni“ ynë i vërtet ose dija jonë spirituale.

Ky është qëllimi i evolucionit psikik: arritja kualitative e një shkalle të re të dijës dhe funksionimi i dëshirueshëm në atë nivel.

Ose me fjalë të tjera: qëllimi i evolucionit, kah anojnë të gjitha disiplinat dhe mësimet hermetike, është shikimi total në natyrën personale, në botën dhe në marrëdhëniet me to.

Disa atë e quajnë „dije kozmike“, sepse në të nuk ekzistojnë kufij midis subjekteve dhe objekteve, andaj, atëherë gjithçka ekziston dhe gjithçka është gjithçka.

Pra, nuk ekziston objekt i izoluar, i cili vërehet dhe për të cilin mendohet. P.sh.: nuk ekziston vetëm gishti, gishti njëkohësisht është edhe dora. Dora është trupi e trupi është gjithë njerëzimi, e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja njëkohësisht.

Nga këndvështrimi i psikologjisë dinamike, kjo gjendje mund të shënohet si bashkim i të gjitha arketipave në kolektivitetin e dijës (Teoria e Jungut).

Kjo gjendje është vështirë të përshkruhet ose të kuptohet, sepse është transcendentale. Ndoshta krahasimi më adekuat do të ishte krahasimi me orgazmën.

Gjatë përjetimit të orgazmës humbin kufijtë midis objektit dhe subjektit. Njeriu nuk ka kurrfarë kuptimi në dije, por di gjithçka. Gjendje të ngjashme provokojnë edhe disa lloje drogash, por me efekt të shkurtër dhe me pasoja të dëmshme.

Këtu pra, qëndron edhe esenca e magjisë. Mirëpo, edhe magjia, si çdo lloj tjetër i energjisë, është neutrale. Orientimi i veprimeve të saj përcakton qëllimin e paraparë.

Prandaj, „Magjia e Bardhë“ si rezultat ka produktin e së mirës në cilëndo mënyrë. Operimet e llojit të saj janë: shërimet psikike, lutjet, largimet e vetive të paqëndrueshme të karakterit, zhvillimi i aftësive mentale etj.

Ndërsa, në krahasim me “Magjia e Bardhë“, „Magjia e Zezë“ si rezultat ka produktin e së keqes...

Është interesant të cekim se shumë organizata që merren me „Magji të Zezë“ , arsyetimin për ekzistimin dhe veprimin e tyre e gjejnë në moralin e kohës së re.

E keqja, thonë ato, është universale. Në qoftë se ka Zot, Ai është personifikimi, si i të mirës ashtu edhe i të keqes, sepse bota është ashtu se e ka krijuar Ai.

Sabir Krasniqi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi