EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i mendjes nga ushtria amerikane

Shko poshtë

Kontrolli i mendjes nga ushtria amerikane Empty Kontrolli i mendjes nga ushtria amerikane

Mesazh  Neo 04.04.11 13:19

A po i kontrollon ushtria amerikane mendjet e njerëzve!?


Një sjellje e çuditshme e disa gazetarëve televizivë ndërsa janë në transmetime të drejtpërdrejta ka ngritur dyshime mbi përfshirjen e ushtrisë amerikanë në këtë çështje.

Në më shumë se katër raste gazetarët kanë filluar të flasin normalisht duke shkuar më pas në absurditete, në huti e deri në paqëndrueshmëri gjatë transmetimeve të tyre live.

Frekuenca e sulmeve dhe faktet e regjistruara të paqëndrushemërive mendore janë bërë shumë popullore në faqe të ndryshme të internetit dhe kjo ka çuar në mendimin se kjo është një teori konspiracioni duke drejtuar gishtin nga ushtria maerikane dhe eksperimentet në hije të saj.

Një teori masive që qarkullon kohët e fundit në diskutimet online, fajëson pikërisht ushtrinë amerikane e cila po përdor mikrovalët si një mënyrë për të kontrolluar mendjet e njerëzve.

Amerika asnjëherë nuk ka pranuar kryerjen e hulumtimeve të të tilla, por mbrojtësit e zjarrtë të teorisë thonë se kjo ka lidhje me ushtrinë amerikane.

Por, nga ana tjetër teoricienët janë shumë të paqartë në lidhje me synimet e Pentagonit për të kryer eksperimente të tilla.

Një gjyqtare e cila ishte duke folur në një transmetim live në televizion nga salla e gjyqit, u dërgua menjëherë në spital, pasi ajo fillo të fliste një vrag gjërash absurde.

Judith Sheindlin, njoftoi se kishte nevojë për ndihmë dhe kërkoi që të ndërpriste seancën pasi ajo nuk po ndihej mirë dhe urdhëroi që të sillnin menjëherë një ambulancë.

Avokatja 68- vjeçare doli nga spitali një ditë më pas, por një zëdhënëse tha se tetstet mjekësore nuk përcaktuan dot se çfarë kishte shkaktuar çrregullimet gjatë së folurës tek avokatja.

Viktima e rradhës ka qenë Serena Branson, një gazetare nga Los Angjelos, që raportonte për CBS, e cila mbajti një qëndrim krejtësisht të paqëndrueshëm para kamareva gjatë kohës që po raportonte mbi çmimet Grammy muajin e kaluar.

Ajo tha më vonë se " koka ime ishte tërësisht e hutuar dhe unë po ndihesha shumë në siklet, dhe dija se diçka nuk po shkonte mirë. Unë isha e tmerruar dhe e hutuar"

Rasti i saj u pasua më pas nga një gazetar kanadez, i cili po raportonte mbi sulmet ushtarake në Libi dhe krejt paparitmas ai filloi të thoshte fjale pa kuptim përpara kameras.

Ndërkohë ka patur edhe dy raste të tjera të gazetarëve të cilët nuk janë ndjerë mirë ndërsa kanë qenë duke raportuar live në edicionet e tyre informative. /shekulli/
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi