EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amon Ra

Shko poshtë

Amon Ra Empty Amon Ra

Mesazh  Ruhan 19.08.13 20:28

Amon Ra

Amon Ra Amon-m10


Amon Ra ka qenë perëndia e lashtë e diellit në mitologjinë egjiptiane. Me Dinastinë e Pestë ishte bërë një perëndi e rëndësishme e Egjiptit dhe identifikohej me diellin e mesditës.

Thuhet se civilizimi egjiptian filloi 3000 vjet para lindjes së Krishtit, diku rreth 500 vjet para se të ndërtoheshin piramidat e Gizës. Në historinë e tij Egjipti i lashtë ngërthen një kulturë unike, krejtësisht ndryshe nga popujt e tjerë. Këtu besohej ne disa perëndi ndër të cilat ishte edhe perëndia Ra, perëndia e diellit, të cilës më vonë iu bashkëngjit edhe perëndia e ajrit dhe erës. Ne shpesh gjejmë tempuj kushtuar perëndisë Amon Ra.
Perëndia e Diellit, krijuesi i universit sipas thënieve jetonte ne qiell gjatë ditës dhe gjatë natës zbriste në botën e ferrit për të mposhtur gjarprin Apopoli për të rilindur pas fitores.

Në fillim ekzistonte vetëm oqeani, por Amon Ra, i lindur nga një vezë në ujë u dha jetë katër fëmijëve. Gheb e Nut lindën djemtë Seti dhe Osiride, dhe dy vajza Isis e Nefti. Osiride hoqi Amon Ra nga mbizotërimi i kozmosit, por vritet nga Seti, i cili e copëtoi trupin e tij. Isis mblodhi trupin e tij dhe e balsamoi me ndihmën e Anubis, i cili e ri-solli në jetë.

Sipas mitologjisë egjiptiane, perëndia Amon Ra kishte sunduar tokën për një periudhë të gjatë. Autorja e librit “Handbook of Egyptian Mythology”, Geraldine Pinch shkruan se gjatë kësaj Ere, nuk kishte ndarje ndërmjet njerëzve dhe perëndive. Autorja në librin e saj shkruan se Ra në mitologjinë egjiptiane konsiderohej si perëndi që kishte krijuar tokën, qiellin, ujin, zogjtë dhe gjithqka tjetër. Ra ishte kafshuar nga një gjarpër i padukshëm.

Helmi i tij e dogji Ra si një zjarr dhe ky bërtiti duke shkaktuar shqetësim në mesin e perëndive. Gjarpri kishte dalë nga trupi i Ra, duke i shkaktuar atij helmim në gjithë trupin. Fillimisht, Ra nuk ishte në gjendje që të flasë, por më vonë ai mori guximin dhe u tregoi pasuesve të tij se ai ishte therur nga një krijesë e panjohur, të cilën nuk e kishte krijuar ai. Ra kërkoi ndihmë nga “fëmijët” e tij dhe perënditë tjera.

Në këtë drejtim, vajza e tij Isis u tregua më e interesuara dhe ajo e pyeti Ra nëse ndonjëra nga krijesat e krijuara prej tij ishin rebeluar kundër tij dhe nëse do të ishte kjo e vërtetë, ajo premtoi se do të përdorë magjinë e saj të fuqishme për ta shkatërruar sulmuesin. Ra i tregoi serish asaj se si ishte therur derisa po shëtiste përmes Dy Tokave (Egjipti) për të vëzhguar atë që kishte krijuar. Isis i tha Ra se do ta ndihmonte nëse i tregonte emrin e tij të vërtetë. Ra tha se kishte tre emra: Khepri në mëngjes, Ra në mesditë dhe Atum në mbrëmje, por se asnjëri prej këtyre tre emrave nuk ishin emrat e tij të vërtetë. Isis këmbënguli që të di emrin e tij të vërtetë, duke mos e ndihmuar në shërimin e tij.

Atëherë Ra i tregoi asaj në vesh emrin e tij të vërtetë, por ky emër nuk është i shënuar në libër. Isis pasi gjeti emrin e vërtetë të Ra, përdori magjinë e saj për të nxjerrë gjithë helmin që kishte lëshuar gjarpri në trupin e Ra. Kuptimi i emrit Amon Ra është i paqartë, por mendohet se mund të jetë një variant i kuptimit të fuqisë krijuese dhe krijues.

Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi