EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Esenca shpirterore qe bashkon

Shko poshtë

Esenca shpirterore qe bashkon Empty Esenca shpirterore qe bashkon

Mesazh  Jon 18.09.08 22:10

Esenca shpirterore qe bashkon

Është pikërisht kjo esencë shpirtërore ajo që na bashkon

Per Toke e per Qiell".... " Pasha buken...."...""Betohem per Atdhe"... "Per Flamur" ose "Pasha Flamurin"..."Per Baba Tomorrin"... "Pasha Tyrben e Shkelzenit" jane betimet me te fundit te çdo shqiptari.

Edhe ne çastet me te veshtira, ne zoret e gazepet me te medha shqiptari pa dallim feje, krahine ideje u drejtohet po objekteve krejt konkretesi "O Tyrbja e Shkelzenit", " O Kisha Shen Ndout...",.... "O Baba Gramozi..." O Dervishi i Luzhes.... "," O Shenjtorja eVermoshit....", " O Zana e Malit....", " O Ora e Vlores"....

Pikerisht keto vende te shenjta konkrete, pikerisht keta persona konkrete, pikerisht keto objekte konkrete e nganjehere edhe mistike, te zakonshme dhe hyjnore njekohesisht, perbejne ashtin ( kocken ) e formimit shpirteror dhe besimit te nje populli e deshmojne se feja e pare e shqiptarit ka qene paganizmi.

Te gjithe keto objekte jane konkrete, te prekshme te dukshme e pa perjashtim krejt shqiptare. Edhe pas mijera vjetesh ato jane ruajtur e u kane mbijetuar koherave dhe dyndjeve te feve e besimeve te ndryshme ne shumicen e rasteve abstrakte e te imponuaranga pushtues te ndryshem.

Eshte pikerisht kjo esence shpirterore ajo qe i bashkon te gjithe shqiptaret, te gjitha fete. Ajo i bashkon myslimanin me katolikun, bekatshiun me ortodoksin, te pafene me liberal me fetarin me konservator. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe secila fe merr pjese dhe feston se bashku me fene tjeter Krishtlindjet apo Bajramin, "Hashuren" apo "Pashket" apo "Hanukanin".

H.D
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi