EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në cilin element jeni lindur?

Shko poshtë

Në cilin element jeni lindur? Empty Në cilin element jeni lindur?

Mesazh  Odin 09.08.13 11:20

Në cilin element jeni lindur?

Në cilin element jeni lindur? 46xx3514

Astro-elementët në horoskopin tonë tregojnë si mund ta shfrytëzojmë fuqinë tonë dhe cila zgjidhje është më e mira për ne

Zjarri (Dashi, Luani, Shigjetari)

Energjia e zjarrit është shumë e madhe, e të lindurit në këtë shenjë janë spontanë, të shpejtë dhe dinamikë. Janë persona me entuziazëm dhe kanë nevojë për vetëdëshmim. Por, shpesh janë të paduruar, sidomos ndaj shenjave të tokës dhe të ujit. Thuajse kanë frikë se uji do ta fikë zjarrin e tyre, ose dheu do t'i 'bllokojë" me praktikën e vet. Shkojnë më së miri me shenjën e vet ose të ajrit.

Dheu (Demi, Virgjëresha, Bricjapi)

Fuqia e tokës është e madhe, ngushtë e lidhur edhe me trupin fizik dhe ndjenjat. Shenjat e tokës janë shumë ngulmues, praktikë dhe realë, rrinë fort mbi tokë. Falë durimit dhe disiplinës, mund të arrijnë rezultate të mëdha. Shenjat e zjarrit ua zënë frymën me kërkesa, kurse ato të ajrit me shpenzimin e kotë të energjisë. Përveç me shenjat e tokës, shkojnë mirë edhe me shenjat e ujit me të cilët i lidhin emocionet.

Ajri (Binjakët, Peshorja, Ujori)

Fuqia e ajrit është e shkurtër dhe e ndryshueshme. Këto shenja janë shumë të shkathëta në kapërcimin e pengesave në rrugën e tyre drejt qëllimit. Rëndësi të madhe u japin teorive dhe koncepteve. Nuk duan të merren shumë me problemet e të tjerëve. Dëshira e tyre më e madhe është të ecin mbi gjithçka, si ajri. Më së shumti u përgjigjen shenjat e zjarrit, që japin fuqi dhe energji.

Uji (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)

Edhe pse energjia e ujit rrjedh ngadalë, prapëseprapë ka ndikim të madh tek të lindurit në këtë shenjë. Personat e lindur në këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm. Emotiviteti i tyre i theksuar shpesh shkon deri te bashkëndijimi ndaj të tjerëve deri te keqardhja ndaj vetvetes. Intuitën e tyre të fortë e nxjerrin nga ndërdija e tyre e thellë. Shpeshherë janë të preokupuar me mistikën dhe ikin në botën e tyre. S'shkojnë mirë me shenjat e zjarrit, as të ajrit. Shkojnë shumë mirë me shenjat e tokës.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi