EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endrrat: bekim dhe mallkim

Shko poshtë

 Endrrat: bekim dhe mallkim Empty Endrrat: bekim dhe mallkim

Mesazh  Albaniaa 02.10.13 10:08

 Endrrat: bekim dhe mallkim Endrra-300x225
Endrrat janë zakonisht një bekim i madh që i kemi jo vetëm nga fëmijëria e hershme por biles edhe nga barku i nënës.

Por fatkeqësisht njeriu i sotëm ëndrrat dhe porosit e saja i lënë pas dore, dhe këtë dhuratë aq e çmueshme nuk di ta shfrytëzojë për mirën dhe harmonin e vetvetes si dhe rrethit ku jeton.

Truri i njeriut është mjaft i komplikuar edhe gjatë gjumit ai punon pa ndërpre shpeshherë pa ndonjë logjikë. Por truri na i dërgon shumë porosi duke na përkujtuar se çfarë po ndodh me neve!

Pavetëdija e jonë është mjaft këmbëngulëse posaçërisht kur vuajmë nga ndonjë problem, konflikt, shqetësime e mëdha emocionale, brenga dhe të gjitha ato që na pengojnë rrugën tonë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror.

Në rastet e tilla aktivizohet pavetëdija dhe na i dërgon sinjalet dhe porosit nëpërmes ëndrrave të cilat zakonisht përsëriten disa herë gjatë natës apo zgjatë një jave por pak a shumë me të njëjtën përmbajte dhe janë të ngjashme njëra me tjetrën. Ashtu na ndodh se zgjohemi nga gjumi duke bërtitur (piskat) në zë, jemi krejtësisht të djersitur, frymëmarrja e përshpejtuar, po ashtu rrahurit e zemrës është i përshpejtuar.

Duke e parë situatën nga një këndvështrim krejt tjetër, shumë njerëz i kthejnë problemet e jetës së përditshme në një “ferr personal” duke u shqetësuar, duke u ankuar, duke u bërë me fiksime dhe duke imagjinuar situata më të këqija deri sa flejë.

Makthet e tyre janë reflektim i problemeve të egzagjeruara dhe një jete të vështirë e të lodhshme. Ne duhet të kuptojmë se ç’po ndodh në jetën tonë të përditshme për të ditur nëse makthet po na japin sinjal mosveprimi apo teprimi.

Por, edhe ëndrra më e keqe është shpesh një ëndërr e mirë që na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të nxisim ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit.

Kjo vjen sepse ëndrrat tona janë personale dhe pavarësisht nga fakti nëse e duam apo jo ajo vetëm na mëson si të ndryshojmë. Ne e quajmë një ëndërr “të keqe” pasi nuk na pëlqen ajo që ndodh në ëndërr.

Por, në vend që ta bëjmë këtë duhet ta konsiderojmë atë si një ëndërr të vlefshme.
Nëse mësojmë prej saj, nëse bëhemi më të fortë dhe më të zgjuar për shkak të saj, ne duhet të bindemi se ëndrra e keqe ishte një ëndërr e mirë. Në fakt, ajo ishte ëndrra e duhur dhe perfektë në atë moment të veçantë të jetës sonë.

Ja disa dukuri të çrregullimit të gjumit:

Parasomia

Parasomia nuk është asgjë tjetër përveç çrregullimi i fjetjes që ndërlidhet me daljen e gjumit gjatë natës herë pas heret.
Kjo dukuri tek fëmija moshës fëmijërore është e natyrshme përkatësisht normale, kurse tek mosha e rriturëve është një çrregullim ose sëmundje që e ngarkon njeriun si të tilë që ankohet gjatë ditës në pagjumësi.

Ecja në gjumë (somnambulizëm)

Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojeë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë.
Disa të tjerët e lëshojeë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët. Shkaku i këtij çrregullimit ende nuk dihet mirë.

Endrrimet gjatë gjumit (pavor nocturnus)

Ky lloj çrregullimit zakonisht lajëmrohet te fëmija e vegjël – pas disa orë fjetjes fëmija papritur fillon të bërtasë, djerësitet, frymarrja është e përshpejtuar po ashtu edhe rrahja e zemërs.
Shumë vështirë zgjohet fëmija, por në mëngjes fare nuk di se çfarë ka ndodhur me të, çfarë ëndrrash ka pa, ose çfarë paraqitjeve ka përetuar, ashtu nuk I kujtohen asgjë.

Agresiviteti gjatë gjumit

Ky çrregullim zakonisht lajmërohet tek meshkujt e moshës së mesme dhe tek pleqët dhe shumë radhë tek femrat apo grupmoshat e tjera. Zakonisht lajmërohet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet neurologjike.

Dallimi në mes çrregullimit ecjes gjatë gjumin dhe agresivetiteti është se këta të fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e natës, zakonisht flasim për ëndrrat e tmerrshme, frikshme.
Mendohet shkatari i këtij çrregullimit është sëmundja neurologjike që e çrregullon një pjesë të trurit, pikërisht atë pjesë nuk pengon për ta çliruar muskujt e trupit gjatë gjumit.
Ky lloj çrregullimit zakonisht shërohet me medikamente ashtu të quajtura KLONAZEPAM.

Përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit (Bruksizëm)

Bruksizizmi përkatësisht përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit është mjaft i fortë saq që ndihen fërkimi i dhëmbëve në dhomen e fjetjes.
Ky çrregullim është i pavetëdijshëm që lajmërohet nga mosha 17 ose 20 vjeçare dhe zgjatë deri pas moshës 40 vjeçare që zhduket në mënyrë spontane.gazetarepublika.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi