EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leximi i dorës, sa i vërtetë është ?

2 posters

Shko poshtë

Leximi i dorës, sa i vërtetë është ? Empty Leximi i dorës, sa i vërtetë është ?

Mesazh  Luli 14.10.13 13:48

Leximi i dorës, sa i vërtetë është fenomeni sipas historisë

Leximi i dorës, sa i vërtetë është ? 324031-789-59

Kiromancia është një art që lidhet me përftimin e të dhënave mbi personalitetin dhe të ardhmen e një individi nëpërmjet leximit të dorës. Këtu poshtë do paraqesim disa të dhëna mbi elementët bazë që përbëjnë dorën, nëpërmjet të cilëve do njiheni ose do rinjiheni me karakterin, personalitetin, përbërjen fizike, fatin, dashurinë, të kaluarën por edhe të ardhmen.

Por jo vetëm kaq! Mund të mësoheni të lexoni edhe duart e të tjerëve, ato të miqve, pjestarëve të familjes apo ndonjë njeriu të dashur. Mund të vlerësoni dijen, vullnetin, aftësinë e të dashuruarit, altruizmin, guximin, shkurt pra, përmes leximit të dorës mund të shqyrtoni dhe të përshkruani në mënyrë të përkryer personin që mund të ndodhet para jush.
Shkrimet e shenjta mbi Kiromancinë

Deri edhe në Shkrimet e Shenjta gjejmë të dhëna mbi vijat e dorës; në “Libri i Jobit” mund të lexojmë: “Zoti shënoi me vulën e tij dorën e të gjithë njerëzve, ashtuqë të gjithë të mund të shohin veprat e Tij dhe vizatimet e tij “. Ndërsa Moisiu thotë: “Ligji i Zotit është shkruar edhe në ballin edhe në duart e tua.”

Historia

Leximi i dorës ka filluar të praktikohet qysh nga Mijëvjeçari i Tretë para Krishtit, në qytetërimet e lashta të Kinës dhe Indisë. Qëllimi, siç e thamë, ishte njohja e karakterit të individit, dhe fati i tij i mundshëm. Mendohet që kiromancia të jetë praktikuar qysh tek Asirasit, Babilonasit, Kaldeasit dhe Egjiptianët. Me kiromanci janë marrë Anaksagora, Artemidori, Demokriti, Galeni, Paracelsi dhe filozofë të tjerë të shkëlqyer të botës antike.

Aristoteli, në veprën e tij “Coeli et Mundi Causa”, pohon se “vijat e dorës së njeriut nuk janë krijuar pa arsye, ato janë formësuar mbi të gjitha nga ndikimi i qiellit dhe nga individualiteti njerëzor.”.Mesa dihet, i pari që u muar me kiromanci në Kinën e lashtë, ishte perandori Fu Hsi, por studiuesi më i famshëm ishte Duka Ëen, themeluesi i dinastisë Choë, i cili mbretëroi rreth vitit 1122 Para Krishtit.

Duket qartë se të gjitha qytetërimet kanë patur kultivuesit e këtij arti që ka arritur deri tek ne i kodifikuar nga shkolla të ndryshme si: hindu, anglosaksone, franceze, gjermane dhe çeke.

Megjithatë, vetëm falë kirozofit francez Desbarrolles e mandej studiuesit D’Arpentigny, aty nga viti 1900 kiromancia u vendos në një nivel dinjitoz dhe u studiua në mënyrën më të mundshme shkencore.

Përgjithësisht vërehet dallim me kirologjisë së dhe kiromancisë së vërtetë: Kirologjia vendos marrëdhënie mes shenjave të dorës dhe karakteristikave psikologjike të personit e kushteve të përgjithshme që lidhen me shëndetin e tij, ndërsa kiromancia nëpërmjet shenjave të tilla arrin të parathotë fatin e individit.

Pra, mund të themi se kirologu lexon karakterin, ndërsa kiromanti lexon të ardhmen.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Leximi i dorës, sa i vërtetë është ? Empty Re: Leximi i dorës, sa i vërtetë është ?

Mesazh  Ariu 18.11.13 15:12

Informacion goxha i vlefshem.
Por ne parashikim dhe ne temat e tij dua te shtoj edhe dicka>
Parashikuesi ose lexuesi i koheve,nuk bazohet asnjehere ne vijat apo format e duareve.Ne te carat apo formacionet e tyre.
Imagjinoni qe ne Shqiperi ekzistojne ende absurditete si psh:Nese ne dore ke shkronjen M je musliman.Nese ke shkronjen K je i krishtere.Te gjitha duart ne palosje formojne nje formacion me trajte te shkronjes M.Une deri me sot nuk kam pare asnje K.Ja sa absurde jane disa gjera.
Ku dua te dal:Lexuesi nuk e bazon veten ne gjera me trajte.AI del nga kufijte e qenies se tij duke mare nje trajte tjeter dhe ne kete proces kur ky person arrin kulmin e qetesise dhe paqes dhe pasi eshte shkeputur plotesisht nga trrupi i tij,kryen nje komunikim.
Pikerisht nga ky komunikmi mblidhen te dhenat analizohen dhe trasmetohen ne trupin e tij.Me pas ai/ajo i interpreton duke thene se "cfare pa"!
Ariu
Ariu

System malfunction.
Please reboot.

37


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi